Diddy mbetet në burg, refuzohet kërkesa për lirim me kusht

Kërkesa e Diddy për t’u liruar nga burgu u refuzua të premten nga Gjykata e Apelit e Rrethit të 2-të në SHBA, kështu që reperi i famshëm do të qëndrojë i burgosur në qendrën federale të paraburgimit në Brooklyn deri në gjyqin e tij, i cili do të fillojë në fillim të majit 2025, sipas Associated Press.

Diddy – emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs akuzohet se ka përdorur fuqinë dhe prestigjin e tij si një yll muzikor dhe ka abuzuar, kërcënuar dhe detyruar gratë për vite me radhë “për të kënaqur dëshirat e tij seksuale, për të mbrojtur reputacionin dhe për të fshehur sjelljen.

Në një vendim të lëshuar të premten, një gjyqtar i apelit mohoi lirimin e menjëhershëm të reperit.

Avokatët e Combs apeluan lirimin e tij më 30 shtator. 54-vjeçari po mbahet në Brooklyn pas arrestimit të tij më 16 shtator. Ai është vetëdeklaruar i pafajshëm për akuzat, ndërsa avokati i tij, Mark Anifilo, është shprehur për Us Weekly se “jemi të zhgënjyer nga vendimi për të proceduar me një ndjekje të padrejtë të z. Combs nga Prokuroria e SHBA-së. Diddy është një ikonë muzikore, një sipërmarrës i vetëbërë, një familjar i dashur dhe filantrop, i cili ka kaluar 30 vitet e fundit duke ndërtuar një perandori, duke dashur fëmijët e tij dhe duke mbështetur komunitetin afrikano-amerikan”./dritare.net

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit