25.7 C
Prizren
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
Home Blog Page 8690

Ja pse shqiptarët nuk janë më pjesë e drejtimit të ‘Vera e Ohrit’

0

Vera e OhritMbrëmë u hap sipari i manifestimit më të madh kulturor në Maqedoni, “Vera e Ohrit”. Më i madhi edhe për nga vlerat kulturore dhe artistike që sjell, por edhe për nga mjetet që derdhen nga buxheti për organizimin e tij. Ai zgjat më shumë se një muaj (filloi mbrëmë më 12 korrik dhe do të ulë siparin më 20 gusht) dhe në skenat e tij parakalojnë artistët, ndër më në zë të artit skenik dhe muzikor të botës.

“Vera e Ohrit” është manifestimi i cili ka arritur të bëhet një promovues i denjë i vlerave kulturore të Ohrit dhe të qytetarëve të tij, po pse jo edhe të Maqedonisë në përgjithësi. Kjo është kështu edhe përkundër faktit që në këtë aktivitet vlerat e tyre kulturore i shpalosin edhe vendet e tjera të botës, nëpërmjet artistëve të tyre më në zë.

Ka disa vite që në këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor, vlerat e tyre dhe të popullit që përfaqësojnë, me dinjitet, i shpalosin edhe artistët shqiptarë. Por, prezantimi i kulturës shqiptare po determinohet nga disa rrethana, të cilat jo gjithmonë janë kulturore.

Kështu, prania e kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”, varet nga ndikimi që mund të ketë ndonjë subjekt politik apo individ i veçantë nga radhët e shqiptarëve.

Pikërisht këto rrethana kanë ndikuar që para disa viteve në drejtimin e këtij aktiviteti në mënyrë simbolike të përfaqësohen shqiptarët. Kjo, sepse përfaqësues shqiptarë janë bërë pjesë e kreut të këtij aktiviteti, duke luajtur rolin e tyre modest, në kuadër të mundësisë që u është dhënë, për të ndikuar në prezantimin sasior dhe cilësor të kulturës shqiptare në këtë aktivitet.

Gjatë gjithë periudhës 53 vjeçare të këtij manifestimi, shqiptarët në drejtimin e tij, janë përfaqësuar vetëm me dy përfaqësues. Emërimi i tyre në drejtorinë e këtij manifestimi, ka ndikuar që kultura shqiptare të jetë më pranishme edhe në planin sasior edhe në atë cilësor.

Poeti, Vahit Nasufi është një nga kuadrot që për një kohë relativisht të shkurtër ishte pjesë e drejtorisë së këtij manifestimi. Para tij, pjesë e drejtorisë së “Vera e Ohrit ishte edhe aktori Hamdi Rashiti. Pas tyre më asnjë kuadër tjetër nga radhët e shqiptarëve, nuk u bë pjesë e kreut të këtij manifestimi.

Vahit Nasufi , i pyetur nga për Portalb për përvojën e tij si pjesë e këtij aktiviteti, thekson se prania e tij në drejtimin e “Vera e Ohrit” ishte simbolike.

“Mua më lihej që të përzgjedh pjesëmarrësit e këtij aktiviteti, nga e gjithë hapësira shqiptare. Por, përzgjedhja e pjesëmarrësve tjerë bëhej nga një komision i veçantë dhe i specializuar , i cili me sa di unë, përzgjidhej nga Ministria e Kulturës. Propozimet e mia për të ftuar artistë të njohur të skenës dhe muzikës shqiptare miratoheshin pa ndonjë debat, ndaj dhe prania e kulturës shqiptare, në këtë aktivitet, qoftë kur isha unë dhe qoftë kur ishte Rashiti, ishte më e madhe”, thotë Nasufi.

Nga ana tjetër, pas largimit të tyre, shqiptarët nuk janë të përfaqësuar më në drejtimin e “Vera e Ohrit”. Pse kjo ka ndodhur kështu, e ka edhe një shpjegim. Sipas asaj që marrim vesh nga një aktivist politik i një subjekti shqiptar në Ohër, del se prania ose mos prania e shqiptarëve në drejtimin e këtij aktiviteti lidhet edhe me angazhimin e subjektit shqiptar.

“Dy herë u kam sygjeruar drejtuesve të subjekteve tona, që kur të ndajnë kulaçin qeverisës, të kenë parasysh edhe këtë manifestim kulturor me renome në kulturën botërore. Por, sugjerimet nuk janë marrë parasysh. Në këto kushte shqiptarët nuk janë të përfaqësuar më në drejtimin këtij aktiviteti, edhe pse para disa viteve kanë qenë, gjë që i ka ndihmuar shumë shpalosjes së vlerave tona kulturore”, thekson për Portalb, aktivisti i njërit nga subjektet politike shqiptare në Ohër.

Plazhi natën

0

Skender Berisha

Plazhi po jep shpirt sa e sa herë
përmes rërës merr frymë
dhe digjet në vete
me hallet e ditës

kot e rrëmoj t’i jap pak ujë
me valët që nuk e arrijnë
i harruar po i lë porositë vetes
po më dhimbset shumë aq e etur

sa e rrotulluan e shprishën
e rënduan pa fije mëshire
afër ujit qullë i del shpirti për ujë
po vdes përnatë edhe pa bujë

përtrihet me nesër e rrëmbehet
nga zhurmat që e presin e ndajnë
nën diell flaka i del e kruajnë lëkurët
e shprishin të njelmta valët dhe të pëshurët

Skender Berisha
13 korrik 2013,DURRËS

Të amnestosh një kriminel është vetëvrasje

0

Ali HerticaMr.Ali Hertica

Tani  si  kanë ndërgjegjëje  pushtetarët dhe të gjithë ata që  votuan Ligjin për amnistinë, t’i vizitojnë varrezat dhe familjet e dëshmorëve, derisa vrasësve të tyre ua falën krimin”?!!

Falja është megjithatë një aspekt i moralit personal e të gjithëve dhe nuk do të jetë pjesë e politikës, I kufizuar me virtytet më modeste politike të tilla si toleranca dhe respekti për ligjin? Përpjekjet tona për të arritur pajtimin. Ka falje në emër të grupeve të tjera  të mundura. Kush është i autorizuar për të thirrur për falje?  Ju mund të keni vënë presion mbi viktimat për të falur çfarë janë efektet sociale dhe politike të përdorimit të faljes në domenin publik?

Amnesti është i përjashtuar ose revokimi i ndjekjes për vepra të caktuara nga autoriteti më i lartë i një shteti. Fjala Amnistia vjen nga greqishtja , amnesti ose harresë.  Veprimet e dikujt të zbulohet nga një amnisti në qoftë se ajo ishte në harresë dhe kështu të zhduket krejtësisht.  Një amnisti kolektive është quajtur gjithashtu një falje e përgjithshme.

Nuk mund të jepet amnisti për individë të caktuar apo për ata që kanë kryer një vepër të veçantë.  Amnestia madje mund të mbulojë të gjitha aktet penale në një periudhë të caktuar ose në lidhje me kushtet e caktuara që kanë qenë të angazhuar.

Ky vendim mund të përmbyset nëse një autoritet i lartë ende vendos për të ndjekur penalisht, për shembull pas një ankese nga ana e viktimës.  Arsyeja për një shkarkim është zakonisht se autoritetet kanë prioritete të tjera, ose se ata presin që provat do të provojë të jetë e pamjaftueshme. Ndërsa në  Kosova ka mijra  e mjira prova që nuk ishin  dasht të miratohet ligji për amnesti.

Një amnisti është gjithmonë një vendim i qeverisë dhe parlamentit, dhe i është dhënë zakonisht për arsye politike. Në histori është dhënë shpesh amnistinë në normalizimin e marrëdhënieve pas një revolucioni politik, luftës civile, dhe si në procesin e pajtimit, partia fitimtare jep amnisti për ata të cilët gjatë trazirave kundër kësaj partie që  kanë bërë. Kurse në Kosovë nuk ka qen ky revulucion por ka qen  një gjenocid nga pala serbe ndaj shqipterve. Kjo është  një përjashtim për drejtuesit e partisë , ose për autorët e veçanërisht të rënda (luftë) krime.

Një tjetër arsye mund të jetë, një shkallë  e ndryshimit të kuptimit të natyrës së pakëndshëm i veprimeve të caktuara.  Nëse një prej kriminalit të një vepre shfuqizon ose redukton dënimin maksimal, gjithashtu mund t’u japë amnisti  kjo është e pa logjikshëme për  qeveritarët që ti fal kriminelet e luftës që vran,masakrun,dhunun digjën e   të amnestohen të gjitha  këto krime në Kosovë është vetëvrasje e Kosovës dhe vet popullit shqiptarë.

Tani  si  kanë ndërgjegjëje  pushtetarët dhe të gjithë ata që  votuan Ligjin për amnistinë, t’i vizitojnë varrezat dhe familjet e dëshmorëve, derisa vrasësve të tyre ua falën krimin”?!!

Mosdalja e serbëve të Kosovë në zgjedhje – rampë për Serbinë në BE ?

0

Mitrovice-VeriuOficeri ndërlidhës i Serbisë në Kosovë Dejan Paviçeviq ka shprehur frikën se po qe se serbët në Kosovë nuk dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit, do të rrezikohet edhe marrëveshja për integrimin e Serbisë në BE.

Ai ka shtuar se dalja një zgjedhje votuese do t’iu mundësonte një pozitë më të mirë dhe jetë më dinjitoze e bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i trajtonte më serbët si struktura paralele por si përfaqësues legjitimë të popullit serb

Në një deklaratë për medie serbe  ai ka thënë se serbët nga i gjithë territori i Kosovës do të dëgjojnë këshillat e që marrin nga Beogradi.

Kryeministri Daçiq ka thënë se në fillim të gushtit skadon afati për paraqitje të listave zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe po qe se nuk ka qasje konstruktive ndaj sa, do të dështojë jo vetëm marrëveshja e Brukselit, por edhe rruga evropiane e Serbisë.

Botuesit presin nënshkrimin e ministrit

0

Libri-10euroNdryshe prej viteve të kaluara, sivjet Ministria e Kulturës ka shpallur tri konkurse që kanë të bëjnë me librin e për të cilat ka ndarë 80 mijë euro. Njëri ka të bëjë me përkrahjen e botimeve, tjetri të revistave ndërsa i treti për blerjen e librave.

Anëtarët e Këshillit të Librit, të cilët janë të thirrur nga Ministria e Kulturës për përzgjedhjen e titujve të librave për blerje e për botim, i kanë mbajtur mbledhjet lidhur me këto konkurse që një muaj e gjysmë dhe i kanë përzgjedhur edhe titujt për blerjen e librave, edhe revistat, edhe librat për botim,shkruan Tribuna

Botuesit që kanë konkurruar në këto konkurse janë lodhur duke pritur. “Njoftimi për pranim të projektit ka ardhur me 5 prill të këtij viti. Ndërkaq, për një afat prej 10 ditësh është kërkuar që të dorëzohen dorëshkrimet në mënyrë që të ndahen mjetet

NYT: Thaçi kandidat serioz për çmimin ‘Nobel’ për paqe

0

Hashim Thaci 2Gazeta prestigjioze amerikan, The New York Times, dhe edicioni i saj ndërkombëtar, International Herald Tribune, e cilësojnë Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, si një Jerry Adams ballkanik.

Madje, gazetari,Dan Bilefksy – dhe jo vetëm ai – mendojnë se kryeministri kosovar është një kandidat serioz për Çmimin Nobel për Paqe.

Veç kësaj, falë marrëveshjes së arritur në muajin maj me Serbinë, nga Europa dhe SHBA’ja Thaçi përshkruhet si personifikim i triumfit të paqes dhe pajtimit, ndaj luftërave të viteve të 90’a. Ai vetë ndërkaq, pohon se, dëshiron të mbahet mend si burrështetas.

Fondi i veriut, me lartësi të pakufizuar

0

KuvendiKosoves5-27Deputetët kanë miratuar ndryshimet në projektligjin për buxhetin e vitit 2013 ku parashihet edhe krijimi i fondit për veriun, por ende askush nuk di të tregojë se sa do të jetë lartësia e këtij fondi.

Në nenin 2 paragrafi 3 të ligjit, thuhet se të gjitha paratë publike të mbledhura prej mallrave të importuara nga bizneset e regjistruara në veri të Mitrovicës, të cilat janë të destinuara për konsum në këto komuna, në momentin e hyrjes në Kosovë përmes pikave doganore në Jarinje dhe Bërnjak, duhet të dërgohen në Fondin Zhvillimor të Mirëbesimit, shkruan Tribuna.

Ky fond do të krijohet nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe do ta ketë llogarinë në një nga bankat komerciale.

Vetëvendosje! s’i kupton proceset

0

Burim Ramadani AAKSekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka deklaruar se nuk ndihen të dëmtuar nga akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe LISBA-s. Përkundrazi, të fuqizuar. Ai ka thënë se akuzat e këtyre dy partive në adresë të AAK-së janë të pabaza.
Sipas tij, Vetëvendosje! dhe LISBA janë duke i terrorizuar qytetarët e Kosovës. “Gjithçka që dikush ka për ne le t’i dërgojë në prokurori. Mos t’i terrorizojnë njerëzit me llafe dhe shpifje të kota”, ka thënë në intervistën për “Epokën e re” Ramadani.

Ramadani ka kërkuar nga Vetëvendosje! të tërhiqet vullnetarisht nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit. “Askush nuk duhet të na marrë të drejtën, madje Vetëvendosje! do të duhej vullnetarisht të tërhiqet, sepse nëse besojmë në parime të kushtetutshmërisë, atëherë do të duhej ta respektojmë Kushtetutën. Pra, ajo duhet të dalë dhe të thotë, ‘ok-ej, neve nuk na takon më pozita e nënkryetarit të Kuvendit’”, ka deklaruar Ramadani.

Ramadani ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është duke i kuptuar proceset politike dhe se është duke iu frikësuar AAK-së. “Bindja ime është se Lëvizja Vetëvendosje! nuk i kupton proceset politike. Definitivisht nuk i kupton. Dhe në bazë të moskuptimit të proceseve bën interpretime ekstreme sikur pretendon se e di të vërtetën absolute”, ka thënë Ramadani. Ai ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje! të heqë dorë nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës pasi, sipas tij, kjo lëvizje nuk është më partia e tretë parlamentare.

Ai është shprehur i bindur se AAK-ja në zgjedhjet e ardhshme lokale do të fitojë më shumë se 20 për qind të votave

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka folur dhe për Projektligjin për Amnistinë. Ai ka vlerësuar se Projektligji për Amnistinë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në integrimin e serbëve të veriut në jetën politike dhe institucionale të Kosovës.

Ramadani ka thënë se me këtë projektligj nuk do të amnistohen ata njerëz që kanë bërë vrasje, fshehur tatimin apo që u kanë shkaktuar të tjerëve lëndime të rënda.

MUP-i serb mbyll zyrat në veri

0

Mitrovice-VeriuMbyllen të gjitha zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në veri të Kosovës. Kështu të paktën bëhet e ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Zëdhënësi Baki Kelani ka deklaruar se zyrat e MUP-it serb janë mbyllur nga vet ata të cilët i kanë hapur, që do të thotë nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ky proces është monitoruar nga EULEX-i, në një rast edhe nga Policia e Kosovës.

“Mbylljet e para kanë qenë në Leposaviç dhe më pas kanë vijuar me Zveçanin, Zubin Potokun dhe javën e kaluar me Mitrovicën”, ka deklaruar Kelani, raporton Top Channel.

Një pjesë e zyrtarëve të MUP-it pritet të punësohen në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri. Ministri i Punëve të Brendshme, bazuar në marrëveshjen politike kohë më parë emëroi serbin Nenad Djuric ushtrues detyre të komandantit të policisë për rajonin e veriut.

Policia e Kosovës konfirmon se Djuric ka nisur punën si drejtor policor, por shprehet e rezervuar sa i përket strukturës organizative që do të ketë drejtoria policore në veri.

“Policia e Kosovës ka pasur zyrtarët e vetë që kanë operuar, ndërsa ushtrimi i detyrës së komandantit për veriun do të jetë për stacionin policor që ka ekzistuar atje”, ka sqaruar Kelani.

Mbyllja e zyrave të MUP-it serb bëhet në kohën që Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për amnisti, i cili është garant për të gjithë serbët se nuk do të ndiqen penalisht për vepra penale që ndërlidhen me thirrje për rezistencë ose cenim të rendit kushtetues, me përjashtim të vrasjes.

Haradinaj: Miratimi i ligjit për amnisti nuk ka pasur alternativë

0

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, partia e të cilit vazhdimisht ka dhënë mbështetjen për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, tha se miratimi i ligjit për amnisti nuk ka pasur alternativë.

I ftuar në emisionin politik `Debat` të RTK-së, Haradinaj tha se Kosova është dashur të dërgojë mesazhe të qarta integrimi për serbët e veriut të Kosovës.

Duke folur për zhvillimet e tjera në skenën politike të vendit dhe mundësinë e koalicioneve, Haradinaj përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me lëvizjen Vetëvendosje,trasmeton Orainfo

I pyetur për mundësinë që AAK-ja të bashkëqeverisë me PDK-në në mandatin e ardhshëm, Haradinaj tha se nuk preferon një koalicion të tillë ndërsa tha se mbetet i hapur për bashkëpunim me LDK-në.

Kryetari i AAK-së tha se po punon maksimalisht për të arritur rezultat sa më të mirë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit derisa u shpreh i bindur se AAK-ja do të arrijë më shumë se rezultati i zgjedhjeve lokale në vitin 2009, kur kjo parti kishte marrë rreth 20 % të votave të elektoratit.