15.8 C
Prizren
E shtunë, 5 Tetor, 2024

MUP-i serb mbyll zyrat në veri

Mitrovice-VeriuMbyllen të gjitha zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në veri të Kosovës. Kështu të paktën bëhet e ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Zëdhënësi Baki Kelani ka deklaruar se zyrat e MUP-it serb janë mbyllur nga vet ata të cilët i kanë hapur, që do të thotë nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ky proces është monitoruar nga EULEX-i, në një rast edhe nga Policia e Kosovës.

“Mbylljet e para kanë qenë në Leposaviç dhe më pas kanë vijuar me Zveçanin, Zubin Potokun dhe javën e kaluar me Mitrovicën”, ka deklaruar Kelani, raporton Top Channel.

Një pjesë e zyrtarëve të MUP-it pritet të punësohen në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri. Ministri i Punëve të Brendshme, bazuar në marrëveshjen politike kohë më parë emëroi serbin Nenad Djuric ushtrues detyre të komandantit të policisë për rajonin e veriut.

Policia e Kosovës konfirmon se Djuric ka nisur punën si drejtor policor, por shprehet e rezervuar sa i përket strukturës organizative që do të ketë drejtoria policore në veri.

“Policia e Kosovës ka pasur zyrtarët e vetë që kanë operuar, ndërsa ushtrimi i detyrës së komandantit për veriun do të jetë për stacionin policor që ka ekzistuar atje”, ka sqaruar Kelani.

Mbyllja e zyrave të MUP-it serb bëhet në kohën që Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për amnisti, i cili është garant për të gjithë serbët se nuk do të ndiqen penalisht për vepra penale që ndërlidhen me thirrje për rezistencë ose cenim të rendit kushtetues, me përjashtim të vrasjes.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ofron falas shërbimin e ultrazërit dhe mamografisë me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare është duke u ofruar falas shërbimi i ultrazërit dhe mamografisë,...

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza vizitoi Prizrenin

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, realizoi sot një vizitë në Prizren, ku u prit nga kryetari i PDK-së,...

Lajmet e Fundit