12.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 8695

MKRS lë ‘Ibrahim Rugovën’, i bashkohet Prishtinës për sallën universale

0

Prishtine-Salla universaleMinistria e Kulturës ka pesë vjet që ka vënë gurthemelin e shtëpisë së teatrit dhe operës “Ibrahim Rugova” dhe deri më tani janë shpenzuar rreth një milion euro për të.

Por, siç shkruan sot Koha Ditore, ky institucion e ka lënë mënjanë projektin për të cilin sivjet ka ndarë 800 mijë euro, për t’iu bashkuar Komunës së Prishtinës, që ta çojë përpara projektin e sallës universale e galerisë së qytetit.

Ky objekt, që i mungon kryeqytetit e Kosovës, fillimisht ishte vlerësuar se do të kushtonte dy milionë euro, por ndërkohë ky vlerësim hipi në 5,5 milionë.

Gjyqësori në Prizren përgjysmoi lëndët

0

Prizren-GjykataVitin e kaluar janë shqyrtuar 48.234 lëndë, ndërsa 32.260 sosh janë bartur për trajtim, ka thënë Ymer Hoxha, kryetar i Gjykatës Themelore.

Një vit pas organizimit të ri të organeve të drejtësisë, zyrtarët e Gjykatës dhe ata të Prokurorisë në Prizren e vlerësuan si të qëlluar formën e re të funksionimit që ka ndikuar në përgjysmim të numrit të lëndëve, shkruan Zëri.

Nga fillimi i janarit 2013, Gjykatat e Qarkut nisën një formë të re të punës, për të funksionuar në një trup edhe me Gjykatën Komunale dhe atë të Kundërvajtjes, në kuadër të Gjykatës Themelore, ndërsa Prokuroria Themelore përfshin edhe njësinë komunale.

Lauka: Arritjet e Kosovës janë mbresëlënëse

0

IslamLauka-ambasadorAmbasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka thënë se për këta gjashtë vjet të pavarësimit shteti i Kosovës ka bërë arritje mbresëlënëse. Megjithatë, ai ka thënë se Kosova si vend në tranzicion vazhdon të ballafaqohet me shkallën e lartë të papunësisë dhe të varfërisë.

“I kam festuar këtu gjashtë përvjetor të pavarësisë së shtetit të Kosovës. Natyrisht se i kam ndjekur zhvillimet në Kosovë dhe nuk mund të mos kem një mendim. Mirëpo, marr në tërësi, mendimi për të gjitha zhvillimet e brendshme është pozitiv. Natyrisht nuk është gjendja siç do të dëshiroja unë dhe ju, sepse ka probleme sociale, siç janë papunësia dhe varfëria. Por, këto janë probleme që i shoqërojnë të gjitha vendet, edhe Shqipërinë. Janë probleme që i shoqërojnë vendet në tranzicion, por arritjet e Kosovës janë mbresëlënëse”, ka thënë ambasadori Lauka.

Zgjedhje e përgjithshme me 1, 8 ose 15 qershor

0

Zgjedhjet-ksNdonëse Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme është miratuar në fund të javës së kaluar në Qeveri, dokumenti me raportin kthyes të vlerësimit për implikime eventuale financiare dhe ndonjë amendament që ka mundur të bëhet nga ana e Qeverisë së Kosovës, deri të hënën nuk është shpërndarë për deputetët.

Gazeta Kosova Sot ka mësuar gjatë ditës së djeshme se tanimë kryetari i PDK’së Hashim Thaçi dhe ai i LDK’së, Isa Mustafa, janë dakorduar që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen jo më vone se në gjysmën e muajit qershor të këtij viti.

Burime të gazetës kanë theksuar se kjo çështje pothuajse është marrëveshje e formës finale, por akoma nuk po bëhet publike sepse ka një presion të madh ndërkombëtar që kërkon shtyrjen e zgjedhjeve deri në muajin shtator, për të respektuar hapësirën që kërkohet për konsultim të ligjit të ri nga institucionet e menaxhimit të zgjedhjeve.

Data që përfliten, sipas burimeve të gazetës janë datat 1, 8 ose 15 qershor.

“Ajo që është me rëndësi në këtë marrëveshje është se pritet që përfundimisht 15 qershori të jetë kufiri i fundit i datës së mbajtjes së këtyre zgjedhjeve”, tha burimi i gazetës.

Demonstratat e ’81-shit trasuan rrugën e lirisë

0

BardhylMahmuti-demonstrata81Sot (e martë) shënohet 33-vjetori i demonstratave gjithëpopullore të vitit 1981. Veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, një prej pjesëmarrësve të këtyre demonstratave, ka vlerësuar se ngjarjet e vitit ’81 kanë ndryshuar përgjithmonë kontekstin historik të kombit shqiptar. Ai ka thënë se gjaku i derdhur në këto demonstrata i ka hapur rrugë realizimit të aspiratave të popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Gjaku i 11 protestuesve të vrarë dhe i rreth 300 të plagosurve të tjerë do të ngjallë një dinamikë të konfliktit që do të përfshijë tërë hapësirën e Federatës jugosllave. Për ne shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera që ishin të pushtuara nga ish-Jugosllavia, ky gjak i derdhur do ta trasojë rrugën e kontekstit të ri historik: rrugën e lirisë”, ka thënë Mahmuti në një intervistë për “Epokën e re”.

Mahmuti ka deklaruar se hapësira e rezistencës kombëtare ka nxjerrë në shesh dy vektorë që ndërlidhin më shumë se pesë dekada rezistencë, Adem Demaçin dhe Adem Jasharin. Ai ka thënë se përkujtimi i ngjarjeve të ’81-shit duhet të shërbejë si pikënisje për nxjerrje të konkluzioneve se si duhet të mobilizohen të gjitha energjitë kombëtare për të dalë sa më të fuqishëm nga procesi i globalizimit dhe integrimeve euroatlantike. Ai ka thënë se demonstratat studentore të vitit 1997 mund të krahasohen me ato të vitit 1981.

“Nëse ndonjë ngjarje mund të krahasohet me demonstratat që filluan studentët e vitit 1981, të cilat ia hapën rrugën realizimit të aspiratave të popullit shqiptar të Kosovës, atëherë demonstrata e studentëve, e mbajtur më 1 tetor të vitit 1997, është pikërisht ajo ngjarje historike që i dha një shtytje të fuqishme luftës çlirimtare të UÇK-së. Kjo protestë nxori në skenë udhëheqësit e rinj të lëvizjes studentore (Albin Kurtin, Muhamet Mavrajn e Bujar Dugollin)”, ka thënë Mahmuti.

Këtë muaj kontrata kolektive

0

BSBKMinistria e Arsimit pritet që shumë shpejt ta nënshkruajë kontratën kolektive pesëvjeçare, e cila do t’i mbrojë të drejtat e të gjithë mësimdhënësve në Kosovë

Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave për 25 %, sipas Rrahman Jasharajt, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, do të shikohet vetëm si një ofertë nga SBASHK-u – shkruan gazeta Tribuna.

“Do të konsultohemi me kryetarët e sindikatave nëpër komuna dhe do të presim sinjalin e tyre”, ka thënë ai. Ndërkaq nuk pajtohet me vendimin që mësimdhënësit që i kap sistemi i Bolonjës, nga viti 202 e këndej, të kryejnë edhe nivelin master nëse dëshirojnë të vazhdojnë punën e tyre.

“Unë besoj që me vullnetin e mirë të ministrisë, marsi mund të sjellë kontratën kolektive, por çështja është se edhe një herë duhet të tërheqim tekstin në mënyrë që komisioni ynë negociues ta analizojë edhe njëherë me komisionin e MASHT-it. Ndoshta kjo merr pak kohë, sepse kanë punuar grupe të ndryshme, në këtë kontratë, dhe pa e parë tekstin e kontratës përfundimtare unë nuk mund ta nënshkruaj”.

Haradinaj sot pranon çmimin Qytetar Nderi i Bashkisë së Kamzës

0

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri, ku do të pranojë çmimin Qytetar Nderi i Bashkisë së Kamzës
Kryetari Haradinaj është i ftuar në aktivitetet kulturore e përkujtuese dhe do të takojë edhe zyrtarë dhe udhëheqës të lartë të institucioneve të Shqipërisë, si dhe do të pranojë çmimin Qytetar Nderi i Bashkisë së Kamzës.

Haradinaj fillimisht do të marr pjesë në promovimin e librit “Ashti i kombit”, me autor ish-deputetin e Parlamentit të Shqipërisë, Azgan Haklaj, tani kryetar i Unionit Artistik Mbarëkombëtar.

Kurse pasdite në kuadër të manifestimit “Binjakët e lirisë”, që iu kushtohet dy figurave të kombit, ish-deputetit dhe the pinjollit të demokracisë shqiptare Azem Hajdarit dhe Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, do t’i dorëzohet titulli Qytetar Nderi i Bashkisë së Kamzës, kryetarit Ramush Haradinaj, e cila zhvillohet. Vendi: Pallati i Kulturës në Kamëz.

Ftohet përfaqësuesi (ekipi) i medias suaj që t’i përcjellë (transmetojë) këto aktivitete, në bashkëpunim me Departamentin për Media të AAK-së, për informacionet – të shkruara dhe me video dhe fotoregjistrime.

3375 persona nuk janë më “kosovarë”

0

pasaporta e kosovesNjë dukuri e shpeshtuar kohëve të fundit në Kosovë është të hequrit dorë nga shtetësia e Kosovës. Qytetarë të shumtë, disa të detyruar e disa ndonëse pa arsye, po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës – shkruan Kosova Sot.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit 2013 gjithsej 3375 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Sipas tyre, arsyet më të shpeshta janë se disa shtetet të BE-së nuk lejojnë mbajtjen e dy shtetësive.

Mendim të ndryshëm nga zyrtarët e kësaj ministrie kanë sociologët.

Sipas tyre, nuk është arsye e vetme se disa vende të BE-së nuk lejojnë dy shtetësi. Arsyeja më e madhe është se te shumica e qytetarëve është krijuar një realitet jo shumë i favorshëm për një mirëqenie më të mirë, individuale dhe familjare, për një zhvillim më të mirë ekonomik, etj., andaj ata ia mësyjnë vendeve jashtë Kosovës për t’i arritur të gjitha këto dhe për këtë duhet të heqin dorë nga shtetësia.

Në komunën e Prishtinës që nga fillim viti 2014 kanë qenë gjithsej 13 kërkesa për lirim nga shtetësia e Kosovës.

“Lista serbe” imponon kompromiset për këtë mandat

0

Kuvendi_i_Kosoves_7Pakicat kërkojnë që në momentin kur të hapet Kushtetuta për ndryshime që mundësojnë shndërrimin e FSK-së në FAK, të përfillet edhe kërkesa e tyre për vazhdimin e ulëseve të rezervuara edhe për një mandat
Pakicat mund ta mbajnë peng formimin e Forcave të Armatosura nëse nuk e japin votën e tyre për ndryshimet e domosdoshme kushtetuese – shkruan gazet Tribuna.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, ndryshimet mund të kalojnë me vota të deputetëve dhe shumicën e votave të deputetëve pakicë. Andaj, i mbetet kësaj legjislature të vendosë nëse do të provojë të shkojë në ndryshimet kushtetuese me këta deputetë të pakicave apo ta presë mandatin tjetër, kur në Kuvend pritet të futet “Lista serbe”, e cila njihet si eksponent i politikës së qeverisë së Serbisë.

Bazuar në qëndrimet politike të Beogradit dhe “Listës”, për pavarësinë dhe institucionet e shtetit të Kosovës, në Prishtinë ka një drojë se FAK mund të rrezikojë të formohet nëse lihet për mandatin e legjislaturës së ardhshme.

Këshilli i Sigurimit formalizon kundërshtimin për FAK-un

0

FSK-marrshPresidentja e Këshillit të Sigurimit të KB-së, Sylvie Lucas ua ka shpërndarë anëtarëve të Këshillit dy dokumentet e Qeverisë së Serbisë në lidhje me shqetësimet e saj për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës
Zyrtarë të KB-së nuk kanë treguar nëse do të mbahet një seancë urgjente ashtu siç ka kërkuar Serbia. Krijimin e FAK-ut mund ta kushtëzojnë edhe minoritetet në Kosovë me vazhdimin e vendeve të rezervuara – shkruan Koha Ditore.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ( KS i KB-së) i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Qeverisë së Serbisë, që shqetësimin për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ta publikojë si dokument të Këshillit të Sigurimit dhe të njëjtin tua përcjellë vendeve anëtare. Gazeta ka arritur të sigurojë letrat zyrtare që Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, përmes ambasadorit të saj në KB ia ka prezantuar Sekretarit të Përgjithshëm dhe Këshillit të Sigurimit, si dhe letrën e Presidentit të Këshillit të Sigurimit përmes së cilës njoftohen vendet anëtare të Këshillit për shqetësimin e shtetit serb.

Në dokumentin që mban datën 8 mars 2014, e cila i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, Ministrii Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiq, ka shfaqur shqetësimet e tij për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Të njëjtën ditë, Presidentja e Këshillit të Sigurimit ua ka dërguar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit kopjen e letrës së përfaqësueses së Serbisë.