Home Blog Page 870

Shtëpia e vjetër e familjes Çenga në Dragash

0

Shtëpitë janë një ndër monumentet e trashëgimisë kulturore të cilat edhe në ditët e sotme ruhen dhe shfrytëzohen në shumtën e rasteve nga vet familjarët. Ato dëshmojnë për stilin arkitektonik dhe mënyrën e jetesës dikur.

Njëra ndër to është edhe shtëpia e familjes Çenga nga Dragashi, shtëpi kjo e cila pas restaurimit do t’i dhurohet drejtorisë së kulturës në shfrytëzim.

“Këtë shtëpi pasi që të iku unë pas një viti ose dy, kam kërkuar nga Ministria e Kulturës të jetë në pronësinë e tyre ose pse jo të jetë një monument i përbashkët i të gjithë atyre që dëshirojnë ta vizitojnë këtë shtëpi. Krejt çka kam kërkuar nga ata është që të vendoset një pllakë e familjes Çenga”, tha Abaz Çenga ndër të tjera ai tregoi edhe për gjerat e rëndësishme dhe interesante që ka kjo shtëpi./rtk/

Prokuroria, inspektorët dhe policia në Prizren takohen për luftimin e veprave penale kundër mjedisit

0

U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, priti në takim pune Inspektorët nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, inspektorët komunal dhe përfaqësues nga policia për Rajonin e Prizrenit, lidhur me trajtimin e veprave penale kundër mjedisit. Po ashtu, në këtë takim morën pjesë edhe prokurorë nga Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, duke përfshirë koordinatorin për trajtimin e veprave penale kundër mjedisit.

Temë kryesore e këtij takimi ishte ndotja dhe degradimi i mjedisit në regjionin e Prizrenit.

U.D. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, theksoi se shqetësuese janë rastet e shumta të nxjerrjes ilegale të zhavorrit dhe rërës përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë, si dhe operimi ilegal i separacioneve.

“Nga të pranishmit, u kërkua bashkëpunim dhe koordinim sa i përket trajtimit të këtyre rasteve, për të ndërmarrë veprime aktive në drejtim të zbulimit dhe kapjes së kryesve të veprave penale që lidhen me degradim të mjedisit, po ashtu u kërkua ndërmarrja e veprimeve aktive në drejtim të sekuestrimit të mjeteve të kryerjes së veprave penale dhe dobisë pasurore”, njofton Prokuroria Themelore në Prizren.

“Të gjithë të pranishmit, u pajtuan që në të ardhmen të kenë takime të ngjashme, me qëllim ngitjen e bashkëpunimit ndër institucional dhe luftimin e kësaj dukurie”.

Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bënë thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e kësaj dukurie degraduese./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Veselaj -Gutaj: Akuzat e Vetëvendosjes janë gënjeshtra

0

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, ka kundërshtuar akuzat e Vetëvendosjes rreth emrave të propozuar për anëtarë të komisionit përzgjedhës të drejtorëve të shkollave.

Sipas saj, emrat e propozuar janë dëshmuar në fushën e arsimit.

“E pavërteta, pasaktësia, gënjeshtra janë sinonim i LVV-së,” tha Veselaj-Gutaj.

Sipas saj, për këtë çështje ka pasur kallëzime penale nga LVV-ja.

“Ato janë hedhur poshtë nga organet e drejtësisë,” tha ajo./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Alishani: Qeveria e Totajt po politizon arsimin në Prizren

0

Vetëvendosje në Prizren ka kundërshtuar edhe një herë emrat e propozuar për përbërjen e komisionit përzgjedhës të drejtorëve të shkollave.

Kuvendarja e LVV-së në Prizren, Dafina Alishani, akuzoi qeverinë komunale që udhëhiqet nga PDK-ja se po e politizon arsimin.

“Anëtarët e këtij komisioni janë tashmë të njohur për incizimet që dëshmojnë manipulime në konkurse, ku përmenden emrat e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, dhe të Luljeta Veselaj Gutaj,” tha Alishani.

Sipas saj, njëri prej anëtarëve të propozuar, Arben Shala, ka përfituar një tender për “Hartimin e planit për zhvillimin e arsimit në Komunën e Prizrenit” dhe subvencione nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Ky ekspert i ‘pavarur’ ka benefite nga kjo qeverisje,” theksoi ajo.

Alishani  kërkon nga qeveria komunale që të largohet nga ky komision emri i Arben Shalës. “Emri i Arben Shalës duhet të largohet për çështje etike,” tha Alishani./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

I vidhet vetura një personi në Suharekë

0

Një vjedhje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, rreth orës 01:00, në rrugën “Ragip Haziraj” të Suharekës.

Sipas raportimeve nga Policia e Kosovës, ankuesi, një qytetar kosovar, ka raportuar se vetura e tij me targa vendore është vjedhur nga persona të panjohur.

Policia ka nisur hetimet për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.

Rasti mbetet në procedurë hetimore.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Petro Marko: Po të kishin lindur e jetuar këtu Rexhep Qosja, Ali Podrimja e Bekim Fehmiu, talenti i tyre do të ishte vrarë

0

Shkruan: Petro Marko

Veprat më të mira u shkruan jashtë Shqipërisë

Unë mendoja dikur se veprat më të mira të letërsisë shqiptare janë shkruar në të gjitha kohët jashtë Shqipërisë: Noli, Konica, Çajupi, Naimi, Asdreni, Lasgushi, si dhe gjithë kosovarët e shquar krijimet e tyre më të mira i kanë bërë larg Atdheut! Është e vërtetë se Fishta, Mjeda, Ali Asllani, Migjeni e të tjerë kanë krijuar këtu, po kishin qenë shumë herë jashtë Atdheut nëpër Europë, ose për studime, ose për të punuar… Kjo ishte një dukuri që shumë herë diskutohej nga Branko Merxhani me Odhise Paskalin, me Tajar Zavalanin e letrarë të tjerë. Shumica e veprave që janë themeli i kulturës sonë, janë shkruar jashtë Shqipërisë. Po të kishin lindur e jetuar këtu Rexhep Qosja, Ali Podrimja, Bekim Fehmiu e të tjerë, talenti i tyre do të ishte vrarë, ashtu siç u vra talenti dhe jeta e shumë e shumë bijve të talentuar të kësaj Shqipërie, që mbijetoi në këto vite në dallgët e historisë… / KultPlus.com

Prokuroria Themelore në Prizren ndalon gjashtë persona për vepra të ndryshme penale

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka urdhëruar ndalimin e gjashtë personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Tre nga këta individë janë ndaluar për veprën penale “Fajdeja”, një person për “Mashtrimi” dhe “Kanosja”, si dhe një tjetër për “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Po ashtu, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një person i mitur për 24 orë për shkak të veprës penale “Tentim dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Në lidhje me masat e tjera ligjore, Departamenti i Përgjithshëm ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër dy personave. Një kërkesë është bërë për një individ të dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Kanosja”, ndërsa një tjetër për veprën penale “Sulmi”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Nga ana tjetër, Departamenti për të Mitur ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një të mituri për veprën penale “Tentim dhunimi”.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Prokuroria Themelore në Prizren gjithashtu ka ngritur tri aktakuza kundër pesë personave për veprat penale të mëposhtme: një aktakuzë kundër tre personave për “Vjedhja e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”; një aktakuzë kundër një personi për “Vjedhja e rëndë”; dhe një aktakuzë kundër një tjetër për “Lëndimi i lehtë trupor”.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Qytetarët e Prizrenit në hall nga shtyllat elektrike të dëmtuara

0

Në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 me Arben Ahmetin në një lidhje direkte më gazetarin Naim Kryeziu nga Prizreni ku janë në hall të madh me shtyllat elektrike.

Tutje njëri nga banorët e këtij e Prizrenit Dalip Thaci ka treguar se janë në rrëzik në shtyëllën e cila përqon rrym elektrike pasi që kabllat e rrymës janë shumë afër shtëpive dhe është e pa rregulluar që një vitë.

“Qysh po e shihni edhe vetë jëmi në rrëzik nga kjo shtyllë pasi që është shumë afër shpijave jemi rrëzik prej saj se kemi shumë afër shpijave një frym me fry kto afrohen afër neve, para 5 muajve jonë ardh e kanë qit veq veq qit të shtyll edhe ma nuk ja ka ni hiq ky problem është tash e një vitë”, ka thënë qytetari.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në Prizren

0

Sonte zhvillohet përballja e shumëpritur mes Bashkimit dhe Trepçës në kuadër të ndeshjes së mbetur nga java e parë e ProCredit Superligës, përcjell PrizrenPress.

Ndeshja do të luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren duke filluar nga ora 19:00.

Skuadra e Bashkimit dhe Trepça pritet të dhurojnë spektakël basketbollistik, me të dyja ekipet që kërkojnë të forcojnë pozicionet e tyre në kampionat./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zvicra fton Xhakën dhe Zeqirin për ndeshjen kundër Serbisë

0

Dy shqiptarë në listën e Kombëtares së Zvicrës kundër Serbisë. Kapiteni Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri, do të jenë ata që do të udhëtojnë drejt Beogradit më 12 tetor.

Selektori Murat Yakin, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë përballje të nxehtë. Përballjet mes helvetikëve dhe serbëve janë çdoherë të nxehta shkaku i futbollistëve shqiptarë, për arsye historike. Në vitin 2022, në Kupën e Botës në Katar, Granit Xhaka ishte i përfshirë në incident shkaku i provokimeve dhe sulmit nga ana e ekipit serb.

Derisa në vitin 2018 po në Kupën e Botës, veçse atëherë në Rusi Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, ata që e mposhtën Serbinë me golat e tyre. E veçanta e kësaj ishte se të dy festuan duke bërë me dorë shqiponjën.