Home Blog Page 869

Përfundon kubëzimi i rrugës te Livadhi i Begit në fshatin Blaç të Dragashit

0

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka përfunduar kubëzimi i rrugës te Livadhi i Begit në fshatin Blaç.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar realizimin e projekteve të tjera të rëndësishme për zhvillimin e zonës.

“Së shpejti vazhdojmë dhe me projektin e stadionit dhe këndit të lojërave për fëmijë, rregullimi i ujëmbledhësave dhe kaptazhave, si dhe kubëzimi i rrugëve të tjera dhe hapja e trases te Ura e Haxhis,” shkruan Xheladini në Facebook.

Këto projekte synojnë të përmirësojnë infrastrukturën dhe të ofrojnë mundësi më të mira për komunitetin, duke rritur cilësinë e jetës për banorët e Dragashit./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Drejtoria e Arsimit në Prizren do të ndajë bursa për fëmijët e veteranëve të UÇK-së

0

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka aprovuar kërkesën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për ndarjen e bursave për fëmijët e veteranëve.

Sekretari i OVL-së në Prizren, Isa Berisha, njoftoi se kërkesa e bërë më 18 prill 2024 është pranuar dhe se bursat do të ndihmojnë në avancimin e edukimit dhe zhvillimin e brezave të ardhshëm.

“Ne jemi shumë të kënaqur që kërkesa jonë është aprovuar. Këto bursa do të ndihmojnë në avancimin e edukimit dhe zhvillimin e brezave të ardhshëm,” tha Berisha.

Ai theksoi se kjo iniciativë ofron mundësi për fëmijët e veteranëve që të ndjekin ëndrrat e tyre akademike dhe profesionale.

“Njohim vlerën e investimit në arsim dhe jemi të bindur se kjo mbështetje do të ndikojë pozitivisht në të ardhmen e Prizrenit. Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan për realizimin e kësaj nisme, duke u angazhuar për një të ardhme më të ndritur për të rinjtë tanë,” shtoi ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin, e quanin “tutkun”!

0

A është takuar poeti Lasgush Poradeci, me Enver Hoxhën? Sa të vërtetë ka në kujtimet që gruaja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, propagandoi pas vdekjes së tij, mbi marrëdhëniet e dhembshurisë e dashurisë të Enverit, për shkrimtarë e artistë. Ismail Kadare, në një intervistë disa vite më parë, shprehej: “Dikush si Lasgush Poradeci, do të dridhej në varr, po të lexonte, se ç’shkruhet për të. Poeti më i madh i gjallë i krejt epokës, jetoi 40 vjet si i vdekur, kaq shumë ishte i mënjanuar, i ndaluar, i shtypur me këmbë. Kurse zonja Hoxha, përpiqet të na mbushë mendjen, se sa shumë e donte Enveri e, sa shpesh interesohej për të”!

Në librin me kujtime; “Të vërteta e të pathëna për Lasgushin”, botim i vitit 2000, bashkëkohësi dhe miku i poetit, Tomi Mato, ishte dëshmitar i mos takimit mes Lasgushit dhe Enverit, në vitin 1983. Në këtë rrëfim, jepet dhe varianti sipas poetit, i takimeve të hershme, kur Enver Hoxha, nuk ishte bërë ende diktator dhe kur në Liceun e Tiranës, e kishte dalluar mes të rinjve, për kompleksin e tij të inferioritetit.

Një ditë e gëzueshme vere në Volorekë (Drilon). Banorët dhe familjet e tyre, drekojnë nën hijen e pemëve. Mes tyre Lasgushi me të bijën, hequr pak mënjanë. Me vete një shishe vere, holluar me ujë burimi. Nuk e dinte kush, se nga çasti në çast, aty do t’ia behte udhëheqësi me të shoqen, nga pas eskorta. Ishte vera e vitit 1983. Kjo ditë i kujtohet mirë Tomi Matos.

Ndërsa turma zuri të këndojë “Enver Hoxha e mprehu shpatën!” dhe të bërtasë “Parti-Enver, jemi gati kurdoherë”, njerëzit dyndeshin, kush e kush t’i shtrëngonte atë dorë, ndërsa truprojat shtynin, t’i hapnin udhë “kalorësit”.

Të dy me bastun në dorë, të vjetër boll. Me të dëgjuar lajmin dhe brohoritë e turmës, Lasgushi u veçua nga turma, por nuk është larguar. Nuk është menduar gjatë, të rrijë apo të ikë, pasi askujt nuk kishte për t’i hedhur fije dyshimi, kishte apo nuk kishte dëshirë ai, të takonte Enverin. Në euforinë e turmës ndokush, mund të mendonte se ky reagim ishte normal, për natyrën e tij flagrante, të ftohtë e kapriçoze. Por, askush, as kishte parë, as kishte dëgjuar.

Vera e vitit 1983, ishte i vetmi shans publik, ku ata të dy janë ndodhur spontanisht, në të njëjtin vend, njëri mes turmës, tjetri jashtë saj. Poeti i ka hedhur sytë dhe e ka lënë në hall të vet, megjithëse vështirë ta dallojë, në atë dalldi. “Enveri dhe Lasgushi, pushuan për 20 vjet bashkë në Pogradec dhe një kafe, nuk e pinë bashkë”, shkruan Tomi Mato.

Pikërisht pas kësaj dite, ai e kishte pyetur poetin, nëse ishin takuar ndonjëherë pas çlirimit. Në vend të komenteve, Lasgush Poradeci i kishte rrëfyer, fabulën e thjeshtë të njohjes me këtë “qerrata”, 43 vjet më parë, në Liceun e Tiranës.

“U njohëm në gjimnazin e Tiranës, në vitin 1937. Unë isha 12 vjet më i madh, isha më i shkolluari, kurse Verua [Enveri], erdhi nga Parisi, ashtu ‘tabula rasa’. Kolegët e tallnin: ‘Tutkun’, i thoshin. ‘Të kanë vajtur këmbët, e jo koka në Paris. T’i shtrydhën trutë putanat’! Mua më vinte keq. E shoqëroja, më kupton, më vinte keq, ndaj e shoqëroja, se të tjerët i ishin larguar. Një ditë, se ku i kishte gjetur dy librat e mi, ‘Vallja e yjeve’ dhe ‘Ylli i zemrës’. Më tha disa vjersha përmendësh prej tyre dhe m’u lut, t’i shkruaja diçka me dorën time në libër dhe ai ta kishte si kujtim, nga njeriu që iu gjind, kur të tjerët iu larguan. Ia shkrojta. Ai më përqafoi dhe më ftoi për darkë në shtëpi. Tri herë më ftoi, por nuk i vajta”!

Ky ishte rrëfimi që Lasgushi, i kishte bërë autorit Tomi Mato, më 1983, dhe dy vjet më pas, Enver Hoxha vdes. Por, është bashkëshortja (Nexhmija), besnike pas vdekjes, ajo që rishikon e kujdeset për kultin e të shoqit, aty ku vetëm nëpërmjet hipnozës ai mund të rrezikohej seriozisht. Dhe, ishin mendjet intelektuale, ato që ishin kërcënuar e kishin pasur presionin më të lartë prej tij, ato nga çasti në çast, mund të shpërthenin.

Kur Pallati i Kulturës së Pogradecit, do të merrte emrin “Lasgush Poradeci”, pas vdekjes më 1987, në muzeun e qytetit, vjen një letër nga Nexhmije Hoxha, me titull: “Nga kujtimet e shokut Enver, për Lasgush Poradecin”.

Aty shkruhej: “U interesova për Lasgushin, pranë shokëve të Partisë dhe më thanë se është mirë me shëndet! E kam njohur para lufte, kur isha profesor në gjimnazin e Tiranës! Ai ishte i dëshpëruar nga regjimi i Zogut, prandaj preferonte të jetonte i vetmuar. Dikur dilte dhe bashkohej me ne”!

Por, për habinë e atyre që e njihnin situatën, letra mbante datën 28 gusht 1981 dhe po bëhej e njohur, kur njeri kishte vdekur vërtet, ndërsa vepra e poetit, bashkë me të dhe ai vet, sapo kishte nisur të jetonte.

Lasgush Poradeci, ishte njohës i mirë i gjuhës gjermane, përveç faktit që kishte përkthyer prej saj vepra, nga Gëte, Shiler, Hajne. Si e kurdisur deri në këtë pike, censura ndaj tij, edhe takimet me artistë gjermanë që vizitonin Pogradecin, i ishin ndaluar në momentin e fundit. Në rrëfimin e Tomi Matos, “Përse nuk e takoi Peter Oberi, Lasgush Poradecin?”? – një mik i poetit në vitet e studimit në Gracë, Austri, thuhet se si nuk “mundën” të takohen. Lasgushi kishte këmbëngulur dhe e kishte pritur mikun në “kullën” e tij. Por, Sekretari i Parë dhe Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit, kishin nxjerrë arsye shëndetësore të Lasgushit, që si kokrra e mollës priste mikun nga çasti në çast. Peter Ober “u bind se Lasgushi nuk mund të priste, por as nuk bën dot vizita”, ndërsa me keqardhje kishte thënë: “I uroj shëndet mikut tim të zemrës. Jemi pleq. Desha ta takoj e të bashkëpunoja me të, pasi kam respekt për penën e tij. Është i madh. Keq më vjen që nuk u takuam në këtë botë. Mbase do ta takoj në botën tjetër”!

Në vitin 1978, në Pogradec kishte ardhur një trupë artistësh gjermanë. Gjatë shfaqjes së tyre, u kishte bërë përshtypje në radhë të parë, plaku me kone të bardhë, që thërriste “Bravo, bravo”! Nga kurioziteti, kishin mësuar se ai ishte poeti më i madh, i gjallë shqiptar. Të nesërmen kur kishin rënë dakord të piqeshin të dyja palët, takimi i tyre ishte anuluar. Nga dufi Lasgushi ishte shprehur: “Këta qeveritarët më shikojnë si budalla, si armik dhe jo si një pogradecar akademik. Çudi! Pse e kanë krijuar këtë opinion?! Më hipën nga njëherë që të vete në zyrë dhe t’u lëshohem ashtu vençe. Po unë s’e turpëroj, por e nderoj Pogradecin”!

Ishte stina që e gjente në shtëpinë e Tiranës. Atë ditë mbushte 80 vjeç. Miq shkrimtarë e kishin vizituar gjatë gjithë ditës, ndërsa të nesërmen, do të zhvillohej ceremonia në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ajo ditë, përshkruhet nga Tomi Mato, i pranishëm me një grup pogradecarësh, në shtëpinë e poetit. “Troket dera. Nafija e hapi dhe hyn Luigj Mazi (administrator i Lidhjes). Pasi u përshëndet me Lasgushin dhe me ne, ai filloi të flasë me një ndrojtje dhe trishtim, që nuk të sillte optimizëm: ‘Më ka dërguar Lidhja, t’ju njoftoj zoti Llazar, se nesër për arsye sekrete, anulohet ceremonia e festimit të 80-vjetorit të datëlindjes suaj! Kaq tha dhe iku”! Por, Lasgushi, që nuk e ndërronte me asgjë këtë moment miqsh, që e kishte pagëzuar “Barku i Shën Mërisë”, as me festën e Lidhjes, kishte bërë “Gëzuar” me raki e këngë.

Kur poeti mbylli sytë, më 13 nëntor 1987 dhe trupi i tij kishte udhëtuar nga Tirana në Pogradec, “nga lart” ishte dhënë urdhër se nuk duhej të kishte ceremoni “të tepërta” nga pogradecarët, nga ata që Lasgushi i kishte quajtur në gëzim e sipër “Barku i Shën Mërisë”. Të gjitha adetet, ishin bërë në Tiranë. /Memorie.al/

Nënkryetari i Komunës, Kujtim Gashi, promovon gastronominë e Prizrenit në Berlin të Gjermanisë

0

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, së bashku me ekipin nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, të udhëhequr nga drejtori Ramadan Tarashaj, zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të gastronomisë nga Prizreni, po marrin pjesë në Festivalin Global Shqiptar të Gastronomisë që po mbahet në Berlin, Gjermani.

Në kuadër të festivalit, nënkryetari Gashi prezantoi produktet e gastronomisë së Prizrenit, duke theksuar rëndësinë e këtij eventi unik për promovimin e recetave dhe produkteve kombëtare si pjesë e trashëgimisë kulturore.

Gjatë këtij paneli, ai nënvizoi se ky aktivitet ofron mundësi për biznese shqiptare që të krijojnë drejtime të reja në sektorin e gastronomisë.

“Në këtë aktivitet, gastronomët dhe prodhuesit tanë po krijojnë ura të reja bashkëpunimi me biznese ndërkombëtare, duke shfrytëzuar potencialin e diasporës shqiptare dhe fuqinë e produkteve vendore,” tha Gashi.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Ky festival pritet të krijojë mundësi të reja eksporti për produktet shqiptare, duke ndihmuar në rritjen e ndikimit të gastronomisë shqiptare në tregun global. /PP/

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Libri me kujtimet e Boris Johnson, nga Covidi te Kosova

0

Libri me kujtimet e Boris Johnsonit, i quajtur “Unleashed”, vjen në 772 faqe me plotë rrëfime e kujtime nga ish-kryeministri britanik.

The Guardian” ka nxjerrë pjesët kryesore nga ky libër, ku Kosova zë vend në një prej kapitujve të tij.

Ka kapituj për Kosovën, ku ai po raportonte për ‘Telegraph’ kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë.

Ndër të tjera, “Guardian” shkruan se Johnson ka shprehur indinjatën e tij kur “Torries” e kishte braktisur. Po ashtu, ish-kryeministri britanik ka rrëfyer se ka qenë hezitues për Rishi Sunak.

Johnson po ashtu flet edhe për “Partygate”, që kanë të bëjnë me ndejat e organizuara gjatë COVID-19, kur lëvizja ishte e kufizuar.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

FC Prizreni përballë KF Dukagjinit

0

FC Prizreni do të luajë me KF Dukagjini në një ndeshje të rëndësishme të gjiros së 6-të të Ligës së Dytë të Kosovës, e cila do të zhvillohet të shtunën, më 5 tetor 2024, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, me fillim në orën 15:30.

“Si lider i padiskutueshëm i kampionatit, FC Prizreni ka arritur një ecuri të jashtëzakonshme, duke regjistruar 5 fitore në po aq ndeshje. Ekipi po kalon një moment të shkëlqyer dhe është i motivuar të vazhdojë dominimin në krye të tabelës” thuhet nw njoftim tw FC Prizreni.

Drejtuesit dhe lojtarët e FC Prizrenit janë të përgatitur për këtë sfidë, duke kërkuar të ruajnë ritmin e tyre të shkëlqyer.

Tifozët janë ftuar të mbështesin ekipin në këtë ndeshje të rëndësishme, duke kontribuar për një atmosferë të jashtëzakonshme në stadium./PP

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot i vranët dhe me riga shiu, temperatura deri në 19 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit  me shpejtësi   1-7 m/s. Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, si rezultat i këtyre aktiviteteve meteorologjike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizrenasit mposhtin kampionët për fitoren e tretë radhazi

0

Bashkimi është skuadra e vetme e pamposhtur në ProCredit Superligë.

Në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë, prizrenasit kanë mundur kampionët e Kosovës, Trepçën me rezultat 71:64 (21:9, 11:18, 21:16, 18:21).

Te vendasit, Mack Smith kishte 17 pikë e gjashtë kërcime dhe Lejson Zeqiri kishte 18 pikë e pesë kërcime, kurse te mysafirët Larry Thomas kishte 19 pikë e shtatë kërcime.

Bashkimi ka tri fitore në tri ndeshje, kurse Trepça dy fitore e një humbje./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arben Shala: Vetëvendosje riciklon akuzat që janë hedhur poshtë nga prokuroria

0

Anëtari i propozuar në komisionin përzgjedhës për drejtorët e shkollave, Arben Shala, ka reaguar ndaj akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar këtë si një tentativë për të diskredituar punën e suksesshme në komunë.

“Edhe aty ku nuk mund të gjejnë shkas, shpikin një dhe e procesojnë përmes makinerisë së propagandës. Kjo, që po e përmendni, është një riciklim i një akuze që disa vjet më parë është hedhur poshtë edhe nga prokuroria. Askush prej tyre nuk e tregon këtë sepse nuk iu konvenon; propaganda do ta humbiste qëllimin”, tha Shala për Telegrafin.

Lëvizja Vetëvendosje, në seancën e fundit të Kuvendit, kërkoi largimin e Shalës nga komisioni, me arsyetimin se ai është përfitues i një tenderi dhe subvencioneve nga komuna.

Shala thekson se kjo është një mënyrë e zakonshme e veprimit të këtij subjekti politik.

“E kuptoj që si parti janë të detyruar të gjejnë çfarëdo si mjet për të sulmuar partinë kundërshtare, pa zgjedhur mjete e mënyra. Nëse janë të detyruar të riciklojnë çështje nga disa vjet më parë dhe nuk mund të gjejnë shkaqe të tjera, atëherë është koha t’i japin fund kësaj”, deklaroi Shala.

Ai shtoi se ndjehet i privilegjuar që është shënjestruar nga Lëvizja Vetëvendosje si një armë lufte për të sulmuar partinë kundërshtare.