9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Ekzekutivi të hartojë planin për promovimin e vlerave tradicionale të Prizrenit

Ec ma ndrysheOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm” ka përcjellë nga afër emërimin e drejtorëve të rinj të qeverisë komunale, puna e përditshme e të cilëve lidhet me urbanizmin, ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe promovimin e turizmit dhe të zhvillimit ekonomik.

“Meqenëse kryetari i Komunës së Prizrenit ka emëruar drejtorë të rinj në krye të Drejtorisë së Urbanizmit, Drejtorisë së Kulturës dhe Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, do të ishte e udhës që këta zyrtarë të lartë komunal, krahas planit të tyre të punës, të hartojnë edhe një plan të përbashkët për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të Prizrenit, në funksion të zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë”,tha Valon Xhabali, Koordinator i Programit të Trashëgimisë Kulturore.

“Qeverisja lokale në Prizren, asnjë herë deri tani, nuk ka funksionuar me logjikën e planifikimit dhe menaxhimit të integruar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Koordinimi mes drejtorive të kulturës, turizmit dhe zhvillimit ekonomik, urbanizmit dhe inspektoratit është i domosdoshëm për ndalimin e degradimit urban të qytetit dhe shfrytëzimin e pasurisë kulturore për nevoja të zhvillimit lokal. Këto katër drejtori duhet që në afatin më të shkurtër t’i koordinojnë veprimet e tyre në kuadër të një plani të veprimit për mbrojtjen dhe zhvillimin e Qendrës Historike të Prizrenit”.

“Bazat e këtij koordinimi mes drejtorive janë të vendosura në Planin për Konservimin dhe Zhvillimin e Zonës Historike të Prizrenit, dokument i miratuar nga Kuvendi i Komunës në vitin 2008. Pjesë përbërëse e këtij plani të përbashkët të veprimit për mbrojtjen dhe zhvillimin e Qendrës Historike do të duhej të jetë edhe një proces i vlerësimit të gjendjes, për të konstatuar nivelin e degradimit të trashëgimisë kulturore dhe strukturës urbane të Qendrës Historike. Në të njëjtën kohë, ky plan duhet të jetë në përputhje me kornizën qëndrore ligjore, si dhe të përfshijë kontributin e institucioneve qëndrore të shtetit, organizatave të shoqërisë civile, ekspertëve të pavarur dhe grupeve të komunitetit”.

“Duke i marrë parasysh ato që u thanë më lartë, rekomandohen drejtorët e rinj të qeverisë lokale të Prizrenit që të hartojnë planet për drejtoritë e tyre përkatëse dhe një plan të përbashkët veprimi për ruajtjen dhe promovimin e Prizrenit, si destinacion turistik”.

Gjithashtu ata rekomandohen që gjatë këtij procesi të bashkëpunojnë ngushtë me akterët relevantë të këtyre fushave;

“EC Ma Ndryshe kërkon që drejtorët brenda tre muajve nga marrja e detyrës ta kenë planin e gatshëm dhe të vihen në zbatim të tij, me qëllim të sigurimit të një ambienti më të mirë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe ofrimit të një mirëqenieje më të mirë për qytetarët”.

“EC Ma Ndryshe” në korrik të vitit 2013 ka nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, përkrahur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Nevoja për mbikëqyrjen e zhvillimeve në sektorin e urbanizimit ka rrjedhë si pasojë e zhvillimeve të shumta negative gjatë periudhës së pasluftës dhe tranzicionit që janë manifestuar me degradimin urban dhe planifikimin e pa-balancuar hapësinor. Projekti do të vazhdoj me monitorimin dhe publikimin e të gjeturave në sektorin e urbanizimit dhe planifikimit hapësinor, sikurse edhe me adresimin e përgjegjësisë institucionale./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Muriqi kërkon fitore edhe ndaj Hungarisë!

Sulmuesi i Kosovës, në miqësoren ndaj Armenisë edhe kapiten i kombëtares kosovare, Vedat Muriqi pas ndeshjes së fituar ndaj armenëve me rezultat minimal 0-1 për faqen...

Shtylla rrezikon banorët në Prizren

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën "Edit Durham"...

Lajmet e Fundit