17.8 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Mustafa, opozitari “koordinues”

Isa Mustafa LDKKreu i partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa, po e luan kohëve të fundit detyrën e koordinatorit të veprimeve ndërpartiake për ta quar vendin në zgjedhje të parakohshme. Në cilësinë e liderit opozitar që nga partia është nominuar për kryeministër të ardhshëm të vendit, ai po punon që zgjedhjet të mbahen në pjesën e parë të këtij viti. Në fakt, për këtë ai është marr vesh me liderin e partisë më të madhe në vend, Hashim Thaçin, në takimin që e kishin më 14 shkurt, ku janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen në qershor,shkruan Tribuna.

Por, i sprovuar nga dështimi i një marrëveshje të mëhershme që kishte me Thaçin për zgjedhjet presidenciale, Mustafa krahas ujdisë së arritur me kreun e PDK-së po sigurohet mirë që zgjedhjet të mbahen në qershor. Për këtë qëllim, ai po kërkon mbështetjen edhe të partive tjera opozitare. Pas takimit me Thaçin, kryeopozitari Mustafa i ka takuar edhe krerët e AAK-së dhe të AKR-së, ndërsa ditëve në vijim pritet të takojë edhe kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Zyrtarja e lartë e LDK-së, deputetja Vjosa Osmani, ka thënë se gjendja e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe nevoja për zgjedhje sa më të shpejta për të krijuar institucione të reja e ka shtyrë partinë më të madhe opozitare që të luajë rolin e vet për arritjen e konsensusit politik, një rol të cilin, sipas saj do duhej ta merrte edhe presidentja e vendit

Më Shumë

Malisheva mobilizohet kundër EHKK-së, formohet shtabi emergjent

Me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është formuar Shtabi për menaxhimin e situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), me qëllim...

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Lajmet e Fundit