-0.2 C
Prizren
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Thaçi kujton Besëlidhjen e Lezhës

Thaci14-12Kryeministri Hashim Thaçi, ka kujtuar datën e 2 marsit 1444, kur u mbajt Besëlidhja e Lezhës.

“Sot 570 vite më parë, me 2 mars 1444, Gjergj Kastrioti Skenderbeu mblodhi Arianitasit, Dukagjinasit, Topiajt, Balshajt, Spanajt, Zahariajt, Muzakajt, Gropajt, etj për ta mbajtur Besëlidhjen e Lezhës.

Familjet fisnike më të rëndësishme shqiptare të tërë Ballkanit, nëpërmjet vendimeve të ndërmarra në këtë kuvend vendosën bazat e ndërgjegjës kombëtare si dhe ndërmorrën hapat e para të ndërtimit të shtet-kombit shqipëtar”, shkruan Thaçi në Facebook.

Thaçi thotë se ky ishte ndër episodet më të dashura që kujton nga studimet e tij. “Ishte ky ndër episodet më të dashura që i kujtoj gjatë studimeve të historisë”, shkruan ai në profilin e tij në Facebook.

Më Shumë

Andre Onana mund të pezullohet nga FIFA nëse refuzon Kupën e Kombeve në Afrikë

Andre Onana mund të ndalohet të luajë për Manchester United nëse vendos të refuzojë një thirrje për të luajtur në Kupën e Kombeve të...

Dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Gjatë një operacioni policor, policia ka neutralizuar njërin nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë, me ç’rast i njëjti ka mbetur i vrarë. Po ashtu dyshohet...

Lajmet e Fundit