Home Blog Page 872

Në Suharekë fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

0

Komuna e Suharekës njofton të gjithë banorët se Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka filluar vaksinimin kundër gripit sezonal nga data 30.09.2024.

Për t’u afruar më shumë me qytetarët, QKMF “Rexhep Kuçi” ka mundësuar vaksinimin edhe nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare (AMF) sipas vendbanimit:

  • QKMF “Rexhep Kuçi” – Suharekë
  • QMF Studençan
  • QMF Duhël
  • QMF Bukosh
  • QMF Mushtisht
  • QMF Mohlan
  • QMF Gjinoc
  • AMF Sopijë
  • AMF Grejkoc

Vaksinimi kryhet çdo ditë pune, nga e hëna në të premte, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Paraqitet një dëshmitare serbe në Hagë, pretendon se UÇK’ja ndaloi burrin e saj në Rahovec

0

Një dëshmitare serbe është paraqitur në rastin kundër ish-krerëve të UÇK’së në seancën e së mërkurës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ajo në dëshminë e saj ka pretenduar se ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë ndaluar disa serbë në Rahovec pas largimit të forcave të dhunshme policore serbe nga Kosova, raporton Insajderi.

Dëshmitarja kur është marrë në pyetje nga prokurorja Aleksandra Insigna, ka përmendur edhe emrin e personit që pretendon t’i ketë rrëmbyer serbët.

Në mesin e tyre, pretendon se është ndaluaredhe bashkëshorti i saj.

“Kam dëgjuar nga personat në Rahovec se ai ka qenë përgjegjës për zhdukjen e personave në fjalë. Vjehrra ime kur ka shkuar për ta raportuar zhdukjen e djalit të saj, ajo është shkuar të takohet personalisht me Ismet Arën”, ka deklaruar ndër të tjera ajo.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kryesuesja e Kuvendit, Bytyqi dhe drejtori Morina inspektuan rinovimin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Hoçë e Qytetit

0

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit, Antigona Bytyqi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adem Morina, kanë vizituar fshatin Hoçë e Qytetit për të inspektuar fillimin e punimeve për rinovimin e Shtëpisë së Kulturës.

“Pas përfundimit të këtyre punimeve, ky objekt do të shërbejë si një pikë referimi për komunitetin lokal, duke ofruar hapësirë për organizimin e ngjarjeve të ndryshme kulturore dhe artistike. Me këtë iniciativë, synohet të përmirësohet jeta kulturore në rajon dhe të inkurajohet angazhimi i qytetarëve në aktivitete artistike”, thanë ata./PP

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shoqatat e afaristët nga Prizreni dhe Turqia takohen me qëllim të krijimit të mundësive për bashkëpunim

0

Mundësitë dhe parakushtet për bashkëpunim ndërmjet afaristëve nga Kosova dhe Turqia, janë diskutuar në takimet që kanë zhvilluar drejtuesit dhe anëtarësia e shoqatës “Esnaf” me ata të fondacionit “EkoAvrasya” dhe të shoqatës “Aysiad”.

Kryesia e shoqata “Esnaf” ka njoftuar se në Prizren janë mirëpritur kryetari i fondacionit “EkoAvrasya”, Hikmet Eren dhe kryetarin e shoqatës “Aysiad”, Mahmut Çatl?k së bashku me delegacionet shoqëruese, raporton Telegrafi.

Pas shëtitjes në qendrën historike të Prizrenit, sipas njoftimit janë realizuar vizita në disa fabrika të afaristëve prodhues që janë anëtarë të “Esnafit”.

Më pas, delegacioni i përbërë nga 21 afaristë nga sektorë të ndryshëm, ka zhvilluar një takim edhe në zyrat e kësaj shoqate.

“Pas takimit në zyrat e shoqatës “Esnaf” programi vijoi në hotelin “Adler” me takime dypalëshe ndërmjet anëtarëve të shoqatës “Esnaf” dhe mysafirëve nga Turqia, me qëllim të krijimit të mundësive dhe parakushteve për bashkëpunim ndërmjet afaristëve të shoqatave të dy vendeve mike”, thuhet në njoftim.

Vizita në fjalë, që ka pasur për synim zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, sipas njoftimit, ka përfunduar me një darkë solemne me pjesëmarrjen e përfaqësuesve politikë të komunitetit turk të Kosovës dhe konsulli i Republikës së Turqisë në Prizren, Celal Do?an/Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se përfitoi rreth 100 mijë euro përmes mashtrimit

0

Një person është arrestuar të marten në Prizren.

I njëjti dyshohet se ka përfituar jashtëligjshëm rreth 100 mijë euro.

Rastin e ka konfirmuar edhe nga policia.

“I njëjti pas intervistimit u dërgua në mbajtje për 48 orë. Me rastin po merret Sektori i Hetimeve Rajonale”, u tha nga policia.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se këto mjete ishin përfituar përmes mashtrimit.

Nuk dihet ende saktësisht se si i ka marrë ai këto para.

I njëjti për të njëjtin rast ishte denoncuar edhe në janar, ku ishte arrestuar dhe më pas liruar.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Prokurorinë e Prizrenit, për të marrë detaje lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ra nga ballkoni i shtëpisë, 35-vjeçarja vdes në Spitalin e Prizrenit

0

Një grua rreth 35 vjeçare, me inicialet D.K., ka ndërruar jetë pas rënies nga ballkoni i shtëpisë së saj në fshatin Krushic e Epërme.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha s incidenti ka ndodhur pak pas orës 11:00.

Viktima është dërguar emergjencë, në ora 11:50 policia është njoftuar  se viktima kishte ndërruar jetë ne Spitalin Rajonal të Prizrenit .

Njësitit përgjegjëse policore kanë dal në vend ngjarje dhe janë marruar me rastin.

Ne lidhje me këtë rast, në koordinim me prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krimeve të Rënda janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore.

“Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra”, tha Bytyqi.

Me urdhër të Prokurorit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Për herë të parë në Spitalin e Prizrenit: Pacientit i vendoset pacemaker dhe stentimi

0

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren realizoi sot për herë të parë një procedurë komplekse: vendosjen e pacemakerit dhe stentimin në të njëjtën kohë.

“Një pacient, që mbërriti në Emergjencën e spitalit me bllok total atrioventrikular dhe gjendje hemodinamikisht jo stabile, u transferua menjëherë në Laboratorin e Kateterizimit. Ekipi i kardiologëve invazivë, në bashkëpunim me specialistët e anestezionit, veproi shpejt për të stabilizuar gjendjen e tij”, njofton Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Procedura përfshinte vendosjen e pacemakerit dhe realizimin e koronarografisë, duke ndihmuar në vendosjen e stentit për të riparuar arteriet e bllokuara.

Dr. Fazli Berisha, shef i Kardiologjisë Invazive, deklaroi se intervenimi u krye me sukses dhe pa komplikime, duke theksuar rëndësinë e këtij arritjeje për spitalin dhe komunitetin.

“Aktualisht, pacienti po vazhdon trajtimin në Laboratorin e Kateterizimit, dhe gjendja e tij është e qëndrueshme. Ky rast tregon përkushtimin e ekipit mjekësor për të ofruar shërbime të avancuara dhe cilësore në fushën e kardiologjisë në rajon”.

“Ky sukses ndihmon në ngritjen e standartit të kujdesit shëndetësor dhe tregon potencialin e kapaciteteve lokale për të trajtuar raste të komplikuara”./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Totaj takon presidentin e “Democracy International”

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur kënaqësinë për takimin e tij me Presidentin e “Democracy International”, Eric Bjornlund, në kuadër të bashkëpunimit me USAID.

Gjatë takimit, ata diskutuan për çështje të ndryshme me interes të përbashkët, përfshirë suksesin e projektit “Kontrata Sociale”.

“Kënaqësi ta takoja sot Presidentin e “Democracy International”, z. Eric Bjornlund, partner yni implementues i USAID Kontrata Sociale, dhe të bisedojmë për shumë çështje me interes, përfshirë dhe suksesin e projektit Kontrata Sociale”, tha Totaj. Ai vazhdoi duke shtuar se “knaqësi poashtu ta takoja dhe stafin lokal të USAID-it me të cilët kemi bashkëpunim shumëdimensional”. /PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Sihana Shalaj, kosovarja e parë që sfilon për Chanel!

0

Modelja Sihana Shalaj po vazhdon të korrë suksese në arenën ndërkombëtare të pistave të modës.

Kësisoj, ajo tanimë është bërë kosovarja e parë që ka sfiluar për markën me renome botërore, Chanel.

Fotografitë nga sfilata në fjalë, Sihana i ka ndarë në llogarinë e Instagramit.

Aktualisht ajo është pjesë e agjencisë së modelingut, IMG Models Worldwide.

Kujtojmë se Sihana më parë ka sfiluar edhe për brende të tjera botërore, të tilla si Tom Ford e Prada.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë, dyshohet për vrasje në vitin 2013 në Prizren

0

Prokuroria e Prizrenit ka bërë të ditur më 01.10.2024 se, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S. H., shtetas i Shqipërisë, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje me tani të dënuarin S. K. nga Shkodra, kanë vrarë I. K. e cila punonte si këngëtare – valltare pranë një lokali të natës në Mitrovicë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Vrasja e I. K., sipas aktakuzës së prokurorisë, është bërë me dashje, në mënyrë mizore dhe tinzare për motive të ulëta më datë 04.06.2013 në periudhën kohore prej orës 03:23min dhe 06:47min, në Prizren.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Njoftimi përshkruan se vrasja ndodhi kur S. H. dhe S. K. vijnë për të vizituar viktimën me ç’rast takohen në Prizren, ku qëndrojnë në shtëpinë e F. R., ku I. K. kishte banuar më herët.

Gjithnjë sipas prokurorisë, pasi familja nuk ishte pajtuar lidhur me punën e I. K. në lokalet e natës, dhe pasi e njëjta nuk ishte pajtuar të kthehet në shtëpi, papritmas i pandehuri S. H., me thikë së bashku me S. K., fillojnë të godasin të njëjtën në pjesë të ndryshme të trupit.Këto goditje i shkaktojnë plagë prerëse – shpuese, me ç’rast, sipas organit të ndjekjes, ka ardhur deri te vdekja e dhunshme si pasojë e gjakderdhjes masive të shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të fortë dhe të prehtë. Gjë e cila, sipas të dhënave të ofruara në njoftim, është konstatuar edhe me raportin e autopsisë së kryer më datë 05.06.2013.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Aktakuza specifikohet se është ngritur pas ekstradimit të tashmë të akuzuarit S. H. nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale Vrasje e Rëndë paraparë me Kodin Penal.

I njëjti ndodhet në paraburgim që nga data 30.08.2024.