Home Blog Page 873

Universiteti ‘Ukshin Hoti’ në Prizren organizon pritje solemne për studentët e rinj

0

Në mënyrë solemne sot janë pritur studentët e rinj në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Në kuadër të Javës së Mirëseardhjes, organizuar nga Qendra e Karrierës, ata u njohën me mundësitë e shumta për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.

Aktiviteti u hap me një fjalim mirëseardhjeje nga Rektori i Universitetit, Prof. Mentor Alishani, i cili përshëndeti studentët e rinj dhe i inkurajoi ata që të përfitojnë sa më shumë nga ky udhëtim akademik. Ai vuri në dukje se universiteti është një ambient i pasur me mundësi për rritje personale dhe profesionale, ndërsa theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërmjet stafit akademik dhe studentëve.

Në vazhdim, prorektorja Prof. Adelina Rakaj prezantoi Kodin e Etikës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të tij në krijimin e një ambienti akademik dhe profesional. Kodi i Etikës, përbën një udhërrëfyes të rëndësishëm që ndihmon studentët të përballen me sfidat e tyre akademike dhe të ndërtojnë një karrierë të suksesshme.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe nënkryetarja e Parlamentit Studentor, Bleona Buduri, e cila theksoi rolin kyç të këtij organi në përfaqësimin e zërit të studentëve dhe në përmirësimin e kushteve akademike e sociale.

Në fund, Nehat Gashi, udhëheqës i Qendrës për Karrierë dhe Alumni, foli për rolin e rëndësishëm të kësaj Qendre në mbështetjen e studentëve për zhvillimin e aftësive të tyre profesionale dhe krijimin e mundësive për praktikë dhe punësim. Ai prezantoi shërbimet dhe mundësitë që qendra ofron për të gjithë studentët e universitetit.

Eventi përfundoi me ftesën për studentët që të vazhdojnë të angazhohen në aktivitete të tjera që janë pjesë e Javës së Mirëseardhjes dhe të eksplorojnë më tej njësitë e tyre akademike, duke krijuar lidhje të reja dhe përvoja të paharrueshme.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Mbyllet studimi i fizibilitetit për teleferikun e Kalasë së Prizrenit, diskutohen hapat e mëtejshëm

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), agjencisë zvicerane Swiss-Contact dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, për të diskutuar hapat e mëtejshëm të projektit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit.

“Studimi i fizibilitetit ka përfunduar, ndërsa, në takimin e sotëm u diskutuan hapat e mëtejshëm për hartimin e projektit të detajuar implementues”, njofton komuna, përcjell PrizrenPress.

Marrëveshja për këtë projekt është rezultat i një bashkëpunimi mes Komunës së Prizrenit, MMPHI-së dhe Swiss-Contact.

“Ky projekt synon ta bëjë më të lehtë dhe më atraktive qasjen në Kalanë e Prizrenit, një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të qytetit”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Komuna e Prizrenit ofron falas shërbimin e ultrazërit dhe mamografisë me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit

0

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare është duke u ofruar falas shërbimi i ultrazërit dhe mamografisë, si pjesë e aktiviteteve ndërgjegjësuese për parandalimin e kancerit të gjirit.

Në njoftimin e kësaj komune theksohet se me datën 1 tetor fillon fushata ndërkombëtare e vetëdijesimit për luftën kundër kancerit të gjirit, ku përmes manifestimeve dhe aktiviteteve të ndryshme të shoqërisë së gjerë sensibilizohet popullata, në veçanti gratë për kujdes të shtuar për shëndetin.

“Duke iu bashkangjitur kësaj fushate, me qëllim të diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë, ofron shërbime adekuate në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë familjare (QKMF), ku shërbimi është falas dhe realizohet me anë të Ultrazërit dhe Mamografit, nga ana e mjekes specialiste të radiologjisë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Javën e shkuar, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nexhip Berisha” në Prizren është pajisur me aparat të ri të mamografisë, dhe kontrollet përgjatë tërë vitit do të ofrohen falas.

Muaji tetor në të gjithë  botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen lidhur me ndërgjegjësimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është  kanceri më i zakonshëm që kryesisht prek gratë në mbarë botën.

Në këtë muaj krahas shpërndarjes së informatave të rëndësishme, gratë inkurajohen që të bëjnë kontrolle të rregullta me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë dhe armëmbajtje pa leje

0

Departamenti i Krimeve të Rënda e Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave.

S.G, A.H, H.A, O.A, M.H, A.B dhe M.R, akuzohen se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, si dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Organi i akuzës në Prizren thekson në detaje se si të pandehurit i kishin kryer këto vepra.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit S.G., dhe A.H., nga fillimi i muajit mars të vitit 2023, e në vazhdim deri në ditën e arrestimit në bashkëkryerje me të pandehurit M.R., dhe A.B., (të arrestuar në Shqipëri) në baza ditore, organizojnë dhe drejtojnë persona të tjerë, e pikërisht të pandehurit A.H., H.A., O.A., H.M., për kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”, në atë mënyrë që të njëjtit i drejtojnë këta të pandehur dhe bëjnë organizimin e kontrabandimit të migrantëve sirian dhe migrantëve nga shtetet tjera arabe, duke i përcjellë të njëjtit rrugëve ilegale për t’i futur nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës, dhe nga territori i Kosovës në territorin e Serbisë. Me këtë rast, për këtë periudhë kohore, për çdo ditë kontrabandojnë nga 10 deri 15 migrantë në ditë, e të cilët migrantë destinim të fundit i kishin shtetet e Bashkimit Evropian, ndërsa secili migrant për të kaluar nga territori i Shqipërisë deri në territorin e Serbisë, ka paguar nga 500 euro, e për transport brenda territorit të Republikës së Kosovës ka paguar nga 45 – 100 euro. Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”nga neni 164 par. 5 lidhur me nenin 31 dhe 77, sipas KPRK-së”.

“Ndërsa, të pandehurit A.H., M.H., H.A., O.A., dhe H.M., nga fillimi i muajit mars të vitit 2023, e në vazhdim deri me datë 20.06.2023, merren me kontrabandim me migrantë, në atë mënyrë që i pranojnë migrantët kryesisht arab dhe të shteteve aziatike, nëpërmes rrugëve malore, i kalojnë në territorin e Republikës së Kosovës, ku të njëjtit i grumbullojnë në afërsi të xhamisë së fshatit Vërmicë, ose në afërsi të urës e cila gjendet në autostradë afër fshatit Vërmicë, ku i priste i pandehuri M.H., dhe taksistët të cilët me kombi dhe me vetura udhëtarësh, migrantët e kontrabanduar i transportojnë nga aty, nëpër territor të Republikës së Kosovës”.

“Pastaj i pandehuri M.H., dhe taksistët të cilët i kishte siguruar ai, i transportojnë më tej deri në afërsi të pikë-kalimit kufitar të Jarinjes, dhe me ndihmën e kontrabandistëve e kalojnë kufirin Kosovë-Serbi, jashtë pikë-kalimit kufitar në mënyrë të paligjshme, kundrejt një përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare. Me këto veprime, të pandehurit e lartpërmendur kanë kryer veprën “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 par.1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së”.

“Gjithashtu, të pandehurit S.G., A.H., H.A., dhe O.A., me datë 19.06.2023, në mesnatë, në Prishtinë, në katin e katërt të objektit banesor që gjendet në rrugën “S.M.”, kanë poseduar armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në atë mënyrë që gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes, të njëjtëve u janë gjetur në posedim tri (3) armë zjarri dhe një numër i konsiderueshëm i fishekëve. Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”nga neni 366 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”.

“Po ashtu, i pandehuri O.A., në banesën e lartëcekur në Prishtinë, shkakton rrezik të madh për jetën e personave që kanë qenë brenda banesës, e pikërisht për të pandehurit S.G., A.H., dhe H.A., në atë mënyrë që me pistoletë shtënë disa herë në drejtim të tokës (sheshit) të dhomës së kësaj banese, me ç’rast shkakton rrezik të madh për jetën e tyre. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par.1, sipas KPRK-së”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Islamic Relief Kosova nga Kanada përkrah financiarisht fermerët e Suharekës

0

Komuna e Suharekës ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me përfaqësuesit e Islamic Relief Kosova nga Kanada, për të ndihmuar financiarisht fermerët e kësaj komune. Vlera e mbështetjes arrin në 296,956.52 euro, e cila do të përdoret për sigurimin e mekanizmave modernë bujqësorë, përcjell PrizrenPress.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë ceremonisë së nënshkrimit, falënderoi përkrahësit për këtë ndihmë dhe shprehu besimin se ky bashkëpunim do të sjellë përfitime të mëdha për komunitetin bujqësor.

“Nga ky bashkëpunim fermerët e Suharekës do të përfitojnë 8 lloje të mekanizmit modern bujqësor, si: Freza 1.6m, Freza 1.8m, Motokultivator Frez me kos 4.4, Labina 7.5 Kw me frez, Motokultivator, Mbjellëse Misri 4 rende, Mjellëse Gruri 16 rende, si dhe Automizer për vreshta”, tha ai./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Vdes një 50 vjeçar në Prizren, dyshohet se kreu vetëvrasje

0

Një burrë 50 vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje sot në qytetin e Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 06:00 në rrugën e “Hysen Kraja” në Prizren.

“Policia me të gjitha njësit përgjegjëse menjëherë i është përgjigjur rastit, në vend ngjarje janë informuar se në mëngjes  familjarët e kanë gjetur të varur familjarin tyre, viktimën  mashkull A.B. 50 vjeç, të varur në shtëpinë e tij”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka thënë se nga të dhënat e para dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit  trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa  nga policia hapet rast “Hetim I vdekjes”.

Rasti mbetet në hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve të Prizrenit”, tha Bytyqi. /telegrafi.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Andres Iniesta paralajmëron tërheqjen nga futbolli

0

Legjenda e kombëtares spanjolle dhe Barcelonës, Andres Iniesta mund të deklarojë shumë shpejt tërheqjen nga futbolli i luajtur. Është e përditshmja britanike “The Sun” që ka publikuar lajmin se me shumë gjasa në 8 Tetor do të vij edhe zyrtarizimi i tërheqjes së Iniestës nga futbolli.

Sipas “The Sun” ka qenë vetë Iniesta që ka postuar një video, duke pikturuar një murale të portretit të tij dhe në fund të saj kishte shkruar datën 08.10.2024, duke paralajmëruar tërheqjen nga bota e futbollit, pikërisht në atë datë.

Kujtojmë që Iniesta numëron 131 ndeshje si kapiten i Spanjës, me të cilën ka fituar Kupën e Botës në 2010 si dhe dy kampionate evropianë (2008 dhe 2012). Ndërkohë ai ka zhvilluar 674 ndeshje me fanellën e Barcelonës, duke shënuar 57 gola dhe fituar 37 trofe.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal

0

Në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, kurse në dispozicion të institucioneve shëndetësore janë 85 mijë vaksina. Sot, në mënyrë simbolike në ditën e të moshuarave, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të jepet një numër i vaksinave për personat e moshuar.

Në vend ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. Shumica e komunave tashmë kanë publikuar në faqet e tyre zyrtare, orare qendrat dhe ambulancat e mjekësisë familjare se ku qytetarët mund t’i marrin vaksinat.

Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha për Radio Kosovën se tashmë të gjitha komunat e Kosovës janë furnizuar me vaksina dhe se vaksinimi ka filluar sipas planit për grup-moshat me indikacione shëndetësore, kurse sot, në ditën e të moshuarave në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, do të jepen në mënyrë simbolike disa vaksina për të moshuar:

“Në qendrat kryesore të Mjekësisë Familjare në nivel të Kosovës ka filluar sezona e vaksinimit të kategorive të rrezikuara me vaksinën kundër gripit sezonal dhe ky proces pritet të vazhdojë pa asnjë problem. Sot, në mënyrë simbolike në ditën e të moshuarave, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të jepet një numër i vaksinave për personat e moshuar. Presim të ketë një fushatë vaksinimi të suksesshme me qëllim që të vaksinohen kategoria e grupeve që konsiderohen të rrezikuar: personat të moshuar, ata të moshës mbi 65 vjet, ata me sëmundje kronike, shtatzënat, punëtorët shëndetësorë dhe fëmijët deri në moshën 5 vjeçare, që kanë imunitet të kompromituar”, tha Hoti për Radio Kosovën.

Ndërkaq, Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë, i kanë thënë Radio Kosovës se për vitin 2024 – 2025 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 mijë vaksina të blera në bashkëpunim me UNICEF-in.

Vaksinimi sipas mjekëve specialistë është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e gripit sezonal dhe sëmundjeve tjera serioze infektive./Radio Kosova/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqiptoi 2199 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2199 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 23 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 32 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Malishevë:I mituri arrestohet për vjedhje të rëndë

0

Një i mitur u arrestua nga policia të hënën.

Ai dyshohet se në Kijevë të Malishevës, kishte depërtuar me forcë brenda një shtëpie dhe kishte vjedhur një pushkë, për të cilin pronari i saj kishte leje.

Rasti në polici u denoncu nga nipi i viktimës.

“Pas veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Hetimeve, është arritur të identifikohet i dyshuari, një person i mitur shtetas kosovar. Pas intervistimit, i dyshuari ka pranuar kryerjen e vjedhjes”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

“Policia ka sekuestruar gjësendet e vjedhura, përfshirë një pushkë gjuetie, 13 fishekë, një thikë dhe një mbajtëse të fishekëve (rrip). Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 24 orë”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë në parandalimin e veprimeve kriminale”.