Nën organizimin e Shoqatës për Kulturë “Plejada” dhe mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u mbajt edicioni i nëntë i festivalit multietnik të këngëve tradicionale dhe folklorit “BallkanFest 2024 – Republika e Kosovës”, në Kinemanë Lumbardhi në Prizren.
Ky edicion mblodhi mbi 300 interpretues nga të gjitha komunitetet e Kosovës, si dhe shoqëri kulturore dhe artistike nga vende të ndryshme të Ballkanit.
Festivali synon promovimin dhe ruajtjen e këngëve tradicionale, folklorit dhe valleve, duke theksuar diversitetin kulturor dhe trashëgiminë kulturore të rajonit.
“BallkanFest” përçon mesazhe paqeje dhe bashkëjetese mes popujve, duke kontribuar në forcimin e lidhjeve kulturore dhe ndëretnike në Kosovë dhe më gjerë në Ballkan./PrizrenPress.com/
Çmimi Nobel për Letërsi 2024 i është dhënë Han Kang, një autoreje koreano-jugore, për “prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore”.
Han, 53 vjeçe, e filloi karrierën e saj me një grup poezish të botuara në një revistë të Koresë së Jugut, përpara se ta bënte debutimin e saj në prozë më 1995 me një përmbledhje me tregime të shkurtra.
Më vonë ajo filloi të shkruante vepra më të gjata në prozë, veçanërisht “Vegjetariane”, një nga librat e saj të parë që u përkthye në anglisht. Romani fitoi Çmimin Ndërkombëtar Man Booker në vitin 2016.
Han është autorja e parë koreano-jugore që e fiton çmimin Nobel për letërsi dhe vetëm gruaja e tetëmbëdhjetë nga 117 çmimet e dhëna që prej vitit 1901.
Edicioni i 21 i Festivalit Ndërkombëtar të Stripit dhe Karikaturës në Prizren do të mbahet nga data 11 deri më 18 tetor.
Sipas organizatorëve, 3752 punime nga 693 artistë nga 72 shtete janë dërguar në adresë të festivalit, duke dëshmuar sërish rëndësinë e kësaj ngjarjeje kulturore. Krahas të rriturve, në këtë edicion hapësirë i është dhënë edhe krijuesve nën moshën 18 vjeçare.
“Tema e këtij viti, “Stripi dhe Karikatura si Zhvillim Kulturor”, vë theksin te roli i stripit dhe karikaturës si forma artistike që jo vetëm argëtojnë, por edhe edukojnë dhe kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës. Përmes humorit dhe ironisë, këto forma arti ofrojnë një reflektim të gjendjes shoqërore, politike dhe kulturore në botë, duke ndihmuar publikun të lidhet me çështje të ndërlikuara në një mënyrë të lehtë për t’u kuptuar. Gjatë festivalit, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një sërë aktivitetesh, përfshirë ekspozitat, diskutimet, punëtoritë si dhe aktivitete për të gjitha grupmoshat”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga organizatorët.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve më 11 tetor 2024 nga ora 18:00, në Institutin Yunus Emre në Prizren do të shfaqet filmi ëestern “Damn Ëhite Man”, me pjesëmarrjen e 14 artistëve nga Turqia.
Hapja zyrtare e festivalit është më 12 tetor 2024, në ora 19:00, në galerinë “Shani Efendi”.
Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit burg këngëtarin nga Shkodra Luiz Ejlli, duke e shpallur fajtor për falsifikimin e një deklarate noteriale për të justifikuar paratë e Fatmir Abdurramanit.
Ndërsa, 18 muaj u dënua personit Fatmir Abdurramani që i është hartuar deklarata noteriale.
Vendimi u dha në datën 02.10.2024, në kohën kur ka Ejlli megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, ishte ende në posedim të vulave të noterit.
Foto: Luiz Ejlli/Instagram
Këngëtari Luiz Ejlli gjatë kohës që ka ushtruar profesionin e noterit ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e Fatmir Abdurramani që ishte në hetim. Kjo histori nis në vitin 2021, aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit Fatmir Abdurramani, si të pajustifikuara me burime të ligjshme të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal.
“Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit Luzi Ejlli dhe Fatmir Abdurramani, rezultoi e provuar se i pandehuri Fatmir Abdurramani., në bashkëpunim me të pandehurin Luiz Ejlli ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri Fatmir Abdurramani, e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.
Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri Luzi Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luzi Ejlli. dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.
Konkretisht, i pandehuri Luiz Ejlli, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin , kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri Fatmir Abdurramani., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë’ informon prokuroria e Fierit”. /Shqiptarja.com/
Komuna e Prizrenit do të mbështes përpjekjet e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë për mbledhjen e materialeve dhe dëshmive që ndriçojnë të kaluarën.
Të dyja palët kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për këtë çështje.
“Nënkryetari Kujtim Gashi, nënshkroi protokollin e bashkëpunimit me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, i cili synon t’i avancoj përpjekjet për mbledhjen e materialeve që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
Të shtunën në mbrëmje në Leskovac të Serbisë, kombëtarja serbe do të presë Zvicrën, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 3 të Ligës së Kombeve.
Në pamje të parë, nuk duket të ketë asgjë të veçantë, përveçse një ndeshje të akonshme futbolli, por nëse i rikthehemi të shkuarës, kjo ndeshje është më shumë se speciale dhe e ndjerë jo vetëm nga tifozët e të dyja këtyre vendeve, por edhe nga shqiptarët kudo ku janë.
Sigurisht në kombëtaren zvicerane luajnë disa lojtarë shqiptarë, të cilët edhe në të shkuarën kanë treguar se të luash ndaj Serbisë, vlen më shumë se një sfidë 90 minutëshe.
Sfida e zhvilluar për Kupën e Botës në 2018 do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e çdo tifozi shqiptar, teksa shijuan në maksimum fitoren me përmbysje 2-1 të kombëtares zvicerane, ku të dy golat u realizuan nga futbollistët tanë Xhaka dhe Shaqiri, që nuk mund të mos lotonin pas gëzimit të atyre golave. Edhe në botërorin e fundit në Katar, Zvicra i’a doli të mposhte sërish kombëtaren serbe, këtë here me rezultatin 3-2 dhe sërish Shaqiri arriti të shënonte një gol.
Sigurisht flasim vetëm për futboll dhe mirë është që përplasjet politike të mos interferojnë tek loja e bukur e futbollit, por kur flasim për ngarkesën e lartë që kjo përballje ka, padyshim duket e pashmangshme të mos flasësh për të shkuarën dhe problematikat e vazhdueshme të popullit të shqiptarëve të kosovës dhe shtetit serb.
Megjithatë ka qenë vetë kreu i federates zvicerane të futbollit, i cili theksoi se nga ana e tij nuk do të ketë asnjë kërkesë për shtim të masave të sigurisë kjo pasi ai beson fortë tek masat që UEFA dhe vetë organizatorët e kësaj ndeshje do të marrin. Gjithashtu lidhur me lajmet se tek skuadra e zvicrës është diskutuar se Granit Xhaka për çështje sigurie mund të mos udhëtonte me ekipin, ai i mohoi kategorikisht, duke theksuar se kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë.
Shoqata e Gazetarëve të Prizrenit ka përkujtuar gazetarin Myrfet Shasivari, i cili ndërroi jetë në muajin gusht të këtij viti.
Kryeredaktori i RTV “Besa”, Qazim Thaçi, tha se Myrfeti ishte një gazetar i kompletuar. “Myrfeti do të mbetet i paharruar sepse ka lënë një trashëgimi të pasur në fushën e gazetarisë,” tha Thaci.
Në këtë takim përkujtimor, kolegët e tjerë kujtuan momentet më të rëndësishme që kanë pasur gjatë punës me gazetarin Myrfet Shasivari./PP/
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2401 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 22 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 30 me dëme materiale.
Policia njofton se janë arrestuar 13 persona, ndërkaq 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Zgjedhjet e 9 shkurtit janë afruar. Tashmë, partitë politike po i përgatisin listat zgjedhore me emrat e kandidatëve të mundshëm për deputet të Kuvendit të Kosovës.
LDK e AAK, pritet që t’i përfshijnë nëpër listat e tyre zgjedhore edhe disa kryetar të Komunave të Kosovës.
Por, PDK, nuk pritet ta përfshijë kryetarin e Prizrenit.
Këtë e ka konfirmuar Shaqir Totaj, i cili u inkuadrua në një bisedë në mëngjesin e sotëm në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova.
“Nuk do të jem kandidat, do të qëndrojë Kryetar i Prizrenit, ashtu siç e kam marrë besimin e qytetarëve”, theksoi Totaj. Por, ai tha se do të ndihmojë me aq sa ka mundësi kandidatët dhe partinë e tij gjatë fushatës në Prizren, dhe kudo tjetër në Kosovë.
Një person ka raportuar se ishte rrëmbyer nga persona të tjerë dhe ishte dërguar në Shqipëri.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:15, në Prizren.
Tutje thuhet se Policia e Shqipërisë kanë arritur të ndalin veturën e të dyshuarve dhe më pas ata i janë dorëzuar Policisë së Kosovës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte rrëmbyer nga dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i R. Shqipërisë dhe tjetri shtetas i R. Kosovës dhe ishte dërguar në R. Shqipërisë. Policia e R. Shqipërisë kanë arritur të ndalin veturën e të dyshuarve dhe më pas ata i janë dorëzuar Policisë së Kosovës”, thuhet në raport.
Ndërsa siç bëhet e ditur viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.