Home Blog Page 874

Zhduket një vajzë në Suharekë

0

Një grua ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:00 në rrugën “13 qershori”, në Suharekë.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Më 09.10.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhje e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Antidroga me aksion në Prizren, sekuestrohen substanca narkotike

0

Njësia e Antidrogës ka zhvilluar dje një aksion në Prizren, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës.

Bazuar në informacionet e para, pas kontrolleve të kryera nga ana e Policisë, është gjet një sasi e marihuanës dhe pajisje për përpunimin e rogës.

Aksioni është zhvilluar në rrugën “Sefedin Laqi”, nën dyshimin për shitje dhe shpërndarje të drogës.

Personi i dyshuar nuk është gjetur në shtëpi, por Policia gjatë kontrollit në objektet rreth – në stallën e bagëtive të familjes ka gjetur dhe sekuestruar rreth 90 fara të kanabisit.

/GazetaSinjali/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot i vranët

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë celsius, a maksimalet ndërmjet 20-24 gradë.

Ndërsa të premten do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 18-22 gradë.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftim.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Peja mposht Prizrenin

0

Peja ka fituar ndeshjen e mbetur të javës së dytë të ProCredit Superligës, duke mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 96:77 (26:25, 23:14, 21:27, 26:11).

Më i miri te Peja ishte Darrnell Coëart me 24 pikë e 12 kërcime, derisa te Proton Cable Prizreni më i miri ishte Lenzelle Smith me 22 pikë e tetë kërcime.

Peja ka dy fitore e dy humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni ka një fitore e tri humbje.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Isni Kilaj, kandidat për deputet i koalicionit AAK-NISMA+

0

Ish-kryetari i komunës së Malishevës, Isni Kilaj ka konfirmuar përmes llogarisë së vet në “Facebook”, se do të jetë kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma+, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Kilaj e ka bërë publik edhe slloganin që do të përdoret gjatë fushatës zgjedhore.

Njoftimi i plotë i Kilajt:

“Bashkë ia dalim” është sllogani që do përdorim në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme! Sot e mblodha Shtabin Zgjedhor! Unë do jem kandidat për deputet me koalicionim AAK-NISMA +. Malisheva do të unifikoj votat për të dërgu përfaqësues të saj në Parlamentin e Kosovës! Na priftë e mbara!

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Hamza në Prizren: Çmimet, pagat dhe siguria sociale, shqetësimet kryesore të qytetarëve

0

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet e përditshme të tyre.

Hamza deklaron se Kosovës i duhet një qasje e re për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Çmimet, pagat, siguria sociale, shëndetësia dhe arsimi ishin vetëm disa prej shqetësimeve të tyre. Kosovës i duhet një qasje e re për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, shkruan Hamza.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjykata e Prizrenit cakton paraburgim për inspektorin e ndërtimtarisë, Bashkim Krasniqin

0

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj inspektorit të ndërtimtarisë të Komunës së Prizrenit, Bashkim Krasniqi, në seancën e mbajtur më 09.10.2024.

Prokuroria për të pandehurin Krasniqi dyshon ta ketë kryer veprën penale – keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar dhe kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Kërkesë që është miratuar nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Teuta Krusha.

Në vendim thuhet se “duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyrën në të cilën dyshohet të jetë kryer vepra penale, dhe karakteristikat personale të të pandehurit, faktin se është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër të njëjtë penale (keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar), Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”.

Ndërsa, në seancë, prokurorja Ervehe Gashi lidhur me dyshimin për të pandehurin tha se më 09.09.2024, në fshatin Landovicë, pikërisht në dy ngastra kadastrale në Landovicë, Bashkim Krasniqi në cilësinë e personit zyrtar – inspektor i ndërtimtarisë pranë Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare dhe me qëllim të përfitimit të ndonjë dobie për personin tjetër – investitorin e objektit në atë mënyrë që gjatë ekzekutimit të urdhrit të ekzekutimit të datës 12.08.2024, të lëshuar nga Drejtoria e Inspektorateve të Ndërtimtarisë të Komunës së Prizrenit, i cili ishte nxjerrë nga i pandehuri në cilësinë e inspektorit përgjegjës të ndërtimtarisë, nuk i përmbush detyrat e caktuara me këtë urdhër ekzekutimi.

Me këtë urdhër, sipas Prokurorisë, lejohej ekzekutimi i aktvendimit të plotfuqishëm dhe të ekzekutueshëm të Inspektoratit të Ndërtimtarisë të datës 06.03.2024, ku është përcaktuar të zbatohet ekzekutimi i detyrueshëm të objektit Ranch për kalërim në tejkalimin e të gjitha punimeve të kryera jashtë lejes ndërtimore në dy parcelat kadastrale.

Kështu, thuhet tutje në dosjen e Prokurorisë, i pandehuri në tërësi nuk e kryen rrënimin e objektit, duke rrënuar vetëm një pjesë të objektit të ndërtuar pa leje, të cilat nga investitori ishin shënuar me numrin 17, 18, 19 dhe 20, ndërsa pjesën tjetër të ndërtuar pa leje, të shënuar me VIP1, VIP2, 10, 11, 14, 15, dhe objektin për pagesë, nuk i rrënon, ashtu siç e parasheh rrënimin dispozita e nenit 3, paragrafi 1, pika 1.13 e Ligjit për ndërtim.

Gjithashtu, sipas Prokurorisë, në procesverbalin për inspektimin e kryer të Drejtorisë së Inspektorateve, në kundërshtim me gjendjen faktike, konstaton se më  09.09.2024 është bërë rrënimi i tërësishëm i objektit për të cilin nuk posedon leje, ndërsa në pjesën ku ka tejkalim nga leja ndërtimore është bërë demolimi i kulmit, ku është bërë e pamundshme shfrytëzimi i hapësirës në atë pjesë, me ç’rast me veprimet e tij i shkakton dobi pasurore investitorit në vlerën e objekteve të parrënuara.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Kështu, prokurorja në fjalë potencoi që nga Gjykata kërkon caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Krasniqi.

Ndërsa mbrojtësi i të pandehurit Bashkim Krasniqi, avokati Blerim Mazreku, e kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë së Prizrenit.

Ndër të tjera avokati tha se nuk është plotësuar kushti ligjor i paraprarë në nenin 184, paragrafi 1, pika 1.1, sepse nuk ekziston dyshimi i bazuar se i mbrojturi ka kryer vepër penale. “Kjo për faktin se, siç dëgjuat Prokurorinë, nuk ka asnjë pretendim se i mbrojturi ka çfarëdo raporti familjar, biznesor, shoqëror ose monetar me investitorin. Pra, shtrohet pyetja pse do të duhej Bashkim Krasniqi të kishte qëllim të favorizonte investitorin? A ekziston vepra penale – keqpërdorimi i detyrës zyrtare në mungesë të çfarëdo lloj prove në këtë drejtim?”.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“E njoftoj Gjykatën dhe Prokurorinë se në këtë çështje investitori ka paraqitur edhe një kërkesë që, vullnetarisht, t’i rrënojë, me qëllim që të mos i shkaktohen dëme dhe procedura e rrënimit për këto pjesë t’i kushtojë sa më lirë, e që është edhe ligjore dhe humane. Kjo kërkesë është paraqitur para se të ftohej Bashkim Krasniqi që të paraqitej në zyrën e Policisë, e madje edhe para se të fillohet me rrënim e kjo është data 04.09.2024” – deklaroi avokati Mazreku./Kallxo.com/

Selmanaj me bashkëpunëtorë vizituan artizanët e filigranit në Prizren

0

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka realizuar një vizitë tek mjeshtrit e filigranit, një nga zejet më të vjetra dhe të njohura të qytetit.

Filigranistët, të cilët përmes veglave dore dhe teknikave tradicionale krijojnë objekte artistike nga argjendi, bakri, qelibari dhe gurët e çmuar, kanë bërë që Prizreni të njihet në mbarë botën për këtë mjeshtëri të veçantë.

Gjatë takimit, ata diskutuan për sfidat që hasin në ruajtjen dhe zhvillimin e kësaj zeje fisnike dhe unike.

Selmanaj dhe ekipi i tij theksuan rëndësinë e mbështetjes institucionale për ruajtjen e filigranit dhe u zotuan se do të angazhohen për përfshirjen e kësaj zeje në programet e institucioneve edukative profesionale. Gjithashtu, ata premtuan se do të punojnë që filigranistët dhe veprat e tyre të trajtohen si vlera të veçanta kulturore, duke u mbrojtur nga shteti në mënyrë që kjo traditë e rrallë të mos zhduket.

“Ky profesion i rrallë dhe i rëndësishëm për identitetin e Prizrenit meriton përkujdesje të veçantë dhe mbështetje nga institucionet shtetërore”, u shpreh Selmanaj.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, priti në takim kryetarin e Haraqinës, Ridvan Ibraimi

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në një takim pune kryetarin e Komunës së Haraqinës (Shkup), Ridvan Ibraimi, së bashku me delegacionin e tij.

Takimi u fokusua në diskutime për thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave, me theks të veçantë në fushën e ambientit.

Gjatë takimit, Kastrati shprehu gatishmërinë e Komunës së Malishevës për të zgjeruar bashkëpunimin me komunat nga Maqedonia e Veriut, kryesisht ato shqiptare, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e projekteve që përfitojnë të dyja komunat.
Nga ana tjetër, kryetari Ibraimi falënderoi kryetarin Kastrati për mikpritjen dhe shprehu nevojën për bashkëpunim më të afërt, veçanërisht në çështjet që lidhen me mbrojtjen e ambientit.

Ai sugjeroi që përmes fondeve të Bashkimit Evropian, të realizohen projekte të përbashkëta që do të ndihmojnë të dyja komunat.

Përveç kësaj, dy kryetarët diskutuan edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët, duke u angazhuar për të avancuar bashkëpunimin në të ardhmen.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Bledar Devolli në krye të Lirisë

0

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Bledar Devollit si trajner të ri të ekipit, përcjell PrizrenPress.

Me një karrierë të pasur dhe përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, Devolli sjell me vete vizion dhe profesionalizëm.

“Klubi beson se nën drejtimin e tij, FC Liria do të vazhdojë rrugën drejt suksesit dhe do të përmbushë objektivat e saj,” tha klubi në një njoftim./PrizrenPress.com/