Home Blog Page 875

Lojtari i Zvicrës thotë se ka mësuar shumë nga Shaqiri

0

Sulmuesi Dan Ndoye është paraqitur të mërkurën në konferencën për shtyp të Zvicrës para ndeshjes me Serbinë.

Ndoye luan për Bolognan, ndërsa kthehet te Zvicra pasi mungoi në ndeshjet e shtatorit për shkak të një lëndimi. 23-vjeçari ka folur edhe për Xherdan Shaqirin, që tashmë i ka dhënë fund karrierës me përfaqësuesen zvicerane.

“Shaqiri është lojtar që mund ta ndryshojë ndeshjen në një moment. Na takon ne lojtarëve ofenzivë për të vendosur ndeshjen. Kam mësuar shumë nga Shaqiri”, ka thënë Ndoye.

Për largimin e Shaqirit, Yann Sommerit dhe Fabien Scharit nga përfaqësuesja e Zvicrës, Ndoye ka thënë se është humbje.

“Është humbje për ekipin tonë. Por duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të  përmirësohemi. Për mua ishte nder i madh të luaj me Sommerin, Scharin dhe Shaqirin. I kam admiruar ata duke i parë në televizoon. Por duhet  të pranojmë këtë dhe të lëvizim para”, ka thënë ylli  i ri i Zvicrës.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia dhe nxënësit e një shkolle në Malishevë me aktivitet sensibilizues për sigurinë në trafik

0

Sot në Malishevë është mbajtur një aktivitet sensibilizues nga policia dhe nxënësit e një shkolle për qytetarët në lidhje me sigurinë në trafik.

Komuna e Malishevës përmes një njoftimi tha se përveç pjesës teorike, nxënësit të veshur me uniforma policie morën pjesë aktive në terren, duke kryer kontrolle simbolike të automjeteve dhe ndalur kalimtarët si dhe shpërndanë broshura me këshilla për sigurinë në trafik.

“Sot, në Malishevë, u zhvillua një aktivitet i veçantë për rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë në trafik, organizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim dhe SHFMU “Ibrahim Mazreku”.

“Gjatë aktivitetit, nxënësit e kësaj shkolle, nën shoqërimin e zyrtarëve policorë, u përfshinë në një nismë edukative dhe praktike për të promovuar rregullat e trafikut dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Shefja e asamblistëve të PDK-së në Malishevë poston foto me Limajn e Kilajn, partia e shkarkon nga të gjitha funksionet

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Malishevë, ka vazhduar luftën me Nismën Socialdemokrate në këtë qytet. Kësaj radhe, PDK’ja ka shkarkuar Mirlinda Gashin nga pozita e shefes së grupit të asamblistëve të kësaj partie. Kjo, nën pretendimin se, përveç tjerash, publikoi foto me Fatmir Limaj dhe Isni Kilajn.

“PDK nuk është parti ku realizohen apetite e interesa personale, PDK është parti që angazhohet për interesat e përgjithshme. Misionin do ta vazhdojmë bashkë me të gjithë ata që kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë në vlerat e PDK-së dhe në rikthimin e madh me kryeministër, Bedri Hamza”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Ata ranguan një listë arsyesh pse kanë shkarkuar Gashin nga kjo pozitë. Sipas tyre, Mirlinda Gashi “kohëve të fundit disa herë kishte pasur takime të fshehta” me zyrtarë të Nismës Socialdemokrate.

“Publikimi i fundit i fotos, ku prezente ishte edhe Mirlinda Gashi, bashkë me ata që u munduan e po mundohen çdo ditë ta dëmtojnë PDK-në, Fatmir Limaj e Isni Kilaj… Mirlinda Gashi në vazhdimësi ka bojkotuar takimet dhe aktivitetet e kryesisë së degës, duke treguar dilema të qëndrimit të saj në PDK”.

“Pa marrë parasysh përpjekjeve të vazhdueshme për ta goditur e dobësuar, ne do të vazhdojmë tutje më të fortë se kurrë në përmbushje të misionit tonë politik, bazuar në vlera të shëndosha profesionale e morale, për rikthimin e madh të PDK-së, me kryeministër Bedri Hamza”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

AUV mbyll një operator ilegal në Prizren për trajtimin e nënprodukteve shtazore, largon 500 kilogramë produkte

0

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), pas një raportimi nga qytetarët, ka zbuluar se një biznes po operonte ilegalisht në trajtimin e nënprodukteve të kafshëve të therura.

Ky subjekt, i cili nuk kishte asnjë licencë për të ushtruar veprimtarinë, ishte duke përpunuar nënprodukte pa përmbushur kushtet minimale teknike dhe sanitare.

Sipas njoftimit të AUV, ekipi inspektues ka urdhëruar menjëherë largimin dhe tërheqjen e mbetjeve të nënprodukteve, për të parandaluar ndotjen dhe rreziqet për shëndetin publik, dhe gjithashtu ka bërë mbylljen e subjektit.

“Lokacioni do të mbahet i mbikëqyrur nga organet shtetërore dhe njëkohësisht ndaj operatorit do të iniciohet procedura për gjykatë. Çdo operatorë ekonomik i cili nuk përmbush kriteret ligjore për të ushtruar llojin dhe natyrën e veprimtarisë ekonomike”, thuhet në njoftim.

Në këtë rast, janë hequr rreth 500 kg produkte të ndaluara.

AUV shprehu falënderime për qytetarin që raportoi situatën. Rasti është trajtuar nga Inspektorët veterinarë të zyrës rajonale të AUV-së në Prizren.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Prizren: U shty në mungesë të dëshmitarëve, vazhdon seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandë me duhan

0

Në Gjykatën Themelore në Prizren sot nga ora 10 do të vazhdojë seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan.

Në seancën e sotme do të bëhet shikimi i CD-ve si prova materiale.

Lajmi për vazhdimin e kësaj seance është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i kësaj gjykate, Marcel Lekaj.

Kjo seancë ishte shtyrë të martën vetëm rreth një orë pas fillimit.

Seanca e djeshme ishte mbajtur vetëm një pjesë, pastaj për shkak të mungesës së dy zyrtarëve policorë në cilësinë e dëshmitarëve ajo ishte ndërprerë.

“Mungesën e dëshmitarëve ditën e djeshme të njëjtit e kishin arsyetuar tek Prokurorja e rastit e cila i ka propozuar si dëshmitarë për shkak të angazhimit të tyre në një plan operativ”, tha ai.

Më 17 maj, Dogana e Kosovës kishte njoftuar për përfundimin e operacionit “Katrani”, që kishte nisur në vitin 2018-të.

Ndaj 13 personave ishte ngritur aktakuzë për kontrabandim me 80 mijë kilogramë duhan.

Kjo e kishte dëmtuar buxhetin me 3 milionë euro.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Dita Botërore e Postës

0

9 tetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Postës.

Shërbimet postare janë shërbimet më të vjetra dhe më të përdorshmet. Ato lindën së bashku me njerëzimin, si një nevojë e domosdoshme e komunikimit midis fiseve, krahinave e rajoneve të ndryshme.

Në periudhën e hershme ato u realizuan në forma të ndryshme duke shfrytëzuar edhe relievin natyror dhe pozicionet gjeografike, duke përdorur sinjale me zë, me zjarre e forma të tjera.

Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, avancuan mënyrat e komunikimit, filluan të përdoren lajmëtarët që lëviznin me këmbë, me ditë të tëra për dërgimin e lajmit, filluan sinjalet me brirë, daulle, sinjale ndriçuese, të cilat përbëjnë edhe fillimin e organizimit të shërbimit postar.

Dokumenti i parë i shërbimit postar është gjetur në Egjipt dhe daton rreth 255 vjet përpara lindjes së Krishtit. Sipas këtij dokumenti, shërbimi postar është prezent në të gjithë kontinentet në formë të mesazheve, për dërgimin e tyre udhëtohej me ditë e muaj nga një kontinent në tjetrin.

Ky lloj shërbimi sigurisht erdhi duke u zhvilluar e përsosur si një nevojë e domosdoshme e komunikimeve universale, ku filluan të përdoren kalorësit dhe karrocat me kalorës dhe në raste të veçanta të shoqëruar me forca të tjera.

Një rëndësi të veçantë në këtë periudhë mori shpejtësia e dërgimit të mesazheve dhe mbrojtja e lajmëtarëve. Në shumë vende lajmëtarët filluan të shoqëroheshin me mjetet e kohës duke transmetuar lajmin në formë stafete deri në mbërritjen në destinacion.

Në këto momente konfigurohet realisht simboli tani i pa zëvendësueshëm i lajmëtarit (sot shpërndarësi i postës), i cili tani është transmetuesi dorë më dorë i të gjitha mesazheve të shkruara, mesazhe të cilat nuk mundi t’i zëvendësojë as teknologjia e sotme moderne.

Me lindjen dhe zhvillimin e sistemit kapitalist, shërbimi postar u bë një domosdoshmëri e veçantë komunikimi ndërmjet vendeve që tani kishin një zhvillim të shpejtë industrial.

Rritja e shpejtë e sektorëve të ndryshëm të ekonomive të vendeve të ndryshme e kryesisht atyre të zhvilluara, u shoqërua edhe me dendësinë e madhe të dokumentacionit.

Një tjetër simbol i veçantë i bashkëngjitet simboleve të postës automjete të veçanta për transportin e postave me emblemë e simbole njohëse për publikun. Kërkesa për komunikime me shpejtësi ndërmjet vendeve në kontinente të ndryshme rritën koston e këtij shërbimi. Njëkohësisht filloi të rritej me shpejtësi komunikimi me shkrim ndërmjet njerëzve si e vetmja mënyrë komunikimi ndërmjet tyre.

Në këto kushte lindi si domosdoshmëri përcaktimi i rregullave universale të komunikimit dhe mënyrat e pagesave. Në fillim të shekullit 17, filloi shkëmbimi i dërgesave postare ndërmjet vendeve, bazuar në marrëveshje bilaterale ndërmjet tyre, por që vazhdonte të mbetej shqetësim mënyra e pagesës së shërbimit për shkak edhe të kostove të larta të tij.

Futja e teknologjive të reja të komunikimit ndërmjet vendeve dhe njerëzve, diktuan nevojën e përsosjes të mëtejshme te shërbime postare në mbarë botën, duke kaluar në përdorimin e teknologjive moderne edhe për realizimin e shërbimeve postare, të cilat ndikuan shumë shpejt në rritjen e shpejtësisë të lëvizjes së objekteve postare.

Me gjithë shpejtësinë e madhe të zhvillimit të komunikimeve elektronike, roli i postës vazhdon të jetë i pranishëm kudo në botë si një shërbim i domosdoshëm dhe shumë i përdorur në çdo vend./kp

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Moti sot me diell por me vranësira të pjesshme

0

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme , kryesisht rreth relievit malor”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Amarildo Bakaj pezullon ndeshjet pas dëmtimit të vëllait të tij

0

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht pjesëmarrjen në ndeshjet e tij, pas dëmtimit të rëndë të vëllait të tij në ndeshjen e fundit.

Vëllai i tij, Roberto, theu dorën gjatë ndeshjes ndaj Shaban Hamadi Jongo, dhe Amarildo, i cili ka ndarë ringun me të që nga fillimi i karrierës si në boksin amator ashtu edhe atë profesionist, ka vendosur të mos ndeshet deri sa ai të rikuperohet.

“E kemi nisur bashkë nga zero dhe gjithmonë jemi ndeshur bashkë. Dikur nuk kishim asgjë, por kishim njëri-tjetrin. Ai dëshiron që unë të ndeshem, por e di sa shumë do të lëndohej që s’po ndeshet edhe ai,” ka shkruar Bakaj në një postim emocional në Facebook.

Për boksierin, përkushtimi ndaj vëllait të tij është më i rëndësishëm se karriera e tij profesionale, duke theksuar se jeta dhe liria janë ato që vërtet kanë rëndësi./PrizrenPress.com/