Thaçi: Reformat demokratike po vazhdojnë

Thaci7-03Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, një ditë para mbajtjes së seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën do të diskutohet raporti rreth zhvillimeve në Kosovë, ka thënë se është arritur progres në vend. Ai ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se reformat demokratike po vazhdojnë në politikë, ekonomi dhe legjislacion.

“Nesër do të flas në seancën e rregullt të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do t’i paraqes të arriturat e fundit në shtetin tonë: organizimi paqësor dhe demokratik i zgjedhjeve lokale në territorin e tërë republikës; subjektiviteti ndërkombëtar është forcuar dhe konsoliduar, sot Kosovën e kanë njohur 105 shtete; dialogu mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdon në Bruksel duke u bërë shembull për tërë botën; zbatimi i marrëveshjeve ka hyrë në fazën dinamike dhe të prekshme për qytetarë të Kosovës; reformat demokratike po vazhdojnë në politikë, ekonomi dhe legjislacion. Jemi duke ndërtuar çdo ditë, së bashku me çdo qytetar, Kosovën evropiane, të vlerave euroatlantike me vizion që të jemi pjesë e pandashme e OKB-së, BE-së dhe NATO-s”, ka thënë Thaçi.

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit