20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 8774

Bie numri i lindjeve në Prizren

0

BebaKrahasuar me vitin paraprak del se gjatë vitit 2013, në komunën e Prizrenit numri i fëmijëve të porsalindur ka shënuar rënie për 1.201 fëmijë, ndërsa janë regjistruar më shumë raste të vdekjeve, ndërsa është rritur numri i martesave.

Shënimet në zyrën e gjendjes civile në Prizren flasin për 3.367 foshnja. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kur janë regjistruar 4.568 foshnja del se gjatë vitit 2013 kanë lindur 1.201 fëmijë më pak.

Ruzhdi Hoxha, koordinator për sektorin e ofiqarisë të Komunës së Prizrenit, tha për “Zërin” se gjatë vitit të kaluar është shënuar një rritje e numrit të të vdekurve, që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, kur në librin përkatës ishin regjistruar 763 raste, në vitin 2013 janë regjistruar 943 apo 180 më shumë.

Ai tha se gjatë vitit të kaluar numri i martesave është rritur. Rastet e celebrimit pothuajse kanë shënuar ngritje për 50 për qind. Në krahasim me vitin paraprak, kur ishin kurorëzuar 917 çifte, me 2013 numri i tyre është rritur për 426 sosh.

Numri më madh i martesave zyrtare në Prizren është shënuar gjatë muajit korrik dhe gusht – koha e pushimeve të bashkatdhetarëve, të cilët punojnë në vendet perëndimore, e cila shfrytëzohet edhe për organizimin e dasmave.

Megjithatë vlerësohet se gjatë këtij harku kohor, numri i martesave është më i madh, por dihet se disa çifte të reja, sidomos ato në zonat rurale zakonisht kurorëzimin e bëjnë më vonë apo disa muaj pas ceremonisë private të martesës.

Në vitin 2013 numri i prishjeve martesore në Prizren ka qenë pothuajse i njëjtë. Në periudhë janë regjistruar 224 raste, apo 5 më pak se në vitin 2012. Hoxha sqaron se divorcet janë bërë në bazë të vendimit të gjykatës, ndërsa komuna vetëm evidenton rastet e kësaj natyre në regjistrat e personave përkatës.

Hoxha tha se martesat e përziera kanë qenë më të shumta për 19 raste gjatë vitit të kaluar. Në të shumtën celebrime kanë bërë shqiptarët me shtetase gjermane. Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe shqiptarët të cilët kanë shtetësi të huaj, të vendeve ku jetojnë dhe martohen me shtetas të Kosovës.

Gjykime të ministrave dhe zëvendësministrave

0

Hamdi IbrahimiKryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, në emisionin “Puls” të drejtuar nga Mefail Bajqinovci në KTV, bëri publike se priten gjykime të ministrave dhe zëvendësministrave.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit “Puls”, Hamdi Ibrahimi, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, për herë të parë bëri publike se në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin e Krimeve të Rënda, pritet të gjykohen zyrtarë të profileve të larta, si ministra dhe zëvendësministrave për korrupsion.

I pyetur se kush po aplikon për amnisti në gjykatën ku ai e drejton, Ibrahimi përgjigjet se “për amnisti kam pranuar kërkesa nga bizneset që ju kanë shmang tatimit nga importi i mallrave ku kemi të bëjmë me shifra të larta por ne i kemi refuzuar krejt këto kërkesa për amnisti”.

Në insistimin e drejtuesit të emisionit se a do të amnistohet djemtë e Adem Grabovcit për sulm ndaj policit dhe Enver Sekiraqa, Kryetari i Gjykatës bëri me dije se nuk do amnistohen as djemtë e Adem Grabovcit, kurse për rastin Sekiraqa “është tejkaluar kjo çështje ka një vendim që një pjesë e dënimit e cila është parashkruar gjatë ekzekutimit të sanksionit penal sa ishte në vuajtje të dënimit është pezulluar, por në ndërkohë i është ndërruar statusi Enver Sekiraqës dhe tash është në paraburgim dhe nuk ka as për Sekiraqën amnisti”.

“Unë po ju drejtohem edhe një herë shikuesve se të gjithë ata që aplikojnë për amnisti ta harrojnë se nuk ka amnisti për shmangie tatimit as për sulme ndaj personit zyrtar krejt i refuzojmë sepse ligji nuk lejon. Kuptojeni”, ka thënë Hamdi Ibrahimi.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, gjatë debatit, i drejtohet Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës se ka interferime politike në gjykata dhe prokurori.

“Gjykatësit dhe prokurorët telefonohen nga politikanët këtë e tha edhe ambasadori gjerman, pra vetë prokurorët dhe gjykatësit të cilët i nënshtrohen vet politikës”, tha Musliu.

Ndërsa, Hamdi Ibrahimi tha se politikanët telefonojnë tek ata prokurorë dhe gjykatës “që janë të lakuar”.

“Nëse mbajnë distancë prokurorët dhe gjykatësit si duhet, nuk do t’i telefon askush. Pse mua nuk më telefonon asnjëherë politika. Ne si gjykatës nuk i kemi pagat e njëjta me prokurorinë e shtetit, pra, jemi diskriminuar nuk jemi në pozitë të barabartë. Gjyqtari i departamentit të krimeve e rënda e ka pagën më të lartë se prokurori i të njëjtit nivel se di pse po ndodhë kjo”, ka thënë Ibrahimi.

Në pyetjen e drejtuesit të emisionit se sa ka mbështetje Gjykata Themelore në Prishtinë nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ibrahimi thotë se “ne kemi dërguar në Sekretariatin e Këshillit Gjyqësor raste për procedura disiplinore të gjykatësve, pra i kemi adresuar në këtë sekretariat por ky institucion ka dështuar ta kryen punën duke ditë çfarë shkelje të rënda në punë janë bërë nga gjykatës”.

Betim Musliu tregon se si gjykatësit kanë frikë nga politikanët. “Është bërë padi për shpifje kundër Kryeministrit dhe nuk ka pas guxim gjykatësja në fjalë ta marrë rastin dhe ta gjykojë. Në këtë gjykatë ka shumë gjykatës të sistemit të kaluar dhe nuk besoj shumë në punën e tyre”, u shpreh Musliu.

Përse është Florini në Vetëvendosje?

0

FlorinKrasniqi-VVDeputeti i Vetëvendosjes Florin Krasniqi ka thënë në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës se ai beson në qendrën e majtë, përderisa ka folur për privatizimin e Kosovë.

“Unë jam kapitalist por me bindje jam majtist i qendrës dhe për këtë jam në Vetëvendosje”, ka thënë Florin Krasniqi.

“Unë jam i qendrës së majtë, qendra e majtë është qaty ku jam unë. Ish kanë mirë me thirr Albinin me sqaruar, një fabrikë që i ka pas 2 mijë punëtore, ku janë ata 2 mijë punëtorë”, ka thënë ai.

“A e dinë pse unë jam i majtë sepse më shumë të drejta ka pasur rrogëtari me Kanun të Lekë Dukagjinin sesa dikush tjetër”.

Duke folur për privatizimin e hidrocentralit Krasniqi ka thënë se është hetuar edhe nga Amerika psei që ka marrë një kredi dhe po të ishte bërë në mënyrë ilegale privatizimi i Hidrocentralit, banka e Amerikës nuk i kishte dhënë 5.5 milionë dollarë.

“Më mirë është për mua personalisht me e marrë në koncesion hidrocentralin dhe jo me privatizim”, ka thënë Florin Krasniqi.

“Unë kam qenë kundër mënyrës qysh është privatizuar Zastave dhe mënyra e përfshirjes sime në privatizim. Unë nuk dua me privatizuar sene, nuk jam ithtarë i asaj me kanë e jemja, e jemja…”, ka thënë ai.

Ndërkaq duke folur për privatizimin e Zastavës, fabrikës së auto-pjesëve, Krasniqi ka thënë se më parë në atë fabrikë janë prodhuar edhe pjesë për Armatim, por që ai ka humbur në privazimin e saj, edhe pse ka qenë me aksione më të vogla se dy partnerët e tij në këtë fabrike.

Krasniqi ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të krijoi strategji për privatizimin dhe vazhdon të jetë një shtet tregtar.

Ai ka akuzuar deputetët që nuk kanë pasur idenë se çfarë ka bërë UNMIK-u këtu.

“Edhe kështu të shiten kompanitë më i shit lirë nuk është mirë. E kam ble auto-pjesëve, kam humb shumë, e kam shit dhe i kam mbuluar humbjet”, ka thënë ai.

Duke folur për privatizimin e Zastavës ai ka thënë se ka ndryshuar teknologji dhe shumë investitor në Kosovë që munden me u ulë me fol për Kosovën.

“Askush nuk mund të vijë sepse kanë humbur nerva dhe nuk kanë kohë që të merret me këtë punë sepse janë mërzit me këto gjëra”, ka thënë ai.

Ai ka folur për takimet me Dino Hasanaj përderisa ka thënë se dy privatizime dhe aktivizimin e hidrocentraleve në Deçan i ka bllokuar Ministria e Ambientit.

“Është dashur që të niset me ndonjë projekt më të madh pra kam vërejtje në VV se është dashur të niset me aeroport dhe ne do të hetojmë deri në palcë të AKP-së”.

Na jemi çdo kohë dhe çdo herë të gatshëm për të hyrë në zgjedhje. Ne jemi për një zgjedhje sa më shpejt të mundshëm.

Ai ka thënë se VV ka mësuar prej gabimeve dhe se gjatë zgjedhjeve të fundit ka pasur më shumë votime familjare.

Ai ka thënë se Vetëvendosja nuk do të fiton për shkak se Bashkësia Ndërkombëtare nuk dëshiron që VV të fitoi në Kosovë.

Tutje, ai ka thënë se do të vazhdoi të jetë në Vetëvendosje derisa ajo vazhdon të jetë një parti e qendrës së majtë dhe se mund të largohet nga ajo vetëm nëse devijon nga ky orientim.

Begaj, priti drejtoreshën rajonale të OSBE-së, Bonottin

0

begaj osbeKryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, drejtoreshën e OSBE-së për rajonin e Prizrenit, Sara Bonotti, me të cilën ka biseduar për rrjedhat e përgjithshme në Malishevë dhe për rritjen e bashkëpunimit mes Komunës dhe OSBE-së, në fusha të ndryshme.

Fillimisht,Bonotti, e uroi kryetarin Begaj, për suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit lokale dhe për pozitën e të parit të Malishevës, si dhe e përgëzoi që në mesin e udhëheqësve të drejtorive komunale, ka emëruar një femër për udhëheqjen e një drejtorie komunale, si një akt jo i zakonshëm në komunat e regjionit të Prizrenit, pasi të pakta janë rastet kur femrave ju ofrohet menaxhimi i një departamenti të caktuar.

Më pas, Begaj e Bonotti, kanë biseduar për çështje të ndryshme, që lidhen me Komunën e Malishevës, e që janë pjesë e monitorimit, që bën OSBE-ja, ku u vlerësua lartë gatishmëria e kryetarit, për bashkëpunim me qytetarët, përmes takimeve të drejtpërdrejta në terren, pastaj bashkëpunimi me zyrën për informim publik, në projektin e OSBE-së për bashkëpunim ndërkomunal, si dhe për përkrahjen e grupeve të rinisë, përkatësisht

Këshillit Lokal Rinor në Malishevë dhe për grupet e femrave.
Në këtë takim, u diskutuan edhe çështje tjera, që kanë të bëjnë me Kuvendin e Komunës dhe qeverinë komunale, ku kryetari Begaj, shprehi gatishmërinë e tij, për bashkëpunim me të gjitha grupet në Kuvendin e Komunës, duke ju ofruar anëtarëve të KK të Malishevës, që ta përcjellin në përpikëri punën e kryetarit dhe të qeverisë komunale./Prizrenpress.com/

 

Afrim Avdaj, zgjedhet drejtor i Spitalit të Prizrenit

0

AfrimAvdaj5-24Dr.Afrim Avdaj është zgjedhur drejtor i Spitalit të Prizren.”Po sot i kanë publikuar rezultatet Ministria e Shëndetësisë dhe unë jam renditur i pari me pikë.Pra faktikisht jam zgjedhur drejtor i Spitalit të Prizrenit”, konfirmoi Avdaj për “PrizrenPress” .
“Është një barrë për mua, por premtoj se do të përmisoj gjendjen e në këtë spital”.

Dr.Afrim Avdaj, dr.Feim Mazreku,dr.Shpend Zajmi dhe dr. Ilir Smajli kanë qenë në garë për postin e drejtorit të Spitalit në Prizrenit.

Në mesin e këtyre kandidatëve duke marrë parasysh edhe aktivitetin partiak, si favorit kryesor për drejtor të Spitalit të Prizrenit, që nga fillimi ka qenë dr.Afrim Avdaj.

Të katër kandidatët për drejtor në një mënyrë apo tjetër kanë qenë të lidhur me politikën.

Afrim Avdaj është anëtar i Kryesisë së Degës së PDK-së në Prizren. Dr.Feim Mazrreku në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat për këshilltar të Asamblesë Komunale në listën e AAK- LDD.

Dr. Spend Zajmi ka qenë kandidat për kryetar të Degës së AAK-së në Prizren

Ndërsa Ilir Smajli është anëtarsuar muaj më parë në PDK,përkatësisht gjat fshahtës zgjedhore të vitit 2013./PrizrenPress.com/

 

I raportojnë Begajt

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesDrejtorët e Ekzekutivit në Malishevë kanë raportuar sot për punën e tyre para kryetarit Ragip Begajt.

Në këtë takim ata kanë diskutuar një varg çështjesh, që kanë të bëjnë me angazhimet e përditshme të drejtorive komunale, gjatë javës së kaluar dhe për detyrat në javën në vazhdim.

Gjatë javës së kaluar Ekzekutivi i Malishevës është angazhuar më së shumti në sektorin e arsimit dhe atë të shëndetësisë, ndërsa gjatë javës në vijim, drejtorët kanë paralajmëruar një varg aktivitetesh në sektorët e tjerë.

Nga drejtoria për bujqësi, u bë e ditur se po bëhen të gjitha përgatitjet për subvencionimin e grurit për bujqit, të cilët i plotësojnë kriteret, ndërsa nga ana e drejtorisë së shërbimeve publike, u bë e ditur, se kërkesat për furnizim me ujë për pije, janë në rritje e sipër dhe se kjo drejtori ka intervenuar në disa raste, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve./PrizrenPress.com/

 

Roman i ri nga Kiço Blushi, “Gjuha e gjakut”

0

80103Më mirë në burg apo në shtëpi? Në romanin e ri të Kiço Blushit, botimet “Nami”, dilema nuk i referohet botës së krimit, por njerëzve të zakonshëm që edhe kur duan të dëshmojnë mirësi dhe dashuri marrin si shpërblim të kundërtën. Pas disa vjetësh në emigracion, burri kthehet në shtëpi, diku në një nga fshatrat e Lezhës.

Mirëpo një aromë parfumi e gruas, që mezi e priste njeriun e saj më të dashur, si edhe disa ndryshime të tjera në “Shqipërine e re”, do të shkaktojnë “ububu”-në e një xhelozie të tërbuar, pasuar me viktima të pafajshme. Burri projekton “të dashurin” e gruas dhe kërkon që ajo vetë ta ekzekutojë për të dëshmuar me prova të kundërtën…

Nga ana tjetër, t’atit të vajzës, një rapsodi vejan, sikur të mos i mjaftonte edhe turpi pse dikur kishte kënduar një këngë për Diktatorin e përmbysur (dhe për këtë militantët e pushtetit të ri e kishin sakatuar), tashmë i kthehet edhe vajza lëneshë… Se çfarë do të ndodhë, pse do të ndodhë; këtë e thotë shkrimtari Kiço Blushi përmes një rrëfimi dhe analize të hollë për shpirtin dhe mendjen e trazuar të shqiptarit të sotëm, ku paradoksi dhe egërsia është bërë stil jetese.

Në Bruksel për drejtësinë në Veri

0

Thaci7-03Kryeministrii Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se më 12 prill do të vazhdojnë bisedimet në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku do të diskutohet për mundësinë e funksionalizimit edhe më të mirë të sistemit të drejtësisë në veri,shkruan KosovaPress.

“Dje kam diskutuar me baroneshën Catherine Ashton në konferencën e Mynihut, gjithashtu kemi edhe mbështetjen e plotë të SHBA-ve, prandaj, shpresoj dhe besoj se do të arrihet marrëveshja më 12 shkurt dhe do të kemi funksionalizimin e plotë të sistemit të drejtësisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, gjithmonë sipas Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës dhe marrëveshjes së 19 prillit”, theksoi Thaçi.

Kuvendi nuk po bën reformë zgjedhore

0

zgjedhjet5Reforma zgjedhore e ka humbur kuptimin, thonë njohës të proceseve zgjedhore në Kosovë.

Sipas tyre, aktualisht Kuvendi i Kosovës dhe subjektet politike po bëjnë një amandamentim të ligjit ekzistues, kurse fjala reformë ka mbetur vetëm si simbolikë e një punë të nisur tash e tri vjet

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se Kuvendi nuk ka miratuar në fakt vazhdimin apo përfundimin e reformës, por ka miratuar procedurën e plotësim ndryshimit të ligjit aktual për zgjedhjet qendrore.

“Kjo realisht nuk ka të bëjë fare me reformë. Janë pajtuar pothuajse edhe deputetët por edhe klasa politike që nuk mund të flasim për reformë. Edhe ideja që të kemi vetëm plotësim ndryshim të legjislacionit aktual e thotë atë që më reforma nuk ekziston, është cenuar dhe nuk ka pasur një vullnet politik për ta reformuar legjislacionin, i cili më pas do të ndikonte dhe reflektonte edhe në reformimin e sistemit zgjedhor në Kosovë”, ka thënë Selmanaj.

Ndërkohë, edhe analisti Leon Malazogu thotë se tanimë nuk ka kohë që Kosova t’i bëj reformat e kërkuara zgjedhore. Kurse i sheh si të shpenzuara së koti 3 vjet në lidhje me paralajmërimin e përmbylljes së këtij procesi, të cilësuar si reformues.

Ai thotë po ashtu se reforma zgjedhore është keq-interpretuar duke u ndërlidhur me ndryshimet kushtetuese.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese, për të cilat kjo legjislaturë nuk ka konsensus nuk kanë qenë të domosdoshme për të përmbyllur një reformë zgjedhore.

“Mendoj që është keqpërdorur paksa reforma, duke dashur që në kuadër të saj të përvidhet edhe zgjedhja e kryetarit të shtetit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Është zhvendosur edhe fokusi i reformës tek zgjedhja e drejtpërdrejtë e kryetarit dhe unë mendoj që reforma ka mund të bëj shumë më tepër në parandalimin e shkeljeve, në përmirësimin e përfaqësimit në Kuvend, çka nuk janë bërë”, ka thënë Malazogu.

Çështja e reformës zgjedhore në Kosovë do të shihet si e nevojshme edhe në të ardhmen, thotë në anën tjetër, Driton Selmanaj.

Ai pret nga legjislatura e ardhshme të tregoj gatishmërinë që me të vërtetë të bëj reforma, pasi që kjo legjislaturë dhe ky lidership, sipas tij, reformën e kanë përdorur vetëm si një mjet për arritjen e qëllimeve tjera politike.

“Nuk është prekur substanca. Do të thotë, të gjitha çështjet të cilat kanë qenë të rëndësishme dhe të cilat në njëfarë mase do të ndikonin në avancimin e demokracisë në Kosovë dhe do ta konsolidonin këtë demokraci, nuk janë trajtuar ose injoruar. Tanimë mund të konkludohet se në Kosovë ideja për reformë të legjislacionit zgjedhor ka ndryshuar”, ka deklaruar Selmanaj.

Pas një debati që zgjati tri vjet, qoftë në parlament apo edhe në takimet e liderëve politik, javën e kaluar ish-Komisioni ‘ad hok’ për këtë reformë, për shkak të përfundimit të mandatit i dorëzoi punën Komisionit për Legjislacion që të dalë me propozime për ndryshimin e ligjit zgjedhor.

Ky Komision është mbledhur sot dhe është zotuar se këto propozim-ndryshime do t’i procedohen Kuvendit për miratim brenda këtij muaji.

Pas përmbylljes së ndryshimeve në ligjin për zgjedhjet qendrore, pritet të hapet edhe debati për kohën.(rel)

Rektori Gashi mohon dorëheqjen

0

IbrahimGashi-rektori UPRektorati i Universitetit të Prishtinës përmes një njoftimi demantoi shkrimet në disa media se rektori Ibrahim Gashi pritet të japë dorëheqje.

Në komunikatën e UP-së thuhet se lajmet e fundit, të publikuara se rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi pritet të jap dorëheqje janë plotësisht të pavërteta.

Ndryshe, edhe sot për të pestën ditë studentë të UP-së janë duke protestuar para Rektoratit për të kërkuar dorëheqjen e rektorit Gashi.