12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Gjykime të ministrave dhe zëvendësministrave

Hamdi IbrahimiKryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, në emisionin “Puls” të drejtuar nga Mefail Bajqinovci në KTV, bëri publike se priten gjykime të ministrave dhe zëvendësministrave.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit “Puls”, Hamdi Ibrahimi, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, për herë të parë bëri publike se në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin e Krimeve të Rënda, pritet të gjykohen zyrtarë të profileve të larta, si ministra dhe zëvendësministrave për korrupsion.

I pyetur se kush po aplikon për amnisti në gjykatën ku ai e drejton, Ibrahimi përgjigjet se “për amnisti kam pranuar kërkesa nga bizneset që ju kanë shmang tatimit nga importi i mallrave ku kemi të bëjmë me shifra të larta por ne i kemi refuzuar krejt këto kërkesa për amnisti”.

Në insistimin e drejtuesit të emisionit se a do të amnistohet djemtë e Adem Grabovcit për sulm ndaj policit dhe Enver Sekiraqa, Kryetari i Gjykatës bëri me dije se nuk do amnistohen as djemtë e Adem Grabovcit, kurse për rastin Sekiraqa “është tejkaluar kjo çështje ka një vendim që një pjesë e dënimit e cila është parashkruar gjatë ekzekutimit të sanksionit penal sa ishte në vuajtje të dënimit është pezulluar, por në ndërkohë i është ndërruar statusi Enver Sekiraqës dhe tash është në paraburgim dhe nuk ka as për Sekiraqën amnisti”.

“Unë po ju drejtohem edhe një herë shikuesve se të gjithë ata që aplikojnë për amnisti ta harrojnë se nuk ka amnisti për shmangie tatimit as për sulme ndaj personit zyrtar krejt i refuzojmë sepse ligji nuk lejon. Kuptojeni”, ka thënë Hamdi Ibrahimi.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, gjatë debatit, i drejtohet Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës se ka interferime politike në gjykata dhe prokurori.

“Gjykatësit dhe prokurorët telefonohen nga politikanët këtë e tha edhe ambasadori gjerman, pra vetë prokurorët dhe gjykatësit të cilët i nënshtrohen vet politikës”, tha Musliu.

Ndërsa, Hamdi Ibrahimi tha se politikanët telefonojnë tek ata prokurorë dhe gjykatës “që janë të lakuar”.

“Nëse mbajnë distancë prokurorët dhe gjykatësit si duhet, nuk do t’i telefon askush. Pse mua nuk më telefonon asnjëherë politika. Ne si gjykatës nuk i kemi pagat e njëjta me prokurorinë e shtetit, pra, jemi diskriminuar nuk jemi në pozitë të barabartë. Gjyqtari i departamentit të krimeve e rënda e ka pagën më të lartë se prokurori i të njëjtit nivel se di pse po ndodhë kjo”, ka thënë Ibrahimi.

Në pyetjen e drejtuesit të emisionit se sa ka mbështetje Gjykata Themelore në Prishtinë nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ibrahimi thotë se “ne kemi dërguar në Sekretariatin e Këshillit Gjyqësor raste për procedura disiplinore të gjykatësve, pra i kemi adresuar në këtë sekretariat por ky institucion ka dështuar ta kryen punën duke ditë çfarë shkelje të rënda në punë janë bërë nga gjykatës”.

Betim Musliu tregon se si gjykatësit kanë frikë nga politikanët. “Është bërë padi për shpifje kundër Kryeministrit dhe nuk ka pas guxim gjykatësja në fjalë ta marrë rastin dhe ta gjykojë. Në këtë gjykatë ka shumë gjykatës të sistemit të kaluar dhe nuk besoj shumë në punën e tyre”, u shpreh Musliu.

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

Lajmet e Fundit