4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Bie numri i lindjeve në Prizren

BebaKrahasuar me vitin paraprak del se gjatë vitit 2013, në komunën e Prizrenit numri i fëmijëve të porsalindur ka shënuar rënie për 1.201 fëmijë, ndërsa janë regjistruar më shumë raste të vdekjeve, ndërsa është rritur numri i martesave.

Shënimet në zyrën e gjendjes civile në Prizren flasin për 3.367 foshnja. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kur janë regjistruar 4.568 foshnja del se gjatë vitit 2013 kanë lindur 1.201 fëmijë më pak.

Ruzhdi Hoxha, koordinator për sektorin e ofiqarisë të Komunës së Prizrenit, tha për “Zërin” se gjatë vitit të kaluar është shënuar një rritje e numrit të të vdekurve, që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, kur në librin përkatës ishin regjistruar 763 raste, në vitin 2013 janë regjistruar 943 apo 180 më shumë.

Ai tha se gjatë vitit të kaluar numri i martesave është rritur. Rastet e celebrimit pothuajse kanë shënuar ngritje për 50 për qind. Në krahasim me vitin paraprak, kur ishin kurorëzuar 917 çifte, me 2013 numri i tyre është rritur për 426 sosh.

Numri më madh i martesave zyrtare në Prizren është shënuar gjatë muajit korrik dhe gusht – koha e pushimeve të bashkatdhetarëve, të cilët punojnë në vendet perëndimore, e cila shfrytëzohet edhe për organizimin e dasmave.

Megjithatë vlerësohet se gjatë këtij harku kohor, numri i martesave është më i madh, por dihet se disa çifte të reja, sidomos ato në zonat rurale zakonisht kurorëzimin e bëjnë më vonë apo disa muaj pas ceremonisë private të martesës.

Në vitin 2013 numri i prishjeve martesore në Prizren ka qenë pothuajse i njëjtë. Në periudhë janë regjistruar 224 raste, apo 5 më pak se në vitin 2012. Hoxha sqaron se divorcet janë bërë në bazë të vendimit të gjykatës, ndërsa komuna vetëm evidenton rastet e kësaj natyre në regjistrat e personave përkatës.

Hoxha tha se martesat e përziera kanë qenë më të shumta për 19 raste gjatë vitit të kaluar. Në të shumtën celebrime kanë bërë shqiptarët me shtetase gjermane. Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe shqiptarët të cilët kanë shtetësi të huaj, të vendeve ku jetojnë dhe martohen me shtetas të Kosovës.

Më Shumë

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Totaj takohet me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba, në një drekë solemne në Army & Navy Club...

Lajmet e Fundit