Home Blog Page 879

Nga tetori rriten për 20 për qind një pjesë e pensioneve

0

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se do të rriten pensionet nga muaji tetor për 20 për qind për në pjesë të këtyre kategorive.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se pensionet do të kenë rritje edhe nga muaji janar i vitit 2025 për kategoritë e dala nga lufta.

“Duke filluar nga ky muaj tetor 2024 do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet që janë si vijon: Pensioni bazik i moshës, pensioni kontribut dhënës i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për persona të verbër, pensioni për persona paraplegjik dhe tetra plegjik, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”, ka thënë Kurti.

Nga muaji janar do të ketë rritje për 20 për qind edhe për kategorit e luftës: Familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, viktimave të dhunës seksuale”, tha Kurti.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Malisheva përfiton donacion nga Zvicra për mirëmbajtjen e rrugëve

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se komuna ka marrë një donacion të rëndësishëm nga Komuna e Meyrinit, Gjenevë, Zvicër.

Gjatë një vizite zyrtare, autoritetet zvicerane kanë shprehur vullnetin për t’i dhuruar Malishevës pesë mjete motorike për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve, përfshirë dy automjete për fshirje të rrugëve.

Kastrati e përshkroi këtë ndihmë si një kontribut të madh për zhvillimin urban të qytetit dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës: “Faleminderit Zvicër! Komuna e Meyrinit tashmë ka shprehur vullnetin për t’i dhënë Komunës sonë, 5 mjete motorike për pastrimin e rrugëve dhe trotuarëve nëpër qytet, duke përfshirë këtu edhe 2 automjete për fshirje të rrugëve”, u shpreh ai.

“I jemi përherë mirënjohës strukturave vendimmarrëse në Meyrin të Gjenevës, për këtë donacion, që do ti shërbej shumë mirëmbajtjes sa më të mirë të rrugëve kryesore të cilat janë duke u bërë përmes projekteve tona për Malishevën Urbane”, deklaroi Kastrati në llogarinë e tij në Facebook./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Në Prizren fillon mbledhja e ndihmave për të prekurit nga përmbytjet në Bosnje

0

Me moton “Bosnje, boshnjakët e Prizrenit janë me ty”, në Qendrën Kulturore Boshnjake në qytetin jugor të Kosovës, Prizren, të hënën ka filluar aksioni për mbledhjen e ndihmave për banorët e prekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Bosnje e Hercegovinë.

Përveç ndihmave financiare, po mblidhen edhe gjëra ushqimore dhe veshmbathje. Kontingjenti i parë i ndihmave pritet të dërgohet gjatë kësaj jave.

Përveç individëve, ndihma ushqimore po dërgohet edhe nga pronarët e disa qendrave tregtare.

Pako me ushqime dhe veshmbathje në Qendrën Kulturore Boshnjake në qytetin jugor të Kosovës, Prizren, gati për t'u dërguar në Bosnje për njerëzit e prekur nga vërshimet vdekjeprurëse.
Pako me ushqime dhe veshmbathje në Qendrën Kulturore Boshnjake në qytetin jugor të Kosovës, Prizren, gati për t’u dërguar në Bosnje për njerëzit e prekur nga vërshimet vdekjeprurëse.

Iniciatorja e kësaj nisme është një nga përfaqësueset politike të komunitetit boshnjak në Kosovë, Emilija Rexhepi, e cila është gjithashtu zëvendëskryeministre e Kosovës.

Rexhepi ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se në mbledhjen e parë të qeverisë, që do të mbahet të mërkurën, do ta shtrojë çështjen e mbështetjes për Bosnjën me ndihma edhe në nivel shtetëror.

Rexhepi ka bërë apel edhe tek banorët e tjerë të nacionaliteteve të ndryshme që, brenda mundësive të tyre, të kontribuojnë në këtë aksion.

Në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën Bosnje e Hercegovinën në natën mes të enjtes dhe të premtes, kanë humbur jetën të paktën 19 njerëz, nga të cilët 16 në jug të shtetit dhe tre në Bosnjën Qendrore.

Sipas të dhënave të Kantonit të Hercegovinës-Neretvë, ende po kërkohen nëntë persona të zhdukur nga përmbytjet.

Instituti Federal Hidrometeorologjik (FHMZ) ka lëshuar një paralajmërim më 7 tetor për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që priten në pjesën më të madhe në jug të shtetit, si dhe në Bosnjën Qendrore të mërkurën, më 9 tetor, gjatë natës dhe orëve të mëngjesit./REL/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Problemet me mungesën e ujit në Prizren – Totaj akuzon Qeverinë se nuk po e ndihmon financiarisht

0
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në një lidhje direket me Arben Ahmetin në “Adresa e ankesave”, në Kanal 10 ka folur lidhur me problemet me mungesën e ujit në këtë komunë.

Totaj ka pranuar se çështja e furnizimit me ujë nuk është zgjedhur derisa ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk po e ndihmon këtë komunë financiarisht.

Ai ka thënë se mungesa e mjeteve financiare po ua vështirëson punën për zgjerimin e rrjetit.

“Është e vërtetë që qasjen e furnizimit me ujë nuk e kemi finalizuar nuk kemi arrit që të ngrisim kapacitetin e furnizimit me ujë aq sa kemi pas ndërmend dhe aq sa ka nevojë qyteti. mirëpo është një proces që është në lëvizje e sipër dhe jemi në kontakte dhe lëvizje me shumë faktorë. Një proces shumë i rëndësishëm është mungesa e mjeteve financiare, Qeveria nuk po na minon, në anën tjetër nuk po kemi mundësi me agjencie të jashtme që kishin me na sponsorizuar sado pak për shkak se Kosova është nën sanksione”, ka thënë Totaj.

Tutje, Totaj ka thënë se nuk ka mungesë të ujit, por probleme me shfrytëzimin.

“Është një çështje shumë komplekse, nuk ka mungesë të ujit, ka problem me shfrytëzimin e ujit i cili është në dispozicion, ne merremi me këtë çështje edhe unë jam optimist që do të ketë përmirësime, deri diku kemi përmirësuara disa lagje akoma kanë mbetur pa u furnizuar me ujë, por unë jam optimist se do t’i përmirësojmë”, ka thënë Totaj.

Dy probleme tjera, sipas Totaj, për furnizim me ujë janë edhe rrjeti i vjetruar dhe kyçjet ilegale.

“Janë dy burime të problemit, njëri është rrejti i vejëruar i distribuimit të ujit edhe për shkak të vjetërsisë një pjesë e madhe e ujit humbet, diku flitet për rreth 50 për qind të ujit që humbët, për shkak se gypat janë të vjetër. Në anën tjetër kemi një pjesë të madhe të kyçjeve ilegale, qytetarët kyçen në rrejt në mënyrë ilegale,e shfrytëzojnë ujin dhe nuk e paguajnë. Kjo është një gjendje e trashëguar”, ka thënë Totaj. /Gazeta 10/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Veliu pasi fitojë çmimin ‘Ylli i Javës’: Evropa, objektiv i Malishevës

0

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin ‘Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e tetë në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Arlind Veliu.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit

Ky komision vendosi që çmimi ‘Ylli i Javës’ për xhiron e tetë t’i takojë Veliut, i cili për 90 minuta ishte lojtari më i vlefshëm i skuadrës së tij.

Ndonëse mbrojtës i krahut, ai shënoi një nga tre golat në fitoren e FC Malishevës në transfertë kundër FC Suharekës (1:3), e cila bëri që kjo skuadër të kryesojë e vetme renditjen me 17 pikë.

Pasi mori këtë çmim, Arlindi u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“E kemi analizuar ndeshjen me Suharekën, e cila ka pasur një ecuri të mirë, dhe kemi arritur të përmbysim rezultatin. 20 minutat e para nuk ishim të koncentruar dhe Suhareka na krijoi disa raste, por me kalimin e kohës morëm lojën në dorë dhe e kthyem rezultatin. Objektivi ynë është të jemi në Evropë, por kemi lojtarë shumë të mirë dhe mund të dalim kampion. Kemi një ekip shumë stabil, kemi lojtarë të talentuar dhe një përbërje të shkëlqyer. Shpresojmë që të arrijmë objektivin tonë në fund. Jo vetëm unë, por të gjithë ekipi jemi në formë të mirë dhe shpresojmë që të mbajmë këtë formë deri në fund. Ky çmim nuk është vetëm i imi, por i gjithë bashkëlojtarëve dhe shtabit teknik që më kanë dhënë mundësinë të paraqitem mirë në çdo ndeshje. Shpresoj që të gjithë lojtarët e Malishevës të marrin këtë çmim”, ka thënë Veliu për faqen zyrtare të FFK-së.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Vrasje në tentativë”, Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj një të dyshuari

0
Prokuroria Themelore në Prizren, departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.U., i cili gjendet në paraburgim nga data 15.07.2024, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari B.U., më datë 17.05.2024, rreth orës 17:30 min, në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit, me dashje tenton ta privojë nga jeta një personi tjetër.

“Pasi i dyshuari takohet me viktimën J.A., paraprakisht kërkon nga i njëjti t’ia jap një shumë parash prej 2,500.00 euro në formë të borxhit dhe pasi viktima i thotë se nuk e posedon një shumë të tillë, i njëjti nxjerr pistoletën dhe nga dritarja e automjetit të markës ‘WV Passat CC’ , e cila ka qenë e hapur, shkrep në drejtim të viktimës, me ç’rast e plagos në këmbën e tij të djathtë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima i nënshtrohet tretmanit mjekësor pranë Repartit Kirurgjik të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘Vrasja në tentativë’ sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje sipas njoftimit bëhet e ditur se i akuzuari B.U., mban në pronësi, kontroll dhe posedim armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, dhe me këto veprime ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cila akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kolonat nga reshjet e shiut në Prizren, po bllokojnë autoambulancat

0

Reshjet e shiut kanë krijuar kolona në Prizren, e sidomos në rrugën “Tirana”, aty ku dhe gjendet shërbimi i urgjencës i qendrës kryesore të mjekësisë familjare.

Sipas korrespodentit të Klan Kosovës, Nuhi Salihu, kjo po bllokon qarkullimin e autoambulancave, njofton Klankosova.tv.

“Reshjet e shiut me intensitet të ulët kanë qenë të pranishme dje gjatë gjithë ditës, por fatmirësisht nuk raportohet të ketë pasur vërshime. Por vlen të theksohet se si pasojë e këtyre reshjeve janë krijuar kolonat, sidomos në rrugën “Tirana” aty ku ndodhen qendrat tregtare. Kjo është një shqetësim i vazhdueshëm. Në atë rrugë ku po krijohen kolona, ndodhet dhe shërbimi i urgjencës i qendrës kryesore të mjekësisë familjare, dhe herë pas here bllokohen autoambulancat, të cilat i ofrojnë ndihmën e parë qytetarëve”, tha Salihu në “Ora Shtatë”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vrasja e Tupac në 1996: Pse Diddy është kthyer në qendër të vëmendjes pas pretendimeve të një hetuese

0

Misteri i gjatë rreth vrasjes së Tupac Shakur në 1996 po rishfaqet, me spekulime që përfshijnë Sean “Diddy” Combs.

Deklaratat e fundit nga një hetuese me përvojë dhe përfshirja e një avokati të ri të punësuar nga familja e reperit kanë ringjallur interesin publik për këtë çështje.

Pse është përfshirë Diddy në vrasjen e Tupac?

Sheryl McCollum, një hetuese që punoi për vdekjen e Shakur, shprehu besimin se Combs mund të lidhet jo vetëm me të shtënat fatale, por edhe me një grabitje të vitit 1994 në Quad Studios në New York, ku Shakur u qëllua disa herë”.

“E gjithë kjo gjë për mua filloi në vitin 1994 – hera e parë që pushkatohet Tupac”, shpjegoi McCollum gjatë një interviste të fundit me NewsNation.

Në atë kohë, Combs ishte në studio me një shoqëri prej rreth 40 personash, asnjë prej të cilëve nuk u dëmtua gjatë sulmit. “Nuk duhet të qëlloni dikë pesë herë për t’i marrë bizhuteritë dhe paratë e tyre”, tha McCollum, duke theksuar rrethanat e çuditshme që rrethonin ngjarjen.

Në një intervistë të vitit 1995 me revistën Vibe, Shakur kujtoi: “Askush nuk m’u afrua. Vura re se askush nuk do të më shikonte… Edhe Puffy po qëndronte prapa. E njihja Puffy-n”.

Dy vjet më vonë, në 1996, Shakur u qëllua për vdekje nga të shtëna me makinë në Las Vegas, një rast që mbetet i pazgjidhur.

McCollum, duke reflektuar mbi rrethanat e sulmeve të Shakur, tha: “Të dyja herët që Tupac Shakur është qëlluar, ai është i bllokuar në diçka. Ai është bllokuar në një ashensor dhe më pas ai është bllokuar në një makinë. Fjalë për fjalë nuk ka ku të ikë”.

Ajo që e thellon më tej misterin, sipas McCollum, është mungesa e pamjeve video nga të dyja skenat e krimit.

Beson se vetëm disa njerëz të zgjedhur mund të kishin ditur vendndodhjen e Shakurit gjatë të dy sulmeve.

“Për mua, kjo do të thotë se dikush afër tij e dinte vendndodhjen e tij në atë ditë, orë dhe vend”, shtoi ajo.

Familja e Tupac po heton përfshirjen e Diddy

Combs ka mohuar prej kohësh çdo përfshirje në vrasje.

Në vitin 2008, manjati i muzikës lëshoi një deklaratë në përgjigje të një raportimi të Los Angeles Times, duke thënë, “Kjo është një gënjeshtër… As [Biggie] dhe as unë nuk kishim ndonjë dijeni për ndonjë sulm para, gjatë ose pasi të ndodhte”.

Duke i shtuar një shtresë të re çështjes, familja e Shakurit së fundmi punësoi avokatin Alex Spiro për të hetuar lidhjet e mundshme midis Combs dhe vdekjes së reperit. /Telegrafi/