Home Blog Page 880

Skandali më i madh në industrinë e muzikës! Çfarë duhet të dini për akuzat ndaj Diddy?

0

Sean “Diddy” Combs është arrestuar prej disa javësh tashmë, i akuzuar për trafikim seksual dhe shantazh.

Prokurorët thonë se ai ka abuzuar dhe kërcënuar gra si dhe ka krijuar një ndërmarrje të vërtetë kriminale, ku përfshihej edhe puna e detyruar, pengmarrje, zjarrvënia e qëllimshme dhe korrupsioni, transmeton klankosova.tv.

Reperi nuk i ka pranuar akuzat, edhe pse deri tani, mbi 100 persona kanë përgatitur padi kundër tij, për shfrytëzim seksual.

Sipas raportimeve në mediat botërore, Diddy organizonte festa të shfrenuara, ku abuzoheshin femra dhe meshkuj.

Prej javësh sipas a2cnn, kanë qarkulluar emra personazhesh të famshëm të cilët kanë marrë pjesë në festa, madje edhe kur kanë qenë të mitur, si Justin Bieber, Usher, e shumë të tjerë.

Por çfarë dihet deri tani për rastin?

Më shumë se 100 persona do të ngrenë padi ndaj tij, në aktpadi përmendet për herë të parë akuza për abuzime me të mitur.

Combs u arrestua në shtator dhe ndodhet në një burg federal. Ai i mohon të gjitha akuzat.

Diddy, një prej personazheve më të suksesshëm në botën e muzikës, ka bashkëpunuar me yjet më të mëdhenj të repit, si Notorious BIG, JayZ e shumë të tjerë.

Akuzat e para për abuzime u bënë nga ish-e dashura e tij, Gina Huynh, në vitin 2019.

Në mars, FBI bastisi shtëpinë e tij, pas akuzave për përdhunim dhe ngacmim seksual.

Disa nga akuzat janë përngjarje të ndodhura në vitin 1991 dhe gjysma e viktimave që e akuzojnë këngëtarin janë meshkuj.

“Më në fund i është bërë e ditur botës sekreti më i madh në industrinë e argëtimit”, tha Tony Buzbee, avokat që përfaqëson 120 paditës.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kosova i merr katër të arta në Kampionatin Ballkanik të xhudos

0

Katër të arta dhe një e bronztë është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi i xhudos në Kampionatin Ballkanik U-21, të mbajtur këtë fundjavë në Tiranë.

Estea Arifaj (48 kg), Enise Zijade (57 kg), Andi Reshitaj (60 kg) dhe Muhamedin Veseli (66 kg) fituan të artat, ndërsa Sidorela Dodaj (52 kg) u stolis me të bronztën.

Kosova përfundoi në vendin e parë nga 11 shtete pjesëmarrëse./Klankosova.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bashkimi i pamposhtur, “shkrin” Borën

0

Bashkimi vazhdon të jetë skuadra e vetme e pamposhtur në ProCredit Superligë.

Në xhiron e katërt shënuan fitore ndaj Borës me rezultat 91:78 (25:9, 18:31, 23:12, 25:26), që ishte humbja e katërt për prishtinasit.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, ku fituan çerekun e parë me 16 pikë dallim, 25:9, por prishtinasit u rikthyen në periudhën e dytë, për të bërë rikthimin në 34:35, kurse pjesa e parë përfundoi 43:40.

Prizrenasit ishin sërish më të mirë në periodën e tretë, 23:12, derisa në dhjetë minutat e fundit kishin epërsi deri në 26 pikë, 80:54, ndërsa triumfuan në fund 91:78.

Jayveous Mckinnis kishte 18 pikë e tetë kërcime për Bashkimin, ndërsa te Bora më i miri ishte Shamarkus Kennedy me 21 pikë e dhjetë kërcime./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Doli nga shtypi libri “Velloja e kryqëzuar“ i autorit Prend Ndoja

0

Ditë më parë është vënë në qarkullim romani „Velloja e kryqëzuar“, i autorit Prend Ndoja.

Romani mbështetet në zhvillimet dramatike të luftës së fundit në Kosovë, për t’i paraqitur lexuesit realitetin e hidhur, të gërshetuar me dramën jetësore personale e kolektive. Personazhet e këtij romani përfaqësojnë një kolektivitet të tërë, që mbijetesën e pati imponim, shpresën paracaktim, ndërsa qëndresën e rezistencën si opsion të vetëm përpara egërsisë e gjenocidit.

Libri nis si dashuri në mes dy të rinjve, për të vijuar si dashuri për kombin, atdheun e traditën e lashtë, që nga antikiteti i hershëm e deri në ditët tona. Jo vetëm si tekst letrar, me përshkrime të shumta, interesante e plot dhembje, por „Velloja…“ mund të lexohet edhe si dëshmi – kronikë e luftës së fundit, duke paraqitur dimensione të shpirtit njerëzor, si dhembjen e tronditjen përballë vrasjeve e vdekjes, por edhe dashurinë, si ndjenjë fisnike e shprese për të ardhmen, duke ruajtur fijet e vazhdimësisë etnike e njerëzore.

Duke e ndërtuar rrëfimin nga perspektiva e mërgimtarit, autori sikur e ndien të nevojshme që të komunikojë edhe me lexuesin e huaj, për të rrëfyer mbi një kohë, që tashmë i takon historisë së dhembshme e tragjike të popoullit tonë.

Autori përdor edhe referenca historike për të dëshmuar edhe mbi origjinën tonë e të kaluarën e largët, sepse në këto troje asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, sepse këtu kanë kaluar apostujt, janë ndeshur qytetërimet e, njëkohësisht, janë shkruar edhe faqet e qëndresës, lavdisë e vlerave të përbotshme.

E.S.

Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti në Caralevë

0

Një aksident mes dy veturave në Caralevë, la të lënduar dy persona.

Rastin për Klankosova.tv, e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 06.10.2024 , rreth orës 14:30 është aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Bytyqi.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimin rreth zbardhjes së aksidentit.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kryederbi mbyllet pa gola

0

Kryederbi mes Llapit dhe Ballkanit është mbyllur pa gola, ndeshje kjo e zhvilluar të dielën në ‘Zahir Pajaziti’.

Në një mot më shi, kjo sfidë ka dhuruar një ndeshje interesante, edhe pse ky duel nuk prodhoi asnjë gol.

Llapjanët patën më shumë nga loja, rrezikuan më shumë portën e skuadrës mike, megjithatë, kampionët në fuqi nuk u thyen duke marrë një pikë të rëndësishme nga ky udhëtim.

Pas këtij barazimi, Llapi shkon në kuotën e 14 pikëve, aq sa ka edhe Ballkani.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Malisheva e ka përnjëmend, përmbys Suharekën dhe vazhdon kryesimin

0

Malishevës nuk njeh kundërshtar.

Skuadra e udhëhequr nga Bekim Isufi e ka përmbysur Suharekën, për ta vazhduar kryesimin e renditjes tabelare në elitën futbollistike në Kosovë, raporton Klankosova.tv.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në epërsi, pasi Mevlan Zeka shënoi që në minutën e tetë.

Megjithatë mysafirët me të filluar fraksioni i dytë, shpërthyen në stadiumin e qytetit të Suharekës, duke realizuar plot tri herë.

Fillimisht rezultati u barazua nga Arlind Veliu në minutën e 58, kurse avantazhin skuadrës së tij ia dha Fatjon Bunjaku, pesë minuta më vonë.

Vulën e 3 pikëve të reja, e vendosi goli i Drilon Hazrollaj nga penalltia, tetë minuta para se të përfundonte koha e rregullt.

Pas këtij triumfi, Malisheva udhëheq renditjen tabelare me 17 pikë, 3 më shumë se sa përcjellësit, Ballkani e Llapi që kanë grumbulluar nga 14 sosh.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Primo Shllaku, laureati i edicionit të parë të festivalit “Respoetica” në Prizren

0

Bordi i organizatës “Social Creativity”, bordi i festivalit “RESPOETICA” me anëtar: Rita Petro, Agim Baçi dhe Vlora Konushevci, në bashkëpunim edhe me Komunën e Prizrenit, ka vendosur që laureat i Edicionit të 1-rë të Festivalit “RESPOETICA” të shpallet krijuesi nga Shkodra, prof. Primo Shllaku, si nji personalitet i rëndësishëm dhe me peshë të veçantë në sferat e letërsisë, të gjuhës, të kulturës dhe të artit në përgjithësi.

Çmimi ju dhurua nga kryetarja e bordit të festivalit, shkrimtarja Rita Petro.

Poezia EUTANAZI u interpretua nga Xhevdet Doda.

Falënderim për Amila Gjyrezi, këshilltare për kulturë e kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, e cila ka ardhë si e deleguar nga Bashkia në nderim të prof. Primo Shllakut dhe festivalit RESPOETICA.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dogana parandalon futjen e mallrave me afat të skaduar në Vërmicë

0

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjet e mallrave me afat të skaduar në treg, në pikën kufitare në Vërmicë.

Një subjekt importues kishte paraqitur për zhdoganim një ngarkesë tregtare, e cila u përzgjodh për kontroll bazuar në analizën e riskut të kryer nga Dogana e Kosovës.

“Gjatë këtij kontrolli, në praninë e inspektorëve fito-sanitarë, zyrtarët doganorë identifikuan disa mallra me afat të skaduar përdorimi, përfshirë: produkte furrtarie, çamçakëzë, ëmbëlsira gomuara, biskota dhe erëza”, thuhet në njoftimin e doganës.

Autostrada “Ibrahim Rugova”: Aksidentohen vetura dhe minibusi, 10 të lënduar

0

10 persona sipas informacioneve fillestare dyshohet se kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, në Prizren – veri.

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Hoxha tha se se në aksident janë përfshirë një veture me targa vendore dhe një minibus me targa te huaja.

“Është njoftuar prokurori përderisa njësitet kompetente policore janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit. Edhe një herë apelojmë tek drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe vigjilencë më të shtuar gjatë vozitjes për të shmangur aksidentet në trafik”, tha Hoxha.

Marketing