Home Blog Page 881

Arbër Selmani, fitues i edicionit të parë të festivalit “Respoetica” në Prizren

0

Juria e përbërë nga Agim Morina, Entela Tabaku dhe Shqiptar Oseku, shqyrtoi poezitë e pjesëmarrësve në edicionin e parë të festivalit “RESPOETICA”, 2024.

Si fitues të konkursit juria përzgjodhi njëzëri poezinë “Dimitrij më la” të poetit, Arbër Selmani, për risimtari në qasje dhe për një gjuhë me fuqi shprehëse që kap shumanshmërinë e dramës njerëzore.

Juria dëshiron të përmendë për cilësi letrare edhe poezitë:

– Rrenë asht molla e Adamit
– Vjeshta po vjen
– Sytë e dritares
– Non-Negotiable
– Metamorfozë

Edicioni i 1-rë i Festivalit të Poezisë “RESPOETICA” mbështetet nga Ministria e Kulturës, Komuna e Prizrenit dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren dhe gazeta online për art dhe kulturë, KultPlus.

Poezia u interpretua nga aktori, Xhevdet Doda.

Fotografitë: Ferdi Limani

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Aksident i rëndë në hyrje të autostradës së Prizrenit

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të autostradën në Prizren.

Në redaksinë e Klankosova.tv lexuesit kanë dërguar edhe pamje ku shihet një automjet i rrokullisur.

Në vendin e ngjarjes shihet edhe autoambulanca, derisa nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast.

Klankosova.tv ka pyetur në policinë e Prizrenit lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë kthyer përgjigje./Klankosova.tv

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot derbi në Podujevë, interesant edhe sfida në Suharekë

0

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së tetë që janë në program për t’u zhvilluar.

Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj dite do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Llapi pret Ballkanin.

Vendasit vijnë në këtë sfidë pas tre fitoreve radhazi dhe synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm.

Në anën tjetër edhe Ballkani në këtë ndeshje vjen pas një fitore dhe kërkon tre pikët në Podujevë.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin e qytetit të Suharekës, ku Suhareka pret Malishevën.

Suhareka pas disfatës javën e kaluar synon që të kthehet te fitoret, derisa Malisheva vije pas barazimit me Feronikelin ’74 dhe kërkon fitore për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë./Telegrafi/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Prizrenit do të shpenzojë 150 mijë euro për rinovimin e Shtëpisë së Kulturës në Hoçë të Qytetit

0

Rinovimi i Shtëpisë së Kulturës në Hoçë të Qytetit, e ndërtuar para më shumë se 10 vitesh, do t’i kushtojë Komunës së Prizrenit 150 mijë euro të tjera.

Edhe pse e ndërtuar prej një dekade, kjo qendër kulturore asnjëherë nuk u funksionalizua, duke u dëmtuar nga persona të papërgjegjshëm.

Ndërtimi dhe shkatërrimi i Shtëpisë së Kulturës

Shtëpia e Kulturës në fshatin Hoçë të Qytetit u ndërtua vite më parë, por objekti nuk u pajis me inventar dhe mbeti jashtë përdorimit. Për shkak të kësaj neglizhence, objekti u demolua nga individë të pandërgjegjshëm.

“Nuk është funksionalizuar për shkak të disa përgatitjeve teknike. Kemi pasur disa vonesa me karriget e amfiteatrit, dhe nga atëherë mbeti jashtë përdorimit, derisa filluan dëmtimet nga njerëz që nuk e kanë kuptuar rëndësinë e kësaj shtëpie kulture,” deklaroi Rashit Bytyqi, përfaqësues i Hoçës së Qytetit.

Rinovimi pas më shumë se 10 vitesh

Pas më shumë se një dekade, Komuna e Prizrenit ka nisur procesin e rinovimit të Shtëpisë së Kulturës, një zhvillim që është mirëpritur nga banorët lokalë, të cilët shpresojnë në rikthimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike në këtë qendër.

“Njerëzit e pandërgjegjshëm e kanë dëmtuar, por tani besoj që do të jetë shumë më mirë. Edhe ne fshatarët do të kujdesemi më tepër për të. Kjo shtëpi e kulturës na ka munguar prej kohësh, çdo koncert apo manifestim e kemi mbajtur në shkollë,” theksoi banori Selajdin Shala.

Rashit Bytyqi përmendi rëndësinë e shoqërisë kulturore artistike “Muharrem Bekteshi,” që funksionon që nga viti 1945.

“Folklori ynë është burimor dhe shpresojmë ta aktivizojmë përsëri këtë shoqëri kulturore. Madje edhe shkolla do të mund ta përdorë qendrën për disa nevoja të veta.”

Fondet dhe përfundimi i projektit

Qendra Kulturore në Hoçë të Qytetit pritet të përfundojë në fillim të vitit 2025. Drejtoria e Kulturës në Prizren ka ndarë 150 mijë euro për përfundimin e projektit.

“Janë angazhuar ekspertë për të vlerësuar kostot e funksionalizimit të qendrës kulturore. Në bazë të përllogaritjeve, është hapur tenderi dhe një kompani ka konkurruar me çmimin e ofruar. Drejtoria ka ndarë rreth 150 mijë euro për përmbylljen e investimit të përgjithshëm,” tha Adem Morina, Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren.

Historia e investimit të papërfunduar

Ndërtimi fillestar i Shtëpisë së Kulturës i kishte kushtuar buxhetit të Komunës së Prizrenit mbi 400 mijë euro. Megjithatë, që nga ndërtimi i saj, ky objekt nuk është hapur kurrë për shfrytëzim nga qytetarët./RTK /

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Mot me vranësira, reshje shiu dhe rrufe sot, me temperatura deri 19°C

0

Për ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, sidomos gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes.

Gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në orët e mëngjesit, pritet të ketë edhe mjegull në lokalitete.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-32 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 19°C. /MeteoKosova/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ylli fiton në çastet e fundit ndaj Pejës

0

Golden Eagle Ylli ka fituar në super ndeshjen ndaj Pejës me shifrat 79:80 (15:23, 27:19, 22:15, 15:23), në javën e katërt të ProCredit Superligës.

Sfida ka qenë mjaft interesante, duke u vendosur në çastet e fundit.

Pas një fillimi të barabartë, mysafirët u shkëputën në 12:23, derisa çereku i parë përfundoi 15:23. Por, pejanët që zhvilluan ndeshjen e parë në shtëpi në këtë edicion, u rikthyen në periudhën e dytë, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat e barabarta 42:42.

Vendasit vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, për tu shkëputur në 60:51, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 64:57. Ylli u rikthye për 64:64, e më pas u zhvillua lojë me rikthime, ku Peja kishte epërsi 79:75, por në fund, Ylli shënoi pesë pikë radhazi për fitore shumë të vlefshme.

Darnell Cowart kishte 18 pikë e nëntë kërcime te Peja, kurse Terrell Brown 33 pikë për Yllin.Peja ka një fitore e dy humbje, kurse Ylli dy fitore e dy humbje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Limaj merr mbështetje të fuqishme në Prizren

0

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në Prizren, ku është takuar me strukturat e partisë për të diskutuar koordinimin e aktiviteteve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Bashkë me kryetarin e degës, Zafir Berisha, dhe bashkëpunëtorët, bashkëbiseduam dhe u koordinuam për vazhdimin e aktiviteteve dhe nevojën e Nismës karshi zhvillimeve politike në vend,” shkruan Limaj në Facebook.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, ndriçimi dhe turmë

Ai tha se nga Prizreni morën përkrahjen për qëndrimet e tyre politike, duke u zotuar se aktiviteti i Nismës në shërbim të vendit do të vazhdojë në çdo situatë.

“Fryma pozitive po na përcjellë gjithëandej dhe suksesi i Nismës tashmë është i garantuar!” përfundon Limaj./PP

Mund të jetë një imazh i ndriçimi, turmë dhe teksti