Home Blog Page 882

Limaj merr mbështetje të fuqishme në Prizren

0

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në Prizren, ku është takuar me strukturat e partisë për të diskutuar koordinimin e aktiviteteve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Bashkë me kryetarin e degës, Zafir Berisha, dhe bashkëpunëtorët, bashkëbiseduam dhe u koordinuam për vazhdimin e aktiviteteve dhe nevojën e Nismës karshi zhvillimeve politike në vend,” shkruan Limaj në Facebook.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, ndriçimi dhe turmë

Ai tha se nga Prizreni morën përkrahjen për qëndrimet e tyre politike, duke u zotuar se aktiviteti i Nismës në shërbim të vendit do të vazhdojë në çdo situatë.

“Fryma pozitive po na përcjellë gjithëandej dhe suksesi i Nismës tashmë është i garantuar!” përfundon Limaj./PP

Mund të jetë një imazh i ndriçimi, turmë dhe teksti

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

LDK-ja në Suharekë shprehet e shqetësuar për kualitetin e punimeve në rrugën “Skënderbeu”

0

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, ka shprehur  shqetësimin e saj të thellë për rrezikun që mund të vijë nga kualiteti i dobët i punimeve në segmentin e rrugës “Skënderbeu”.

LDK thekson se asnjë rregullore e punës nuk lejon lënien e kabllove të rrymës të paizoluara dhe të pa siguruara në një trotuar, i cili do të përdoret nga shumë qytetarë, përfshirë edhe nxënësit e shkollave.

“Nuk mund të lejojmë të rrezikohet jeta e fëmijëve për shkak të keqmenaxhimit të institucioneve komunale,” thuhet në komunikatën e  LDK-së në Suharekë.

“Qytetarët tanë po vuajnë nga kjo qeverisje, pasi kryetari aktual dhe një grup i vogël individësh rreth tij po e trajtojnë institucionin e Komunës si pronë private, duke vepruar sipas tekeve dhe interesave individuale, pa respektuar standardet minimale në punë,”.

LDK apelon për një menaxhim më të përgjegjshëm dhe transparent nga institucionet komunale, në mënyrë që të sigurohet një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vëllaznimi merr një fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit

0

Vëllaznimi shënoi fitore mjaft të rëndësishme, ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 73:59 (26:16, 17:19, 8:8, 22:16).

Përballja u zhvillua në kuadër të javës së katërt të ProCredit Superligës.

Vendasit e nisën për mrekulli takimin, me një seri të jashtëzakonshme 21:5, por më pas u rikthyen prizrenasit për 26:16.

Në periudhën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, 17:19, për të shkuar në pushim me shifrat 43:35.

Periudha e tretë u karakterizua me shumë gabime nga të dyja skuadrat, duke bërë që të shënohen shumë pak pikë, 8:8. Prizrenasit afruan shifrat në 61:59, por Shizz Levan Alston në fund me katër treshe radhazi ishte hero për vendasit, që fituan 73:59.

Alston e mbylli ndeshjen me 23 pikë e tri kërcime, kurse te mysafirët u dallua Wayne Arnold me 14 pikë e nëntë kërcime.

Prizreni mposht Dukagjinin

0

Prizreni ka arritur të sigurojë fitoren e gjashtë radhazi, duke mposhtur skuadrën Dukagjini nga Gjakova me rezultat 2:1.

Golat e këtij takimi u shënuan nga Albin Jakupi dhe kapiteni Ylli Myrtezani, i cili vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer në këtë edicion.

Me këtë fitore, FC Prizreni kryeson tabelën e klasifikimit me 18 pikë maksimale, pas 6 ndeshjeve të zhvilluara, të gjitha të fituara.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Malishevës bëhet me 5 mjete për pastrimin e rrugëve

0

Komuna e Malishevës është bërë me pesë mjete për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve, si pasojë e një donacioni zviceran.

“Qytetarë të dashur, po ndaj me ju një lajm të mirë, që gjatë vizitës zyrtare në Zvicër, Komuna e Meyrinit tashmë ka shprehur vullnetin për t’i dhënë Komunës sonë, 5 mjete motorike për pastrimin e rrugëve dhe trotuarëve nëpër qytet, duke përfshirë këtu edhe 2 automjete për fshirje të rrugëve”, ka njoftuar kryetari Ekrem Kastrati.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj komunës së Meyrinit.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Legjenda e Kroit të Shatërvanit në Prizren: Pse qante motra për vëllezërit

0

Një burim shumë i njohur në Prizren rrjedh prej masivit shkëmbor, ku e ndjek rrjedhën e lumit Lumbardh drejt Drinit të Bardhë. Nga shkëmbi rrjedh një burim me ujë të ftohtë, i cili nuk shteron asnjëherë. Vendasit këtë burim uji e kanë quajtur Burimi i Madh ose “Kirk bunar”, që në shqip do të thotë 40 puset.

Këtu kanë mbushur ujë, në kohë të kohës, banorët e mëhallëve të “Pusit”. Kemi një burim tjetër, uji i të cilit rrjedh po nga shkëmbi. Uji i këtij burimi është i ftohtë, i lehtë e i pastër, por në sasi më të pakët. Siç ndodh rëndom për burime të ndryshme uji që janë thurur legjenda edhe për Kroin e Shatërvanit ekzistojnë të tilla.

Legjenda

Kroi i Shatërvanit në Prizren supozohet të jetë ngritur në kohën osmane e kjo edhe për faktin se koka e këtij kroi tregon për ndërtimet e asaj kohe.

Banorët patën pohuar se kanë dëgjuar edhe një histori për këtë krua, ku thotë se një Zanë e bukur mali hirplotë ka urdhëruar që të ndërtohet ky krua.

Kjo zanë e bukur hirëplot, nuk duhej t’i shpëtonte zemërimit të Zotit, ndaj Ai e ktheu në një kodrinëzë shkëmbore, mbi të cilën një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë dhe u ndërtua një kështjellë e madhe, e bukur, që qëndron edhe sot madhështore si bjeshkë e nën fund të saj rrjedhë uji i pastër.

Zana e bukur, që i donte vëllezërit, po jo zemërimin e tyre të derdhur mbi njëri-tjetrin, qau e qau pa masë./ObserverKult

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

SBASHK-u në Ditën Botërore të Mësuesit thotë se nuk gjeti arsye për festë

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës përmes një komunikate për media në Ditën Botërore të Mësuesit ka thënë se mësuesi në Kosovë, në 5 tetorin e këtij viti nuk gjeti arsye për festë.

“Pagat e kolegëve të tyre në shtetet e rajonit shënuan rritje të dukshme e mësuesi në Kosovë mbeti duke u përballur me sfidat e kohës e me përpjekjet për të lidhur fillimin e muajit me fundin. Madje, më keq se kjo mësuesi në Viti nuk mori fare as atë pagën, që është më e ulta krahasuar me shtetet e rajonit, dhe u desht që përfaqësuesit e  tyre të dalin para Qeverisë në ditën e 4 tetorit, pikërisht para ditës botërore të mësuesit, jo për të festuar por për të kërkuar, tani jo rritje page, po pagën e muajit shtator”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Tutje theksohet se mësuesi në Kosovë ende është pa rritje page, pa Kontratë Kolektive të arsimit e pa shumë kërkesa të realizuara e nën presion se ajo që i ndodhi mësuesit në Viti mund t’u ndodh në muajin e ardhshëm edhe mësuesve në shumë komuna të tjera.

“Mësuesi në Kosovë është mësuar me sfida e me telashe pa fajin e tyre, por me dinjitet kanë festuar 7 Marsin – ditën kombëtare të mësuesit.E kujtojnë edhe ditën botërore bashkë me 11 milionë kolege e kolegë në Evropë dhe me 32 milionë kolege e kolegë në tërë botën nga të cilët kanë pasur dhe kanë mbështetjen e tyre. E kjo mbështetje u erdhi para dy ditëve edhe një herë nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës”, thuhet tutje në komunikatë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kapiteni i Lirisë pëson lëndim të rëndë gjatë stërvitjes

0

FC Liria e Prizrenit ka njoftuar se kapiteni i skuadrës, Drilon Hodaj, ka pësuar një lëndim të parakrahut gjatë stërvitjes së sotme, duke rezultuar në një fraktur, përcjell PrizrenPress.

Klubi i dëshiron atij një shërim të shpejtë dhe shpreson në rikthimin e tij më të fortë në fushë.

“Sot, kapiteni i skuadrës sonë, Drilon Hodaj, gjatë stërvitjes ka pësuar një lëndim të parakrahut duke pësuar një Fraktur. FC Liria, i uron shërim të shpejtë dhe presim që të rikthehet edhe më i fortë. Për më shumë informata rreth situatës, do t’ju informojmë ditët në vijim”, tha klubi në një komunikatë zyrtare./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fushata për të ndihmuar Armend Hodajn zgjerohet në Prizren

0

Fushata për të ndihmuar Armend Hodajn, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë, po shtrihet gjithnjë e më shumë në Prizren. Sot, vullnetarë të rinj, ishin të pranishëm në sheshin “Shatërvan” dhe te hyrja në “Abi Çarshia” për të mbështetur këtë nismë, përcjell PrizrenPress.

Kontributet e tyre janë të rëndësishme për të ndihmuar Armendin në vazhdimin e trajtimit të tij jetësor.

“Çdo ndihmë sado e vogël, është një ndihmë e madhe për Armendin”, apelojnë vullnetarët.

Ndryshe, Armend Brahim Hodaj (38 vjeç, baba i dy fëmijëve) nga fshati Gjonaj të Hasit, është diagnostikuar me Mixed connective tissue disease with severe pulmonary hypertension. Pas tetë muajsh trajtim në Kosovë, mjekët kanë rekomanduar vazhdimin e trajtimit jashtë vendit, pasi gjendja e tij është përkeqësuar.

Aktualisht, ai është transferuar në Institutin për Sëmundjet Pulmonare në Vojvodinë dhe ka nevojë për 200,000 euro për të vazhduar terapinë, një shumë që familja nuk mund ta përballojë.

Familja e Armendit bën thirrje për ndihmë nga të gjithë ata që mund të kontribuojnë.

Detajet për kontribut:

Emri i bankës: Raiffeisen Bank Kosovo
Emri i personit: Armend Hodaj
SWIFT CODE: RBKOXKPR
IBAN: XK051507001007306705EUR

Kontakt:
Brahim Hodaj (Baba): +38349622401
Donjeta Hodaj (Bashkëshortja): +38349207101

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ekrem Kastrati në vizitë zyrtare në Zvicër për thellimin e bashkëpunimit me Komunën e Meyrinit

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, po zhvillon një vizitë zyrtare në Meyrin, Zvicër, me ftesë të kryetares së Këshillit të Komunës së Meyrinit, Nathalie Leuenberger, dhe bashkëkryetarëve Laurent Tremblet dhe Eric Cornuz. I shoqëruar nga këshilltarët komunalë Astrit Sertolli dhe Amrush Helshani, si dhe aktivisti mërgimtar Agim Paçarizi, Kastrati ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të institucioneve lokale të Meyrinit, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe arritjen e binjakëzimit mes dy komunave.

“Po qëndrojmë në vizitë zyrtare në Zvicër… me qëllim të thellimit edhe më tej të bashkëpunimit në mes të dy komunave, për të ecur deri te procesi i binjakëzimit”, tha Kastrati, përcjell PrizrenPress.

Një nga rezultatet e këtij bashkëpunimi është donacioni i disa mjeteve motorike për pastrimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e ambientit në Komunën e Malishevës. Kastrati e cilësoi këtë një lajm shumë pozitiv: “Komuna e Meyrinit ka shprehu gatishmerinë për të dhuruar donacion për Komunën e Malishevës disa mjete motorike që shërbejnë për pastrimin e rrugëve në qytet dhe mirëmbajtjen e ambientit në përgjithësi, për çfarë u jemi shumë mirënjohës”.

Ai gjithashtu shprehu falënderime të veçanta për mërgatën shqiptare në Zvicër, duke vlerësuar rolin e tyre në këtë bashkëpunim: “Falenderues përherë edhe për mërgatën shqiptare, për sjelljen shembull në këtë pjesë të Zvicrës dhe për bashkëpunimin që ka komuna e Meyrinit me mërgatën tonë, e cila në masë të madhe, është nga komuna e Malishevës”./PrizrenPress.com/