9.8 C
Prizren
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Mbledhja Kosovë-Shqipëri, kapitull i ri për shqiptarët

QeveriaThaci-Rama(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka hapur mbledhjen e dy qeverive, duke thënë se dy shtetet tona duhet të ecim në një të ardhme të përbashkët, drejt anëtarësimit evropian.

Thaçi ka thënë se e shohin të kaluarën për të mësuar për lëshimet që nuk duhet përsëritur dhe ky është momenti që marrëdhëniet tona të avancohen.

“Unë besoj që ekspertët tanë do të punojnë për shqyrtimin e marrëveshjeve të mëhershme dhe të vazhdojnë me marrëveshjet tjera në sektor të ndryshëm për zhvillimin e dy vendeve”, ka thënë ai

Ndërsa Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fillim të fjalimit të tij, tha se nuk janë projektet, nuk janë nevojat, nuk është bindja e përplotësimit në shumë fusha, por është vendosmëria që sjell suksesin.

“Modestisht mendoj se ajo që na ka bërë bashkë sot në një tryezë të qeverisjes strategjike është një ftesë për të dhënë kontribut për integrimin tonë”.

“Është e vërtetë se ne jemi më shumë se qytetarë të dy shteteve fqinje që me gjithë diferencat e ndryshme kanë një gjuhë, një kulturë të përbashkët”.

“Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është për ne shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm”.

“Qeveria e Shqipërisë sot është Qeveri e aleancës për Shqipërinë Europiane, e cila është faktor paqeje e stabiliteti në rajon dhe si partner strategjik i SHBA dhe BE’së”.

“Bashkëpunimi i vendeve të Beneluksit dhe ai i vendeve nordike janë frymëzim për ne”.

“Janë të mirëpritur edhe mohuesit e brendshëm të cilët këtë mbledhje e cilësuan, pa ndodhur, si një shfaqje patriotike”.

“Kjo nismë, që të marrë kuptimin e merituar, duhet të zhvillohet më tej, edhe si projekt i përbashkët i të gjithëve, edhe i opozitës, edhe i shoqërisë civile, akademikëve, botës ekonomike dhe të tjerët”, u shpreh Kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Sot takimi i Prizrenit

Kryeministri Thaçi, ka deklaruar se takimi i Prizrenit shënon fillimin e qeverisjes së përbashkët strategjike, me një qëllim dhe vizion – vizionin euroatlantik.

Kryeministri Thaçi në mbledhjen e 165-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka theksuar se takimi i Prizrenit shënon kapitull të ri dhe dërgon mesazhin evropian për të gjithë, mesazhin e rajonit me kufi të hapur dhe pa barriera të së kaluarës.

“Nesër në Prizren ndodhë takimi i përbashkët, takimi i vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Është dashur sakrificë shekullore brezash, që të ndodhte krejt natyrshëm ky takim i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, i qeverive tona.

Ky takim përshëndetet edhe nga miqtë ndërkombëtarë. Takimi i Prizrenit ëndrrën e shumë brezave e bënë realitet – theksoi Kryeministri Thaçi në mbledhjen e 165-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, një ditë para mbajtjes së Mbledhjes së Përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë”, ka pohur ai.

“U bënë gjashtë vite që në gjeografinë politike të Evropës, u lind një shtet i ri, shteti i Kosovës, ku edhe e kurorëzuam dinjitetshëm ëndrrën shekullore të qytetarëve tanë me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, shtet demokratik. Kur vendi ynë mori atributin më të lartë të organizimit politik të krijimit të shtetit të pavarur”, ka pohuar ai.

Sipas tij Pavarësia e Kosovës ka sjellë më tepër paqe e stabilitet për tërë rajonin. Prandaj, ka qenë dhe mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës, bashkëpunimi i ngushtë me të gjitha vendet e rajonit.

Më Shumë

Isni Kilaj, kandidat për deputet i koalicionit AAK-NISMA+

Ish-kryetari i komunës së Malishevës, Isni Kilaj ka konfirmuar përmes llogarisë së vet në “Facebook”, se do të jetë kandidat për deputet nga koalicioni...

Quni: Problemi me shujtat e FSK-së, dështim i qeverisë për të menaxhuar shërbimet thelbësore të ushtarëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka thënë se çështja me shujtat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është dështim i Qeverisë...

Lajmet e Fundit