29.7 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

LDK-ja në Suharekë shprehet e shqetësuar për kualitetin e punimeve në rrugën “Skënderbeu”

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, ka shprehur  shqetësimin e saj të thellë për rrezikun që mund të vijë nga kualiteti i dobët i punimeve në segmentin e rrugës “Skënderbeu”.

LDK thekson se asnjë rregullore e punës nuk lejon lënien e kabllove të rrymës të paizoluara dhe të pa siguruara në një trotuar, i cili do të përdoret nga shumë qytetarë, përfshirë edhe nxënësit e shkollave.

“Nuk mund të lejojmë të rrezikohet jeta e fëmijëve për shkak të keqmenaxhimit të institucioneve komunale,” thuhet në komunikatën e  LDK-së në Suharekë.

“Qytetarët tanë po vuajnë nga kjo qeverisje, pasi kryetari aktual dhe një grup i vogël individësh rreth tij po e trajtojnë institucionin e Komunës si pronë private, duke vepruar sipas tekeve dhe interesave individuale, pa respektuar standardet minimale në punë,”.

LDK apelon për një menaxhim më të përgjegjshëm dhe transparent nga institucionet komunale, në mënyrë që të sigurohet një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Elvis Rexhbeçaj do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Augsburgun

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj është shumë afër rinovimit të kontratës me Augsburgun. Përkundër ofertave të shumta nga Gjermania dhe disa kampionateve të tjera, Elvis...

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Lajmet e Fundit