12.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 8882

Blomeyer: Asociacioni s’duhet të krijojë Republikën Serbe

0

Peter Blomayer.“Asociacioni i Komunave Serbe duhet të jetë një asociacion me detyra komunale. Ai nuk duhet të jetë një nivel i tretë brenda shtetit dhe nuk duhet të krijojë një etnitet serb të llojit të Republikës Serbe në Bosnje – Hercegovinë. Kjo përjashtohet shprehimisht”, ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomayer.

Në një intervistë për Kohën Ditore, ambasadori ka bërë të qartë se për Gjermaninë, Asociacioni i Komunave Serbe nuk duhet të krijojë një etnitet serb të llojit të Republikës Serbe në Bosnje – Hercegovinë.

Kjo përjashtohet shprehimisht, ka thënë ambasadori Peter Blomeyer.

Sipas tij, kryetarët e rinj nga Lista Serbe duhet t’i përmbahen Marrëveshjes së Brukselit dhe të sillen në përputhje me rendin dhe ligjet e Kosovës. Nëse ndonjëri prej tyre nuk do të këtë, sipas Blomeyerit, duhet të shihet çfarë duhet bërë.

Duke folur për rastin gjyqësor Drenica, Blomeyer ka potencuar se nuk ka mirëkuptim për kritikët që thonë se EULEX-i po njollos reputacionin e UÇK-së. Një shtet ligjor, sipas tij, duhet patjetër t’i sqarojë rastet e tilla, dhe se ndjekja penale kundër krimeve të luftës është edhe në interes të UÇK-së.

Sa i përket mbrojtjes së dëshmitarëve, ai ka thënë se është plotësisht e papranueshme që ata të frikësohen, të kërcënohet apo të ndiqen. Ndërkaq postierët kundër tyre dhe presionet publike ndaj dëshmitarëve janë gjë e shpifur, ka thënë Blomeyer.

Sipas tij dëshmitarët e meritojnë çdo mbrojtje, ashtu që ata të mund të japin deklarata pa iu nënshtruar asnjë lloj presioni.

Ai po ashtu ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk dëshiron të pranojë vende të cilat janë të ngarkuara me probleme, por kërkon që çështjet e pazgjidhura të zgjidhen pas aderimit. Në këtë fazë të dialogut ai ka thënë se Serbisë nuk do t’i kërkohet që ta njoh shtetin e Kosovës.

Klasët e para, pa anglishte

0

Nxenesit6-16Mësimi i gjuhës angleze në klasën e parë, i cili sivjet është dashur të filloj si pilotprojekt në dhjetë shkolla të Kosovës, nuk ka gjetur zbatim.

Edhe pse, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Arsimit, Arbër Morina, pilotimi ka filluar në të gjitha shkollat dhe i njëjti po ecën siç është më së miri, njëjtë nuk thonë edhe menaxherët e shkollave pilote dhe nxënësit e tyre.

“Në këtë takim me drejtorët komunal që e patëm javën e kaluar ne kemi marrë raporte edhe me shkrim nga ta se kjo fazë është duke shkuar shumë mirë. Gjithashtu, grupet punuese, ekspertët që janë duke u marrë ekskluzivisht me këtë çështje e kanë përpiluar një raport ku me të vërtetë shihet një fillim shumë i mirë i fazës së pilotimit i Kornizës së Kurrikulit. Nuk po them me përgjegjësi nuk ka telashe, nuk ka probleme, ka aty-këtu, po e them me përjashtim ndonjë defekt të vogël por i cili nuk e pengon absolutisht dhe nuk ndikon asgjë në mbarëvajtjen e përgjithshme të kësaj faze”, është shprehur Morina për Kosovapress.

Ai, thotë se nuk ka staf të mjaftueshëm për ligjërimin e kësaj lënde. Por, e mohon se mësimi i kësaj lënde nuk ka filluar ende si dhe që nuk ka as libra.

“Mund të jetë një defekt në këtë aspekt, sepse, nuk ka për momentin kuadro të mjaftueshme për mësimdhënien e gjuhës angleze Por, gjithsesi, besoj që në afat optimal edhe për këtë çështje do të rregullohet sepse do të dalin edhe gjenerata të reja nga Fakulteti i Edukimit, por, edhe nga fakultete tjera, të cilat do të kenë të drejtë të japin gjuhën angleze. Ndërsa, sa i përket librave, nxënësit po mësojnë sipas planprogramit të Kurrikulës, sipas librit të përzgjedhur nga grupi, ekspertët ekskluziv që janë për gjuhë angleze, të cilët e kanë bërë përzgjedhjen në bazë të Kurrikulës së re, tekst i cili është i përshtatshëm për nxënësit e asaj moshe”, ka deklaruar ai.

Por, njëjtë si Morina nuk mendojnë edhe ata që duhet ta zbatojnë këtë pilotprojekt.

Shkolla Fillore “Faik Konica” e cila është edhe një nga dhjetë shkollat pilote të këtij projekti, as që ka filluar me mësimin e gjuhës angleze.

Koordinatorja për kurrikulat e nivelit të parë në këtë shkollë, Selvete Mujaj, thotë për Kosovapress, se pilotimi nuk ka filluar ende. Ajo shpreson që shumë shpejtë do të nisë zbaitimi i tij.

“Fatkeqësisht ne këtu e kemi një problem të vogël, ende nuk kemi filluar me gjuhën angleze ndërsa në fushat tjera në të gjitha dhe është punuar një punë e jashtëzakonshme”, shprehet Mujaj.

Ajo thotë se zbatimi i çdo gjëje të re ka sfida dhe nuk është e thjeshtë.

“Arsyet janë kisha me thënë më shumë teknike, t’i quaj ato që janë përgjegjës, Drejtoria, Ministria e Arsimit, që duhet të mbulohen këta mësimdhënës edhe të paguhen, këtu është një problem i vogël që besoj se do ta tejkalojmë. Do të thotë ka mungesë të stafit për shkak të mungesës së buxhetit”, shprehet Mujaj.

Mujaj thotë se MASHT duhet të gjejë një zgjidhje sa më parë dhe të fillojë zbatimi i këtij pilotprojekti, në mënyrë që nxënësit, në fund të vitit, t’i arrijnë rezultatet e kërkuara.

“Sa më shpejt aq më mirë sepse në fund të shkallës së parë nxënësi duhet t’i arrijë rezultatet që parashihen te lënda e gjuhës angleze”, thekson ajo.

Se gjuha angleze nuk po mësohet në klasat e para të shkollave pilote në vend, e thonë edhe vet nxënësit.

“Unë këtu nuk kam mësuar anglisht por kam mësuar në kopshtin ku kam qenë. Kam dëshirë të mësoj anglisht sepse më pëlqen gjuha angleze dhe babi më ka thënë kur ta mësosh anglishten do të shkosh në Amerikë, në vizitë te daja”, thotë Ep Kelmendi, nxënës i klasës së parë në shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Ndërkohë, mësimi i gjuhës angleze në nivelin parafillor, në klasë të parë dhe të dytë, i cili parashihet me Kornizën e re të Kurrikulës, ishte premtuar që të nis qysh në vitin 2011 nga ish ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj.

Ky projekt parashihet që në vitin e parë të zbatohet në klasën parafillore, klasën e parë dhe të dytë fillore, klasën e pestë në nivelin e mesëm të ulët dhe klasën e dhjetë të nivelit të mesëm të lartë për të vazhduar çdo vit deri sa të arrijë të zbatohet në të gjitha klasat në shkollimin parauniversitar./Kosovapress/

Thaçi-Daçiq, ka filluar takimi në Bruksel

0

Hashim Thaci me Dacicin 2

(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic, kanë nisur takimet e tyre në Bruksel, në një raund të ri bisedimesh, të lehtësuara nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Kjo e fundit ka paralajmëruar se temë diskutimi do të jetë zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit, për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Takimi vjen pak ditë pas zhvillimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, në të cilat për herë të parë kanë marrë pjesë edhe komunat veriore, të banuara me shumicë serbe.

Rrjedhimisht, në krye të agjendës së sotme pritet të jetë statuti i Asociacionit të Komunave Serbe, formimi i të cilit parashihet me marrëveshjen e prillit.

 

Sot, takimi i radhës Thaçi-Daçiq

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë takohen sot në Bruksel për një rreth të ri bisedimesh, të lehtësuara nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Kjo e fundit ka paralajmëruar se temë diskutimi do të jetë zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit, për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Takimi vjen pak ditë pas zhvillimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, në të cilat për herë të parë kanë marrë pjesë edhe komunat veriore, të banuara me shumicë serbe.

Rrjedhimisht, në krye të agjendës së sotme pritet tëjetë statuti i Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilin kryeministri Thaçi ka thënë se nuk do të ketë kompetenca të ndonjë entiteti politik dhe etnik.

SHIK-u e ndëshkoi me votë PDK-në

0

PDK-logo8-07Deklarimet se ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Kadri Veseli është i paprekshëm dhe i pamposhtshëm në Mitrovicë dolën të jenë thjesht mite të krijuara prej kohës kur Veseli nuk merrej publikisht me politikë.

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale kanë treguar se qytetarët e Mitrovicës nuk duan të votojnë më sipas të kaluarës patriotike por sipas ofertës dhe bindjes që ata marrin nga kandidatët në garë.

Se mitet për SHIK-un kanë rënë, ka treguar edhe fakti se kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës Agim Bahtiri, e ka përmendur vazhdimisht ‘sekretin’ publik se ai ishte në garë me Kadri Veselin e Bajram Rexhepin e jo me kryetarin e deritashëm Avni Kastratin. Përveç këtij ‘bastioni’, ish-zyrtarët e SHIK-ut humbën edhe dy qytete të rëndësishme, Ferizajn dhe Lipjanin, derisa Podujevën nuk arritën ta shkëpusin nga ndikimi LDK-së,shkruan Tribuna.

Ferizaj njihej për kontroll të vazhdueshëm nga deputeti Elmi Reçica, një nga krerët e ish-strukturës së spiunazhit. Lipjani është një bastion tjetër i kësaj organizate. Prej atje kanë dalë edhe shumë akuza e kundërakuza

Nëntori 101, kimik e komik

0

Artan-HoxhaARTAN HOXHA

TRE KRYEMINISTRA PER NJE KOMUNE!

Tre kryeministra, njëri turk e dy shqiptarë, drekuan, më 23 tetor, bythë-më-bythë, rreth sofrës prizrenase. Ndonëse në tetor, takimi u shërbente zgjedhjeve të 3 nëntorit në Kosovë, ndaj me nëntorin lidhet. Tre kryeministrat nuk bënë dot më shumë se të nxirrnin në balotazh kandidatin e Kryeministrit Thaçi, që fitoi me një grusht votash më 1 dhjetor. Shprehja “Turqia është Kosovë e Kosova Turqi” u tërhoq të nesërmen sapo u vrenjt Serbia. Kryeministri ynë u sha me analistët. Për kaq vlejti gjithë ajo shfaqje treshe.

NE KORÇE PËRKUJTOHET 23 QERSHORI I FITORES RILINDASE
Zëvendëskryetari i Bashkisë Korçë, më 3 nëntor e votë plebishitare, u zgjodh kryetar për gjysmën e mbetur të mandatit të lënë në mes nga kryetari që u bë zëvendës i Kryeministrit, vetëm zyrtarisht, se, në të vërtetë, Kryeministri zëvendës e të dytë veç vetes s’ka në këtë botë.
Festa u prish nga regjistrimi, me zë e figurë, i Fiks-it të Top-it të Tanit të ndjerë. Zyra elektorale socialiste shpërndante dy mijë lekë për votues. Socialistët thanë se ishin para për dieta; demokratët dolën në protestë se për ta ishin para për vota si më 23 qershor; LSI-stët thanë se nuk ishin nga ajo lagje ku ishte bërë regjistrimi, ndaj ngritën supet të çuditur.

RREZIMI I BELLE AIR
Kompania që u ngrit në fluturim tetë vite më parë pas rrëzimit të Albatros-it, mbeti në pistë. Sipas medias, zëvendësim i aksionerëve apo i kompanisë – kjo është dilema, njëherazi edhe progresi në tetë vite e ndërkohë mijëra pasagjerë mbetën në tokë e trokë, por më të paktët e më fatlumet, disa qindra, ose tërhoqën paratë për biletat e paguara si dikur te firmat piramidale, ose u transportuan me avionë si në një rast evakuimi lufte apo cunami.

LOJERA FATI ME LOJËRAT E FATIT
Operacioni policor që nisi vrullshëm në tetor, gjatë nëntorit përfundoi në çil-e-mbyll. Ke NIPT a s’ke NIPT; ke mik a s’ke mik; je majtas a djathtas; t’ra kok a pil, do mbyllen fare-fare a s’do mbyllen fare-fare. Loja vazhdon.

TATIMET DHE DOGANAT TEJKALOJNE PLANIN
Në nëntor u dha sihariqi që plani i ulur në tetor me 25%, u tejkalua me 5%, si dhe u miratuan kontratat me Deloitte për borxhin dhe me Crown Agents për Doganat.
Në kontratën me Deloitte thuhet se veprimet aritmetike nuk janë e nuk duhen kuptuar si audit i standardeve ndërkombëtare, ndërsa në relacionin shpjegues mbi kontratën për Parlamentin e popullin thuhet se këto veprime janë audit i standardeve më të larta ndërkombëtare.
Në kontratën me Crown Agents pjesët më domethënëse ishin në anekset e saj dhe Parlamentit iu kërkua ta miratonte pa i parë anekset, symbyllazi e vetiu, siç edhe e miratoi më 14 nëntor, kur populli dhe deputetët e kishin mendjen gjetiu.

SHTATE N’ARRATI, I TETI N’HISTERI
Shtatë të burgosur morën arratinë, rehat e pa rezistencë, po atë ditë që qeveria drekonte dhjetë orë rresht në malin e Dajtit. Të shtatë menduan se po aq kollaj sa nga Burgu i Drenovës mund të arratiseshin edhe nga ky planet, por gabuan. Ndaj i kapën e i rikthyen aty ku ishin, e kjo mund të shërbejë si provë se një ekskursion i këtillë nuk ia vlen.
Gjithsesi, që një i burgosur e ka mendjen në arrati, kjo kuptohet. Por, që ministri i Brendshëm të thoshte “dorëzohuni sot se nesër do jetë vonë”, kjo s’mund t’i shkonte kujt ndër mend, pasi për këdo me mend në kokë, ministri i demokracisë parlamentare nuk mund të bjerë në histeri gjakatare.

SHPETIM GJIKA, KURBANI PER STATUSIN
Me këtë argument në letrën e tij të nëntorit, Stefan Fyle, komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, synon t’u mbushë mendjen vendeve anëtare për të miratuar në dhjetor statusin që Komisioni e dha në tetor.
Gjika i Vlorës duhet dënuar. Kështu, edhe Vlora nuk është më e Gjikës e bëhet vetëm e Ramës, edhe Shqipëria merr statusin e shumëpritur e të humbur tri vite rresht. Na e bëj hallall o Shpëtim. T’rroftë emri, se sakrifikimit nuk i shpëton.

Gjithsesi, nuk mbyllet me kaq. Merre me sportivitet, se nëse ti do bëhesh kurban për statusin, atëherë, për një ngjarje më të madhe – ajo për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE – radha për kurban i vjen Sali Berishës.
Por këtë ti e di tashmë se çdo ditë flitet në gazetat e krahut tënd politik, e natyrisht që kjo nuk të ngushëllon, por mos kij gajle se më pas vjen momenti kulmor – anëtarësimi në Bashkim Europian – e ky, sigurisht që kërkon më të madhin e kurbaneve, atë Rama&Meta, që mund të ndajnë qelinë e përbashkët për pjesën e mbetur të jetës, për hatër të anëtarësimit, në të njëjtën përqindje siç po ndajnë sot pushtetin.

E, në këtë rrjedhë të kurbaneve për integrimin, fatlumi mbetet vetëm Lulzim Basha, për të cilin koha ka treguar se gëzon bekimin e përhershëm të të Plotfuqishmit. Për bestytnillarët e qerratallarët kjo vërtetohet edhe nga rasti më i fundit kur, sipas tyre, i Plotfuqishmi e mori Sokol Olldashin në gjirin e vet e ia hoqi Lulit edhe këtë siklet.

SOKOL OLLDASHI DHE BASHKEFSHATARET
Shumë gjëra m’u kujtuan, o mik, atë natë kur mësova se kishe marrë arratinë nga kjo botë. Bashkë ishim më shumë se miq në një rreth rinor miqsh durrsakë që mblidhte, kundër ligjësive të kohës, pinjollë të familjeve mike e armike të regjimit.

M’u kujtua që në ato ditët e trazuara të janarit e shkurtit 1991, në më pak se gjysmë ore, mobilizoje gjimnazistët e Durrësit në mitingjet mbështetëse për demokracinë e brishtë kundër regjimit të shndërruar në zombi.
U kujtova se të isha betuar, vite më parë, pas asaj here, e para dhe e fundit në fakt, kur ktheheshim bashkë në Tiranë, se nuk do të udhëtoja kurrë më me ty në timon.

U kujtova edhe që kohë më parë e nisëm në të ngrysur dhe e mbyllëm në të gdhirë, me letra, uiski dhe plot biseda gazmore, ti, Sabri Godo, Pashkot (baba&bir) dhe unë. I Plotfuqishmi Godon ndoshta e mori për ta pasur pranë për këshillat e tij të urta, Pashkot (babë&bir) për idetë e guximshme dhe harenë e pashtershme e ty ndoshta për të shijuar rrëfenjat e tua gjithë kripë e piper, a ndoshta për të të dhuruar sa më shpejt përjetësinë në atë botën matanë pa ligjet e rëndesës e të fërkimit që të bezdisnin aq shumë në këtë botën tonë të këndejme.

Por, atë natë e në ditët më pas, duke parë e dëgjuar muhabetet e të ngeshmëve në internet, që nga ato me skenarë rozë deri tek ato të vrasjes perfekte, m’u kujtuan mjaft fjalë të urta mbi thashethemexhinjtë, ngatërrestarët dhe shejtanbudallenjtë e katundeve tona, fjalë që kanë dalë që në lashtësi dhe gjejnë zbatim edhe sot, duke vërtetuar kësisoj se ka ndryshuar vetëm mjeti, por jo përmbajtja e muhabetit e as sjellja e muhabetqarëve.

E PASHE XHAXHI ENVERIN
Në programin shkollor e parashkollor duhet përfshirë urgjentisht, me përshtatje sipas grupmoshës, vjersha “E pashë xhaxhi Enverin, s’e kisha parë kurrë…” pasi, të gjithë fëmijët e kësaj moshe që nuk u kishte rënë për hise ta shihnin, e panë, me goxha portret, këtë 29 Nëntor, në fotot që Kryeministri i hodhi në faqen zyrtare të Kryeministrisë e të tijën në Facebook.
Thuhet se Kryeministri nisi t’ua mësojë vetë vjershën fëmijëve që i kishte ftuar në selinë e rilindur kryeministrore me rastin e rilindjes së “Natës së Bardhë”. Kush s’beson, le të shohë në www.kryeministria.al

QARI NGA ARMET KIMIKE
Çështja e armëve kimike siriane ishte më e rëndësishmja e nëntorit të 101-të të Shtetit të Pavarur Shqiptar, çështje që jo vetëm diktoi zhvillimet e të gjithë muajit, por, me sa duket, do të këtë ndikim përgjatë gjithë shekullit të dytë të pavarësisë.
Kryeministri i tha “PO” Amerikës për një copë të vogël trualli, mjaftonte që të gjitha punët t’i bënin e të gjitha harxhet t’i hiqnin amerikanët. Ata thanë OK. Edhe që mbetjet e demontimit të largoheshin nga vendi. Ata thanë OK. Edhe të na pastronin plehrat nga rrugët, plazhet dhe lumenjtë. Ata thane OK. S’do kish bërë keq t’u kërkonte edhe të pastronin kanalet vaditëse e kulluese të bujqësisë, apo edhe haletë e zyrave të shtetit, bareve e pub-eve, kanalet e ujërave të zeza e ca punë të tjera të rëndomta kësisoj. OK do thoshin të gjorët.
Deri të mërkurën, më 13 nëntor, Kryeministri i qëndroi fjalës së dhënë. Shpjegoi, me vetësiguri e vetëkënaqësi, se bëhej fjalë për “një luftë të llojit të ri, atë të çarmatosjes me paqe të regjimit kriminal të Asadit”. Për projektin tha se “hapet më 15 nëntor”, i bindur se do mbeteshin të gjithë gojëhapur atë ditë nga mrekullia e tij profetike.

Popullit i hyri frika nga kimia e armëve si nga alkimia e shtrigave e, nga frika, i mbushi brekët. Opozita, e lënë mënjanë, iu bashkua brekëmbushjes popullore dhe Kryeministri, me popull, parti e ushtri brekëmbushur, i mbushi edhe vetë dhe e braktisi, brenda një dite, frontin e luftës së tipit të ri që premtoi se do e mbante me trimëri.
Por, siç thonë, jo çdo e keqe vjen për të të bërë keq. Europa po na thotë se u treguam dinjitozë. Ndoshta-ndoshta brekëmbushjen tonë nga frika e armëve kimike Europa e kuptoi sikur ne u trimëruam e ia dhjemë Amerikës e ndaj tani e meritojmë statusin. Qar e qyl e paçim e qoftë kështu era e gjakut të luftërave në të ardhmen tonë europiane./Panorama/

Gjykata në Prizren 11 vjet burg për vrasje Nezir Kryeziut

0

Gjykata-qekiqiPas gjykimit, të ndjekur penalisht nga një gjyqtar ndërkombëtar i Prokurorisë Themelore, sot një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Prizren dënoi të pandehurin Nezir Kryeziu, për vrasje, neni 146, dhe për vrasje në tentativë që ka pasur për pasojë lëndim të lehtë trupor, neni 146 në lidhje me nenin 20 dhe nenin 53(1) dhe (2) të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, dhe e dënoi atë me njëmbëdhjetë (11) vjet burgim, ka njoftuar EULEX.

“U konstatua që Nezir Kryeziu shtiu në viktimën 25 vjeçare dhe e vrau atë më 2 shkurt 2011 në Prizren dhe duke e bërë këtë i tejkaloi limitet e vetëmbrojtjes së domosdoshme. Po ashtu u konstatua që ai shtiu në babanë e viktimës, me qëllim që ta vrasë atë, që pati për pasojë lëndime të lehta trupore.

Rastin është duke e hetuar një ekip i përbërë nga një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror i shtetit nga Pro

Përkujtohen dëshmorët e Pashtrikut

0

hmoazhe para deshmoreve ne krusheMe rastin e 15 vjetorit të rënies heroike të  dëshmorëve të kombit Muhahet Malsori,Hysni Duraku,Isak Hoti, Ismet Hoti, Sinan Hoti  Sedat Hoti Hida Hoti të gjithë nga Krusha e Madhe dhe  Skender Hameli nga  Hasi të cilët ranë heroikisht më 4 dhjetor 1998 në mallet e Pashtrikut duke u kthyre nga Shqipëri për në Kosovë në Krushë të Madhe  bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve ku edhe u mbajtën fjalë rasti .

Në emër të fshatit foli kryetari i këtij fshati Kadri Dellova,  i cili çmoj lart veprën e dëshmorëve  në fjalë .

Në emër të OVL të UÇK-së në Rahovec fjalë rasti mbajti Ejup Kabashi I cili tha se falë gjakut të dëshmorëve ne sot po e gëzojmë lirinë këta djem ishin professor të mirë student të mirë punëtorë të mirë por ishin të frymëzuar me atdhedashuri  nga I madhi Ukshin Hoti andaj edhe luftuan për liri deri në vdekje,pas homazheve  në varreza të dëshmorëve  në Krushë  homazhe u bënë edhe në vendin e rënies në Pashtrik si dhe në orët e mbrëmjes u mbajt një akadei përkujtimore në Krushë të Madhe./Ymer Fazliu/

Thaçi: Asociacioni i komunave serbe nuk është Republikë

0

Thaci7-03Në prag të takimit të radhës me homologun nga Serbia, Ivica Daic, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një bisedë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca të ndonjë entiteti politik e etnik.

”Ky organizëm, statutin, formën, organizimin dhe funksionimin duhet dhe do ta ketë plotësisht në përputhshmëri me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe me marrëveshjen e 19 prillit të arritur në Bruksel. Kështu që çdo pretendim tjetër apo çdo interpretim për një funksionim tjetër do të jetë i papranueshëm dhe i parealizueshëm. Ky është qëndrimi i Republikës së Kosovës dhe i Bashkimit Evropian”, tha kryeministri Thaçi.

Sipas tij, Asociacioni është një mekanizëm konsultativ, vullnetar.

“Kompetencat do të jenë plotësisht në përputhshmëri me kushtetutën ligjet e Kosovës dhe marrëveshjen e 19 prillit. Ato nuk do të jenë as më shumë e as më pak sesa kompetencat e asociacionit të komunave tjera në Kosovë. Do të jetë një mekanizëm konsultativ, jo obligues dhe nuk do të ketë karakterin ekzekutiv apo legjislativ në asnjë rrethanë”, theksoi ai për REL.

Me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, përfshirë edhe ata në komunat veriore, Thaçi ka thënë se po ç’rrënjoset edhe ndikimi i Serbisë në Kosovë. Ai është shprehur i gatshëm t’i takojë edhe kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe që të bisedoj me ta për të gjitha problemet ekzistuese.

Kilaj uron Begajn

0

Kilaj dhe begajIsni Kilaj, ka pritur sot Ragip Begajn. Ai ka uruar Begajn, për fitoren e arritur në zgjedhjet e 3 nëntorit. “E di që ende nuk jeni certifikuar, por kam dashur që zyrtarisht në zyrën e kryetarit të komunës, t’ju uroj për suksesin në zgjedhje dhe për postin e të parit të Malishevës. Ju uroj suksese në qeverisjen e ardhshme dhe uroj të keni punë të mira dhe të suksesshme”, tha Kilaj.

Në anën tjetër, kryetari i ardhshëm i Malishevës,Ragip Begaj, e falënderoi Kilajn, për këtë urim dhe pritje, duke e vlerësuar si gjest shumë të mirë dhe demokratik.

“ Ky gjest duhet të praktikohet edhe në të ardhmen”

“Në rend të parë, jam i kënaqur që fushata është zhvilluar në frymë të mirë, të garës demokratike mes subjekteve në Malishevë dhe se çdo gjë ka shkuar mirë e pa incidente dhe pa fyerje, dhe kjo është diçka shumë e mirë”, tha Begaj.

Begaj, tha se detyrën e kryetarit do të fillojë të ushtroj pas certifikimit të rezultateve, edhe pse kryetari Kilaj, kishte bërë gati zyrën, duke e regjistruar inventarin dhe duke i dorëzuar çelësat e zyrës./PrizrenPress.com/

Gjashtë kandidatë në Prizren, nuk votuan as për vete!

0

zgjedhjete123Gjashtë kandidatë për Asamblenë Komunale në Prizren, në zgjedhjet e 3 nëntorit të këtij viti, nuk kanë votur as për vete.  Shqipe Xërxa nga Nisma Qytetare për Prizrenin, Sezen Haskuka nga PD-ja, Besim Alishani nga Balli Kombëtar, Miralem Alija nga KAR-së, Barija Saghdati nga CDU, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, në këto zgjedhje nuk e kanë marrë asnjë votë.  Kandidatja e Balli Kombëtar, Edina Skoro,  ndërkaq ka marrë vetëm një votë.

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në zgjedhjet e 3 nëntorit,  ka dalë partia me e votuar. Ky subjekt politikë e ka edhe kandidatin më të votuar për Asamblenë Komunale. Alush Shala është kandidati më i votuar në zgjedhjet e 3 nëntorit. Ai ka marrë 912 vota.

Nga radhët e LDK-së, ndërkaq kandidati  Xhavit Uka ka dalë më i votuari në këto zgjedhje, duke marrë marrë 830 vota. Uka ka shumë mundësi që të bëhet pjesë e edhe Kuvendit të Kosovës, pasi tre deputet të LDK-së janë zgjedhur kryetar komunash.

Asamblisti më i votuar i AAK është Bujar Nerjovaj. Ai është pjesë e Asamblesë me 551 vota. Në Lëvizjen Vetvendosje! Më e votuara ka dalë Drita Millaku me 249 vota Nga Bashkimin Demokratik në këto zgjedhje më së shumti vota ka marrë Shani Berisha,vëllai i kryetarit të partisë, Zafir Berisha.Ai ka marrë 505 vota. /PrizrenPress.com/