8.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 8895

Kush kundër kujt në balotazh?

0

zgjedhjet5Sot përfundon zyrtarisht fushata pesëditëshe për raundin e balotazhit e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen të dielën, më 1 dhjetor. Në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve, qytetarët do të kenë mundësi të votojnë në gjithsejtë 25 komuna, përfshirë edhe veriun e Mitrovicës, ku nuk ishte përcaktuar fituesi që në rrethin e parë. Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte vendosur që të përsëriten zgjedhjet edhe në tri vendvotime në komunën e Zveçanit. Sërish, në pjesët e veriut të Kosovës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, do t’i ndihmojë Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Pjesëmarrja e votuesve në nivel vendi ishte me 3 nëntor ishte 45.79 për qind, pa llogaritur katër komunat në veri të Kosovës për shkak të disa sulmeve që kishin dëmtuar procesin në tërësi.

Prishtinë: Në balotazh, Isa Mustafa – LDK dhe Shpend Ahmeti – Vetëvendosje,

Gjakovë: Në balotazh, Mimoza Kusari Lila – AKR dhe Pal Lekaj, AAK – LDD,

Prizren: Në balotazh, Ramadan Muja – PDK dhe Eqrem Kryeziu – LDK,

Pejë: Në balotazh, Gazmend Muhaxheri – LDK dhe Ali Berisha – AAK-LDD,

Gjilan: Në balotazh, Lutfi Haziri – LDK dhe Qemajl Mustafa – PDK,

Mitrovicë e Jugut: Në balotazh, Avni Kastrati – PDK dhe Agim Bahtiri – AKR,

Ferizaj: Në balotazh, Agim Aliu – PDK dhe Muharrem Svarça – LDK,

Malishevë: Në balotazh, Ragip Begaj – IQM dhe Sali Morina – LDK,

Rahovec: Në balotazh, Idriz Vehapi – PDK dhe Smajl Latifi – AAK-LDD,

Dragash: Në balotazh, Selim Jenuzi – PDK dhe Fatmir Mehmeti – LDK,

Mitrovicë e Veriut: Në balotazh, Kërstimir Pantiq – GIS dhe Oliver Ivanoviq, IQ,

Graçanicë: Në balotazh, Branimir Stojanoviq – GIS dhe Bojan Stojanoviq – SLS,

Junik: Në balotazh, Agron Kuçi AAK-LDD dhe Zenun Shala – LDK,

Kamenicë: Në balotazh, Shaip Surdulli – LDK dhe Begzad Sinani – PDK,

Klinë: Në balotazh, Sokol Bashota – PDK dhe Fadil Gashi – LDK,

Kllokot: Në balotazh, Sreçko Spasiq – GIS dhe Sasha Mirkoviq – SLS,

Lipjan: Në balotazh, Shukri Buja – PDK dhe Imri Ahmeti – LDK,

Novobërdë: Në balotazh, Bajrush Ymeri – LDK dhe Svetislav Ivanoviq – GIS,

Obiliq: Në balotazh, Mehmet Krasniqi – LDK dhe Xhafer Gashi – AAK-LDD,

Partesh: Në balotazh, Nenad Cvetkoviq – SLS dhe Dragan Nikoliq – GIS,

Ranillugë: Në balotazh, Gradimir Mikiq – GIS dhe Milan Aritonoviq – SNPK,

Shtërpcë: Në balotazh, Bratislav Nikoliq – SLS dhe Ivan Rexhiq – GIS,

Suharekë: Në balotazh, Sali Asllanaj – LDK dhe Bali Muharremaj – AAK-LDD,

Viti: Në balotazh, Sokol Haliti – LDK dhe Nexhmedin Arifi – PDK,

Vushtrri: Në balotazh, Bajram Mulaku – PDK dhe Muharrem Shabani – AAK-LDD.

Thaçi u premton mbështetje bujqve të Rahovecit

0

Hashim Thaci ne fushatKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u ka premtuar qytetarëve të Rahovecit se që nga viti i ardhshëm, Qeveria e Kosovës, do të subvencionojë nga një mijë euro, për hektar të rrushit. Ai tha se e ka mbajtur fjalën deri tani, duke subvencionuar prodhuesit e rrushit me nga 500 euro.
“Iu betohem sot fermerë përsëri. Ne do ta mbajmë fjalën, ashtu siç e mbajtëm për rritjen për 500 euro për hektar për hardhi rrushi. Iu siguroi se nga viti i ardhshëm me zgjedhjen e Idriz Vehapit si kryetar i Rahovecit dhe unë si kryeministër i Kosovës, do ta kemi edhe më lehtë që për çdo hektar të rrushit, të paguajmë 1 mijë euro”, pohoi Thaçi,transmeton telegrafi.

Ai u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Rahovecit, që më 1 dhjetor të dalin dhe ta votojnë PDK-në dhe Idriz Vehapin.

Ndërsa, kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi tha se do të punojë së bashku me qytetarët e këtij qyteti, për një të ardhme më të mirë, për zhvillim ekonomik, për zhvillimin e bujqësisë dhe për një infrastrukturë më të mirë.

Më 9 dhjetor, letërnjoftimet biometrike

0

BajramRexhepi-ministerMe 9 dhjetor Kosova do të fillojë prodhimi i letërnjoftimeve biometrike, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi pas mbledhjes së Qeverisë. Ai tha se në bazë të kërkesës së komunitetit turk, në këto letërnjoftime do të përdoret edhe shkrimi në gjuhën turke.

Të gjithë pjesëtarët e komunitetit turk, do të pajisën me letërnjoftime dhe pasaporta biometrike në gjuhen turke. Ministri i punëve të brendshme Bajram Rexhepi tha se në bazë të Kushtetutës së Kosovës është e obliguar përdorimi i gjuhëve zyrtare, ndërsa në bazë të rregullave ligjore është e paraparë që edhe komuniteti turk, të ketë dokumente në gjuhën e tyre:

”Ka qenë kërkesa e mëhershme e komunitetit turk që kur të prodhohen letërnjoftimet biometrike për pjesëtarët e komunitetit turk të shkruhet edhe në gjuhën turke, ky ka qenë i paraparë edhe me dokumente të tilla dhe i kemi aplikimet e para nga komuniteti turk, si ministri Jagxhillar dhe disa deputetë të tjerë. Dhe mund tu informojë se me 9 dhjetor do të fillojë prodhimi i letërnjoftimeve biometrike”, tha ministri Rexhepi.

Ndërsa ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhellar është shprehur i kënaqur me këtë të arritur, pasi më këtë respektohet edhe ligji për përdorimin e gjuhëve:

”Një për çështjeve të rëndësishme edhe sa i përket Kosovës por edhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit është edhe prodhimi i dokumenteve biometrike, pasaportave dhe letërnjoftimeve dhe vërtetë unë si qytetar i Republikës së Kosovës dhe pjesëtar i komunitetit turk, vec kam aplikuar për letërnjoftim biometrik, që tashmë është modeli, dhe përveç gjuhës shqipe, serbe dhe angleze do të jetë edhe në gjuhën turke, që ka qenë një kërkesë”, tha ai.

Sa i përket komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë, Ministri Rexhepi tha se ata kanë alfabet të ngjashëm me alfabetin latin, prandaj nuk është e domosdoshme aplikimi i një gjëje të tillë.

“Princi i vogël” nga Tirana i flet shqip publikut zviceran

0

kukullaNë vikendin e javës së kaluar Teatri Kombëtar i Kukullave nga Tirana ka dhënë tri shfaqje në Teatrin “Theater im Waaghaus” në Winterthur të kantonit të Cyrihut, transmetoi albinfo. “Princi i vogël”, e Antoine de Saint-Exupèry, një pjesë për fëmijë shumë herë e inskenuar në skena të ndryshme të botës ishte teksti mbi të cilin trupa e Tiranës e kishte ndërtuar shfaqjen e saj. Një shfaqje e punuar me shumë përkushtim, me invencion dhe me ndjenjë për detajet, me një sinkronizim të nivelit të lartë në mes të zërit dhe lëvizjes së kukullave. Regjisori kishte orkestruar mirë të gjithë komponentët e shfaqjes dhe mbante mirë nën kontroll ato.

Edhe skenografia, kostumet, rekuizitat, muzika, ishin në funksion të shfaqjes, e cila mori vlerësimin e merituar të publikut, kryesisht zviceran të teatrit të vogël të kukullave “Theater im Waaghaus”.

I vetmi segment që çaloi në këtë mes ishte publiku, ose thënë ndryshe, në dy mbrëmjet e para mungoi pothuaj plotësisht publiku shqiptar. Dhe kjo ndodhte në një qytet si Winterthuri, ku jetojnë mijëra bashkatdhetarë tanë dhe në një regjion, si kantoni i Cyrihut me rrethina, ku është dhe përqendrimi më i madh i shqiptarëve në Zvicër.

Megjithatë, në ditën e tretë e të fundit të shfaqjes, vizita e një grupi fëmijësh shqiptarë me prindërit e tyre, i dha një satisfaksion trupës së vyeshme nga Tirana.

Drejtoresha artistike e teatrit, Klaudia Hila, e cila ishte e pranishme me trupën e teatrit, tha me këtë rast për albinfo.ch se “ka qenë ftesa e udhëheqësve të festivalit Kulturescapes dhe e drejtueses së teatrit të këtushëm që na ka sjellë këtu. Kjo ftesë është pritur shumë mirë nga trupa jonë. Jo vetëm për faktin se ne për herë të parë kemi rastin të shpalosim vlerat e një shfaqjeje kaq të bukur çfarë është “Princi i vogël” por edhe për faktin se do të vendosnim kontakt me botën e fëmijëve që jetojnë në Zvicër. Do të dëshironim që në ditët në vazhdim të kishim më shumë publik shqiptar të pranishëm, prindër që duan t`u ofrojnë fëmijëve të tyre vlera të teatrit. Pra të mos ngelet vetëm në kuadrin e palës zvicerane por të ketë më shumë publik shqiptar”.

Më tutje Hila prezanton teatrin të cilin e drejton, si një teatër profesionist me një traditë 63 vjeçare, i cili ka arritur të krijojë identitetin e vet artistik.

“Kemi marrë në mjaft festivale ndërkombëtare, ku dhe jemi shpërblyer, si në Austri, Francë, Çeki” etj.

Ajo shton se teatri i Kukullave i Tiranës është mjaft shumë i vizituar nga fëmijët por dhe moshat tjera.

“Duke qenë teatri i vetëm profesionist i fëmijëve dhe i kukullave, shfaqjet tona i frekuentojnë fëmijë edhe nga të gjitha qytetet tjera të Shqipërisë, respektivisht ato i shohin në qytetet e tyre ku trupa jonë i viziton. Po ashtu ka edhe trupa kryesisht amatore për fëmijë nga qytetet përkatëse që japin shfaqje në teatrin tonë”.

Ndërsa një bashkëpunim të frytshëm ky teatër ka edhe me Teatrin për fëmijë dhe të rinj “Dodona” të Prishtinës.

“Kemi një bashkëpunim të rregullt me këtë teatër, i cili ka një nivel mjaft të mirë profesionist. Në kuadrin e këtij bashkëpunimi, ne ishim në muajin shtator në Prishtinë, si pjesëmarrës në festivalin e tretë të teatrove të kukullave që u mbajt atje. Kemi në plan që në një të ardhme të afërt të bëjmë dhe një këmbim të aktorëve dhe të shfaqje të dy teatrove tona”, përfundon Klaudia Hi.

Ftojnë të votohet numri 78-të

0

eqa dhe zafaKoalicioni LDK-BD në Prizren, ka vazhduar fushatën elektorale për balotazh në fshatin Nashec dhe Romajë të Hasit.

Kryetari i BD-së Zafir Berisha, i ftuar hasjanët që të votojnë numrin 78.

“ Në këtë numër gjendet edhe fryma e Bashkimit Demokratik dhe në katër vjetët e ardhshëm do t’ ia kthejmë dinjitetin Prizrenit dhe Hasit”

Ai premtoi ndërtimin e urës që lidh fshatin Bregdri me Krushën e Vogël. “Me 1 dhjetor pavarësisht motit duhet të dilni në mënyrë të organizuar për të votuar numrin 78 dhe bashkërisht rreth orës 10 do të festojmë shporrjen e krimit dhe korrupsionit nga Prizreni”, tha Berisha.

“Jam shumë i bindur se koalicionin tonë e keni kuptuar ashtu siç është, logjik e njerëzor me vullnetin për ndryshim”.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu tha në Nashec se ky koalicion është bërë prej forcave politike “që nuk janë hjdut dhe që mund ta shohin njeri -tjetrin në sy”./PrizrenPress.com/

 

Hetohen 15 raste të ndërtimeve në Prevallë

0

PrevallaaaNë Prokurorinë Themelore të Prizrenit ndaj 15 rasteve po zhvillohen hetime për ndërtim pa leje dhe moszbatim të urdhëresave për ndalimin e punimeve për vilat e ndërtuara, në fshatin turistik të Prevallës, përderisa ndaj një personi është ngritur aktakuzë. Ndërkaq Departamenti për Krime të Rënda po heton dy inspektorë komunalë për keqpërdorim detyre.

Derisa Prokuroria Themelore në Prizren ka në shqyrtim një numër të lëndëve për ndërtimet ilegale në Prevallë, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), një ditë më parë njoftoi se në këtë pjesë ka shpërndarë 23 vendime, në objektet që nuk kanë leje, duke urdhëruar kështu rrënimin e tyre nga vetë pronarët. Referuar vendimeve, nëse brenda një afati kohor prej 15 ditësh pronarët nuk i largojnë objektet e tyre pa leje, këtë do ta bëjë ministria dhe shpenzimet do t’i bartin vetë ata.

Kryeprokurori Sylë Hoxha konfirmoi për “Zërin” se në këtë organ në shqyrtim për ndërtime ilegale dhe moszbatim të urdhëresave për ndalimin e punimeve për vilat e ndërtuara, në fshatin turistik të Prevallës janë 15 lëndë. “Për rastet në shqyrtim, Prokuroria ka kërkuar informacione shtesë nga MMPH-ja, dhe se me të gjitha po merret Departamenti për Krime të Përgjithshme”, tha ai. Ndaj një personi Kemal Bekteshit është ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale të heqjes apo dëmtim të vulave zyrtare (shenjave) të vendosura nga inspektorët e MMPH-së, si dhe Departamenti për Krime të Rënda po heton dy inspektorë komunal për keqpërdorim detyre gjatë inspektimit në Prevallë.

Tashmë në më shumë se në 120 vila të Prevallës, inspektorët e MMPH i kanë shpërndarë njoftime, me qëllim që banorët të kenë edhe një mundësi në rishikimin e planeve të tyre. Pronarët njoftohet të rishikojnë lejen dhe projektin e ndërtesës së tyre, pasi në të kundërtën paralajmërohet se për çdo tejkalim të planit, do të intervenohet nga MMPH. Një nga pronarët që mori njoftim të këtillë nga MMPH, Zejnullah Krasniqi, i cili ka ndërtuar vilën e tij në Fshatin Turistik të Prevallës. Ai pohon se ka leje ndërtimi, por siç thotë për shkak të konfiguracionit të terrenit, nuk i është përmbajtur dot projektit.

“Natyrisht që kam leje ndërtimi, pasi askush s’është i marrë të investoi me mijëra euro pa pasur paraprakisht një dokument të këtillë. Por, unë kam një tejkalim të vogël pasi kushtet e terrenit ma kanë imponuar këtë dhe se vetëm një bodrum është jashtë vijës së paraparë”, tha ai. Mustafë Hyseni, inspektor i MMPH-së tha se për tejkalimet e planeve në këto vila është duke u marrë ekipi i Task- Forcës, pjesë e të cilit janë 10 anëtarë.

“Ata i kanë projektet në zyre dhe pasi ta analizojnë secilin sosh, grupi Task Forcës do të dal në terren për të verifikuar konkretisht, ndërsa varësisht nga gjendja do të merren masa të rrepta, pasi tashmë të gjithëve u është shpërndarë vendimi i Ministrisë”, tha ai.

Hyseni tha se ne terren ka dalë bashkë me inspektorët dhe se njoftimet janë shpërndarë në të gjitha objektet pa përjashtim, pavarësisht nëse ato mund të jenë të politikanëve, për pronësinë e të cilave ai tha se nuk ka njohuri. Me një vendim të Ministrisë së Mjedisit, në fillim të majit të këtij viti është dashur të ndërpriten të gjitha punimet në Prevallë. Pavarësisht kësaj, vilat që ishin në ndërtim në atë kohë, tanimë kanë përfunduar.

Në anën tjetër, Ambasada Britanike në Prishtinë përmes një komunikate deklaroi se mirëpret iniciativën e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të marrë masa kundër ndërtimeve të paligjshme në Prevallë. “Ne jemi të inkurajuar sidomos nga gatishmëria dhe me ligjet, të cilat po zbatohen. Këto ndërtesa dhe strukturat e përkohshme, përfshirë edhe antenat e telefonisë celulare, kishin shkelur kushtet dhe kriteret për ndërtim”, thuhej në komunikatën për medie./Zëri/

Shqiptarët janë popull i fortë

0

Adem Demaci

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka thënë se ky 28 nëntor shqiptarët i ka gjetur më mirë se ndonjëherë. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Demaçi ka thënë se pas zgjedhjeve të fundit në Shqipëri është çelur një dritë e madhe, një shpresë e madhe, se tashmë Shqipëria do të drejtohet si duhet.
Ai ka thënë se këtë 28 nëntor e ka pritur me një optimizëm më të madh sesa e ka pasur para 5-6 muajve. Demaçi ka thënë se, pavarësisht se shqiptarët kanë humbur shumë luftëra dhe janë shuar shumë kryengritje, ata prapë janë ngritur. “Kemi humbur shumë luftëra, shumë punë, janë shuar shumë kryengritje, por përsëri janë ngritur shqiptarët, përsëri kanë luftuar për liri, përsëri nuk e kanë harruar vetveten, e ky është një shembull unik në botë që një popull kaq i vogël të bëjë kryengritje kaq të shumta me pushtues shumëfish më të fortë, më të organizuar dhe me më përkrahje sesa ne”, ka thënë Demaçi.
Në këtë intervistë Demaçi ka folur edhe për qeverisjen në Kosovë dhe atë në Shqipëri. Ai ka deklaruar se qeverisja në Shqipëri ka marrë një rrugë të mbarë. Ekonomia në Shqipëri, sipas tij, është dy hapa para nesh. Kurse, thotë se Kosova në këtë drejtim është më keq për shkak të përzierjeve ndërkombëtare nga jashtë. “Ne këtu jemi keq për shkak se ka përzierje nga jashtë. Kjo përzierje nga jashtë bëhet t’ia bëjë qejfin Serbisë sepse qarqet evropiane në rend të parë dhe Amerika u ndihmon atyre. Qëllimi është ta tërheqin Serbinë nga ai kompozicioni sllav e rus dhe ta marrin me vete në Bashkimin Evropian, me shpresë se do ta marrin edhe në paktin e NATO-s. Me fjalë të tjera, faturat i paguajmë ne. Neve në fakt na shpërndanë ushtrinë tonë që doli pas kryengritjes. Në vend se të formohej menjëherë ushtria jonë, të armatosej ashtu siç duhej, në mënyrë që Serbia t’i humbte edhe shpresat e fundit që do të mund të rikthejë diçka nga ato ambiciet e veta pushtuese dhe çetnike. Përkundrazi. këta neve na mbajtën pa ushtri, me një polici më shumë të komanduar nga të huajt sesa nga ne, me prokurori e gjyqe të huaja vazhdimisht, me përzierje të ndryshme vazhdimisht, me këto privatizimet me të cilat nuk fitoi asgjë ekonomia shqiptare e Kosovës”, ka thënë Demaçi.
Duke folur për bashkimin e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet të vetëm, Demaçi është shprehur se në këtë projekt shqiptarët janë vonuar. “Tash bashkim klasik nuk do të ketë, sepse ne jemi popull i vonuar siç ka thënë akademiku ynë i njohur, Rexhep Qosja. Ne nuk e kemi përjetuar as skllavopronarin atëherë kur e kanë përjetuar popujt e tjerë, nuk e kemi përjetuar as feudalizmin kur e kanë përjetuar popujt e tjerë dhe gjithmonë kemi ecur me vonesë”, ka thënë Demaçi, duke shtuar se atmosfera e re e krijuar brenda Evropës dhe qëllimet e saj që të bashkohen popujt e Evropës për të ecur më shpejt përpara e bëjnë të mundur që të bëhet bashkimi i shqiptarëve pa prekur kufijtë, të cilët i frikësojnë ata të cilët janë rrotull nesh.

“Epoka e re”: Z. Demaçi, si e vlerësoni këtë 28 nëntor? Sa po i gjen shqiptarët e bashkuar në aspektin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve?
Demaçi: Ky 28 nëntor, ky 101-vjetor i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, po na gjen objektivisht më mirë se kurrë ndonjëherë. I kemi edhe ato copa që na i kanë marrë dhe na i kanë robëruar, po na i mbajnë të vuajtur edhe atje. Them se pak më lirisht po marrim frymë. Është shënuar njëfarë përparimi, sidomos në Shqipëri, pas këtyre zgjedhjeve të fundit. Është çelur një dritë e madhe, është çelur një shpresë e madhe, se Shqipëria do të drejtohet si duhet. Po qe se drejtohet Shqipëria si duhet do të drejtohemi edhe ne këtu në Kosovë si duhet. Kështu që, këtë 28 nëntor po e pres me një optimizëm pak më të madh sesa që kam pasur para 5-6 muajve për këtë gjendjen tonë. Ne jemi këtu në Kosovë dhe i kemi problemet tona. Serbia po përpiqet të mos na lë të rehatohemi dhe të stabilizohemi. Po përpiqet të na çnuk një copë, pastaj të na marrë krejt, por projektet e saj siç kanë dështuar, do të do të dështojnë prapë, por do të kemi punë me të dhe do të humbim kohë me të.

“Epoka e re”: A mund të krenohemi si popull me të arriturat e deritanishme?
Demaçi: Ne mund të krenohemi sepse duhet të dihet një gjë. Populli shqiptar që nga fillimi i luftërave pushtuese kundër nesh, qe dy mijë vjet para Epokës së Re, pra që nga ajo kohë ne gjithmonë kemi pasur luftëra të pabarabarta dhe asnjëherë nuk jemi ndalur. Kemi humbur shumë luftëra, shumë punë, janë shuar shumë kryengritje, por përsëri janë ngritur shqiptarët, përsëri kanë luftuar për liri, përsëri nuk e kanë harruar vetveten, e këta janë shembull unikë në botë që një popull kaq i vogël të bëjë kryengritje kaq të shumta me pushtues shumëfish më të fortë, më të organizuar dhe me më përkrahje sesa ne.
Ne gjatë historisë kaluam si një udhëtar i vetmuar nëpër furtuna të mëdha dhe ja ku jemi sot. Prapë po them jemi më shumë se kurrë ndonjëherë. Jemi më mirë se kurrë ndonjëherë. Por, objektivisht, krahasuar me të tjerët, jemi bira e fundit e kavallit këtu në Evropë. Ka nëpër Afrikë e nëpër ato vende të tjera që ndoshta i kanë punët më keq se ne, por sa për Evropë këtu ne ende kemi mbetur mbrapa, jo për fajin tonë, por gjithmonë duke pësuar nga intervenimet e huaja, nga kushtëzimet e huaja të cilat edhe sot e kësaj dite nuk po pushojnë për hapësirën shqiptare dhe për kombin.

“Epoka e re”: Pse ende shqiptarët nuk kanë unifikim dhe koordinim të hapave?
Demaçi: Mua më duket se Shqipëria si trungu ynë, siç i kemi thënë ne nëna jonë, ka qenë e parapërcaktuar për të luajtur një rol pak më të mirë. Mirëpo edhe Shqipërinë forcat e huaja e kapën. E kapën Serbia me Zogun, Serbia me Enverin, Rusia me Enverin, kështu që asnjëherë Shqipëria nuk ka qenë në gjendje të drejtohet në këmbë të veta dhe të jetojë vetë dhe të mos bëhet vasal i dikujt e të mos i mbështetet dikujt. Këtu ishte shkaku kryesor. Kurse ne si copë që na ndanë nga trungu ynë, na palavitën, pra Serbia me të gjitha ato projektet e veta shkatërrimtare dhe zhdukëse. Madje në kohën e Millosheviqit dolën hapur për ta serbizuar Kosovën dhe për t’i zhdukur shqiptarët. S’kishte tjetër rrugë. Kështu që, pa fajin e vet, shqiptarët, si një hapësirë shumë e përshtatshme dhe si një popull ende i papjekur dhe i paorganizuar si duhet, ishte një kafshatë shumë e këndshme dhe shumë e përshtatshme për të na çnuk dhe në forma të ndryshme për të na mbajtur në robëri të gjata.
Krejt këto kanë ndodhur pa fajin tonë, sepse kemi qenë të vetmuar sikurse e kemi gjuhën të vetmuar. Unike është gjuha shqipe midis gjuhëve evropiane edhe të pa krahë. Nuk kemi qenë, do të thotë as sllavë e as gjermanë. Nuk kemi pasur përkrahje, por të gjithë janë munduar të na pushtojnë, të na copëtojnë dhe nuk jemi rastësisht të ndarë sot në gjashtë copë, pikërisht sepse ishim të butë dhe të këndshëm. Prandaj me ne kanë bërë tregti që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit kur dështoi, që nga ajo kohë kanë filluar neve të na gdhendin copat, të na heqin copat, t’ua japin herë sllavëve, serbëve, malazezëve dhe grekëve. Me fjalë të tjera, kemi qenë njëfarë cope që i janë ndarë kafshatat tjetërkujt dhe i kanë paguar hesapet, marrëveshjet e veta Fuqitë e Mëdha, kryesisht anglo-francezët, pastaj edhe të tjerët.

“Epoka e re”: Z. Demaçi, çfarë vlerësimi keni për qeverisjen në Kosovë dhe atë në Shqipëri?
Demaçi: Qeverisja në Shqipëri, nga informatat që kam deri tash, ka marrë një rrugë të mbarë. sepse ato që na kanë munguar për 20 vjet, pa ndonjëfarë demokratizimi të duhur dhe si duhet, por hyni mafia, hynë kriminelët, hynë hajnat, u bë ajo kryengritja tragjike e ’97-s, ku sikur u zhduk Shqipëria dhe tash duket se Shqipëria e ka marrë veten. Ta merr mendja se Shqipëria i ka problemet e veta dhe tash është në fillim të rregullimit dhe korrigjimit të të gjitha atyre gabimeve që janë bërë deri më tash. Megjithatë, edhe përveç këtyre gabimeve dhe telasheve nëpër të cilat kaloi Shqipëria, prapë ka atje përparim më të madh. Ekonomia ka përparuar pak më shumë, është një hap apo dy para nesh. Ne këtu jemi keq për shkak se ka përzierje nga jashtë. Kjo përzierje nga jashtë bëhet t’ia bëjë qejfin Serbisë sepse qarqet evropiane, në rend të parë dhe Amerika u ndihmon atyre. Qëllimi është ta tërheqin Serbinë nga ai kompozicioni sllav e rus dhe ta marrin me vete në Bashkimin Evropian, me shpresë se do ta marrin edhe në paktin e NATO-s. Me fjalë të tjera, faturat i paguajmë ne. Neve në fakt na shpërndanë ushtrinë tonë që doli pas kryengritjes. Në vend se të formohej menjëherë ushtria jonë, të armatosej ashtu siç duhej, në mënyrë që Serbia t’i humbte edhe shpresat e fundit që do të mund të rikthejë diçka nga ato ambiciet e veta pushtuese e çetnike. Këta, përkundrazi, neve na mbajtën pa ushtri, me një polici më shumë të komanduar nga të huajt sesa nga ne, me prokurori e gjyqe të huaja vazhdimisht, me përzierje të ndryshme vazhdimisht, me këto privatizimet me të cilat nuk fitoi asgjë ekonomia shqiptare e Kosovës. Këto privatizime u bënë shkel e shko dhe iu bë qejfi grupeve të ndryshme. U shit Feronikeli për 28 milionë euro, e tash vetëm 40 për qind të aksioneve të tyre i shesin për 167 milionë euro dhe nuk e dimë se kujt ia kemi shitur dhe as si ia kemi shitur. Janë bërë punë edhe këtu, por ka përzierje të mëdha të interesave, të grupeve të ndryshme, të milionerëve dhe miliarderëve të cilët përzihen nga jashtë dhe janë lidhur me këta të brendshmit, të cilët u duhen për t’i realizuar më shpejt dhe më lehtë ato projektet e tyre të zhvatjes së këtyre pasurive tona.
Shembull kemi gati një miliard euro para tonat që sillen nëpër bankat e miqve tanë evropianë, me pretekstin se ne nuk kemi bankë të hairit e cila mund t’i përpunojë dhe t’i mbajë e mos t’i humbë. E këtu prapë fajin e kanë këta miqtë tanë sepse kanë pasur mundësi të bëhet një bankë e fuqishme shqiptare që t’i përdorte ato të holla për zhvillimin e Kosovës e jo të silleshin nëpër bankat e Evropës. Madje ne nuk e dimë kush i ka dorëzuar dhe si. Të gjitha këto mbahen fshehtë dhe prapa shpinës së këtij populli të shkretë dhe të gjorë. Me neve manipulohet edhe politikisht, edhe ekonomikisht, edhe ushtarakisht, në çdo pikëpamje. Unë nuk i fajësoj këta tanët që nuk mund të qëndrojnë sepse nuk kanë fuqi të qëndrojnë pasi gabimet janë bërë më herët duke vlerësuar situatën gabimisht. Nuk ua mori mendja të vazhdojë kryengritja derisa të mund të liroheshim ne me forcat tona ose të gjendeshin zgjidhje të tjera, e jo të fillojë nga një Rezolutë 1244, e cila na sakatosi krejt, derisa erdhi projekti i Ahtisarit, që masakroi hapësirën shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë, duke u dhënë të drejta të atilla.
Unë jam për të drejtat e të gjithëve, jam për të drejtat e pakicës, por t’i japësh pakicës një të drejtë që të mund t’i stopojë edhe ligjet më humane që mund të dëshirojë t’i nxjerrë shembull shumica shqiptare, nëse serbëve nuk u pëlqen, ata thonë jo dhe ligji nuk shkon. Këso të drejtash t’u jepen atyre dhe neve të na shkruhet Kushtetuta, e cila na thotë jeni të lirë, por s’guxoni të bashkoheni me askënd. Do të thotë, je i lirë, por s’je i lirë! Pra, do të bësh ashtu siç të them unë me fjalë të tjera. Kështu që, ka një zhgënjim të madh me shpresat tona të shumta e të mëdha që i kishim në miqtë tanë evropianë, se do të na demokratizojnë me të vërtetë dhe se do të na ndihmojnë, por doli puna pak më ndryshe. Këto janë problemet tona. Nëse Shqipëria do të arrijë të mëkëmbet si duhet dhe të forcohet si duhet, që unë kam shpresë se do të bëhet, dhe nëse Gjermania do të angazhohet që Kosovën ta shpëtojë nga kjo palavitje që po kalon Kosova jonë, atëherë kemi shpresa se e ardhmja jonë e afërt të ndryshojë për të mirë dhe shqiptarët kudo që janë mund të ecin përpara dhe ta zënë Evropën dhe të bashkohen me të tjerët.

“Epoka e re”: Z. Demaçi, besoni se një ditë mund të ndodhë bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë në një shtet të vetëm, apo populli shqiptar duhet të heqë dorë nga kjo përpjekje dhe dëshirë?
Demaçi: Tash bashkim klasik nuk do të ketë, sepse ne jemi popull i vonuar siç ka thënë akademiku ynë i njohur, Rexhep Qosja. Ne nuk e kemi përjetuar as skllavopronarin atëherë kur e kanë përjetuar popujt e tjerë, nuk e kemi përjetuar as feudalizmin kur e kanë përjetuar popujt e tjerë dhe gjithmonë kemi ecur me vonesë. Kështu që, krejt këto janë pa fajin tonë dhe kemi mbetur mbrapa dhe të vonuar në të gjitha proceset. Edhe tash jemi të vonuar për atë bashkimin klasik siç kërkojnë shqiptarët. Por, atmosfera e re e krijuar brenda Evropës dhe qëllimet e saj, që të bashkohen popujt e Evropës për të ecur më shpejt përpara, e bëjnë të mundur të bëhet bashkimi i shqiptarëve pa prekur kufijtë të cilët i frikësojnë ata të cilët janë rrotull nesh.
Frikësohen gjoja nga faktorizimi i shqiptarëve. Këtu është puna që këta miqtë tanë u bënë lëshime shumë të mëdha këtyre dhe na futën në Kushtetutë që shqiptarët janë të lirë, por nuk guxojnë të bashkohen me askënd. Ky ishte kulmi i një demokracie nga shtetet që lavdërohen dhe krenohen për demokraci. Do të thotë, ne do ta bëjmë bashkimin, por do ta bëjmë bashkimin ashtu siç e duan koha dhe hapësira në të cilën jetojmë. Të drejtat tona nuk mund të bëhen, pavarësisht nga rrethanat në të cilat jetojmë, por varësisht nga rrethanat, e rrethanat janë këto.
Evropa përpiqet t’i fusë nën bashkimin e vet edhe shtetet e Ballkanit. Shikoni se si Maqedonisë i nxjerr probleme Greqia për një emër, për një kurrgjë hiç. Qëllimi i Greqisë është sikur qëllimi i Serbisë, t’i pengojë shqiptarët të ecin në rrugën e vet dhe të na vonojë. Por, do të bëhet kjo, por jo më në atë mënyrën sikurse ishte koha në Lidhjen e Prizrenit. Prandaj, do të bashkohemi në kohën dhe hapësirën e sotshme jo ashtu siç kemi menduar dhe siç kemi luftuar dhe jemi përpjekur të gjithë, duke menduar se Evropa do ta kuptojë dhe do ta shpërblejë popullin shqiptar.

Arsimtarët pa kontratë kolektive

0

Gjimnazi Gjon BuzukuKontrata kolektive për punëtorët e arsimit, është dashur të nënshkruhet në fund të muajit shtator të këtij viti. Por kjo nuk ka ndodhur ende. Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit thonë se kjo shtyrje është bërë që ky proces të mos ketë ndikim në fushatën elektorale që është mbajtur gjatë muajit tetor dhe është përsëritur në nëntor.

Ndërkohë, në MASHT kanë premtuar se kontratat me mësimdhënësit do të nënshkruhen pas zgjedhjeve të balotazhit. Që nga viti 2005, kur edhe ka skaduar afati kontratës së vjetër kolektive, punëtorët e arsimit vazhdojnë të punojnë me po atë kontratë. Ndërkohë, ende nuk është nënshkruar kontrata e re kolektive.shkruan Tribuna.

Lutfi Mani, kryetar i Komisionit për kontratën kolektive në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, ka theksuar se kontrata është e gatshme, por do të nënshkruhet pas zgjedhjeve. Sipas tij, arsyeja e mosnënshkrimit të kontratës, deri më tani është se Qeveria e Kosovës, ka refuzuar që t’u japë nga katër paga mësuesve që pensionohen.

Marrëveshja e pazbatueshme Kosovë-Shqipëri

0

Enver Hoxha, ministerKosova dhe Shqipëria nuk kanë filluar ende zbatimin e marrëveshjes për përfaqësim të përbashkët konsullor nëpër qytete të shteteve të caktuara, të nënshkruar gati dy vite më parë. Ministria e Punëve të Jashtme e arsyeton vonesën me faktin se në Shqipëri kishte një tranzicion politik, andaj edhe kjo u reflektua me zvarritje.

Ndërkaq burime të gazetës “Tribuna” thonë se ka edhe probleme financiare, sidomos nga ana e Shqipërisë që të niset me zbatimin e marrëveshjes. Të njëjtat burime thonë se mund të pritet që Tirana të shtojë eventualisht buxhetin për shërbimin konsullor e diplomatik vitin tjetër, në mënyrë që të mund të startohet.

Deri atëherë, qytetarët e të dyja vendeve nuk do të mund të shfrytëzojnë shërbimet që u ishin premtuar. Artan Behrami, zëdhënës dhe këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se fillimi i implementimit të kësaj marrëveshje është paraparë të startojë në konsullatën e Kosovës në Stamboll.

Panair i artizanateve në shenjë të 28 Nëntorit

0

Panair i artizanateve-28 NëntoriPunime prej drurit, argjendit, punëdore, ushqime të ndryshme të konzervuara janë disa prej karakteristikave të panairit që është hapur në Prishtinë, e që po mbahet për nder të flamurit shqiptar

Organizata joqeveritare e grave “Dera e hapur”, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, kanë organizuar sot, për nder të 101-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, panairin tradicional me ushqime të prodhimit vendor dhe veshje tradicionale, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Punime prej drurit, argjendit, punëdore, ushqime të ndryshme të konzervuara janë disa prej karakteristikave të këtij panairi që po mbahet për nder të flamurit shqiptar.

Arta Shushka, nga OJQ “Dera e hapur”, në cilësinë e organizatores ka theksuar për “KultPlus” se në këtë panair marrin pjesë organizata të ndryshme të cilat janë prodhuese dhe fabrikuese të veshjeve kombëtare.

“Në këtë panair po marrin pjesë vetëm organizata joqeveritare të grave të cilat veprimtarinë e tyre e shfaqin në Kosovë, ku po prezantojnë ushqimin dhe artizanatet e tyre. Të gjitha ushqimet janë sipas standardit ISO”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Emine Tahiri nga organizata e gruas “Gruaja e Minatorit”, ka deklaruar se në këtë panair kjo organizatë është duke prezantuar veshje me motive kombëtare të trevave shqiptare të Kosovës.

“Ne prodhojmë dhe promovojmë punime dore prej çorapëve deri te qilimat. Posedojmë garniturë të veshjeve kombëtare si kapela, këmisha, pantallona e shumë punime tjera”, ka thënë Tahiri duke shtuar më pas se punimi i një flamuri të një madhësie të vogël me shqiponjën kuq e zi iu merr kohë atyre dy ditë për ta qëndisur atë.

Kurse, Kadri Bunjaku nga biznesi i çajit “99 lule”, ka thënë se në këtë panair kushtuar festës kombëtare të 28 nëntorit, po prezantojnë edhe lloje të çajit që kanë efekt mjekues.

“Kemi afro 20 lloje të çajit të cilat janë kryesisht nga malet e trevës së Kamenicës. Janë tejet ekologjike dhe pa herdicite”, ka thënë shkurt Bunjaku.

Ky panair i cili do të jetë i hapur gjatë tërë ditës së sotme, njëkohësisht ka hapur edhe aktivitete kulturore të organizuara nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës, ku për nder të festës kombëtare gjatë kësaj dite në kryeqytet do të ketë organizime argëtuese për të gjithë qytetarët e Kosovës.