Sot përfundon zyrtarisht fushata pesëditëshe për raundin e balotazhit e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen të dielën, më 1 dhjetor. Në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve, qytetarët do të kenë mundësi të votojnë në gjithsejtë 25 komuna, përfshirë edhe veriun e Mitrovicës, ku nuk ishte përcaktuar fituesi që në rrethin e parë. Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte vendosur që të përsëriten zgjedhjet edhe në tri vendvotime në komunën e Zveçanit. Sërish, në pjesët e veriut të Kosovës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, do t’i ndihmojë Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Pjesëmarrja e votuesve në nivel vendi ishte me 3 nëntor ishte 45.79 për qind, pa llogaritur katër komunat në veri të Kosovës për shkak të disa sulmeve që kishin dëmtuar procesin në tërësi.
Prishtinë: Në balotazh, Isa Mustafa – LDK dhe Shpend Ahmeti – Vetëvendosje,
Gjakovë: Në balotazh, Mimoza Kusari Lila – AKR dhe Pal Lekaj, AAK – LDD,
Prizren: Në balotazh, Ramadan Muja – PDK dhe Eqrem Kryeziu – LDK,
Pejë: Në balotazh, Gazmend Muhaxheri – LDK dhe Ali Berisha – AAK-LDD,
Gjilan: Në balotazh, Lutfi Haziri – LDK dhe Qemajl Mustafa – PDK,
Mitrovicë e Jugut: Në balotazh, Avni Kastrati – PDK dhe Agim Bahtiri – AKR,
Ferizaj: Në balotazh, Agim Aliu – PDK dhe Muharrem Svarça – LDK,
Malishevë: Në balotazh, Ragip Begaj – IQM dhe Sali Morina – LDK,
Rahovec: Në balotazh, Idriz Vehapi – PDK dhe Smajl Latifi – AAK-LDD,
Dragash: Në balotazh, Selim Jenuzi – PDK dhe Fatmir Mehmeti – LDK,
Mitrovicë e Veriut: Në balotazh, Kërstimir Pantiq – GIS dhe Oliver Ivanoviq, IQ,
Graçanicë: Në balotazh, Branimir Stojanoviq – GIS dhe Bojan Stojanoviq – SLS,
Junik: Në balotazh, Agron Kuçi AAK-LDD dhe Zenun Shala – LDK,
Kamenicë: Në balotazh, Shaip Surdulli – LDK dhe Begzad Sinani – PDK,
Klinë: Në balotazh, Sokol Bashota – PDK dhe Fadil Gashi – LDK,
Kllokot: Në balotazh, Sreçko Spasiq – GIS dhe Sasha Mirkoviq – SLS,
Lipjan: Në balotazh, Shukri Buja – PDK dhe Imri Ahmeti – LDK,
Novobërdë: Në balotazh, Bajrush Ymeri – LDK dhe Svetislav Ivanoviq – GIS,
Obiliq: Në balotazh, Mehmet Krasniqi – LDK dhe Xhafer Gashi – AAK-LDD,
Partesh: Në balotazh, Nenad Cvetkoviq – SLS dhe Dragan Nikoliq – GIS,
Ranillugë: Në balotazh, Gradimir Mikiq – GIS dhe Milan Aritonoviq – SNPK,
Shtërpcë: Në balotazh, Bratislav Nikoliq – SLS dhe Ivan Rexhiq – GIS,
Suharekë: Në balotazh, Sali Asllanaj – LDK dhe Bali Muharremaj – AAK-LDD,
Viti: Në balotazh, Sokol Haliti – LDK dhe Nexhmedin Arifi – PDK,
Vushtrri: Në balotazh, Bajram Mulaku – PDK dhe Muharrem Shabani – AAK-LDD.