8.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 8894

Kryeziu, Thaçit: Mos u përzi në profesionin tim!

0

EqremKryeziu-ldkKandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, e ka porositur kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, që të mos përzihet në profesionin e tij. Ai tha se batutat i përdorë për relakës, e jo për fyrje.

“Batutat i përdori për relaks dhe jo për fyrje siç po i marrin disa të tjerë. Kryeministri Thaçi nuk duhet të hyjë në profesionin tim”, tha Kryeziu në një emision në TV Prizren.  Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dje e ka sulmuar me batuta kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziun. Ai në vend të pseodenimit “Eqë”, Kryeziun e ka quajtur “Zeqë”.

Ndërkaq, Kryeziu tërthorazi ia ka kthyer batutën Thaçit, ndonëse nuk ia ka përmendur emrin. “Nuk dua t’ia kthej sonte edhe pse kam çka t’i them. Unë e di që shumë njerëz që kanë pozita në institucionet e Kosovës, kanë probleme me rrokje dhe gjuhën shipe, prandaj jam i lumtur që po hapen Universitetet nëpër qytetet e Kosovës. Është fatkeqësi e madhe mos me e njoft gjuhën tënde”, tha Kryeziu. /PrizrenPress.com/

 

Jacobson: Partitë do të jenë përgjegjëse për incidentet

0

Jacobson-ambasadore amerikaneBashkësia ndërkombëtare do të ndjekë të dielën zgjedhjet e balotazhit. Ambasadorja amerikane në Kosovës, Tracey Ann Jacobson, duke vlerësuar si sukses zgjedhjet e 3 nëntorit, beson se e njëjta duhet të ndodhë edhe më 1 dhjetor.

“Partitë politike do të jenë përgjegjëse për incidentet që mund të ndodhin ditën e votimit”, ka thënë ajo për emisionin Rubikon të KTV-së. “Kërcënimet dhe kanosjet janë të papranueshme. Kam kërkuar nga udhëheqësit politikë që të flasin me njerëzit në terren, sepse ata në fund do të mbahen përgjegjës për gjithçka”.

Për premtimet milionëshe të dhëna gjatë fushatës, ambasadorja amerikane ka thënë se votuesit duhet ta dinë se kjo shumë kalon totalin e buxhetit të Kosovës.

Duke mos dashur të spekulojë për fituesin e Prishtinës, Isa Mustafën apo Shpend Ahmetin, ajo ka thënë se cilido që të jetë kryetar i Prishtinës, ai do të ketë bashkëpunim me të.

Jacobson çmon dialogun Prishtinë-Beograd, ndërsa thotë se mbetet ende shumë punë për implementimin e marrëveshjeve. Ndërkaq, duke thënë se nuk varen nga amerikanët zgjedhjet parlamentare, ajo ka thënë se ato nuk duhet të mbahen para përfundimit të reformave zgjedhore.

“Ariu i Artë” për vepër jetësore do t’i jepet Ken Loach-it

0

KenLoach-regjisorRegjisorit britanik Ken Loach, për vepër jetësore do t’i jepet “Ariu i Artë”, në edicionin e ardhshëm, të 64-tin me radhë, të Festivalit Ndërkombëtar të filmit, Berlinale.

Drejtori i festivalit, Dieter Kosslick ka deklaruar se Loach do të nderohet me mirënjohje për kinematografi humanitare dhe angazhim politik.

“Ken Loach është një prej regjisorëve më të mëdhenj të Evropës. Gjatë karrierës së tij gati 50-vjeçare, ka treguar një kontinutiet të jashtëzakonshëm, por në të njejtën kohë ka qenë edhe inovativ”, ka theksuar Kosslick, transmeton Kultplus.

“Interesimi I tij I thellë për njerëzit dhe fatet individuale të tyre, si dhe angazhimin e tij kritik për shoqërinë e ka shprehur përmes formave të ndryshme kinematografike. Ia japim këtë tribut regjisorit Loach dhe jemi krenarë për mënyrën humane se si i portretizon padrejtësitë në shoqëri, në filmat e tij”, ka shtuar ai.

Në Berlinale do të shfaqen 10 filmat e Loach, përfshirë doku-dramën e vitit 1966 “Cathy Come Home”, filmin për tregtinë me drogë të vitit 2002 “Sweet Sixteen” dhe “Looking for Eric”, i realizuar në vitin 2009 me ish futbollistin francez, Eric Cantona.

Regjisori shtatëdhjeteshtatë veçar, i njohur për aktivizimin e shoqërisë dhe filmat që trajtojnë mosmarrëveshjet në punë, shpesh ka angazhuar edhe aktorë amatorë në fimat e tij me tematikë luftërat.

Me filmin “The Wind That Shakes The Barley”, Loach e ka fituar “Palmën e Artë” në Kanë, në vitin 2006.Festivali i Filmit i Berlinit do të mbahet prej 6 deri më 16 shkurt 2014, me premierën botërore të Wes Anderson-it, “The Grand Budapest Hotel”.
Në linkun më poshtë mund ta ndiqni trailerin e filmit “Kes” (1969), me aktorin, David Bradley.

Limaj merr vendimin me shkrim për lirim, Salustro ankohet

0

FatmirLimaj-lirimiMbrojtja e Fatmir Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij për rastin Kleçka ka marrë sot vendimin edhe në formë të shkruar për lirimin e tyre. Aktgjykimi për lirimin tyre qe marrë më 17 shtator, por ai nuk u dorëzua me shkrim deri në ditën e sotme.

Menjëherë pas kësaj, prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro është ankuar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore. Salustro ka deponuar sot në Gjykatën Supreme të Kosovës një ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për lirimin e Fatmir Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij nga akuzat për krime lufte. Prokurori pretendon në ankesë se vendimi i Gjykatës Themelore kishte mangësi “duke shkelur, sipas tij, procedurën penale dhe vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike.

Mirëpo si deklaroi për Koha.net avokati mbrojtës i Limajt, Tomë Gashi, deponimi i ankesës së Salustros nuk i brengos avokatët.

“Ankesa e Salustros nuk na brengos ne avokatët mbrojtës pasi në aktgjykimin lirues të gjyqtarit Malcolm Simons, në afro 290 faqe është sqaruar në hollësi çdo pikë e aktakuzës”, deklaroi Gashi.

Thaçi: Kryeziu e Berisha, çift që s’duhen mes vete

0

pdk-prizren_6360Në tubimin përmbyllës të Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se Prizreni është i PDK-së, dhe se në balotazhin e 1 dhjetorit, fitues do të jetë Ramadan Muja.

Thaçi tha se, më 3 nëntor, Muja fitoj me 8 mijë vota, derisa sipas tij, fitorja e 1 dhjetorit do të jetë me mbi 16 mijë vota.

Ndërkohë Thaçi, ka folur edhe për koalicionin LDK-BD, të cilin e ka cilësuar si çift të dëshpëruar politik dhe humbës./Kosovapress/

Një nëndegë e LDD-së, aderon në partinë e Zafirit

0

zafa dhe shabaniNënkryetari i Nëndegës së LDD-së në lagjen “28 Nëntori” në Prizren, Bekim Shabani,bashkë me anëtarët i është bashkangjitur Bashikimit Demokratik të zafir Berishës. Shabani në zgjedhjet e 3 nëntorit të këtij viti ka qenë kandidat i LDD-së-AAK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.
“Duke parë vendosmërinë dhe guximin e liderit të Bashkimit Demokratik në proceset të cilat po kalojmë, ne aktivistët e LDD-së në lagjen “ 28 Nëntori”, kemi vendosur që t’i bashkohemi kësaj force politike e cila po shihet se është shpresa e vetme për perspektivën e qytetarëve të Prizrenit, forcë e cila tashmë në zgjedhjet e 3 nëntorit u dëshmua si subjekti më serioz dhe më i mbështetur nga qytetarët e Prizrenit”, tha Shabani.

Kryetari i BD-së Zafir Berisha tha ndërkaq se aderimi i Shabanit dhe anëtarëve të kësaj nëndege të LDD-së fuqizon Bashkimin Demokratik.

“Aderimi juaj dhe shumë qytetarëve tjerë që ditëve të fundit në mënyrë masive po i bashkohen Bashkimit Demokratik fuqizon përpjekjen tonë tashmë publike për ndryshim më 1 dhjetor dhe për këtë strukturat e BD-së dhe unë si kryetarë do të jem përgjegjës për besimin e madh që është gjithnjë e në rritje për vizionin tonë”. /PrizrenPress.com/

 

Koalicioni për Rahovecin AAK-LDD i bindur në fitore

0

SmajlLatifi10-5Koalicioni për Rahovecin AAK-LDK mbajti tubim të madh përmbyllës në sallën e qendrës së kulturës “Mensur Zyberaj”, me ç’rast u rikonfirmua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet këtyre dy subjekteve. Kandidati për kryetar të komunës nga AAK Smajl Latifi tha se ne do të vazhdojmë të bashkëqeverisim me qytetarët, ashtu siç kemi bërë deri më tani. Në vazhdim Latifi shpalosi projektin e tij qeverisës, duke u fokusuar në mbështetje të sektorit të bujqësisë dhe ekonomive të vogla familjare.

Edhe Nahit Elshani, kryetar i degës së LDK-së theksoi nevojën e rritjes së kapaciteteve qeverisëse në nivel komunal dhe rikonfirmoi se Koalicioni për Rahovecin është i fokusuar në fitoren e Smajl Latifit, ndërsa thashethemet se, koalicioni është prishur është vetëm fushatë për të hutuar votuesit. Ne qëndrojmë fuqishëm parapa marrëveshjes së arritur dhe besojmë se së bashku do të ndërtojmë një strukturë të fortë e profesionale qeverisëse në interes të të gjithë qytetarëve pa dallime, shtoi Elshani. Në mbështetje të kandidatit Latifi doli edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili tha se Smajli është ikonë e ndershmërisë dhe neve na ka bërë nder të madh duke pranuar të jetë kryetar i Rahovecit. Me fitoren e tij fitojnë të gjithë, dhe jo vetëm partnerët e koalicionit. Me Smajl Latifin kryetar përfitojnë dhe mbështetësit e PDK-së, shtoi Haradinaj, duke u zotuar se së shpejti edhe ai do të jetë në gjendje të ndihmojë komunën e Rahovecit në cilësinë e kryeministrit të vendit.

Kryetarja e AGK-së Donika Kadaj-Bujupi tha se në takimet që ka pasur me zyrtarë të lartë shtetëror në Mbretërinë e Bashkuar, ka dëgjuar të flitet mirë dhe me re4spekt vetëm për një kryetar të një komune në Kosovë, dhe ky është Smajl Latifi. “Atje më kanë thënë se në Rahovec e kemi takuar një kryetar energjik dhe të ndershëm. Kemi parë se aty qeveriset mirë dhe pa korrupsion, prandaj një kryetar i tillë ju duhet edhe shumë komunave të Kosovës,” citoi fjalët e zyrtarëve anglezë deputetja Kadaj-Bujupi.

Në tubim morën pjesë edhe strukturat drejtuese të degës së LDK-së dhe ish kryetari i degës së LDK-së Ibrahim Kryeziu, për të cilin rivalët e koalicionit kishin propaganduar se i është bashkuar kundërkandidatit të koalicionit./PrizrenPress.com/

Kryeziu e Berisha: Kryeministri Thaçi ka dalë nga takti

0

Zafa dhe eqa2Eqrem Kryeziu dhe Zafir Berisha i kanë dërguar selame nga Prizreni kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi. Eqrem Kryeziu, kandidat i LDK-së për Prizren, ka thënë se Thaçi, nga frika e humbjes në Prizren, ka dalë nga takti. Ai ka thënë se kritikat që ka bërë Thaçi ndaj koalicionit LDK-BD, janë logjikë shumë e ulët e kryeministrit të Kosovës.

Kryeziu sërish ka thënë se tallja më e madhe që i bëhet qytetarëve të Prizrenit dhe vetë Prizrenit është kandidimi i Ramadan Mujës, nga radhët e PDK-së për kryetar të Prizrenit.

Kandidati i LDK-së për këtë qytet, ka thënë se Muja, jo vetëm që duhet të hetohet për procesin me të cilin është duke u ballafaquar, por edhe për veprimtarinë e tij, prej kohës sa ka qenë i ri e deri te largimi i regjimit të Milosevicit.

Ai ka thënë se Muja, U ka bërë shumë të zeza bashkëvendasve të tij dhe shumicës së banorëve të Prizrenit.

E Zafir Berisha i BD-së, ka thënë se është për keqardhje, ditëve të fundit, niveli që ka rënë kryeministri Hashim Thaçi. Ai ka thënë se ky nivel i tij, po tregon se kush është duke qeverisur me Prizrenin.

Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë miqve të tij, siç e ka thënë ai, që kanë mbetur në ndonjë qosh të PDK-së, që të bashkohen me Bashkimin Demokratik, siç u shpreh, sa nuk është bërë shumë vonë./kosovapress/

“Ku…çka”, shfaqja më e popullarizuar në Rumani

0

Shfaqja-kuckaNë “Davilda International Theatre Festival – Interfest 2013”, ishin në konkurrencë zyrtare 17 shfaqje nga vende të ndryshme si Rumania, Hungaria, Britania e Madhe, Serbia, Maqedonia dhe Bullgaria dhe “Ku…Çka” e Prishtinës u vlerësua më e popullarizuara, transmeton Kultplus.

Shfaqja e Teatrit Dodona “Ku…Çka”, me regji të Elmaze Nurës dhe tekst të shkruar nga regjisorja dhe aktori kryesor i shfaqjes Mentor Zymberaj, ka marr çmimin si shfaqja “Më e popullarizuar” në “Davilda International Theatre Festival – Interfest 2013”, që u mbajt në Pitesti të Rumanisë, nga data 22 deri më 27 nëntor të 2013.

Në këtë festival ndërkombëtar ishin në konkurrencë zyrtare 17 shfaqje, ndërsa ato vinin nga vende të ndryshme si Rumania, Hungaria, Britania e Madhe, Serbia, Maqedonia dhe Bullgaria.

Çmimi “Shfaqja më e popullarizuar” është çmimi që bashkon vendimin e jurisë dhe të publikut për shfaqjen me të dashur dhe më me ndikim tek ta.

Përpos këtij çmimi “Ku…Çka” është vlerësuar lartë edhe nga kritikë dhe njohës të teatrit të cilët e ftuan shfaqjen që në vitin 2014 të jetë pjesë e aktiviteteve teatrore në Rumani. Në shfaqje luajnë: Mentor Zymberaj, Florentina Ademi, Albulena Kryeziu dhe Aurita Agushi.

Që nga premiera më 25 qershor, “Ku..Çka” ka marrë pjesë në disa festivale dhe ka fituar çmime të rëndësishme ndërkombëtare.

ENEMO paraqet planin e vëzhgimit për raundin e dytë

0

ENEMOENEMO prezanton planin për vëzhgimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Me 28 Nëntor 2013, në Prishtinë kanë arritur vëzhguesit afatshkurtë. Ata kanë marrë udhëzime mbi ambientin politik, specifikat e procesit zgjedhor, kodin e mirësjelljes së vëzhguesve, legjislacionin e zgjedhjeve dhe aspekte të tjera të rëndesishme për procesin e vëzhgimit.

”Në ditën e Zgjedhjeve, ENEMO do të ketë 28 vëzhgues të ndarë në 14 ekipe afatshkurta të vëzhgimit, të cilat do të vëzhgojnë hapjen e vendvotimeve, gjendjen gjatë votimit në vendvotime, ambientin rreth vendvotimeve dhe numërimin e votave. Për më tepër, vëzhguesit tanë do të përcjellin bartjen e materialeve nga vendvotimet tek Komisionet Komunale te Zgjedhjeve dhe sjelljen e KKZ-ve.

ENEMO do të paraqes të gjeturat e veta në raportin preliminar të cilin do ta prezantojë të Martën, në ora 13.00 në Qendrën Informative Kulturore të EU në Prishtinë.

Misioni i ENEMO-s kryesohet nga Zlatko Vujoviq, Presidenti i Bordit të CEMI, Qendra për Monitorim dhe Hulumtime në Mal të Zi.

Misioni ynë udhëhiqet nga anëtarët e ENEMO-s që përfaqësojnë organizatat aftagjata, qytetare jo-partiake të vendeve të tyre. Sa për të rikujtuar, ENEMO është një grup që përbëhet nga 22 organizata civile nga 17 shtete të ish Bashkimit Sovietik dhe Evropës Qendrore dhe Lindore. Këto organizata jo politike janë grupet udhëheqëse të monitorimit të zgjedhjeve vendore në vendet e tyre”, thuhet në njoftim.

Në total organizatat anëtare të ENEMO-s kanë vëzhguar 200 zgjedhje kombëtare në vendet e tyre dhe më shumë se 100 procese zgjedhore jashtë vendit të tyre dhe kanë trajnuar rreth 20000 monitorues të zgjedhjeve. Enemo ka vëzhguar Zgjedhjet Lokale 2009 dhe Zgjedhjet e Asamblesë 2010 në Kosovë.