7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

“Princi i vogël” nga Tirana i flet shqip publikut zviceran

kukullaNë vikendin e javës së kaluar Teatri Kombëtar i Kukullave nga Tirana ka dhënë tri shfaqje në Teatrin “Theater im Waaghaus” në Winterthur të kantonit të Cyrihut, transmetoi albinfo. “Princi i vogël”, e Antoine de Saint-Exupèry, një pjesë për fëmijë shumë herë e inskenuar në skena të ndryshme të botës ishte teksti mbi të cilin trupa e Tiranës e kishte ndërtuar shfaqjen e saj. Një shfaqje e punuar me shumë përkushtim, me invencion dhe me ndjenjë për detajet, me një sinkronizim të nivelit të lartë në mes të zërit dhe lëvizjes së kukullave. Regjisori kishte orkestruar mirë të gjithë komponentët e shfaqjes dhe mbante mirë nën kontroll ato.

Edhe skenografia, kostumet, rekuizitat, muzika, ishin në funksion të shfaqjes, e cila mori vlerësimin e merituar të publikut, kryesisht zviceran të teatrit të vogël të kukullave “Theater im Waaghaus”.

I vetmi segment që çaloi në këtë mes ishte publiku, ose thënë ndryshe, në dy mbrëmjet e para mungoi pothuaj plotësisht publiku shqiptar. Dhe kjo ndodhte në një qytet si Winterthuri, ku jetojnë mijëra bashkatdhetarë tanë dhe në një regjion, si kantoni i Cyrihut me rrethina, ku është dhe përqendrimi më i madh i shqiptarëve në Zvicër.

Megjithatë, në ditën e tretë e të fundit të shfaqjes, vizita e një grupi fëmijësh shqiptarë me prindërit e tyre, i dha një satisfaksion trupës së vyeshme nga Tirana.

Drejtoresha artistike e teatrit, Klaudia Hila, e cila ishte e pranishme me trupën e teatrit, tha me këtë rast për albinfo.ch se “ka qenë ftesa e udhëheqësve të festivalit Kulturescapes dhe e drejtueses së teatrit të këtushëm që na ka sjellë këtu. Kjo ftesë është pritur shumë mirë nga trupa jonë. Jo vetëm për faktin se ne për herë të parë kemi rastin të shpalosim vlerat e një shfaqjeje kaq të bukur çfarë është “Princi i vogël” por edhe për faktin se do të vendosnim kontakt me botën e fëmijëve që jetojnë në Zvicër. Do të dëshironim që në ditët në vazhdim të kishim më shumë publik shqiptar të pranishëm, prindër që duan t`u ofrojnë fëmijëve të tyre vlera të teatrit. Pra të mos ngelet vetëm në kuadrin e palës zvicerane por të ketë më shumë publik shqiptar”.

Më tutje Hila prezanton teatrin të cilin e drejton, si një teatër profesionist me një traditë 63 vjeçare, i cili ka arritur të krijojë identitetin e vet artistik.

“Kemi marrë në mjaft festivale ndërkombëtare, ku dhe jemi shpërblyer, si në Austri, Francë, Çeki” etj.

Ajo shton se teatri i Kukullave i Tiranës është mjaft shumë i vizituar nga fëmijët por dhe moshat tjera.

“Duke qenë teatri i vetëm profesionist i fëmijëve dhe i kukullave, shfaqjet tona i frekuentojnë fëmijë edhe nga të gjitha qytetet tjera të Shqipërisë, respektivisht ato i shohin në qytetet e tyre ku trupa jonë i viziton. Po ashtu ka edhe trupa kryesisht amatore për fëmijë nga qytetet përkatëse që japin shfaqje në teatrin tonë”.

Ndërsa një bashkëpunim të frytshëm ky teatër ka edhe me Teatrin për fëmijë dhe të rinj “Dodona” të Prishtinës.

“Kemi një bashkëpunim të rregullt me këtë teatër, i cili ka një nivel mjaft të mirë profesionist. Në kuadrin e këtij bashkëpunimi, ne ishim në muajin shtator në Prishtinë, si pjesëmarrës në festivalin e tretë të teatrove të kukullave që u mbajt atje. Kemi në plan që në një të ardhme të afërt të bëjmë dhe një këmbim të aktorëve dhe të shfaqje të dy teatrove tona”, përfundon Klaudia Hi.

Më Shumë

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Lajmet e Fundit