11.7 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 8896

Muharremaj premton vende të reja të punës për rininë

0

BaliMuharremaj-suhareke-aakAleanca e të Rinjve të Kosovës dega në Therandë dhe kandidati për kryetar të komunës, Bali Muharremaj, organizoi koncert festiv për të rinjtë për nder të 28 Nëntorit – Festës së Flamurit Kombëtar. Para qindra të rinjve therandas, Muharremaj ka thënë se kombi shqiptar është më i miri dhe se të rinjtë gjithnjë duhet të respektojnë të kaluarën kombëtare.

“Kombi shqiptar është më i miri, Theranda është më e mira dhe në vitet e ardhshme do ta kemi zhvillimin më të mirë ekonomik”, tha ai.

Muharremaj tha se programi i tij është i bazuar në zhvillimin e përshpejtuar ekonomik dhe se hapja e vendeve të reja të punës është qëllimi kryesor.

“Ne do të hapim vende të reja të punës për rininë therandase dhe kështu do të vazhdojmë zhvillimin e komunës sonë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës së të Rinjve në Therandë, Hadi Hasanaj, ftoi të rinjtë therandas që në mënyrë masive të dalin në zgjedhjet këtë të diel. /PrizrenPress.com/

Kremtohet 28 Nëntori, 101 flamuj kombëtar në qendër të Rahovecit

0

Rahovec-101flamujFestat kombëtare të nëntorit në Rahovec kanë nisur të kremtohen me ngritjen simbolike të flamurit kombëtar në kompleksin përkujtimor “Maja e Shkodranit” nga kryetari i komunës Smajl Latifi dhe disa familjarë të dëshmorëve. Me këtë rast Latifi tha se në këtë vend ne ndjejmë peshën e madhe të përgjegjësisë qytetare e shtetërore që kemi ndaj vlerave kombëtare, sidomos ndaj atyre që flijuan për lirinë e trojeve shqiptare. “Ngritja e një përmendoreje në tipin e një kalaje dëshmon për qëndresën heroike të dëshmorëve Mizair Isma, Bekim Isma, Eshrafedin Kastrati dhe dëshmorit nga Shkodra Arian Brahimi, të cilët u bënë simbol i qëndresës së popullit tonë në betejën për Rahovecin në korrik të vitit 1998″, tha ai.

Më pas janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Rahovec, ndërsa pranë qendrës së kulturës “Mensur Zyberaj” janë vendosur 101 flamuj kombëtar, në shenjë simbolike për 101 – vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në ceremoninë festive të organizuar në sallën e qendrës së kulturës kryetari i komunës Smajl Latifi tha se, për arritjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe vënien e themeleve të shtetit kombëtar, janë bërë luftëra të shumta dhe në altarin e lirisë kanë rënë shumë luftëtarë, ndaj të cilëve ne ndjejmë detyrim të përhershëm.

“Sot e përjetësisht, ju japim mirënjohje burrave që ndritën historinë e mbarë atdheut. Mirënjohje të gjithë atyre që me gjak, djersë e mund i mbajtën të forta themelet e Atdheut.

Ne të gjithë jemi krenar që paraardhësit e kësaj toke patën gjithë vullnetin dhe vendosmërinë për të ndryshuar rrjedhën e historisë dhe për t’i dhënë kombit pavarësinë e munguar me shekuj. Aty nisi fuqishëm ndërtimi i identitetit tonë kombëtar dhe ngritja e flamurit në Vlorë, si simbol të forcës e bashkimit, shmangu konfliktin mes shqiptarëve për të ndriçuar rrugën e kombit.

Ndonëse me shpalljen e pavarësisë në Vlorë nuk morën fund dhimbjet e vuajtjet e shqiptarëve, megjithatë u vendosën bazat e shtetit të parë kombëtar, që nga epoka e artë e Skënderbeut. Në vorbullën e kohës shqiptarët dolën të lodhur e të dërrmuar dhe me më shumë se gjysmën e territorit të pushtuar nga vendet fqinje. Lufta për çlirim e bashkim vazhdoi edhe për dekada me radhë dhe një luftë e tillë nuk ka përfunduar ende”, tha ndër të tjera Latifi.

Ndërkaq, kryetari i degës së OVL të UÇK në Rahovec, Vajdin Berisha, theksoi përpjekjet e mëdha të brezave, që nga epoka e artë e Skënderbeut dhe deri në ditët tona, kur më 28 nëntor doli në skenë UÇK, që e udhëhequr nga komandanti i lavdishëm Adem Jashari, që rastisi të lindë pikërisht në këtë datë. Më pas Berisha përkujtoi se ndjenja e krenarisë kombëtare i udhëhoqi edhe luftëtarët e UÇK-së, të cilët me vetëmohim të pashoq i qëndruan përballë armikut shekullor të shqiptarëve.

Në fund u shfaq një program i pasur artistik nga nxënës të shkollës së mesme “Xhelal Hajda-Toni” dhe shoqëritë artistike “Bajram Curri” nga Krusha e Madhe dhe “Anadrini” nga Dejni.

Aktivitete festive ka pasur edhe në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Rahovecit./PrizrenPress.com/

Limaj mbështet publikisht Zafirin

0

1474674_10201797697121323_757780507_n (1)Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj, i ka dhënë mbështetje të fuqishme Zafir Berishës. Ai, ka kërkuar nga qytetarët e Prizrenit, që të qëndrojnë pas Zafirit. “Zafiri ka punuar dhe ecur në rrugën e dëshmorëve. Ai për asnjë moment nuk ju ka lënë vetë, prandaj qëndroni mbrapa njeriut të juve”.

Fatmir Limaj të enjten ka qëndruar në Prizren. Ai ka marrë pjesë në manifestimin e 28 Nëntorit, që është organizuar në lagjen “Tusuz” nga Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës.

Limaj gjatë fjalimit të tij, para simpatizantëve të BD-së, ka kërkuar që të mos qëndrojnë mbrapa atyre që për dëshmorët e kombit kujtohen vetëm një herë në katër vite.

“Shkoni mbrapa Zafirit se iu bie mirë të gjithëve. Ka ardhur koha që Prizreni me pas njeriun e vetë. Unë do të qëndrojë afër Zafirit, ashtu sic ka qëndruar ai mbrapa meje në kohërat më të vështira”.

Limaj paralajmëroi se nga 1 dhjetori , bashkë me Zafir Berishën,do të vazhdojnë angazhimet  e tyre politike. ”Me 1 dhjetor fillon rrugëtimi ynë i përbashkët. Nga këtu e paralajmërojmë Prishtinën, se ne po vijmë”.

Limaj ka folur edhe për rëndësinë e festës së 28 Nëntorit. “Dëshmorët e kombit janë themel i shtetit të Kosovës”.

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha tha ndërkaq se angazhimi dhe sakrifica e dëshmorëve ka ardhur në pikëpyetje për shkak keqqeverisjes dhe korrupsionit në Kosovë.” Bashkimi Demokratik doli forca më serioze në zgjedhjet e 3 nëntorit. Ne kemi motiv për të ndryshuar gjendjen e keqe në Prizren dhe Kosovës, e cila ka ardhur si rezultat i korrupsionit dhe keqpërdorimeve të pushtetit”, tha Berisha. /PrizrenPress.com/

Asllanaj: Do t’ia kthejmë Therandës qeverisjen e përgjegjshme

0

SaliAsllanaj-LDK-suharekeLidhja Demokratike e Kosovës do ta riktheje qeverisjen e ndershme të përgjegjshme edhe në komunën e Therandës. Drejtues të LDK-së u shprehën të enjten gjatë një tubimi parazgjedhor në këtë komunë (Suharekë) të bindur se më 1 dhjetor qytetarët e kësaj komune do ta rikonfirmojnë vullnetin e tyre për një qeverisje më të mirë.

Kandidati i kësaj partie për kryetar të Therandës, Sali Asllanaj theksoi se LDK-ja është e vetmja parti që iu ofron qytetarëve programin më të favorshëm për zhvillim e prosperitet.

“Përparësitë e programit tonë qeverisës qëndrojnë në zhvillimin e një administrate efikase dhe profesionale, avancimin e politikave biznesore, qasjen kreative ndaj të rinjve, shërbime efikase shëndetësore, arsim cilësor dhe përmbajtësor, stimulimi dhe subvencionimi i bujëqsisë dhe prosperimi i kulturës e sportit, duke mos lënë anash infrastrukturën dhe mbrojtjen e ambientit”, tha Asllanaj.

Ai theksoi se ekipi që ai udhëheq do t’iu ofrojë qytetarëve të Therandës qeverisje demokratike, pa mashtrime e keqpërdorime, pa qasje klienteliste e mashtruese, por filozofinë e qeverisjes së mirë, ligjore e demokratike.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe unë me bashkëpunëtorët e mi do t’ju ofrojmë gjatë mandatit të ardhshëm një qeverisje, që nuk bazohet në krim e haraç, në tenderë politikë e korruptivë, por në zhvillim cilësor në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve”, tha Asllanaj.

Ndërsa nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, theksoi se qytetarët e Therandës do ta kthejnë me votën e tyre të lirë qeverisjen e drejtë dhe parimore, që bazohet në filozofinë rugoviane dhe në trashëgiminë qeverisëse që ka vendosur në këtë komunë ish-kryetari Ukë Bytyçi.

“Kryetari i ardhshëm i Therandës, Sali Asllanaj e ka mbështetjen e fuqishme të LDK-së në zbatimin e programit të tij qeverisës. Fitorja më 1 dhjetor do të jetë një sinjal i fuqishëm për fitoren e bindshme të LDK -ja në zgjedhjet nacionale”, tha Rugova.

Sipas tij, qeverisja e LDK-së në Therandë dhe në shumicën e komunave të Kosovës do ta kthejë qeverisjen e mirë, të pakorruptuar dhe demokratike. Ai u kërkoi strukturave lokale të LDK-së në Therandë dhe aktivistëve të kësaj komune të angazhohen maksimalisht për pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve në balotazhin e së dielës. /PrizrenPress.com/

Thaçi e quan Eqën, Zeqë

0

hashim thaci 3Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka sulmuar me batuta kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziun.

Ai në vend të pseodenimit “Eqa”, kandidatin Eqrem Kryeziun e ka quajtur “Zeqa”.

“Dëshiroj të bëj vetëm një dallim mes qeverisjes së mirë dhe vullnetit të qytetarëve të Prizrenit, pra kryetarit Muja dhe kohës së ish-oponentit të tij që ende ka mbetur në garë, me çiftin e dëshpëruarit politik, siç po i thoni ju në Prizren, Zeqa”.

Thaçi ka qëndruar sot në Prizren. Ai ka bërë homazhe para lapidarit të dëshmorëve në “Shatërvan”, duke u bërë edhe pjesë e manifestimit të 28 Nëntorit.

Thaçi është shprehur i kënaqur me disponimin e njerëzve në këtë qytet. “Sot shihet gëzimi, hareja, disponimi i mirë i njerëzve dhe ky është dallimi që sjellë Muja. Pra, festë, gëzim, hare, solidariretet, bashkëjetesë dhe tolerancë, ndërsa askush nuk dëshiron rikthim në gaz lotsjellës”. /PrizrenPress.com/

Muja gjuan “spica” në drejtim të Eqës

0

Ramadan Muja fushatKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja në shënimin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, ka gjuajtur “spica’ në drejtim të kundërkandidatit, Eqrem Kryeziut.

Muja në takimin me shoqatat e dala nga lufta, ka bërë një krahasim të mënyrës së vendosjes së sotme të shtatores së dëshmorit, Ismail Kryeziut dhe vendosjes në kohën e qeverisjes së Eqrem Kryeziut të dy shtatoreve në “Shatërvan”, të dëshmorëve,  Xhevat Berisha dhe Ismet Jasharit-Kumanova.

”Sot e vendosëm shtatoren e dëshmorit Ismet Kryeziut në lagjen  “Arbanë”. Kjo shtatore u vendos në mënyrë madhështore dhe pa gazë lotësjellës. Po e dini cka po du me thënë dhe ku po e qes”, tha Muja.

Në lagjen “Arbanë” të Prizrenit, sot është vendosur shtatorja e dëshmorit të kombit, Ismet Kryeziut.

Ramadan Muja ka çmuar lartë figurën e Kryeziut dhe kontributin e të gjithë dëshmorëve të kombit. “ Në kuadër të festave të nëntorit po bëjmë zbulimin e bustit të Ismail Kryeziut në mënyrë që Dita e Flamurit të madhërohet edhe më shumë”, tha Muja.

Në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit, Komuna e Prizrenit ka organizuar një varg aktivitetesh të tjera festive. /PrizrenPress.com/

Thaçi përsëri nuk shkon te Jasharajt, Isa po

0

thaci ne prekaz(E plotësuar) Kryeministri Hashim Thaçi ka bërë homazhe në kompleksin Memorial në Prekaz, por për dallimnga Kreu i LDK’së Isa Mustafa, Thaçi nuk ka shkuar fare në Odën e Jasharajve. Në fakt , Thaçi ka kohë që i ka ndalë vizitat në Odën e kësaj familjeje për shkak të raporteve gjithnjë e më të ftohta me këtë familje. Sido që të jetë , politikanët nuk i kanë ndalë vizitat tek ky memorial me arsyetimin se atje shkojnë për të marrë “energji të reja”,shkruan Express.

Balotazhi i çon në Prekaz
Liderët e institucioneve dhe partive politike kanë bërë homazhe të enjten para monumenteve të heronjve. Kështu Isa Mustafa ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe para shtatores së Komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti dhe
te varri i Presidentit Rugova.

isa ne prekaz

Të njëjtën e ka bërë edhe Kryeministri Hashim Thaçi i cili përveç Prekazit dhe shtatores së Zahir Pajazitit ka vendosur lule edhe para shtatores të Presidentit Rugova në sheshin që e mban emrin e tij. Homazhe ka bërë edhe lideri i AAK’s Ramush Haradinaj. Përveç nderimeve që u bëjnë zakonisht këtyre figurave duket se këta liderë kanë shfrytëzuar rastin për t’u dukur pak në opinion edhe për shkak t balotazhit t 1 dhjetorit

Koalicioni LDK-BD, bashkë për ta luftuar korrupsionin

0

eqa dhe zafaKoalicioni LDK-BD, mbrëmë në Zhur, ka shpalosur vizionin për udhëheqjen korrekte të Prizrenit dhe luftën kundër korrupsionit. Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, tha se kënaqësia më e madhe e tij ka qenë që koalicioni me BD-në është bërë mbi parimet e respektimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

“Duke nisur nga Prizreni që nuk është një pikë cfarëdo, ne do ta ndrrojmë rrjedhën e kobshme që ka marrë administrimi i Kosovës si në nivel qëndror ashtu edhe në nivel lokal”, tha Kryeziu.

Kurse, kryetari i BD-së, Zafir Berisha, i cili u prit me ovacione nga zhurjanët, tha se zhurjanët me prezencën e madhe në këtë tubim po e japin mesazhin se me 1 dhjetor fiton kolaicioni LDK-BD.

“Ne kemi vendosur që Hashim Thaqit dhe ‘klanit pronto’ me ia ndalu Prizrenin”, tha Berisha. Ai tha se nuk është pishman që ka qenë në PDK, por qeveria aktuale e PDK-së është e papranueshme sepse varfëria e ka kapluar popullin.

Ndërkaq, kryetari i Degës së LDK-së në Zhur, Shukri Vezaj, tha se qeverisë aktuale po i vjen fundi ndërsa koalicionin e LDK-së me BD-në e quajti Koalicioni i fitores.

Anatarët dhe simpatizantët e LDK-së dhe BD-së në këtë tubim elektoral i ka përshendetur edhe deputeti i LDK-së në parlamentin e Kosovës Anton Çuni. Ai i ftoi zhurjanët dhe gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit që të votojnë për numrin 78, të votojnë për Eqrem Kryeziun.

“Vota për koalicionin LDK-BD, është votë për sundimin e ligjit dhe është votë kundër korrupsionit”, tha Çuni. /PrizrenPress.com/

Limaj: 28 Nëntori është dita e lirisë!

0

FamtiLimaj6-06Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit. Limaj ka uruar nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, duke vlerësuar se “28 Nëntori” është dita e lirisë.

“Të lirë në mendjet tona, të lirë në fjalët tona, në këtë ditë të kthesave historike, në këtë ditë të shqiptarisë le të mos harrojmë që së bashku me lirinë vjen edhe përgjegjësia, liria nuk na është falur, ajo është paguar me gjakun e djemve më të mirë të këtij vendi”, thuhet në urimin e Limajt. “Urime dita e flamurit, dalja në publik e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar të UÇK-së Adem JASHARI”, ka shkruar Limaj.

Kuçi: Kosova e meriton të ketë ushtrinë e saj

0

Kuci-PhilipBreedloveMinistri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pas takimit me Komandantin Suprem të NATO-së për Evropë, Gjeneralin Amerikan, Philip Breedlove, tha se në këtë takim është diskutuar për synimin e Kosovës që Forca e Sigurisë të shndërrohet në ushtri, por që kjo do të ndodhë në koordinim me NATO-n. Ai tha se Kosova e meriton të ketë ushtrinë e saj sikurse të gjitha shtetet e tjera.

Në këtë takim nuk është dhënë ndonjë afat kohor se kur mund të shndërrohet Forca e Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ministri i Drejtësisë Kuçi, tha se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe NATO-s, ku është përmendur qëllimi dhe synimi i Kosovës për Forcën e Sigurisë.

“Ne dëshirojmë të kemi kapacitete të plota si shtet sovran, është përmendur natyrisht dëshira jonë që ta kemi ushtrinë e Kosovës. Po ashtu është përmendur që këtë do ta bëjmë në koordinim me NATON. Nuk do t’i befasojmë me vendimet tona, sikur që do të tentojmë t’i bindim që Kosova e meriton ta ketë ushtrinë e vete sikur të gjitha shtetet e tjera”, tha ai, transmeton RTK.

Por, se kur do të ndodh që Forca e Sigurisë së Kosovës mund të shndërrohet në Ushtri, Kuçi tha se ky do të jetë një vendim i përbashkët i Kosovës me NATO-n.

Në anën tjetër, gjenerali Breedlove ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin korrekt që Kosova dhe Forca e Sigurisë së sajë kanë me KFOR-in dhe për kontributin e përbashkët për paqe dhe stabilitet.