13.6 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 8899

Muja kërkon votëbesim në “Bajram Curr”

0

masariNë një takim masovik të organizuar nga banorët e lagjes “ Bajram Curri” , është mirëpritur kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramdan Muja.
Muja tha se “Bajram Curri” është bërë lagja më e re e qytetit.

“ Në mesin tuaj ndihem si në shtëpinë time, jo për faktin që kemi lidhje familjare mes veti, por për shkak të realizimit të shumë punëve dhe projekteve, të cilat janë realizuar për ju të dashur bashkëqytetar, andaj mund t’a themi me plotë gojë se lagjja “ Bajram Curri” është bërë qendra e re e qytetit”.

Sipas tij, vlera e investimeve në këtë lagje nga koha që udhëheq me qeverinë lokale kalon vlerën prej 4.3 milion euro.

“ Kjo vlerë kaq e madhe është investuar në infrastrukturën tokësore dhe nëntokësore, në rregullimin e rrjetit të ujit të pijes, shtrimin e rrugëve, ndërtimin e pesë shkollave moderne, sallave rekrativo-sportive, shtëpive të kulturës, qendra rinore e shumë e shumë projekte të tjera, të cilat shkojnë në interes të qytetarëve, dhe të cilat kanë për qëllim rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët tonë”.

Lulzim Kabshi, nga radhët e koalicionit AAK- LDD, ka kërkuar nga banorët e lagjes “ Bajram Curri” që votat e tyre t’i orientojnë për alternativen e vetme dhe më të mirën për qeverisjen e katërvjeçar të ardhshëm të Komunës së Prizrenit,Ramdan Muja

Këshilltari i Asamblesë Masar Shala, tha se ndihet krenar sa herë që del para bashkëqytetarëve të tij.

“ Ndihem i lumtur që jam para bashkëqytetarëve të mi, sepse jam ballë hapur para tyre. Kjo gjë e ka një adresë, dhe ai është Ramadan Muja, sepse në asnjë moment nuk ka munguar vullneti i tij, dhe i bashkëpunëtorëve që të investojnë në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve tonë”./PrizrenPress.com/

 

Muja: Koalicioni është garanci e fitores

0

muja dhje luliKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja ka zhvilluar takim elektoral me banorët e fshatrave te Përdrinise .

Ai në këto fshatra është shoqëruar nga deputeti i PDK-së në Parlamentin e Kosovës, Nait Hasni si dhe partnerët e koalicionit Lulzim Kabshi nga AAK-LDD, dhe Fatmir Kastrati kryetar i Degës së AAK-së në Prizren.
Kandidati për kryetarë komune Ramadan Muja, tha se të gjithë së bashku duhet të punojmë për fitoren e radhës.

“Garancë e fitores së radhës është edhe koalicioni me qytetarët e komunës sonë dhe partitë si AAK-ja, VAKAT, NDS, KDTP, KTAP dhe të tjerët”
“Ne do të angazhohemi fuqishëm ashtu siç jemi angazhuar deri me tash në bashkëqeverisjen me qytetaret dhe investimet nuk do t’i ndalim në pjesën e Perdrinisë në të gjitha sferat”, tha Muja.

Nait Hasani, tha se fitorja e PDK-së me 1 dhjetor me votat e Përdrinisë do ta fuqizojnë qeverisjen e mirë të kryetarit Muja.

“Njëkohësisht do te jetë përgjegjësi e përbashkët për zhvillimin e ardhshëm të trevës së Përdrinisë. Përdrinasit falenderojnë Mujën për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë gjatë mandatit të kaluar duke shpresuar që do të vazhdon me një angazhim edhe më të madhë për mandatin e të ardhshëm katërvjeçar.”.

Në këtë tubim elektoral ftesë për dalje në zgjedhje më 1 dhjetor bënë edhe anëtaret tjerë të koalicionit Fatmir Kastrati nga AAK si dhe Lulzim Kabashi të cilët ftuan elektoratin e tyre që me datën 1 dhjetor ta votojnë alternativën e vetme për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja./PrizrenPress.com/

Rahoveci siguron 70 tonë kripë për rrugë

0

Traktori në pastrim të borësDrejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Rahovec,  Përparim Krasniqi,tha se janë bërë përgatitjet e duhura për përballimin e situatave të dimrit.

“ Me fillimin e reshjeve të borës operatori që merret me pastrimin dhe mirëmbajtje “Ambienti” është furnizuar me mjetet e nevojshme dhe menjëherë ka nisur të kryejë detyrat sipas marrëveshjes”, tha Krasniqi.

Sipas tij,  mbrëmë ka pasur ndërhyrje në rrugën e Zatriqit, ku reshjet e borës kanë qenë më të mëdha. “Bora ka arritur trashësinë mbi 50 cm, ndërsa ka pasur edhe ortek në disa pjesë të rrugës me gjatësi rreth 4 km”

“Janë siguruar 70 ton kripë industriale për shkrirjen e borës, që sipas drejtorit Krasniqi do të jetë e mjaftueshme për tërë sezonin. Sasi të kripës janë shpërndarë nëpër të gjitha rrugët kryesore të qytetit të Rahovecit dhe rrugët janë të kalueshme pa pengesa”.

“Kërkohet që pjesëmarrësit në komunikacion të pajisen me pajisje dimërore në mënyrë që të shmangen situatat e vështira. Njëkohësisht drejtori Krasniqi bën thirrje që pronarët e dyqaneve të bëjnë individualisht pastrimin e hapësirave para lokaleve të tyre, mirëpo të mos e hedhin borën nëpër rrugë”. /PrizrenPress.com/

 

Kryeziu: Po rikthehem për qytetarët

0

Eqrem KryeziuËshtë njëri nga eksponentët e njohur të LDK-së, që porositë e tij te publiku i përciell nëpërmjet batutave e parabolave dhe kësisoj është edhe  shpikësi i termit “riciklim” në zhargonin politik. Në periudhën 2000-2007, ka qenë  kryetar i Prizrenit. Në rundin e parë  të zgjedhjeve  Kryeziu ka marrë 25.36 për qind të votave.

“ Praktikisht njeriu  nuk mundet  me pas një vend  pune  në qoftëse nuk e nënshkruan  deklaratën  se ka me qu kaq vota dhe bëhet anëtar i PDK-së. Mund të merreni me mend se çfarë shqetësimi kanë ato baxhanakesha,dhëndër,dhëndurë të baxhanakeshave që janë vnu në këtë situatë, të luftojnë për jetë a vdekje për me mbajt këtë figurë të kompromentume si Ramadan Muja”, ka thënë Kryeziu në një intervistë për “Koha Ditore”.
“Modeli ynë i qeverisjes  do të jetë ai që Prizreni e ka në kujtesë, antikorrupsionin. Për fat të mirë ne e gëzojm këtë epitet për 7 vjet pavarësisht që qent lehin , por karvani shkon tutje”.
“Ardhja ime e sërishme  në Prizren e ka vetëm  këtë qëllim : t’u shërbej njerëzve  me krejt potencialin  dhe korrektësinë që tashmë e kamë dëshmuar në 7 vjet”.

Muja: Punova, prandaj edhe më votuan

0

Ramadan Muja 2Synon  që të fitojë  mandatin e tretë  rresht për të qeverisur  Prizrenin. Gjatë mandatit  të kaluar  i ka dal goxha punë  me orgnet e drejtësisë  për shkak të dyshimeve  për shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve.

Në mandatin e  ardhshëm zotohet  se do të ndërtojë fabrikën për riciklim  të ujërave të zeza, teleferikun për Kalanë e Prizrenit dhe infrastrukturën për  zonat industriale.  Në rudin e parë të zgjedhjeve Muja ka fituar 37.23 për qind  të votave.

“Qytetarët e Prizrenit më votuan ngase  gjatë dy mandateve  kemi relizuar  më shumë se 2 000 projekte,  të cilat kanë ndikuar në përmisimin e jetës së tyre.Kemi ngritur cilësin në administratë, shëndetësi, arsim  etj”, ka thënë Muja në një intervistë për “Koha Ditore”.
“Gjatë këtij mandati do të angazhohem  fuqishëm  që të trajtojmë  të gjitha  ujërat e zeza të Komunës së Prizrenit me ndërtimin e një farbrike moderne për përpunimin e  ujërave të zeza dhe evitimin e tyre  nga rrjedhat  e ujit të Lumëbardhit”.

Këngëtari Zekolli me album të ri

0

zekolliKëngatëri  Zenel  Zekolli  ka promovuar  albumin e tij të ri “ Ushtar  po shkoj në Vlorë”. Ky album është vlerësuar lartë nga njohësit e muzikës në Prizren.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka uruar Zekollin për  këtë album.  “ Zenelit i uroj  suksese  në këngë “, tha Muja. Sipas tij, Zekolli ka dhënë një kontribut të madh edhe në luftë.

“Zenel Zekolli  me iniciativën e tij, sot na bëri bashkë që të festojmë albubin e tij, por edhe t’i kujtojmë këta burra që ranë për të mos vdekur kurrë, dëshmorët që jetuan brenda kohës sikur të gjithë të tjerët”.

“Sot, duke  shfletuar albumin e fotografive,  që  kanë fuqinë  të na flasin me gjuhën e heshtjes, ne që nuk e kemi këtë fuqi, u flasim atyre me gjuhën e fjalëve edhe pse fjalët tona nuk mund të thonë më shumë se heshtja e tyre”./PrizrenPress.com/

Latifi takohet me studentët në Prishtinë

0

SmajlLatifi-rahovecKandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi organizon një takim me studentët që studjojnë në Prishtinë.Takimi mbahet sot në ora 20:00 në lokalin “Bella”.

Ky takim realizohet në kuadër të fushatëz  zgjedhore për balotazhin e 1 dhjetorit. Në zgjedhjet e 3 nëntorit Smajl Latifi dhe kandidati i PDK-së, Idriz Vehapi kanë mbetur në balotazh./PrizrenPress.com/

Murat Jashari: Nuk jemi në shërbim të politikës

0

MuratJashari5-29Përfaqësuesi i familjes Jashari nga Prekazi thotë se për më shumë se 100 vjet shtet, shqiptarët janë më të lirë, ndonëse të ndarë, me ç’rast ideja e rilindësve për bashkimin e trojeve shqiptare ende nuk është jetësuar.

Sipas Murat Jasharit, nga jetëgjatësia në pushtet e politikanëve shqiptarë në Ballkan, ka bërë që ata të largohen nga realiteti në të cilin jetojmë.

Gjatë një interviste për gazetën “Zërin”, Murati pohon se familja Jashari nuk e mbështet asnjë politikan, apo subjekt politik në Kosovë, ndonëse respekton funksionet kushtetuese shtetërore. Atij nuk i kujtohet as hera e fundit kur kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ta ketë vizituar Kullën e Jasharëve, ndonëse pranon se as nuk ndjehen të hendikepuar.

“Po e them me sinqeritetin më të madh, familja Jashari i takon popullit dhe është e popullit shqiptar. Politikanët janë për ne figura që shkojnë e vijnë. Nëse një politikan do ta kryejë detyrën mirë do ta ketë urimin tonë dhe do ta ketë mbështetjen tonë”, thekson Jashari.

Ai pranon se në bisedimet me Serbinë, Kosova u ka hyrë në hak shqiptarëve të Luginës së Preshevës

27 nëntori do të mbetet Dita e Ushtrisë

0

FSK6-02Me rastin e shënimit të 27 Nëntorit – Ditës së FSK-së, e cila shënohet sot në Kosovë, Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka thënë se kjo ditë çdoherë do të mbahet mend si Dita e Ushtrisë së Kosovës.

Ai beson se në fillim të vitit 2014 FSK-ja do ta ketë kompetencë mbrojtjen e vendit.

Ai ka treguar se këtë detyre pritet t’ia ngarkojnë Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës më së largu deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, pas rishikimit strategjik të sektorit së sigurisë. /Epoka e Re/

Kosova si Tajvani!

0

flamuri i kosovesKosova nuk do të mund të anëtarësohet në OKB. Këtë të paktën nuk do t’ia mundësojë formati aktual i dialogut politik. Burime diplomatike i kanë thënë gazetës se Prishtinës i është bërë e qartë se duhet të heqë dorë nga ky qëllim në këtë fazë të dialogut. Krejt çfarë do të mund të arrijë Kosova në këtë fazë është heqja e fusnotës së famshme në prezantime ndërkombëtare, kompromis ky i arritur në dialogun teknik, por që ka dalë të ketë qenë një lëshim i dhimbshëm i palës kosovare.

Heqja e fusnotës por mungesa e anëtarësimit në OKB do të bëjë që Kosova të ketë ngjashmëri me Tajvanin, vendin që e ka shpallur pavarësinë por ndërkombëtarisht ende është pjesë e Republikës Popullore të Kinës,shkruan Tribuna.

Për më shumë, disa vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pretendojnë që të vendosin me Prishtinën prezenca joformale. Kjo tendencë, ekziston sidomos tek pesë shtet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e shpallur më 17 shkurt