10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Muja kërkon votëbesim në “Bajram Curr”

masariNë një takim masovik të organizuar nga banorët e lagjes “ Bajram Curri” , është mirëpritur kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramdan Muja.
Muja tha se “Bajram Curri” është bërë lagja më e re e qytetit.

“ Në mesin tuaj ndihem si në shtëpinë time, jo për faktin që kemi lidhje familjare mes veti, por për shkak të realizimit të shumë punëve dhe projekteve, të cilat janë realizuar për ju të dashur bashkëqytetar, andaj mund t’a themi me plotë gojë se lagjja “ Bajram Curri” është bërë qendra e re e qytetit”.

Sipas tij, vlera e investimeve në këtë lagje nga koha që udhëheq me qeverinë lokale kalon vlerën prej 4.3 milion euro.

“ Kjo vlerë kaq e madhe është investuar në infrastrukturën tokësore dhe nëntokësore, në rregullimin e rrjetit të ujit të pijes, shtrimin e rrugëve, ndërtimin e pesë shkollave moderne, sallave rekrativo-sportive, shtëpive të kulturës, qendra rinore e shumë e shumë projekte të tjera, të cilat shkojnë në interes të qytetarëve, dhe të cilat kanë për qëllim rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët tonë”.

Lulzim Kabshi, nga radhët e koalicionit AAK- LDD, ka kërkuar nga banorët e lagjes “ Bajram Curri” që votat e tyre t’i orientojnë për alternativen e vetme dhe më të mirën për qeverisjen e katërvjeçar të ardhshëm të Komunës së Prizrenit,Ramdan Muja

Këshilltari i Asamblesë Masar Shala, tha se ndihet krenar sa herë që del para bashkëqytetarëve të tij.

“ Ndihem i lumtur që jam para bashkëqytetarëve të mi, sepse jam ballë hapur para tyre. Kjo gjë e ka një adresë, dhe ai është Ramadan Muja, sepse në asnjë moment nuk ka munguar vullneti i tij, dhe i bashkëpunëtorëve që të investojnë në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve tonë”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Lajmet e Fundit