13.6 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 8900

Begaj: Besoj në fitore edhe më të thellë

0

RagipBegaj-IQPMKandidati i Iniciativës Qytetare për Malishevën (IQM) për kryetar të kësaj komune, Ragip Begaj, është shprehur i bindur se do të arrijë fitore edhe më të thellë sesa më 3 nëntor. Ai ka thënë se pasi të vijë në detyrën e kryetarit të Malishevës, do të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike.
Veriu.info: A e keni pritur këtë rezultat, duke pasur parasysh se keni dalë kandidati më i votuar në Malishevë?
Begaj: Kam pritur rezultat edhe më të fuqishëm, nuk është hera e parë që dal në zgjedhje, edhe herët e kaluara kam pasur një përkrahje të fuqishme të qytetarëve.

Veriu.info: Sa ka ndikuar në këtë mbështetja e Fatmir Limajt?
Begaj: Fatmir Limaj është një njeri i madh i Malishevës dhe i vendit në përgjithësi, pas lirimit nga akuzat e pabaza, ai i dha një përkrahje të fuqishme IQM-së.

Veriu.info: Në raundin e parë të zgjedhjeve, më 3 nëntor, keni marrë 42% të votave, ndërsa kundërkandidati juaj, Salih Morina ka marrë 26% apo thënë ndryshe 5 mijë votave më pak. A ju bën ky fakt t’i hyni me komoditet garës së balotazhit?
Begaj: Qytetarët e Malishevës na kanë dhënë një përkrahje të fuqishme, këtë e dëshmon edhe rezultati i arritur. Në garë nuk duhet të ketë komoditet, por duhet të ketë angazhim deri në finalizimin e fitores më të thellë në rundin e dytë, sepse çdo balotazh është garë nga fillimi.

Veriu.info: A pritni përkrahje nga votuesit, të cilët në zgjedhjet e 3 nëntorit e kanë votuar PDK-në?
Begaj: IQM-ja është e formuar me kërkesën e qytetarëve të Malishevës, ku mbështetje i kanë dhënë shumë anëtarë nga subjektet e ndryshme politike. Ne nuk jemi përjashtues dhe e kërkojmë mbështetjen e të gjithëve, kërkojmë votën e zemrës nga të gjithë ata që na besojnë dhe ia duan të mirën Malishevës.

Veriu.info: Sa jeni të sigurt në fitore?
Begaj: Duke u bazuar në mbështetjen e fuqishme të qytetarëve për IQM-në, besoj në fitore edhe më të thellë.

Veriu.info: Duke pasur parasysh faktin që nëse fitoni, do t’ju duhet të bëni koalicion për Kuvendin Komunal të Malishevës, më të afërt e shihni veten me PDK-në apo LDK-në?
Begaj: Kjo çështje do të shikohet pas 1 dhjetorit. U kam bërë thirrje publike të gjithë anëtarëve të Asamblesë komunale, që partitë politike t’i lënë jashtë dhe brenda Asamblesë të mendojnë dhe të veprojnë për interesin e qytetarëve të Malishevës. Do të bashkëpunoj me të gjithë për të mirën e vendit.

Veriu.info: Nëse Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi do të formojnë parti, a do t’i bashkohet Iniciativa Qytetare për Malishevën kësaj partie?
Begaj: Ne kemi garuar në zgjedhjet lokale, fushëveprimi ynë është në territorin e Komunës së Malishevës, nuk jam profet ta parashikoj të ardhmen, por kudo që të ketë nevojë për ndryshim për të mirën e vendit, do të jemi përkrahës të së mirës.

U promovua trilogjia për Adem Demaçin

0

Trilogjia per Adem DemaçinIsh i burgosuri politik Selatin Novosella, ka promovuar sot në sallën e Universitetit AAB, trilogjinë tre vëllimore kushtuar veprës së Adem Demaçit me titujt “Demaçi – Lëvizja për Bashkim”, “Demaçi – Procesi i Prishtinës”, dhe “Demaçi – Metaforë Lirie”.Ndonëse, nuk ishte prezent në këtë ceremoni protagonisti i kësaj vepre vëllimore, Adem Demaçi i cilësuar si simboli i rezistencës shqiptare, vepra që i është kushtuar atij ka arritur t’i mbledh bashkë të gjithë veprimtarët dhe bashkëpuntorët e tij dhe të autorit Novosella, transmeton Kultplus.

Para të pranishmëve Novosella ka kujtuar guximin e Demaçit, duke specifikuar fjalimin e tij përpara Gjyqit të Qarkut të Prishtinës “Prej këtu ku jam deklaroj se, nëse Serbia dhe Jugosllavia nuk heqin dorë nga kufiri i Kosovës dhe nëse nuk lejojnë që ky vend të shkëputet nga Jugosllavia dhe të bashkohet me nënën Shqipëri, atëherë nuk do të ketë paqe as në Ballkan e as në Jugosllavi. Nëse Serbia do të vazhdojë me këtë politikë ndaj shqiptarëve, do të vije koha kur ajo do të bëhet shkaktare për zhbërjen e Jugosllavisë. Në fund po u them së Serbia do të mbetet pa Kosovën”, duke vlerësuar edhe moshën e tij të re në atë kohë, vetëm 23 vjet.

Autori i kësaj trilogjie, Selatin Novosella, ka deklaruar para të pranishmëve të shumtë të cilët ishin kryesisht studentë të Universitetit AAB, se gjithnjë në veprat e tij të shkruara, krye personazh e ka pasur “Heroin e Kosovës”, Adem Demaçin. Ai ka thënë se veprimtari kombëtar Demaçi ka shumë fat, pasi ka arritur t’i mposht ideologjikisht dhe fizikisht tri personalitetet më të urryera të kombit shqiptar.

“Adem Demaçi si i burgosur në kohën e Rankoviqit, të Titos dhe Millosheviqit vazhdon ende të punojë dhe veprojë për çështjen kombëtar, ndërsa të lartcekurit kanë vdekur moti edhe në mënyrë fizike edhe ideologjike”, ka thënë Novosella, duke uruar që të rinjtë shqiptarë të mësojnë nga shembulli i nderit të kombit, Adem Demaçit.

Deputeti në Parlamentin e Kosovës, Hydajet Hyseni në cilësinë e botuesit dhe kryetarit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, ka theksuar se gjeneratat e më hershme në festën e 28 nëntorit janë ndier disi më të veçantë për shkak të festës kombëtare të flamurit kuq e zi. Ai tha se si këto gjenerata do të duhej të ndiheshin edhe gjeneratat e reja të vendit me rastin e kësaj feste.

“Uroj që çdo nëntor jo vetëm të na bashkoj shpirtërisht, por edhe të na bashkojë rreth trashëgimisë tonë historike e cila është bazamenti i të gjitha të arriturave të deritanishme dhe të synimeve të ardhshme. Protagonisti i kësaj trilogjie vëllimore, Demaçi edhe atëherë kur ka munguar na ka bashkuar. Për Demaçin është shkruar shumë, por edhe në të ardhmen do të flitet dhe të shkruhet për të edhe më shumë”, ka thënë deputeti Hyseni.

Dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin AAB, Muhamet Kelmendi, ka deklaruar se veprat për bacën Adem janë tejet të rëndësishme për historinë kombëtare, sepse siç ka deklaruar ai, ato na japin të dhëna konkrete për rrugën e lavdishme nëpër të cilën kanë kaluar veprimtarët tanë për çështjen kombëtare.

“Në këtë trilogji kushtuar simbolit të rezistencës kombëtare Adem Demaçit, Novosella, na dha një pasqyrë mbi jetën dhe veprën atdhetare të tij, nga ana e të cilit buron një organizim i përsosur që Demaçi e ka bërë gjatë historisë së tij, ku ne pastaj kem vazhduar rrugën për çlirimin e vendit tonë”, ka thënë Kelmendi.

Përndryshe, Adem Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë. Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet burg. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës. Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.

Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Sot ai angazhohet për të drejtat e pakicave në Kosovë.

The Velvet Underground, më me ndikim se The Beatles

0

TheVelvetUndergroudNuk argumentohet mbretërimi nëpër dekada i grupit Beatles, ndikimi i jashtëzakonshëm jo vetëm në muzikë, por në kundërkulturën dhe mënyrën si bashkëkohësit e tyre mendonin, flisnin, visheshin dhe i rregullonin flokët.

Por, edhe pse të përbuzur në vitet e 60-ta për muzikën e tyre avant-garde dhe shokuese, The Velvet Underground ishin më të rëndësishëm për të ardhmen e muzikës sesa katërshja e The Beatles, shkruan Greg Kot.

Kjo sepse në terma muzikorë, The Velvet Underground të përbërë nga Lou Reed, John Cale, Sterling Morrison, Maureen Tucker dhe në fund Doug Yule ishin e ardhmja e rokut, ishin grupi prej të cilit derivuan disa nën-zhanre dhe lëvizje muzikore. Muzika “underground”, eksperimentale, indie dhe alternative, punk, post-punk dhe art-punk – të gjitha gjarpërojnë në katërshen e albumeve të: The Velvet Underground & Nico, White Light/White Heat, The Velvet Underground dhe Loaded.

“Ne ishim bendi origjinal alternativ, jo sepse donim të ishim, por sepse për ne nuk kishte tjetër alternativë”, ka thënë Morrison për BBC në vitin 1993.

Ana e errët

Kënga e famshme e The Velvet Underground me titull Heroin, është ndër shembujt e parë që përshkruan atë motiv që do ta dëgjojmë edhe shumë herë në muzikën e tyre : aftësia për të përshkruar jetën e atyre që nuk përkasin, të dëbuarve, të huajve, por pa i gjykuar ata.

“Kjo është një këngë protestuese – proteston për gjithçka”, ka thënë Morrison. “Disa njerëz thonë, është thjesht një këngë për një narkoman.”

“Por, pse është narkoman? Cilat janë alternativat tjera? Çfarë është ajo që e bën dikë të dojë të ngrijë jetën e tij, si thotë kënga, më shumë se të dojë të jetë pjesë e shoqërisë?”

Ishte dekada e The Beatles, në fund të fundit, dhe ata janë bendi që mbesin të dashur në gjithë botën për muzikën e tyre universale. Por koha ka vlerësuar muzikën jo-sentimentale të The Velvets, e cila është bërë themeli i gjeneratave të ardhshme në muzikë.

Vlerat e The Velvet Underground në vitet e 60-ta ishin të orientuara drejt punës së bërë vetë, albumet me produksione jo shumë të përpunuara, përbuzja e plotë ndaj modës, qëndrimi skeptik e shpeshherë cinik – këto vlera më pas u injektuan në punk-un e të 70-ve, indie rokun e të 80-ve dhe muzikës alternative të 90-ve.

“Ajo që i bën idetë të rëndësishme është konteksti ku janë të vendosura. The Velvets kurrë nuk kanë tingëlluar si një bend tipik i të 60-ve”, ka thënë lideri i The Flaming Lips, Wayne Coyne.

Kjo ishte për shkak se këngët e shkruara nga Lou Reed dukeshin të thjeshta, por nuk ishin të tilla. Reed e lidhte muzikën e tij me heronjtë e tij letrarë: Nelson Algren, Charles Bukowski dhe Delmore Schwartz.

The Velvets e shkrinin artin e ulët me artin e lartë dhe e përbuznin mesin e tyre. Ata lanë të kuptohet se jo vetëm që është në rregull të jesh ndryshe, por ndryshimet e tua duhet edhe t’i vësh në pah. Cale e quante “Teoria e kokëfortësisë”.

Të rikthehemi te të gjithë artistët apo bendet e dëgjuara që erdhën pas viteve të 70-ta: The Sex Pistols, Joy Division, Sonic Youth, Galaxie 500,Spiritualized, Nick Cave, PJ Harvey, si dhe ata që ishin gjigantë komercialë: R.E.M., U2 dhe Talking Heads – ata të gjithë e pranojnë borxhin që ia kanë grupit The Velvet Underground.

Dhe kjo s’është dhe aq keq për një bend që dikur hidhej poshtë dhe përqeshej, siç ka pranuar dhe vetë Lou Reed.

“Kur The Velvet Underground hyri në skenë me këngë si Heroin, na patën torturuar si rezultat i këtyre këngëve. Dhe ja ku jemi, disa dekada më vonë, unë i kam ato tekste të botuara në një libër dhe mbaj sesione leximi në muze të artit. Ne deshëm të bëjmë muzikë që do të mbetej në kohë ashtu siç mbesin romanet dhe filmat e shkëlqyer, dhe ne besonim në atë që bënim, edhe nëse askush tjetër nuk besonte tek ne”, ka thënë Lou Reed.

Krasniqi: Sistemi aktual zgjedhor, i komplikuar

0

JakupKrasniqi-Zlatko VujovicKryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot shefin e Misionit të ENEMO-së (Rrjeti i Organizatave Evropiane Monitoruese të zgjedhjeve), Zlatko Vujovic, me të cilin ka biseduar për procesin e zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe për nevojën e përfundimit, në afat sa më të shkurtër, të reformës zgjedhore.

Shefi i Misionit të ENEMO-së, Zlatko Vujovic, ka theksuar se Rrjeti i Organizatave Evropiane Monitoruese të zgjedhjeve kanë vëzhguar raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, e pjesërisht edhe procesin e numërimit të votave dhe ka pohuar se do të monitorojnë edhe raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve më 1 dhjetor.

Ai ka thënë se gjatë muajit janar misioni, të cilin e drejton, do të përgatisë Raportin final për ecurinë e këtyre zgjedhjeve, raport ky, për të cilin është shprehur i bindur se do të jetë shumë i vlefshëm edhe për reformën zgjedhore në Kosovë.

Vujovic e ka quajtur shumë pozitiv faktin që për herë të parë zgjedhjet lokale janë mbajtur në gjithë territorin e

Kryeparlamentari Krasniqi ka pohuar se sistemi aktual zgjedhor duket se është i komplikuar për një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës, duke e ilustruar këtë me numrin shumë të madh të votave të pavlefshme, mbi 106 mijë sish, ose rreth mbi 12 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.

Në këtë drejtim ai është angazhuar për një sistem më të thjeshtë dhe më të qartë zgjedhor, duke u shprehur i bindur se Raporti final i ENEMO-s për ecurinë e këtyre zgjedhjeve do ta ndihmojë reformën e sistemit zgjedhor në Kosovë. /PrizrenPress.com/

MAShT e përkushtuar për ofrimin e mundësisë së shkollimit për të gjithë

0

Buja-Bursat_per_komunitetin_RAEMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja mori pjesë në ceremoninë solemne për ndarjen e bursave për 250 nxënës të shkollave të mesme të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë, donacion i ambasadave të Norvegjisë, Finlandës dhe të Suedisë në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Buja tha se Ministria e Arsimit është e angazhuar që të ofrojë mundësi dhe shanse të barabarta shkollimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës përkatësisht Ministra e Arsimit e ka për obligim dhe do të angazhohet maksimalisht për arsimimin dhe edukimin e komuniteteve përfshirë këtu edhe fëmijët e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptianë. Vetëm të shkolluar dhe të ngritur profesionalisht, ne mund të jemi një shoqëri e fortë dhe e respektuar nga të gjithë” tha Buja, i cili theksoi se pa ndihmën e donatorëve dhe miqve tanë, nuk mund ta bëjmë këtë gjë me sukses të plotë.

Duke ju uruar nxënësve përfitues të bursave ministri Buja i porositi ata që të përkushtohen sa më shumë në mësime që të kenë një jetë më të mirë dhe si rezultat të kemi një shoqëri më të emancipuar. “Vetëm të arsimuar mund të bëhemi një shtet i fortë, shtet i qëndrueshëm dhe i zhvilluar ekonomikisht “, tha në fund Buja.

Ndërkaq, Ambasadorja e Zvicrrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang tha se ndjehet e gëzuar që Zvicra edhe kësaj here po ndihmon arsimimin e komuniteteve në Kosovë. Ajo bëri thirrje për përfshirjen sa më të madhe të femrave të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptianë.

Ambasadori i Norvegjisë Jan Braathu tha se shteti i tij do të përkrahë Kosovën në vazhdimësi me qëllim që të bëhet shtet një shtet që ofron shanse dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e saj përfshirë këtu edhe komunitetin romë, ashkali dhe egjiptianë.

Në fund, ministri Buja dhe ambasadorët Cristina Marty Lang dhe Jan Braathu bënë ndarjen simbolike të bursave për disa nga nxënësit përfitues. /PrizrenPress.com/

Buja mori pjesë në Konferencën Inauguruese të Programit “Horizon 2020”

0

Horizon2020-BujaMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja mori pjesë sot në Konferencën Inauguruese të Programit “Horizon 2020”, i cili është program i ri Kornizë i Bashkimit Evropian për Hulumtime dhe Inovacion, i cili do të ofrojë mbështetje në të gjitha llojet e aktiviteteve hulumtuese dhe të inovacionit, në fushat shkencore themelore dhe fushat shkencore industriale.

Buja, me këtë rast, tha se ky program është një mundësi mjaft e mirë për pjesëmarrje në projekte kërkimore dhe inovative për komunitetin shkencor, komunitetin e biznesit, si dhe për partnerët tjerë aktivë në fushën e inovacionit dhe kërkimit në vendin tonë.

Programi Horizon 2020, theksoi ministri Buja, po ashtu është një mundësi e mirë për integrimin e Republikës së Kosovës në zonën europiane të kërkimit.

Duke vlerësuar lartë përkrahjen e partnerëve nga Komisioni Evropian, si dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë dhe vendorë, ministri Buja tha se MAShT vazhdimidht ka përkrahur punën dhe përpjekjet e komunitetit shkencor, së fundi edhe përmes konsolidimit të Kornizës Ligjore dhe Kornizës së Politikave Strategjike për të mbështetur zhvillimin e aktiviteteve në fushën e kërkimit dhe inovacionit.

Më tej, Buja po ashtu theksoi se MAShT ka punuar edhe në kompletimin e infrastrukturës ligjore sa i përket fushës së kërkimeve shkencore.

“Rishikimi i Ligjit për Kërkimet Shkencore ofron një qasje të hapur të përkrahjes për komunitetin shkencor, për të marrë pjesë në fondet publike të alokuara për kërkim, si dhe mundëson që gjatë viteve në vijim të ndahen më shumë mjete nga buxheti i Republikës së Kosovës për fondin e shkencës. MAShT gjatë këtij viti ka finalizuar edhe Startegjinë Nacionale për Inovacion 2013/ 2020. Kjo strategji i jep një shtytje të hovshme përpjekjeve për inovacion, si parakusht i zhvillimit ekonomik në vend”, ka thënë ministri Buja.

Ndërkaq, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, tha se “Horizon 2020” është një prej programeve më të mëdha të komunitetit evropian, i cili do të fillojë nga viti 2014 deri më 2020, me një buxhet mbi 70 miliardë euro. Ky program do të ofrojë financim për një varg të madh të projekteve të kërkimit, hulumtimit dhe inovacionit në fushën e shkencave të teknologjisë, biznesit dhe shkencat shoqërore. /PrizrenPress.com/

Gashi: Muja nuk pranoi të ballafaqohet me Kryeziun

0

NderimGashi-LDKKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja nuk ka pranuar që të marrë pjesë në debatin “Jeta në Kosovë”. Zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi tha se Muja nuk ka guxim të ballafaqohet me Eqrem Kryeziun.

“ Ramadan Muja po vazhdon të sillet si pasha me pronën komunale, ndërsa po dëshmohet se nuk e ka asnjë përgjegjësi para qytetarëve të cilëve ua kërkon votën. Ai përpos që nuk i është përgjigjur ftesës së Jeta Xharrës për debat, ka shkuar edhe më larg, duke mos lejuar që emisionin i saj të incizohet në ambientet e Kuvendit Komunal”.

Sipas tij, të gjitha debatet Jeta Xharra i mban në ambientet e Kuvendeve Komunale, por në rastin e Prizrenit, Ramadan Muja, pos që ka frikë ballafaqimin me kandidatin e LDK-së, nuk po e lejon mbajtjen e inqizimit të emisionit të saj në ambientet e Kuvendit Komunal.

“Këto janë shenja të totalitarizmit, kur prona komunale shndërrohet në pashallëk klanor e personal. Edhe në rastin e incizimit të emisionit të Jeta Xharrës Ramadan Muja sillet sikur hapësirat e Kuvendit Komunal të jenë pronë e familjes së tij, si të ishte pashallëk i tij”

“Me këtë veprim kryetari ne ikje mundohet t’i fsheh me vendime ta paligjshme dhe të pamoralshme, duke krijuar presedan të rrezikshëm”

“Ramadan Muja, gjatë gjithë mandatit të tij me pronën e Kuvendit Komunal është sjellë si me pronën e tij private, dhe hapi i tij i fundit i moslejimit të incizimit të emisionit të jeta Xharrës në hapësirat e Kuvendit Komunal, është klithje e tij e fundit,, është panik që dëshmon se ai është para ikjes së tij të turpshme nga hapësirat e Komunës”/PrizrenPress.com/

 

20 persona të akuzuar për zgjedhjet e 3 nëntorit

0

IsmetKabashi-kryeprokuroriKryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi ka thënë se bazuar në statistikat e rasteve të deponuara në prokurori zgjedhjet e sivjetme lokale kanë pasur më pak incidente. Ai ka folur për 20 persona që po përballen me drejtësinë në 39 raste të dyshuara.

Por, Kabashi nuk ka folur nëse deri më tani kanë ndonjë të dyshuar rreth personave që shënuan incidentin më të rëndë atë në veri të Mitrovicës.

Tridhjetedy të rinj aderojnë në partinë e Zafirit

0

zafa me te rijtTridhjetedy të rinj nga lagjja “Arbana” iu kanë bashkëngjitur Bashkimit Demokratik në Prizren.

Kryetari i BD-së Zafir Berisha tha se aderimi i këtyre të rinjve është edhe një përgjegjësi shtesë për subjektin e tij politik.

“Në të njëjtën kohë na bënë që të jemi edhe më këmbëngulës në arritjen e objektivave që i kemi vënë vetës për ta luftuar krimin dhe korrupsionin në institucione komunale e qendrore të cilët po e dëmtojnë rënd imazhin e shtetit të ri të Kosovës”, tha Berisha.

Aderuesi Altrim Nrecaj në emër të rinjve tha se Bashkimi Demokratik dhe lideri i saj Zafir Berisha janë forca e vetme politike në Prizren që mund të ndryshojë gjendjen e keqe.

“Të rinjtë e qytetit të Prizrenit gjithnjë e më shumë po e shohin liderin e BD-së si njeriun i cili është i gatshëm të bëjë shumë për qytetarët dhe veçanërisht për rininë, prandaj kjo është arsyeja që ne nga sot kontributin tonë do e japim në Bashkimin Demokratik”./PrizrenPress.com/

Kastrati: Viti 2014, vendimtar për FSK-në

0

KadriKastrati-fskKomandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ka deklaruar se janë në përfundim të studimit të brendshëm që do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, e cila do të vendosë për të ardhmen e FSK-së.

“Jemi në fund të studimit dhe besoj që në fillimin e vitit të ardhshëm do të dalim me rekomandimin që do t’i dorëzojmë Qeverisë se çka duhet të bëhet me të ardhmen e FSK-së”, ka thënë Kastrati për RTK-në.

Sipas tij, ky vit është vit i suksesit për FSK-në, pasi që ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale të cilat janë vlerësuar edhe nga NATO-ja. Kastrati ka thënë se në FSK janë duke u bërë analiza të thella se ku janë dhe se çka duhet të ndryshohet, që një ditë KFOR-i të largohet dhe FSK-ja të jetë ushtri.