15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Malishevë: Shkolla e Guriqit nuk i plotëson standardet

MalishevaNjë tjetër shkollë në komunën e Malishevës nuk i plotëson standardet moderne për mësim. Javën e kaluar, KTV-ja ka raportuar për një shkollë në fshatin Damanek që është pothuajse e pashfrytëzueshme, por hiq më mirë nuk qëndron as shkolla “Nuhi Mazreku” në fshatin Guriq të Malishevës.

Nxënësit e kësaj shkolle gjatë tërë orarit mësimor rrinë zbathur. Këmbët e tyre, prekin në dyshemenë e ftohtë. Që prej viteve të 90-ta, kur është ndërtuar me kontribut të vet banorëve, në këtë objekt nuk është investuar asgjë, përveç që nganjëherë është gëlqerosur.

Ka plot 6 vite që banorëve u është premtuar ndërtimi i një shkolle të re dhe çdo herë me arsyetimin se ky projekt është në prioritet, por deri tash nxënësit e Guriqit po vazhdojnë të mësojnë në këto kushte.

Mësuesi Zenun Mazreku tregon disa probleme kryesore me të cilat ballafaqohet në këtë objekt të shkollës. Ushtruesi i detyrës së drejtorit, Xhevdet Mazreku, ka potencuar se realiteti me të cilin përballet ai dhe nxënësit është i rëndë. Ndërtimi i këtyre shkollave është prioritet, sipas zyrtarëve të komunës, por deri tash projekti i tyre ka mbetur vetëm në letër.

Më Shumë

Historike: Kosova debuton në Kampionatin Evropian për të verbër

Kombëtarja e Kosovës në futboll për të verbër, e cila për herë të parë do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni i Dytë,...

Licenca A në duart e trajnerëve të rinj

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shpërndarë sot Licencat A UEFA për trajnerët që kanë përfunduar me sukses kursin e organizuar nga Departamenti i...

Lajmet e Fundit