Sot, koncert i rregullt i Filarmonisë së Kosovës

FilarmoniaKosovesFilarmonia e Kosovës so organizon koncert të rregullt të Orkestrës Simfonike. Drejtori i Filarmonisë, Baki Jashari, ka thënë se ky koncert realizohet në bashkëpunim, tashmë tradicional, me festivalin “Ditët e Muzikës Kosovare”, që organizohet nga Shoqata e Kompozitorëve të Kosovës.

Vepra qendrore e programit, njëherësh edhe premierë kosovare, do të jetë “Simfonia 83” e shkruar nga kompozitori Zeqirja Ballata, mes viteve 1982-83, për nder të shënimit të 70-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, transmeton KTV. Kjo mbrëmje po ashtu përfshin dy vepra të Rexho Mulliqit “Filigranet e Prizrenit” për orkestër harkore dhe “Simfoninë nr.1”.

Orkestrën Simfonike të Filarmonisë së Kosovës do ta drejtojë dirigjenti i njohur shqiptar, Ermir Krantja, i cili ka thënë se kjo do të jetë një mbrëmje jubilare e bashkimit të veprave të dy kompozitorëve shumë të mëdhenj.

Koncerti nis prej orës 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Më Shumë

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit