20.2 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 8906

Në Kosovë kanë filluar reshjet e borës

0

BoraParalajmërimet se sivjet do të kemi dimrin më të vështirë në 100 vitet e fundit duket se kanë nisur të bëhet realitet qysh sot.

Mësohet se në disa vende të Kosovës tashmë kanë filluar reshjet e borës të cilat pritet të jenë edhe më të mëdha në ditët në vijim, shkruan Zëri.

Ndërkaq, në së keqi e pësoi Kroacia, ku si pasojë e motit të keq kanë vdekur tre persona, kryesisht në moshë të shtyrë.

Ndërsa, borë në trashësi nga 20-40 centimetra ka rënë edhe në Bosnjë e Hercegovinë, pastaj veriun e Malit të Zi, Slloveninë, por edhe kryeqytetin serb, Beograd, ku sasia e borës është më e vogël.

Vlen të theksohet se ditë më parë është thënë se ky do të jetë dimri më i vështirë i shekullit.

SHBA e mbështesin zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit

0

Hoyt Brian YeeShtetet e Bashkuara i mbështesin përpjekjet e qeverisë së Serbisë për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit me Kosovën, është thënë në takimin ndërmjet kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic dhe zëvendës/ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht rrugën evropiane të Serbisë, kursin reformues të qeverisë në Beograd, dhe e përshëndesin procesin e dialogut me Prishtinën në zgjidhjen e problemeve” në Kosovë, thuhet në kumtesën e qeverisë së Serbisë, pas takimit të mbrëmshëm në Beograd, transmeton REL.

Kryeministri Dacic ka theksuar se qeveria e Serbisë synon përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe ka treguar në mundësitë e shumta për përparimin e bashkëpunimit ekonomik.

Kacin: Beogradi t’i motivojë serbët që të inkuadrohen në institucionet kosovare

0

JelkoKacinRaportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin i ka bërë thirrje Beogradit që t’i motivojë serbët e veriut që të inkuadrohen në institucionet e Kosovës. Eurodeputeti Kacin për të përditshmen ‘Danas’, ka thënë se Beogradi duhet të sigurohet se të gjithë policët edhe shërbyesit e tjerë shtetërorë, të jenë të informuar me materien e marrëveshjes se Brukselit.

”Beogradi duhet të jetë i sigurt që të gjithë policët, por dhe nëpunësit tjerë shtetërorë të jenë tërësisht të informuar për të drejta e tyre dhe për mundësitë që dalin nga Marrëveshja e Brukselit. Vetëm një pjesëtar i policës nga bashkësia serbe është paraqitur në konkursin që ka shpallur Policia e Kosovës. Duhet inkurajuar njerëzit të pranojnë mundësi të reja dhe kështu ata të sigurojnë të ardhmen në Kosovë”, ka thënë Kacin .

Kacin ka vlerësuar se me miratimin e Ligjit për rrjetin e gjyqeve praktikisht janë suspenduar gjyqet e Serbisë në Kosovë si dhe gjyqet që kanë pasur kompetenca mbi Kosovën.

Beogradi e Prishtina duhet të bëjnë edhe më shumë përpjeke të përbashkëta për ta mundur krimin në veri të Kosovës i cili atje ka metastazuar gjatë vakuumit juridik me vite e në hije të të ashtuquajturave struktura paralele, ka thënë Kacin.

Për Kacinin, zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit është çelës i përparimit ë Serbisë në integrimet evropiane.

Zafiri, Thaçit: Prizreni është i qytetarëve, jo i “Klanit Pronto”

0

zafa petrovKryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren Zafir Berisha nuk ka qëndruar indiferent ndaj thumbimit që lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ia ka bërë mbrëm për lidhjen e koalicionit me kandidatin e LDK-së, Eqrem Kryeziun. Ai tha se koalicioni me LDK-në është bërë për interesin e qytetarëve dhe jo për interesa personale.

“Koalicioni BD-LDK është koalicion, i cili vjen si rrjedhojë e përcaktimit tonë për ndryshime pozitive në interes të qytetarëve të Prizrenit, dhe jo koalicion i interesave personale siç mundohet ta prezantoi kryehajni i Kosovës Hashim Thaçi para vasalëve dhe servilëve të politikës së tij mjeruese në Prizren”, tha Berisha.

“Kërcënimet e Hashim Thaçit dhe bandave të tij nuk do të mund ta dhunojnë votën e lirë të qytetarëve siç e kanë dhunuar më 3 nëntor, sepse strukturat tona dhe qytetarët e Prizrenit janë të gatshëm t’i japin fund grupeve mafioze të “klanit pronto”, të cilët po paraqiten sikur Prizreni të jetë pronë e tyre”.

Sipas tij, Hashim Thaçi njihet edhe si politikan provokativ. “E kemi njohur si politikan provokativ dhe të pa fytyrë, po tash jemi duke e njohur edhe shpirtin e tij, prej një idioti i cili në takimin e fundit me bandat e tij i ra ndërmend për UÇK-në dhe Komandantët, si patriot me bateria që është, pa e treguar sepse ky në 2007 bëri koalicion me LDK-në dhe Eqrem Kryeziun”.

“Nëse dikujt duhet t’i vije turp për t’i përmendur Komandantët e UÇK-së është Hashim Thaçi dhe hajdutët e tij, të cilët nuk tregojnë se pse e kanë mbyllur derën në kullën e Komandantit Legjendar Adem Jashari, se pse këta bandit që thirren në emër të UÇK-së, kanë legjitimuar krimin dhe masakrat që janë bërë në Kosovë, duke u zgërdhirë me zëdhënësin e kryekriminelit Miloshevic me Daqiqin me të cilin ka bërë marrëveshje për të shitur një pjesë të Kosovës”.

Kryetari Berisha tha se shtëpia e vërtetë e qytetarëve të Prizrenit dhe votuesve, është Bashkimi Demokratik.

“Dhe çdo tendencë e Hashim Thaçit që unë të kthehem në shtëpinë e hajnave ka qenë e pa pranueshme për mua, siç ka qenë e pa pranueshme dhe tendenca për joshje me poste ministrore dhe miliona euro të cilat i ka vjedhur Hashim Thaçi nga populli i Kosovës. Unë dhe ekipi i Bashkimit Demokratik kemi vendosur që angazhimin tonë politik ta vazhdojmë në përputhje me përcaktimet tona programore dhe votën që kemi marrë më 3 nëntor”.

Berisha këto deklarata i ka bërë në një takim që ka mbajtur me banorët e fshatit Petrovë. Ai ka kërkuar para qytetarëve që të angazhohen për të sjellë fitoren me 1 dhjetor.

”Kur Malisheva më 3 nëntor e dënoi ‘Klanin Pronto” për ofendimet që ia kishte bërë Hashim Thaçi, të cilët i kishte quajtur “zagarë”, Prizreni duhet edhe më fuqishëm t’i thotë jo më 1 dhjetorë për ofendimin që ia ka bërë qytetit me të pandehurin Ramadan Muja./PrizrenPress.com/

 

Mungojnë kuadrot në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës

0

UP-rektoratiFakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, ka mungesë të kuadrove akademikë. Drejtues të këtij Fakulteti thonë se kërkesat dhe nevojat për kuadro janë të vazhdueshme, duke theksuar se në universitetet evropiane janë duke u përgatitur disa kuadro për fushat përkatëse që i duhen Universitetit të Prishtinës. Ndërkohë, zyrtarë të rektoratit nuk deshën të flasin për këtë problem.

Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Naser Kabashi, tha për Radio Kosovën se ky fakultet nuk mund të krenohet me numrin e kuadrit që ka tani për tani. Ai tha se përveç Kosovës edhe vendet e rajonit kanë mungesë të kuadrit të fushës së shkencave të ndërtimit dhe arkitekturës.

“Unë mendoj që ne kemi nevojë për kuadro, sidomos për kuadro të reja, të cilët janë të specializuar në disa lami të veçanta. Vazhdimisht kemi kërkesa që të vijnë profesorë vizitorë dhe ne e realizojmë këtë. Por, kërkesat për kuadro janë permanente dhe ka vend për përmirësim”, tha ai

Megjithatë, Kabashi tha se numri i profesorëve në krahasim me vitet e kaluara është rritur pak, por ende nuk është i mjaftueshëm.

“Nëse e krahasojmë me një periudhë para katër vjetësh ne kemi pasur diku shtatë profesorë, ndërsa sot kam 18 profesorë. Para katër vjetësh në Departamentin e Arkitekturës nuk kam pasur asnjë profesor, kam pasur ligjërues. Tani me përgjegjësi të plotë e them që kam pesë profesorë. Unë e di që nuk është mjaft, por është bërë një grimë. Në Departamentin e Ndërtimtarisë kam pasur katër profesorë, tani kam 13 profesorë”, theksoi ai.

Për rritjen e numrit të kuadrove sipas nevojave të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk u përgjigj askush. Ndërkohë, dekani i këtij Fakulteti, Kabashi, bëri të ditur se janë duke i përgatitur kuadrot në disa universitete të ndryshme evropiane, për fushat përkatëse që i nevojiten shkencave të ndërtimtarisë dhe arkitekturës në Kosovë.

Kontrata kolektive për arsimin, pas balotazhit

0

Testi matures8-31Selvije Halimi, këshilltare e ministrit të Arsimit, Ramë Buja, ka thënë se kontrata kolektive për punëtorët e arsimit do të nënshkruhet pas zgjedhjeve të balotazhit. Halimi ka treguar se ministri Buja nuk ka dashur që në kohë të fushatës zgjedhore ta firmosë nënshkrimin për kontratën kolektive

Kontrata kolektive për punëtorët e arsimit është dashur të nënshkruhet në fund të muajit shtator të këtij viti, por nuk ka ndodhur ende. Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit kanë thënë se kjo shtyrje është bërë për shkak të mosndikimit në fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale.

Selvije Halimi, këshilltare e ministrit të Arsimit, Ramë Buja, ka thënë kjo kontratë do të nënshkruhet pas zgjedhjeve të balotazhit “Na zuri fushata zgjedhore dhe qëllimisht nuk kemi dashur gjatë fushatës zgjedhore ministri ta nënshkruajë kontratën kolektive. Pra, kemi dashur të mos keqpërdoret kjo qoftë nga grupet e caktuara të interesit apo nga mediet që mund t’i kishin dhënë konotacion tjetër, se kontrata kolektive po nënshkruhet gjatë fushatës zgjedhore”, ka treguar Halimi për ‘Epokën e re’. Ajo ka thënë se pas përfundimit të zgjedhjeve të balotazhit më 1 dhjetor brenda dhjetë ditëve kontrata do të nënshkruhet. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se së bashku me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit është bërë edhe harmonizimi i neneve të kontratës kolektive për punëtorët e arsimit.

Edhe kryetari i Komisionit për Kontratën Kolektive në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Lutfi Mani, ka thënë se kanë rënë dakord me MASHT-in që kontrata kolektive për punëtorët e arsimit të nënshkruhet pas zgjedhjeve lokale. “Të dy komisionet i kemi kaluar të gjitha dallimet që kemi pasur. Rritja e rrogave në vitin 2011 ishte bërë para fushatës zgjedhore dhe për të mos ndodhur e njëjta gjë e kemi shtyrë nënshkrimin e kësaj kontrate”, ka thënë Mani, duke shtuar se, nëse nuk nënshkruhet pas zgjedhjeve, do të dal me një qëndrim tjetër.

Me anë të kësaj kontrate punëtorët e arsimit do të përfitojnë shumë të drejta. Deri më tani në Kosovë është punuar me një kontratë që ka skaduar në vitin 2005. Në kontratën kolektive përfshihet ruajtja e vendeve të punës, norma e punës, ndërrimi i detyrave të punëtorit në raste të jashtëzakonshme dhe shumë çështje të tjera. Sindikalistët thonë se në këtë kontratë është paraparë të hyjë edhe shkalla e inflacionit, ku me rritjen e tij të rriten edhe pagat e punëtorëve të arsimit.

UPZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Vlorës

0

Zahadin Shemsedini-Albert Qarri-rektorUniversiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike. Bashkëpunimi do të realizohet mbi bazën e shkëmbimit reciprok të anëtarëve të fakulteteve, asistentëve dhe studentëve, dhe gjithashtu nëpërmjet shkëmbimit të informacionit arsimor dhe akademik. Marrëveshja është nënshkruar në Vlorë nga u. d. Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Zahadin Shemsedini dhe Rektori i UV-së, Prof. Dr. Albert Qarri.

Rektorët e të dy universiteteve e kanë vlerësuar lart arritjen e kësaj marrëveshje dhe janë zotuar se do të angazhohen që ajo shumë shpejt të realizohet në praktikë.

“Universiteti ynë është angazhuar që të lidhë marrëveshje me universitet të ndryshme me qëllim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, të interesit të përbashkët. Marrëveshje që arritëm me Universitetin e Vlorës, është e një rëndësie të veçante duke marr parasysh edhe faktin që universitetet tona janë të vendosura në qytetet me një histori të veçanet të lavdishme. Do të punojmë me përkushtim që të konkretizojmë sa më parë bashkëpunimin, pasi që arritëm këtë marrëveshje”, tha Shemsedini.

Ndërkaq, Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Prof. Dr. Albert Qarri, u zotua se do të mbështesin Universitetin “Ukshin Hoti” në qytetin historik të Prizren, me mundësitë dhe kapacitetet që kanë.

Gjithashtu gjatë qëndrimit në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, menaxhmenti i UPZ-së ka marr pjesë në një takim të organizuar nga Kryeministria e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Arsimit dhe e Sporteve dhe Universiteti i Vlorës, me rastin e aksionit “Ta pastrojmë Shqipërinë”. /PrizrenPress.com/

Nga ritet deri te fytyra e një vendi

0

Ritet njerzoreFestivalet dikur ishin një komemoracion tipik religjioz, për të nderuar zotin ose zotërat. Sot, ndonëse përmbajtja e tyre ka ndryshuar tërësisht, forma e tij mbetet e njëjtë. Në shekujt e mëhershëm në gjuhën spanjolle, atë frënge, angleze apo latine, thelbi i fjalës festivus apo festus, nënkuptonte gëzimin apo nderimin ndaj diçkaje për të cilën festohej për një a më shumë ditë.

Festivalii muzikës klasike, festivali i rokut, festivali i letërsisë, i poezisë,festivali i birrës, festivali i verës, festivali i folkut, i filmit, i dramës, dhe i plotë fushave të tjera, derisa ato bëhen një pasqyrë e kulturës, artit, shkencës dhe traditës së një vendi.

Në Kosovë organizohen numër i madh i festivaleve kombëtare e ndërkombëtare, me karakter të ndryshëm kulturor. Ata që i realizojnë festivalet në vendin tonë, thonë se nuk është e lehtë të bëhet një festival në Kosovë, pasi që mungon edhe mbështetja financiare, edhe hapësirat.

DokuFest, Pri Fest, Nine Eleven, DAM fest, Chopin, Kamer Fest, Prishtina Jazz Festival, Polip, Skena Up, janë disa nga festivalet që tashmë kanë krijuar një traditë. Për mbajtjen e tyre, janë dy probleme kryesore me të cilat përballen organizatorët, mungesa e sallës së koncerteve dhe mungesa e instrumenteve, kryesisht pianos. Për një festival të letërsisë mungesa e donacioneve, ndërsa për një festival të filmit problem janë të gjitha këto së bashku.

Veton Nurkollari drejtor artistik i festivalit të filmit të shkurtër dhe atij dokumentar “DokuFest” thotë se organizimi i një festivali siç është “DokuFest” është mjaft i kushtueshëm dhe përkrahja e pamjaftueshme nga institucionet, sipas tij, mbetet ende njeri nga problemet kryesore.

“Problem kryesor është mospërkrahja e mjaftueshme institucionale, sidomos nga Komuna e Prizrenit dhe Drejtoria e Kulturës atje. Po ashtu mungesa e infrastrukturës për organizimin e festivalit në formë të kinemave dhe pajisjeve moderne përbën problem serioz për organizimin e festivalit” ka thënë Nurkollari, duke shtuar se mbështetja për këtë vit nga komuna e Prizrenit ende nuk është realizuar edhe pas gati 4 muajve të mbarimit të festivalit.

Blerim Gjoci drejtor i festivalit të filmit të shkurtër “Nine Eleven”, thotë se ata gjithmonë përfundojnë duke shtuar të holla nga xhepi i tyre.

“Mund të themi problemin të vetëm e kemi pjesën financiare pasi ky festival ka kërkesa më të mëdha se festivalet tjera, meqë që edhe e prodhon filmin, përveç problemit financiar-mungesa e bollshme e njerëzve dëshirë mirë që financojnë kulturën, ne nuk kemi probleme tjera”, ka deklaruar Gjoci.

Për dallim nga festivalet e filmit, ato të muzikës klasike, siç është “DAM Fest” “Jazz Festival” e “Kamer Fest”, përballen me mungesën e hapësirave të nevojshme për performim.

Dardan Selimaj, drejtor i festivalit ndërkombëtar të muzikantëve të rinj “DAM Fest ”, duke folur për problemet rreth organizimit të festivalit, ka thënë se mungesa e hapësirave dhe përkrahjes financiare është e dukshme në çdo edicion të këtij festivali.

“Problemet financiare janë evidente, jo vetëm në organizimin e festivalit “DAM” mirëpo te secilit festival në Kosovë, tash e sa vjet nuk ka një mekanizëm brenda institucioneve që të vlerësojë se sa duhet mbështetur një ngjarje ose një tjetër dhe ndarja e mjeteve bëhet me tahmin. Për një festival të muzikës në Kosovë dy problemet kryesore janë mungesa e sallës së koncerteve dhe pianos” ka thënë Selimaj duke shtuar se përkundër këtyre problemeve ata vazhdojnë të sjellin ngjarje kulturore sepse ato kanë qenë bërthama e ndryshimeve pozitive të kësaj shoqërie.

Ndërkaq Ilir Bajri drejtor i “Prishtina Jazz Festival” ka thënë se është bërë rutinë tashmë mospërkrahja e tyre nga Ministria e Kulturës, madje ata sivjet as që kanë konkurruar për përkrahje nga kjo ministri.

“Sivjet nuk kemi konkurruar fare për të na përkrahur pasi që viteve të kaluara nuk kemi pas mbështetje, ne çdo vit ballafaqohemi me këtë problem”, ka thënë Bajri.

Ndryshe nga festivalet e muzikës e të filmit, ato të letërsisë siç është “Polip”, mungesën kryesore e kanë mbështetjen financiare.

Nita Hasani nga qendra Multimedia, qendër kjo që organizon festivalin e letërsisë “Polip”, ka thënë se problemet e financimit duhet t’i zgjedhin vet duke gjetur donacione për realizimin e festivalit.

“Një problematikë që ndoshta çdo festival e kalon është sigurimi i mbështetjes së mjaftueshme financiare për të realizuar festivalin sa më mirë e me llojllojshmëri më të madhe në programin e festivalit” ka thënë Hasani, duke shtuar se festivali “Polip” mbështetjen financiare e ka kryesisht nga fondacionet dhe organizatat ndërkombëtare.

Kultura kosovare në hartat e kulturës së botës

Pothuajse secili organizim që mbahet në Kosovë, merr edhe termin ndërkombëtar, kjo edhe atëherë kur nuk ka të pranishëm asnjë artistë nga vendet evropiane për shembull, duke e arsyetuar termin me praninë e mysafirëve nga shtetet fqinj.

Megjithatë festivalet që kanë bërë emër tashmë në Kosovë, kanë një laryshi të mysafirëve nga vende të shumta të botës.

“Mysafirë të huaj kemi në secilin festival, mirëpo nëse pyetemi sa janë prezente ngjarjet tona kulturore në hartat kulturore të botës ende duhet punuar në atë drejtim. Ndoshta për momentin “DokuFest” është i tillë”, tha Dardan Selimaj.

Në festivalin “Doku Fest” numri më i madh i filmave vinë nga vendet jashtë Kosovës, duke aplikuar kështu mbi 2400 filma nga 80 shtete të botës, me më se 300 mysafir janë të huaj në festival ka bërë të ditur organizatorë të tij, ndërsa “Nine Eleven” është festival i filmit shqiptarë, pasi që edhe motoja e tij është “ShkurtEshqip”.

Ndërkaq Nita Hasani, për festivalin “Polip” thotë se që nga fillimi ka pasur pjesëmarrës artistë të shumtë të huaj.“Festivali ndërkombëtar i letërsisë “Polip” që nga fillimi ka qenë ndërkombëtar dhe i tillë vazhdon të jetë. Deri me tani kemi pasur mysafirë nga Gjermania, Izraeli, Kroacia, Serbia, Hungaria, Qipro, Spanja, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia etj”, ka thënë Nita Hasani nga qendra Multimedia.

Sa kushtojnë festivalet?

Një pjesë e madhe e këtyre festivaleve, shumën përfundimtare të shpenzimeve që e mbërrijnë sillet duke filluar prej 3000 e deri në 250.000 euro.

Kështu festivali i filmit “Nine Eleven”, në varësi nga paratë që shpenzojnë për realizimin e filmave, sipas organizatorit Blerim Gjoci , shuma përfundimtare arrin prej 3 mijë deri në 15 mijë euro. Festivali i filmit “Doku Fest”, arrin shifrën e shpenzimit deri në 250.000 euro, shumë kjo që financohet nga burime të ndryshme.

Festivalet me më pak shpenzime se të filmit, janë ato të muzikës. Shuma e shpenzimeve që arrijnë është prej 5 deri në 6 mijë euro.

Kështu festivali i muzikantëve të rinj “DAM Fest” arrin shumën totale prej 5 deri në 6 mijë euro, por shuma ndërron në varësi nga mysafirët që ftohen, ka bërë të ditur Dardan Selimaj, ai ka thënë se shuma e të hollave që arrin ky festival varet nga artistët që performojnë dhe nga mëditja që ata kërkojnë.

Ndërkaq festivali i letërsisë “Polip”, Hasani ka bërë të ditur se vlera monetare për realizmin e tij ka shkuar deri në 20-25 mijë euro.

Përkrahja e festivaleve nga institucionet e kulturës

Ministria e Kulturës Rinise dhe Sportit, nga shuma e përgjithshme e buxhetit për festivalet ndanë një shumë rreth 200 mijë euro.

Shkelzen Dragaj nga kjo ministri thotë se përzgjedhja e festivaleve për ti përkrahur financiarisht bëhet nga zyrtarë brenda kësaj ministrie të cilët vlerësojnë se cilat festivale duhet të përkrahen ose jo. Në këto dy vite ka pasur një rritje të ndjeshme për secilin festival dhe kryesisht fokusi është te ato festivale tradicionale që kanë krijuar identitet në skenën kulturore të Kosovës, por duke mos i përjashtuar edhe idetë ose iniciativat e tjera sa ju përket festivaleve.

“Fillimisht shpallet konkursi pastaj konkurrojnë OJQ-të ose mekanizmat që përfaqësojnë ato festivale, në departament të kulturës, për secilin divizion çoftë për kinematografi muzikë letërsi apo teatër, ka zyrtarë të cilët i marrin të gjitha projektet i vlerësojnë dhe në bazë të tyre bëjnë përzgjedhjen dhe pastaj vendoset se cilat nga do i mbështesim, gjithmonë duke u bazuar edhe në buxhet”, ka thënë Dragaj. Ai ka bërë të ditur se shuma totale që Ministria e Kulturës sivjet ka ndarë nga buxheti i saj për festivalet mbërrin përafërsisht 200 mijë euro.

Ndërkaq e kontaktuar për disa ditë, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës, Vlora Dumoshi, i ka thënë gazetës se është e zënë, duke mos dhënë asnjë përgjigje në pyetjen e shtruar rreth përkrahjes së festivaleve./Zëri/

Ai nuk bëri asnjë nga këto…

0

Blendi FevziuShkruan: Blendi Fevziu

Do tallej me statuset patetike në Faceboook; do qeshte me zë me ata që i nisnin postimet standarte me “miku im”; do bënte shaka me miqtë që shtohen kur s’je më dhe që s’jane aq miq në të gjallë; do kënaqej, por edhe do ta thumbonte Patozin që në fjalimin e lamtumires nuk ishte me vdekjen aq ironik sa do të donte të ishte vetë; do i lexonte me zë të lartë dhe gurgullimë lajmet idiote që media botoi për të, plot kontradiktë e kunderthënie; do i ngucte gazetarët per marrinë e rradhës; do ju shkelte syrin protagonistëve që shtyheshin për të zëne rreshtin e pare ne ceremoni dhe s’ka dyshim, do thoshte për veten një nga ato frazat plot autoironi që e dallonin aq shumë…!

Por Sokol Olldashi nuk bëri dot asnjë nga këto! Edhe pse jam i bindur se nëse do të zgjohej nga ky jerm qe na kaplloi këto 48 orë do të sillej pikërisht kështu. Por ai nuk mund të ngrihet më, nuk do të shfaqet me buzëqeshjen ironike, dorën në xhep dhe cigaren e dredhur qe tymoste në asnjë prej kafeneve të zhurmshme dhe parazitare të Tiranës; nuk do të bëje shaka, nuk do të perballet në studiot televizive, nuk do të diskutojë në parlament dhe as do të shoqëroje rralle rralle ndonje mbremje miqsh me kitarë. Ai s’është më dhe ne duhet të mësohemi me këtë. Siç mesohesh me cdo gjë te dhimbshme, që asnjë fuqi në këtë bote nuk e kthen dot më mbrapsht!

Sot, kur ai s’dëgjon më, sot kur s’ka mundesi të beje shaka me veten, eshte mundesia më e mirë për t’i thënë pak fjalë për të.

Sokol Olldashi lindi si trashëgimtar i një familjeje të lidhur fort me regjimin komunist; gjyshi i tij ishte një prej funksionarëve të lartë të cilët, siç ndodhi rëndom në atë kohë, u bënë viktima të sistemit që kishin ngritur vetë. Dashnor Mamaqi u burgos dhe ndërroi jetë në një prej burgjeve të ngritura nga Enver Hoxha.

Drama politike e familjes u kthye edhe në një dramë familjare; ajo nuk e la të kishte një familje të bashkuar, e degdisi në zona të thella internimi, por ai arriti të ngrihet mbi të. Fëmijëria e vështirë nuk e transfomoi dhe siç ndodh me adoleshëntët që kanë një fyrmëzim të brendshëm që ngrihet mbi rrethanat dhe mbi pashpjegimin e tyre, ai besoi gjithnjë që e ardhmja e tij dhe ajo e vendit ku jetonte do të ishte më e mirë. Në vitet e koshiencës së tij politike ai ishte një kritik dhe kundërshtar i vendosur i regjimit komunist dhe izolimit; nuk pati asnjëherë nostalgjinë e holluar të viktimave të Hoxhës që thellë thellë e shihnin dënimin e tyre si një gabim ose keqkuptim. Ai e trajtoi gjithnjë si një regjim kriminal dhe kjo ishte filozofia që e shoqëroi në jetë, deri atë mbrëmje me shi, kur timoni i makinës nuk vijoi dot ta çonte në rrugën që kish nisur. Ishte një i djathtë i vërtetë; e ruante këtë bindje dhe e dinte përse kishte këtë pozicion dhe këtë besi në jetë. Për fatin tonë të keq, nuk janë shumë ata që e dinë se përse kanë një ideologji të përcaktuar mirë në jetë!

Rrethanat në kohë të ndryshme më kanë lejuar ta njoh mirë, edhe kur për shumë gjëra nuk isha dakort me të. Siç ndodh me vendet e vogla, ku të gjithë njihen prej vitesh, Prindërit e tij dhe prindërit e mij ishin shokë shkolle në vitet ’60 – të; ai erdhi në shkollë atë vit që unë mbarova dhe frekuentonim ende të njëjtat ambiente të ndezura studentore të Tiranës; vajza ime dhe djemtë e tij janë sot prap në një shkollë.

E ritakova pas shumë vitesh një natë shkurti të 1991, kur bashkë me një grup maturantësh të Gjimnazit të Durrësit kërkonte të hynte në grevën e Urisë së Studentëve për heqjen e emrit Enver Hoxha Universitetit të Tiranës. Nuk e lanë të hynte, por karriera e tij politike nisi aty.

Militant i PD në Durrës, komisioner i saj në të parat votime të lira në historinë e Shqipërisë, themelues i Forumit Rinor të PD, gazetar ndërkohë që vijonte studimet, Kryeredaktor gazete dhe televizioni, më pas, Kryetar i Forumir rinor, deputet, Ministër, kandidat për Kryetar Partie…

20 vitet e jetës së tij aktive, nga mosha 20 vjeçare e këtej, një dekadë ja kushtoi gazetarisë dhe një tjetër politikës. Karriera politike ishte brilante; e pabesueshme për shumë, e kuptueshme për të tjerë. Ata që kanë njohur dhe shoqëruar ranzicionin shqiptar. 29 vjeçar hyri në Parlament, 33 vjeçar ishte Ministër i brendshëm; 41 vjeç, në atë moshë kur politika fillon dhe merr drejtim, shpalosi ambiciet për kryetar i PD. Nëse zoti s’do ta kish thirrur në mbretërinë e tij, me siguri karriera e Olldashit do kish pasur kulme të tjera. Kushedi ç‘surpriza kish ruajtur për ne në këtë botë… Mbrëmjen e së mërkurës, gati besova se nguti për të arritur gjithçka, kaq i ri, ishte edhe një frikë se jeta që s’ishte treguar aq bujare me të që në lindje, do pendohej për mundësitë që i kish ofruar këto dy dekada. Dhe ndodhi vërtet kështu. E ndërpreu në mes projektin e tij, e mori lart, duke e lënë të djathtën shqiptare, me një zë të vërtetë, më pak…

Politika shqiptare i ngurtëson protagonistët e saj; e zbeh anën njerëzore, thekson e nxjerr në pah agresivitetin, ironinë, akuzën, sfidën dhe përballjen me kundërshtarin deri në kufijtë e të palejuarës. Ka qenë kështu për shumë arsye dhe Olldashi nuk i shpëtoi kësaj. E mendonin të rreptë, të ashpër, agresiv. Tej tundimit prej një sfidanti të lindur; tej talentit për batutë dhe ironi, pak njerëz e dinin që ai ishte një njeri i pasionuar pas muzikës, kitarës dhe këngëve italiane; pikturës; një gjimnazist që kish shkruajtur poezi dhe që thellë thellë në pak momente, dilte nga prozaika e përditshmërisë për të folur për libra dhe autorë. Ishte një prej atyre që shihte përtej jetës së rëndomtë që ofrojnë kafenetë dhe “elitat” e Tiranës, një prej atyre që do t’i mungojë kësaj jete rutinore gjithsesi…

Olldashi iku nga kjo jetë. Nuk e dinte që do të ikte kaq shpejt. Edhe pse Borhesi thotë se njeriu: “s’di asgjë në këtë botë, kur s’di as ditën e vdekjes së tij”!

Do tallej me statuset patetike në Faceboook; do qeshte me zë me ata që i nisnin postimet standarte me “miku im”; do bënte shaka me miqtë që shtohen kur s’je më dhe që s’jane aq miq në të gjallë; do kënaqej, por edhe do ta thumbonte Patozin që në fjalimin e lamtumires nuk ishte me vdekjen aq ironik sa do të donte të ishte vetë; do i lexonte me zë të lartë dhe gurgullimë lajmet idiote që media botoi për të, plot kontradiktë e kunderthënie; do i ngucte gazetarët per marrinë e rradhës; do ju shkelte syrin protagonistëve që shtyheshin për të zëne rreshtin e pare ne ceremoni dhe s’ka dyshim, do thoshte për veten një nga ato frazat plot autoironi që e dallonin aq shumë…!

Por ai s’bën dot më asnjë nga këto, ai s’është më dhe duke cituar një thënie të vjetër të Ekzyperisë, dhimbja kthehet veç në një frazë: e paç rrugën lart, të lehtë o mik.

OVL-UÇK mund të garojë në zgjedhje

0

MuharremXhemajli-OVLUCKKryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, nuk e ka përjashtuar mundësinë që kjo organizatë të garojë në zgjedhjet parlamentare me një listë zgjedhore.

Xhemajli ka thënë se një gjë e tillë do të ndodhë në rast se deri në zgjedhjet parlamentare nuk bëhet verifikimi i veteranëve dhe miratimi i Ligjit për Vlerat e Luftës së UÇK-së. “Ekziston një ide, që në zgjedhjet e përgjithshme OVL-UÇK-ja të dalë me një listë zgjedhore. Pra, është duke u diskutuar që edhe OVL-UÇK-ja të marrë pjesë në zgjedhjet nacionale për t’u bërë pjesë e Kuvendit në mënyrë që t’i mbrojë interesat e veteranëve të luftës çlirimtare”, ka thënë Xhemajli në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai është shprehur i shqetësuar me trajtimin institucional të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. Sipas tij, veteranët e luftës së UÇK-së janë duke u përballur me probleme të shumta. “Disa prej tyre ballafaqohen me mungesë të kushteve elementare për jetesë. Po ashtu, veteranët ballafaqohen edhe me probleme shëndetësore dhe psikologjike. Tani tek veteranët kanë filluar të ndihen edhe pasojat e luftës. Si rezultat i gjithë kësaj, kemi rreth gjashtë mijë veteranë të cilët jetojnë pa asnjë lloj ndihme dhe pas asnjë lloj të ardhurash”, ka deklaruar Xhemajli. Ai ka thënë se, për shkak të problemeve të ndryshme, që nga përfundimi i luftës 26 veteranë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje. Po ashtu, Xhemajli është shprehur i pakënaqur për mënyrën e trajtimit të luftëtarëve të UÇK-së nga ana e institucioneve ndërkombëtare. Duke iu referuar ngritjes së aktakuzës për “Grupin e Drenicës”, Xhemajli e ka akuzuar EULEX-in për sjellje jokorrekte ndaj luftëtarëve të lirisë. Ai ka bërë me dije se do të protestojnë para gjykatës ditën kur do të fillojë gjykimi i “Grupit të Drenicës”.

Kryetari i OVL-UÇK-së ka folur edhe për çështjen e verifikimit të veteranëve të luftës. Ai ka vlerësuar se ky proces është duke u zvarritur pa nevojë. Sipas tij, përgjegjës për zvarritjen e këtij procesi është Agim Çeku, i cili drejton Komisionin Qeveritar për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së.