18.1 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 8907

Veseli pasues i Thaçit në PDK

0

Thaci dhe VeseliKadri Veseli, i njohur në opinionin vendës edhe si ish-shefi i SHIK-ut, mund të jetë pasuesi i Hashim Thaçit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës. Apetitet e Veselit për të marrë nën drejtim partinë janë shprehur sheshas që nga Kuvendi i fundit zgjedhor, kur me procedura të shpejtuara fitoi besimin për të marrë postin e zëvendëskryetarit të PDK-së.

Ndërkaq, gjatë fushatës së fundit, Veseli është parë në paraqitjet “solo”, krahas fushatës që Thaçi udhëhoqi me ekipin e tij. Veseli ka organizuar edhe një “minifushatë” tjetër të PDK-së duke prezantuar edhe aderime të reja në parti,shkruan Tribuna.

Analisti politik, Halil Matoshi, vlerëson se në PDK për një kohë të gjatë po zhvillohet një betejë për të qenë në majë të partisë. Kjo, sipas tij, ishte dëshmuar edhe me rastin e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqi të cilët nuk ishin ndier rehat me pozitat numër dy e tre në parti. /Tribuna/

Mentor Quku, Kongresi i Manastirit do dështonte pa Mjedën

0

570391Nëntori i këtij viti, shënoi pothuaj në heshtje 105-vjetorin e Kongresit të Manastirit. E njohur si data historike që njësoi alfabetin tonë dhe i hapi rrugës shqipes së miratuar bashkërisht, përvjetori dje u kujtua vetëm në Manastir. Nga Shqipëria, e pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila në fakt, ka lidhje familjare më këtë ngjarje historike. Ndërkohë, “GSH” sjell një intervistë të Mentor Qukut, studiues i Ndre Mjedës, mbi rolin e këtij të fundit në kongres dhe rëndësinë që pati ngjarja.

Cili është roli e pozicioni i Mjedës në Kongresin e Manastirit?

Dom Ndre Mjeda është i vetmi gjuhëtar dhe glotolog në rrethin e letrarëve, gazetarëve dhe personaliteteve shqiptare që u angazhuan për problemet e alfabetit shqip e në mënyrë të veçantë për një alfabet shqip të njëjësuar. Duhet të pranojmë se shkencëtarët kanë ngatërruar përpjekjet për një alfabet shkencor dhe që do të përkrahej nga rrethet albanologjike të huaja me përpjekjet për një alfabet të përbashkët shqip. Duhet të pranojmë se janë dy linja që nuk janë e njëjta gjë, por që janë zhvilluar si dy rrugë paralele, që herë kanë kundërshtuar dhe herë kanë mbështetur njëra-tjetrën. Edhe përgatitjet për mbajtjen e Kongresit të Manastirit janë zhvilluar në rrugë të ndryshme që herë kanë konverguar dhe herë kanë diverguar, herë kanë patur karakter,romantiko-letraro-gjuhësor dhe herë karakter politiko-pragmatist.

Kur e kishte nisur ai punën për alfabetin shqip?

Ndre Mjeda kishte punuar për alfabetin shkencor të shqiptarëve që në vitin 1887, kur ishte vetëm 21 vjeç, kur ishte student i teologjisë në Chieri. Ndofta edhe më herët kur ishte student në Kroaci. Duhet të nënvizojmë faktin se Mjeda që nga kjo kohë dhe deri në 1908, dmth deri në mbajtjen e Kongresit të Manastirit në vitin 1908, punoi për 20 vjet me radhë intensivisht në këtë linjë. Shpesh herë studimet tona kanë keqkuptuar, keqinterpretuar, kanë neglizhuar herë me qellim e herë me dashje, kontributet e vërteta të Mjedës për një alfabet shkencor dhe të përbashkët shqip.

Në Kongres ka pasur dy rryma sa i takon alfabetit si edhe përplasje se cili alfabet duhej zgjedhur…

Po. Ky gjuhëtar dhe glotolog, mbas njëzet viteve pune dhe përpjekjeve të vazhdueshme, në një çast vendimtar, kur luheshin fatet e kombit, gjeti forca që të falte çdo gjë të tijën në favor të arritjes së kompromisit historik, atij të marrjes së vendimit për alfabetin e përbashkët shqip më 20 nëntor 1908. Edhe para Kongresit të Manastirit, Mjeda, megjithëse në krahun e fituesve, me-gjithëse kishte botuar me alfabetin e tij me shenja diakritike rreth 15 tekste shkollore, dy gazeta e një kalendar shqip, përfshihet në përpjekje për kompromis me dy shoqëritë rivale, shoqëritë “Bashkimi” dhe “Stambolli”. Studimet rreth këtij kongresi u frenuan në një farë mënyre nga vendimi që morën anëtarët e komisionit të alfabetit për të ruajtur fshehtësinë dhe anonimatin e debateve. Kurse punimet e tij u manipuluan dhe u instrumentalizuan për një shekull, gjë që ndodhi kryesisht për shkaqe jashtëletrare: Ku shqetësimi i pjesëmarrësve të Kongresit të Manastirit dhe ku preokupacioni i shtetarëve dhe politikanëve një shekull.

Çfarë dokumentesh trashëgojmë nga Kongresi?

Për fat, deri tek ne, kanë arritur katër dokumente të hartuara direkt nga anëtarët e komisionit të alfabetit, që flasin mbi punimet e Kongresit të Manastirit:
1. Relacioni i Gjergj Qiriazit, i hartuar më 20 janar 1909, Manastir, në anglisht.
2. Kronikë e punimeve të Kongresit të Manastirit e Mit’had Frashërit, botuar në gazetën “Lirija” më 8 (21) nëntor 1908, Selanik, në gjuhën shqipe, me alfabet të Stambollit.
3. Procesverbal i mbledhjeve V dhe VI të komisionit të alfabetit, mbajtur nga Luigj Gurakuqi më 6 (18) XI/1908, me alfabet të Stambollit, autograf.
4. Kujtime autograf të Dom Ndre Mjedës, me alfabet të Kongresit të Manastirit, pa datë.
Në mes të dokumenteve që kanë arritur deri tek ne, kujtimet e Mjedës sqarojnë mekanizmin e zhvillimeve dhe atë të zgjidhjes së ngërçit që kishte pushtuar punimet e Komisionit të Alfabetit, më 20 nëntor 1908. Ruhen në AQSH proces-verbale të mbledhjes së 7 (20) nëntorit 1908, ku pasqyrohet vendimi për alfabetin e përbashkët të shqiptarëve. Me interes për studimet janë edhe deklarata, kujtime dhe debate nga revista si rev. Cirka, Leka, apo autorë bashkëkohës, si Dom Ndue Doçi, Ernest Koliqi, Lul Shkurti, Atë Zef Valentini SJ, August Kral, Atë Pal Doda OFM, Dom Ndoc Nikaj, Atë Pashk Bardhi OFM, Injac Zamputi, Atë Antonin Fishta.
Cilat qenë arritjet e kësaj mbledhje të madhe?
Përfundimet lidhur me Kongresin e Manastirit janë:
1. Burimet dokumentare për këtë ngjarje të rëndësishme historike, pavarësisht nga ndonjë ndryshim i vogël dhe i parëndësishëm nga karakteri subjektiv i tyre, përbëjnë një njësi organike pa pasur kontradikta themelore.
2. Dokumentet arkivore dhe kronikat e shtypit lidhur me këtë kongres janë të besueshme.
3. Sipas fjalëve të Fishtës: “Ndre Mjeda në Kongresin e Manastirit përbën një autoritet të shquar dhe për më tepër një shtrim të ri të çështjes së alfabetit nga të gjitha anët”. (Arkivi i Vjenës, raporti i konsullit Zambaur, Shkodër, 12 janar 1911.) Veprimtaria e Mjedës në Kongresin e Manastirit, përbën fazën kulmore, atë më të shquarën, në mes të punës së tij njëzetvjeçare për alfabetin e njësuar shqip.
4. Rreziku i alfabetit arabo-turk gjatë punimeve të Kongresit të Manastirit qe i dukshëm.
5. Përpjekjet e pararendësve që punuan për një alfabet të përbashkët luajtën një rol me rëndësi në përfundimet e Kongresit të Manastirit, por nuk janë pjesë e vendimit të 20 nëntorit 1908 për alfabetin që kemi sot.
6. Secili prej delegatëve shkoi në Manastir si dalzotës i një alfabeti të caktuar.
7. Kthesa e madhe filloi në komisionin e alfabetit. Punimet e komisionit të alfabetit u bllokuan, duke bërë që të rrezikoheshin punimet, që Kongresi të dështonte përfundimisht.
Dhe ka qenë Mjeda ai që gjeti një zgjidhje për përplasjen…
Ndre Mjeda, duke parashikuar një fund të palavdishëm të Kongresit, tërhoqi alfabetin e tij, dhe krijoi mundësi për pajtim në mes të tri palëve. Kjo ndodhi natën e 19 nëntorit. Në darkë ai takoi Mit’hat Frashërin dhe i paraqiti atij një alfabet pajtimi. Ai propozoi alfabetin e sotëm si alfabet pajtimi. Ditën tjetër në mëngjes u bë mbledhja e komisionit të alfabetit ku u vendos për dy alfabete, ky që kemi sot dhe një tjetër, ai i Stambollit, me disa ndryshime. Ky vendim i arritur në kufirin e limitit, u shoqërua me fjalime entuziaste, dhe me manifestime.
Kongresi i Manastirit qe një kongres pajtimi me karakter të pastër politik, ku linja shkencore-gjuhësore luajti rol të dorës së dytë. Mjeda luajti në Kongresin e Manastirit rolin e lehtësuesit. Me botimin, me alfabetin e ri të Abetares shqipe, Mjeda bëhet i pari autor në historinë e alfabetit shqip, që zbatoi në botimet e veta alfabetin e Manastirit.
Dhe nuk ja falën rrethet antishqiptare Mjedës kontributin e tij për shmangien e dështimit të Kongresit të Manastirit, me manovrën e tij gjeniale, ai u rrah, keqtrajtua, burgos dhe e dërguan brenda qytetit të Shkodrës, ku poeti jetoi dhe…

(GazetaShqiptare/

Ndahet nga jeta aktori i humorit shkodran, Gjosho Vasija

0

Gjosho VasijaAktori i njohur i humorit shkodran, Gjosho Vasija, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Ai prej shumë vitesh ka jetuar së bashku me familjen e tij në Trieste të Italisë, aty ku dhe ka ndërruar jetë sot. Ceremonia mortore është parashikuar të zhvillohet ditën e shtunë.

Bashkia e Shkodrës i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së aktorit të ndjerë, në të cilin thuhet: “Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta te humoristit shkodran Gjosho Vasija, i cili ishte një meteor i humorit shkodran, qe falë personalitetit dhe karakterit të fuqishëm, jo vetëm diti t’i rezistojë me fisnikëri përpjekjes së egër të diktaturës komuniste e cila nëpërmjet internimit u përpoq ta mposhte dhe ta denigrojë figurën e tij, por përkundrazi, Gjosho Vasija me humorin e tij u dha gëzim, dritë dhe shpresë njerëzve të thjeshtë dhe bashkëvuajtësve të tij, jo vetëm në qytetin e Shkodrës, por në të gjithë vendin”.

Ku fluturove o miku im i mirë?

0

Besnik-Kryeziu2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Kushtuar mikut, Adnan Abrashit )

Çfarë pate o mik që ike fluturimthi
Ike pa na thënë as lamtumirë
Të kishim udhërrëfyes drejt ditëve të bardha
Ty gjithmonë të kishim strehë
Kur terri i zi na ngufaste
E agu nuk dukej askund në horizont
Ti ishe ajo dritëza e vogël në fund të tunelit
Që na mbaje me shpresë kur po përjetonim ferrin

Me kë të bisedojmë për librat,
Ëndrrat, meditimin,
Me kë ta pimë kafenë buzë Lumbardhit
Nga dita që ike
Na ke lënë si të shkret
Ke marrë me vete edhe fjalët
Duke na lënë të rrethuar nga gjarpërinj të zi
Që do ditë po na pinë gjakun si ushunjëza

Ku fluturove o mik
U ngute të bëhesh bir i qiellit të bardhë
E nga andej ta shpërthesh terrin e zi
U prefsh në paqe atje ku je
Do të të kujtojmë me mall e dashuri
Derisa të frymojmë mbi këtë dhe

/Besnik Kryeziu/

Thaçi: Prizreni është i yni

0

Thaci dhe MujaKryetari i PDK-së Hashim Thaçi, nuk dyshon në fitoren e Prizrenit, në balotazhin e 1 dhjetorit. Ai tha se ky qytet është identiteti i PDK-së. “Prizreni është i yni, fitorja është e jona”.

Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, të premten, është takuar me strukturat e PDK-së në Prizren. Ai, kërkoi nga të gjithë që të angazhohen në fushatën e balotazhit për ta thelluar edhe më shumë fitoren e PDK-së dhe të kandidatit për kryetar të Prizrenit,Ramadan Mujës. “Me 3 nëntor kandidati Muja arriti një fitore meritore. Kjo fitore tregoi se puna jonë ka qenë e qëlluar dhe se qytetarët kanë besim tek Muja”.

Thaçi i ka porositur edhe rivalët e tjerë politik, që të mos ia mësyejnë qytetit të Prizrenit. “Prizreni e di që është mikëpritës. Por e di që edhe nuk beson në ata që nuk duhet t’ju besohet. E di që krejt ia kanë mësyerë këtij qyteti, por më besoni se ardhja e tyre ka vetëm qëllimin e egos për pushtet .Por unë ju them se Prizreni është i yni dhe identiteti i PDK-së”.

Thaçi nuk ka lënë pa thumbuar kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziun dhe kryetarin e BD-së, Zafir Berishën, ndonëse nuk ia ka përmendur emrin asnjërit prej tyre.

Ai tha se kundërkandidati i Mujës, me 3 nëntor u dëshmua se ishte vetëm një material i riciklimit. “Ndërsa me 1 dhjetor nuk do të mbetet as si material për riciklim”.

“Nuk besoj se një luftetar i UÇK-së, që e voton njeriun që pengoi vendosjen e shtatoreve të dëshmorëve të Xhevat Berishës dhe Ismet Jasharit-Kumanova. Kundërkandidati i Mujës është ai që ka penguar shtatoret e këtyre dëshorëve”.
Thaçi kërkoi nga Ramadan Muja që të mos i merr me shqetësim as akuzat që po i bëhen për ardhjen e kryeministarve të shtetev të tjera në Prizren.

“ Muja në Prizren me punën e tij, ka arritur t’i sjellë kryeministrat e shteteve të ndryshme, madje  edhe Baroneshën Ashton, kurse kundërkandidati i tij, sa ka qenë në mandat nuk ka mundër të sjellë as kryetarin e Bashkësisë së Kukësit”.

Ai thumboi edhe kryetarin e BD-së Zafir Berishën, për koalicionin që ka lidhur me kandidatin e LDJK-së, Eqrem Kryeziun. Sipas tij, ky bashkim është bërë për interesa personale. “ Ne ia kemi shtri dorën e ofrimit, për t’u kthyer në shtëpi…”.

Edhe kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, është shprehur i sigurt se  edhe me 1 dhjetor, do të dalë fitues. ” Prizreni është i PDK-së, prandaj edhe me 1 dhjetor do të dalim fitues”, tha Muja./PrizrenPress.com/

 

AKR: S’ka koalicion me LDK-në në Prizren

0

AKR-new logoAleanca Kosova e Re dega në Prizren, përmes një kumtese, ka demantuar sot lajmin për një koalicion me LDK-në sa i përket balotazhit të 1 dhjetorit për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit.

“AKR dega në Prizren nuk ka bërë koalicion me LDK-në sepse ne parimisht dëshirojmë dhe jemi neutral në balotazh, d.m.th dega e AKR-së në Prizren nuk e përkrah LDK-në dhe as një parti politike në zgjedhjet e 1 dhjetorit.

Por disa anëtar të kryesisë dhe disa nga kandidatët e listës për Asamble Komunale në mënyrë individuale të pamvarur nga AKR-ja si qytetar të Prizrenit e mbështesin LDK-në në balotazh, gjë e cila është e drejt elementare e tyre dhe nuk guxon të cënohet qoftë medialisht apo të manipulohet politikisht”, thuhet në kumtesë. /PrizrenPress.com/

James Rubin: Ndërhyrja në Kosovë, momenti im më krenar në qeverinë e SHBA-së

0

JamesRubin-kosoveMinistria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ka organizuar të premten një seminar me temë: “Ndërhyrja humanitare dhe shtetndërtimi, Kosova dhe më gjerë”.

Seminari u organizua në kuadër të nismës “Germia Hill Talks”, e cila përbëhet nga një varg seminaresh tematikë të organizuar për të mbledhur liderë botërorë për të diskutuar çështje të rrënjosura në Ballkan, si një platformë për debatin mbi tema më të gjera ndërkombëtare.

Kjo ngjarje tuboi njerëz të cilët kanë punuar në disa nga vendet dhe çështjet më sfiduese politike dhe post-konfliktuoze, personalitete këta nga profile të ndryshme: kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-drejtues politik i kryengritjes së armatosur kundër shtypjes dhe i cili për vite me radhë po e udhëheqë Kosovën me vendosmëri drejt procesit historik të pavarësisë dhe integrimeve euro-atlantike, në paqe me fqinjët; James Rubin, i cili ka shërbyer në poste të larta gjatë administratës së presidentit Clinton dhe një nga njohësit më të shquar të çështjeve botërore. Rubin punoi edhe si gazetar i lajmeve dhe komentues në televizionin Sky News. Ai është ligjërues mysafir pranë Rothermere American Institute të Universitetit të Oksfordit, është redaktor kontribuues pranë revistës amerikane, “The New Republic” dhe komentues, ligjërues dhe analist i çështjeve botërore dhe politikës së jashtme të SHBA-së; Nadim Shehadi, anëtar i asociuar i programit të Chatam House për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe ish këshilltar i lartë në ish-qeverinë libaneze, është një nga ekspertët më të dalluar të Lindjes së Mesme, ka shërbyer edhe si këshilltar për qeveri të ndryshme në Lindjen e Mesme. Moderatori Tim Judah është gazetar dhe korrespondent i të përjavshmes prestigjioze “The Economist” dhe autor i disa librave mbi çështjet ballkanike dhe botërore.

Tim Judah hapi seminarin duke thënë se rasti i luftës së Kosovës ka dëshmuar ndërhyrjen e suksesshme ushtarake të komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund tiranisë së Sllobodan Millosheviqit në Kosovë dhe për të parandaluar gjenocidin në Kosovë, duke shtuar se rasti i Srebrenicës ishte këmbëza për ndërhyrjen në Kosovë.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se lufta e Kosovës ishte mbështetur në liri, demokraci, pavarësi dhe perspektivë euro-atlantike. Thaçi, duke falënderuar kontributin e z. Rubin për lirinë e Kosovës, tha se përpjekjet e qytetarëve të Kosovës morën përkrahje të fuqishme nga ithtarët e idealeve dhe shembujve të politikave progresive, në mesin e tyre ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-kryeministri britanik Tony Blair, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, por edhe liderë të tjerë të shumtë evropianë, amerikanë dhe botërorë. Lidhur me luftën në Siri, Thaçi tha se çështja është tashmë se si do të zhbëhen armët kimike të Assad-it.

Ish-zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin, tha se ndërhyrja humanitare në Kosovë paraqet momentin e tij më krenar në qeverinë e SHBA-së. Rubin tha se Kosova është mbase rasti i vetëm ku komuniteti ndërkombëtar ka arritur ta parandalojë gjenocidin. Rubin tha se rrethanat politike ndërkombëtare ishin në favor të Kosovës dhe se politika multilaterale e qeverisë së SHBA-së ishte që të sigurohej legjitimiteti maksimal për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë, përfshirja e OKB-së, BE-së, dhe që Rusia të pranonte që të mos shfrytëzonte fuqinë e vetos. Rubin tha se Siria është rast tjetër dhe se vetëm disa rrethana mund të jenë të ngjashme.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se të shkelja e të drejtave të njeriut në Kosovë i parapriu zhvillimeve që çuan në ndërhyrjen humanitare të NATO-s. Hoxhaj tha se, sipas tij, lufta në Siri dhe pranvera arabe përbëjnë episodet e fundit të Luftës së Ftohtë. Ai shtoi se Kosova është shembull i mirë për ndërhyrje ndërkombëtare dhe shtetndërtim. Në fund, Hoxhaj tha se Kosova, si shtet i vogël, krejt çfarë ka mundur të bëjë në rastin e luftës së Sirisë është ofrimi i mbështetjes publike për popullin e Sirisë.

Eksperti i Lindjes së Mesme, Nadim Shehadi, nënvizoi rëndësinë kyçe të kohës së ndërhyrjes së komunitetit ndërkombëtar në konflikte, duke theksuar shembujt e Algjerisë dhe Kuvajtit. Shehadi u shpreh se të drejtat e njeriut dhe sovraniteti nuk janë gjithmonë vlera të përputhshme. Ai tha se indiferenca e komunitetit ndërkombëtar në çdo luftë  të padrejtë është e papranueshme. Shehadi theksoi se komunitetit ndërkombëtar i nevojitet, para se gjithash, vullneti politik dhe lidershipi për t’i zgjidhur konfliktet në botë, duke shtuar se liderët duhet të prijnë e jo të ndjekin. Sa i përket luftës në Siri, Shehadi tha se ndryshimi i sistemit politik në vend është qenësor për të ardhmen e popullit të Sirisë.

Në seminar morën pjesë ambasadorë dhe diplomatë ndërkombëtarë në Kosovë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile kosovare.

“Germia Hill Talks” është një nënprodukt i konferencës “Germia Hill”, një ngjarje kryesore vjetore e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Këshillit Evropian për Punë të Jashtme (ECFR), pjesëmarrësit e së cilës janë edhe opinionistë botërorë, personalitete të shquara e vendimmarrëse të cilët shkëmbejnë ide rreth politikës në Evropën Juglindore, dhe çështjeve evropiane dhe transatlantike në përgjithësi./PrizrenPress.com/

Policia e Kosovës arreston dy policë të EULEX-it

0

EULEX-pjestartPolicia ka arrestuar dy policë gjermanë të EULEX-it, të premtën rreth orës 2:00, ka njoftuar policia, shkruan Zëri. Sipas policisë, ata ishin në gjendje të dehur, ndërsa duke ecur këndonin dhe thyenin shishe në qendër të qytetit të Mitrovicës.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës të stacionit në jug të Mitrovicës kanë ndalur dy policët gjermanë të EULEX-it në rrugën “Mbretëresha Teutë”, të cilët ishin duke thyer shishe e shqelmuar gjëra afër shëtitore. Ata janë dërguar në stacionin policor, ndërsa janë liruar pasi që paraprakisht janë njoftuar eprorët e tyre.

Ambasadori i Kosovës i dhuron Muzeut të Alfabetit botimet e IAP-së

0

Libra-kongresit te manastiritAmbasadori i Republikës së Kosovës, Ylber Hysa,  me rastin e 105 vjetorit të shënimit të Kongresit të Manastirit, do t’i dhurojë sot Muzeut të Alfabetit botimet e Institutit Albanologjik të Prishtinës. Pranim-dorëzimi i këtyre botimeve do bëhet sot në mbrëmje para zhvillimit të akademisë solemne kushtuar kësaj ngjarjeje.

Me anë të kësaj komunikate ambasadori Hysa, uron popullin shqiptarë në Maqedoni për këtë ditë feste, e cila është një datë e shënuar krenarie në historinë e të gjithë shqiptarëve pa dallim se ku jetojnë.

Sylejman Selimit dhe të tjerëve edhe dy muaj paraburgim

0

SulejmanSelimi5-25Vazhdon befasia e EULEX-it për Komandantët dhe ushtarët e UÇK-së. Thuajse çdo të premte dhe para çdo fundjave njofton risi. Sot kryetari i trupit gjykues Z. Dariusz Sielcki ka komunikuar me aktvendimin me të cilin ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj, deri më 23 janar 2014, të Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, Sahit Jasharit, Avni Zabelit, Hysni Thaçit, Jahir Demakut dhe të Zeqir Demakut, thotë avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi.

“EULEX-i me këtë vendim po dëshmon se përveç vendimeve tepër të ashpra, joligjore, jo të drejta dhe fyese për ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe të bashkëluftëtarëve të tij, është duke provuar ta amortizoj mllefin kundër këtyre vendimeve duke i marrë të premteve dhe ditëve të vikendit për të zbutur padrejtësinë e hapët ndaj këtyre vendimeve shokuese”, i deklaroi pak më parë Koha.netit avokati Tom Gashi.

Nga 31 maji, këta ish-komandantë dhe ish ushtarë të UÇK-së po mbahen në paraburgim me dyshime për involvim në kryerjen e veprave penale- krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1998.

Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë gjatë vitit 98-99 vranë dhe masakruan rreth 15 mijë civilë shqiptarë dhe dogjën gjysmën e Kosovës. Për gjitha këto, në fakt asnjë serbë nuk është duke mbajtur dënimin qoftë edhe për një viktimë, tha ai.

Gashi tha se mbrojtja e këtyre të paraburgosurve do të ankohet.

Tomë Gashi është avokat i Sylejman Selimit.