16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Thaçi: Prizreni është i yni

Thaci dhe MujaKryetari i PDK-së Hashim Thaçi, nuk dyshon në fitoren e Prizrenit, në balotazhin e 1 dhjetorit. Ai tha se ky qytet është identiteti i PDK-së. “Prizreni është i yni, fitorja është e jona”.

Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, të premten, është takuar me strukturat e PDK-së në Prizren. Ai, kërkoi nga të gjithë që të angazhohen në fushatën e balotazhit për ta thelluar edhe më shumë fitoren e PDK-së dhe të kandidatit për kryetar të Prizrenit,Ramadan Mujës. “Me 3 nëntor kandidati Muja arriti një fitore meritore. Kjo fitore tregoi se puna jonë ka qenë e qëlluar dhe se qytetarët kanë besim tek Muja”.

Thaçi i ka porositur edhe rivalët e tjerë politik, që të mos ia mësyejnë qytetit të Prizrenit. “Prizreni e di që është mikëpritës. Por e di që edhe nuk beson në ata që nuk duhet t’ju besohet. E di që krejt ia kanë mësyerë këtij qyteti, por më besoni se ardhja e tyre ka vetëm qëllimin e egos për pushtet .Por unë ju them se Prizreni është i yni dhe identiteti i PDK-së”.

Thaçi nuk ka lënë pa thumbuar kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziun dhe kryetarin e BD-së, Zafir Berishën, ndonëse nuk ia ka përmendur emrin asnjërit prej tyre.

Ai tha se kundërkandidati i Mujës, me 3 nëntor u dëshmua se ishte vetëm një material i riciklimit. “Ndërsa me 1 dhjetor nuk do të mbetet as si material për riciklim”.

“Nuk besoj se një luftetar i UÇK-së, që e voton njeriun që pengoi vendosjen e shtatoreve të dëshmorëve të Xhevat Berishës dhe Ismet Jasharit-Kumanova. Kundërkandidati i Mujës është ai që ka penguar shtatoret e këtyre dëshorëve”.
Thaçi kërkoi nga Ramadan Muja që të mos i merr me shqetësim as akuzat që po i bëhen për ardhjen e kryeministarve të shtetev të tjera në Prizren.

“ Muja në Prizren me punën e tij, ka arritur t’i sjellë kryeministrat e shteteve të ndryshme, madje  edhe Baroneshën Ashton, kurse kundërkandidati i tij, sa ka qenë në mandat nuk ka mundër të sjellë as kryetarin e Bashkësisë së Kukësit”.

Ai thumboi edhe kryetarin e BD-së Zafir Berishën, për koalicionin që ka lidhur me kandidatin e LDJK-së, Eqrem Kryeziun. Sipas tij, ky bashkim është bërë për interesa personale. “ Ne ia kemi shtri dorën e ofrimit, për t’u kthyer në shtëpi…”.

Edhe kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, është shprehur i sigurt se  edhe me 1 dhjetor, do të dalë fitues. ” Prizreni është i PDK-së, prandaj edhe me 1 dhjetor do të dalim fitues”, tha Muja./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe vranësira

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit...

Lajmet e Fundit