18.1 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 8908

Muja: ‘Treni i fitores’, u nis nga lagja “2 Korriku”

0

muja 2 korrikKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja është takuar me elektoratin e dhe strukturat e Nëndegës së PDK-së në lagjen “2 Korriku”

Muja tha se ‘treni’ i fitores së tij, me 3 nëntor ishte nisur në këtë lagje. “Ndihem mjaftë i privilegjuar që flas para jush pas fitores bindëse në 3 nëntor. Lagjia juaj tregoi një maturi dhe bëri zgjedhjen më të mirë dhe votoi vizionin evropian PDK-në. Me 3 Nëntor ne e mposhtëm rivalin politik vetëm falë jush dhe ju falënderoj për përkrahjen. Përkrahja të veçantë i shkon njërës nga kandidatet për Kuvendin Komunal znj.Luljeta Veselaj, e cila mori fuqinë legjitime dhe qytetare falë besimit mbi platformën politike dhe vizionare të PDK-së dhe të liderit të saj,kryeministrit të vendit z.Hashim Thaçit”.

Edhe nënkryetari i PDK-së Skender Sallauka tha se ‘treni’ i fitores së PDK-së me 3 nëntor ishte nisur në lagjen “2 Korriku”.

“Kam nderin dhe kënaqësinë të flas para jush ballëhapur për shkak se me 3 nëntor PDK-ja triumfoi me fitore bindëse. Treni i fitores filloi në Nëndegën “2 Korrikut”, ku ishte një bashkëpunim reciprok në mes strukturave të Degës dhe Nëndegës së “2 Korrikut””, tha Sallauka.

“Ne si Nëndegë e PDK-së të jemi mirënjohës për përkrahjen tuaj. Bashkëpunimi jonë rezultoi me një fitore bindëse ndaj rivalëve politikë”

Kryetari i PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi tha se falë mbështetjes së kësaj lagjeje Ramadan Muja ka marrë 8 mijë vota më shumë se kundërkandidatët e tjerë.
“Ju falënderoj për mbështetjen e palodhshme të Nëndegës “2 Korriku”, ku falë besimit tuaj arritëm ta mposhtim rivalin tonë politikë me mbi 8.000 vota epërsi”. /PrizrenPress.com/

 

 

Thaçi i kthehet Prizrenit

0

hashim thaci 3Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, i kthehet sërish qytetit të Prizrenit. Ai sot do të zhvillojë një takim me strukturat e PDK-së në këtë qytet.

“Takimi i Thaçit me strukturat e PDK-së mbahet në ora 18:00 në “Luxori” “, njoftoi zëdhënësi i PDK-së në Prizren, Samir Hoxha.

Thaçi, qytetit të Prizrenit, i kthehet  për të mbështetur në balotazh kandidatin e partisë së tij për kryetar, Ramadan Mujën./PrizrenPress.com/

AKR-ja mbështet Kryeziun

0

Eqrem KryeziuuAleanca Kosova e Re(AKR) në Prizren, do të mbështet kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziun në balotazhin e 1 dhjetorit. Koalicioni nënshkruhet sot në mes AKR-së dhe LDK-së. “ Ju ftojmë që të merreni pjesë në nënshkrimin e koalicionit të ri”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Përfaqësuesi për informim i LDK-së, Abdullah Thaçi tha se ky subjekt politik do të lidhë koalicion me AKR-në. “Koalicioni i ri sot do të lidhet me AKR-në”, tha Thaçi.

Kryetari i Degës së AKR-së në Prizren, Naser Bresa tha ndërkaq se nuk është në dijeni për këtë koalicion. “Nuk e di. Kryesia nuk ka marrë vendim. Vetëm nëse qendra ka marrë vendim për atë koalicion”, tha Bresa për “PrizrenPress”.

AKR-ja në Prizren, pat lidhë koalicion me PDK-në për të mbështetur kandidatin Ramadan Mujën në balotazhin e 1 dhjetorit. Dy ditë pas nënshkrimit, Presidenti i AKR-së, ka kërkuar që të prishet ky koalicion. / PrizrenPress.com/

Kush me kë në Prizren?

0

partite-politikeDy forcat më të mëdha politike në Prizren, PDK dhe LDK, të cilat në balotazh do të garojnë për të mbajtur apo rimarrë postin e kryetarit të qendrës së dytë për nga madhësia në vend, në llogaritë e tyre për sfidën elektorale të radhës, që edhe do të përcaktojë fatin e tyre për të qenë në pushtet apo opozitë janë mbështetur në partitë më të vogla dhe kryesisht në ato minoritare.

Gara për Prizrenin në balotazh do të zhvillohet në mes të Ramadan Mujës nga PDK që do të përpiqet ta mbaj pushtetin, si dhe Eqrem Kryeziut nga LDK që po synon ta rikthej pushtetin e humbur po në balotazh dhe nga Muja, me 2007.

Për dallim nga PDK që partner ka dy të dyja subjektet turke, KDTP dhe KTAP, që kanë një elektorat i cili përgjigjet pjesëmarrjes në votime, dhe poashtu kanë koalicion edhe me subjekte boshnjake dhe rome.

Pos subjekteve shqiptare edhe boshnjake, LDK në koalicion nuk ka asnjë subjekt turk.

Në rrethin e parë Muja i PDK-së par marrë më shumë apo 37 për qind të numrit të votave, ndërsa rivali i tij Kryeziu mori 25 për qind.

Nga tabela e publikuar, në ëeb faqen e Qendrës së Numërimit të Votave për Kuvendin Komunal , del se partia që më së shumti mori vota, PDK-ja në organin më të lartë lokal siguroi 11 këshilltarë, ndërsa pas vijnë LDK-ja me 10, Bashkimi Demokratik dhe koalicioni AAK-LDD nga 4, Lëvizja Vetëvendosje dhe KDTP ( Partia Demokratike Turke) nga 3 vende. Partitë boshnjake NDS dhe VAKAT kanë nga 2 këshilltarë, ndërsa me nga një këshilltar do të përfaqësohen Partia Konservatore e Kosovës, Aleanca Kosova e Re, Partia e Drejtësisë, Nisma Qytetare për Prizrenin, Partia turke KTAP (Kosova Turk Adalet Partisi) si dhe ajo e komunitetit boshnjak CDU (Centar Demokratske Unije).

Partia që doli si më e votuara në zgjedhjet e fundit PDK, e që prej gjashtë vitesh mban qeverisjen lokale, në balotazh do të ketë krah saj koalicionin AAK-LDD dhe Ballin Kombëtar nga radhët e subjekteve shqiptare si dhe disa sosh nga ato të minoriteteveturke e boshnjake. Në këtë tabor poltik janë edhe dy partitë turke KDTP ( Partia Demokratike Turke) e KTAP, ndërsa nga boshnjakët pjesë e tyre janë Vakat, NDS, CDU, si dhe subjektet rome PREBK.

Partia që në zgjedhjet e fundit u radhit e dyta për nga votat e marra, LDK që pas humbjes së pushteitt në vitit 2007 ka qëndruar në opozitë, tashmë ka lidhur kolaicion me BD (Bashkimin Demokratik) që ka qendrën në Prizren.

Këtij subjekti, për në balotazh po ashtu i janë bashkuar edhe disa parti më të vogla, të minoriteteve si SDA -boshnjake, Partia e Integruar e Ashkalinjeve edhe nje Grup i Qytetareve boshnjak të udhehequr nga Abaz Ademi, i cili gjatë fushatës parazgjedhore ishte në listen zgjedhore të NDS-it, të Emilia Rexhepit, që përkrah PDK-në.

Derisa Lëvizja Vevendosje dhe Partia Konservatore në Prizren janë deklaruar se do të mbajnë qëndrim neutral në balotazh, AKR- ka shkaktuar paqartësi në vetë deklarimet e zyrtarëve të saj në qendër, të cilët në njëherë kanë deklaruar se do të qëndrojnë të panashëm në garën e balotazhit, ndërsa më vonë janë dëgjuar zëra se ky subjekt, që veç pat nënshkruar koalicion me PDK-në, tash do t’i afrohej LDK-së.

Sido që të jetë gara për zgjedhjen e kreut të Prizrenit, për katë vitet e arshme do të jetë mjaft interesante, aq më tepër kur dihet se në “lojë” qoftë edhe prapra skenës duket të jetë inkuadruar edhe deputeti Fatmir Limaj, i cili si përkrahës i Iniciativës për Malishevën, së fundi ka shpeshtuar takimet me kryetarin e BD-së Zafir Berishën./Zëri/

Mulliqi, fitues i ekspozitës “Hijet e bardha”

0

MulliqiPiktori Agron Mulliqi, është shpallur fitues i çmimit kryesor të ekspozitës “Hijet e bardha” që u organizua të enjten mbrëma, në Galerinë “Qahili” në lagjen Veternik të kryeqytetit. Në këtë ekspozitë, që do të jetë e hapur deri më 6 janar të vitit 2014, janë prezantuar veprat e 129 artistëve nga 21 shtete të cilët kanë sjellë 200 punime artistike.

Mulliqi është zgjedhur fitues përmes votimit të fshehtë nga artistët pjesëmarrës të cilët i kanë ekspozuar punimet e tyre.Pasi kanë parë punimet e vendosura në muret e Galerisë private “Qahili”, artistët vendës e ndërkombëtar kanë dhënë verdiktin e tyre, në bazë të rregullave të përcaktuara nga organizatori.
Piktori Agron Mulliqi, ka deklaruar për “KultPlus” se, përmes pikturave të tij ka dashur ta paraqesë vajzën shqiptare në veshje kombëtare. “Në pikturën time fituese, kam paraqitur dy vajza me veshje kombëtare, pra në stilin tim të pikturimit.”, ka thënë piktori Mulliqi, i cili ka qenë i shkurtër në përgjigje.
Organizatori Eshref Qahili ka thënë se ekspozita është e llojit të veçantë pasi prezantohen punimet në formate më të vogla.

“Në këtë ekspozitë, po ndodhin dy gjëra për herë të parë. Para vizitorëve do të paraqesim punime të vogla, sepse këto punime janë të mira dhe po aq të vlefshme dhe gjëja tjetër është mënyra e shpërblimit për çmimin kryesor. Jam i bindur se ekspozita do të ketë vizitorë të shumtë, për shkakun se në të janë vlera të një arti të mirëfilltë.” ka thënë Qahili.Kamuran Goranci, në cilësinë e përfaqësuesit të Ministrisë së Kulturës, ka deklaruar para të pranishmëve se emrin e tillë, kjo ekspozitë, e ka marrë falë përkushtimit të organizatorit Qahili.
“Hijet e bardha” duhet të jenë hije që na ndjekin në mënyrë artistike, sepse arti është hije e bardhë, jo e zezë. Vetë Eshref Qahili është një krijues artistik me hije të tillë. Ne me politikat programore të MKRS-së, gjithmonë i mbështesim këto iniciativa private që na krijojnë mundësinë që t’i përkrahim.”, ka thënë Goranci.Fotografi shqiptar nga Maqedonia, Osman Demiri, ka deklaruar se të organizohet një ekspozitë të tillë nuk është e lehtë, pasi në të përfshihen shumë artistë të shteteve të ndryshme me qindra punime.

“Vetë bartja e punimeve, aranzhimi, hapësira se ku do të ekspozohen punimet e gjithë këtyre artistëve nuk është e lehtë. Promovimi i Galerisë “Qahili” me një ekspozitë të këtillë është për çdo lëvdatë. Në të përfshihen shumë punime të mira.”Ndërkohë, profesori në Fakultetin e Arteve të UP-së, Mehmet Behluli, ka theksuar se kjo ekspozitë duhet të jetë një festë e vogël për komunitetin artistik të vendit.

“Kjo festë është edhe më e madhe, kur dihet se qyteti ynë Prishtina, vuan nga mungesa e hapësirave për ekspozim. Nuk mund t’i numërojmë më shumë se sa dy apo tri galeri të gjysmë. Një qytet me ambicie që të jetë qendër së paku rajonale e me shumë artdashës, ta ketë një jetë të tillë artistike që zhvillohet në këto pak galeri, kjo nuk ka kuptim. Sidoqoftë, ekspozita “Hijet e bardha” bën bashkë shumë gjenerata të artistëve të vendeve të ndryshme në një vend”, ka deklaruar ai.

Galeria “Qahili” është themeluar me 6 maj të vitit 2013, nga familja e piktorit Eshref Qahili në Prishtinë.

Prizreni, Rahoveci dhe Vitia sot furnizohen me energji me ndërprerje

0

KEK-u ne ObiliqKEDS Sh.A. njofton se të premten, më 22 nëntor, në nënstacionin NS 110/35/10 kV Vitia, nga i cili furnizohet me tension edhe NS 35/10 kV Kllokoti, do të ketë shkyçje totale prej orës 10:00 deri në orën 14:00. gjatë kësaj kohe do të mbesin pa furnizim me energji elektrike qyteti i Vitisë, fshatrat Pozheran, Sllatinë e Ulët, Sllatinë e Epërme, Sadovinë e Muhaxherëve, Tërstenik, Novosellë, Ramjan, Kllokot, Radivojc, Budrikë, Remnik, Xhylekarë, Zhiti, Tërpezë, Çifllak, Devajë, Kravaricë, Ballancë, Lubishtë, Podgorc, Gërnçar, Vërboc, Stublla, Goden, Kabash, Drobesh, Smirë, Sadovinë e Jerlive, Gërmovë, Vërban, Gushicë, Ramnishtë, Mogillë, Beguncë, Lubishtë, Shashare, Letnicë, Vërnakollë , Kabash, Binça, Shoshikë, Buzovik dhe Debëlldeh, Fabrika “VINEX”, Fabrika e ujit “ Uje Kllokoti”, Fabrika e ujit “Jeta”, Fabrika e ujit “Ujë i Mirë”, Banja “Nana Naile” dhe “Banja e Kllokotit”.

Të premten pa energji elektrike nga ora 11:30 e deri në 12:00 nuk do të kenë rrymë elektrike lagjet e Rahovecit Arbana, Hatmaxha, Landovica, Tupeci, Gjonaj, Zymi dhe Karashëngjergji, kurse nga gjysmë ore më vonë do të shkyçet nga rrjeti elektrik edhe Printeksi i Prizrenit. Rruga e Nashecit do të jetë pa furnizim nga 12:30 deri në 13:00, ndërsa një gjysmë ore më vonë pa energji elektrike do të mbeten mbesin Atmaxha, Bregdrini, Lukinaj, Dedaj, Lubizhda e Hasit, Kushnini i Hasit, Kabashi i Hasit, Romaja, Mazreku, Kojushi, Nasheci, Grazhdaniku, Kobaja, Vlashja dhe Poslishti, ABI (Pemëtaria) nuk do të ketë energji nga 13:30 deri në orën 14:00, kurse pa rrymë do t jenë edhe ndërmarrjet Abi, Elifi, Fruktusi.

Pas përfundimit të dialogut, Serbia do ta njoh Kosovën

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore e dialogut teknik, ka bërë me dije të enjten se procesi i dialogut me Serbinë do të vazhdojë deri në zbatimin e plotë të të gjithë marrëveshjeve të arritura.
Ajo ka thënë se përfundimi i procesit të dialogut do të rezultojë me njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Përfundimi i këtij dialogu, sipas mendimit tim, do të rezultojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë”, ka theksuar Tahiri.

Ajo ka bërë me dije se më 25 nëntor do të fillojë një aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit në mes dy shteteve në fushën e IBM-it: këmbimit në mënyrë elektronike i informacioneve lidhur me mallrat dhe kompanitë tregtare. /Epoka e Re/

James Rubin vazhdon vizitën në Kosovë

0

Jahjaga-JamesRubinIsh-ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për marrëdhënie me publikun, James Rubin, vazhdon vizitën në Kosovë, ku do të jetë i ftuari i nderit dhe folësi në Gala mbrëmjen e Fondit Kosovaro Amerikan për Edukim “A Fireside Chat with Jamie Rubin”.
Ndërkohë, dje Presidentja Jahjaga në nderim për kontributin, veprimtarinë dhe angazhimin në afirmimin e çështjes së Kosovës, e dekoroi James Rubin me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Rubin ka thënë se Kosova ka shënuar një përparim të madh ndër vite dhe ajo po tregohet si një rrëfim i suksesit të përbashkët.

Ai ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur besimin e tij të fuqishëm për forcimin e mëtutjeshëm të shtetësisë dhe demokracisë në Republikën e Kosovës.

Prishtina s’i druhet shkëmbimit të territoreve

0

territoriPyetjet nga gazetarët në Nju Jork ia kanë hequr diplomacinë kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq. Në selinë e Kombeve të Bashkuara në të cilën pak minuta më parë kishte folur për integrimin e serbëve në Kosovë dhe të ardhmen evropiane, kreu i qeverisë serbe ka përmendur sërish zgjidhjen që ai e konsideron si më të mirën për Kosovën e Serbinë. Kjo zgjidhje sipas Daçiqit është shkëmbimi i territoreve.

Prishtina dhe Beogradi po e vazhdojnë në Bruksel një dialog të lehtësuar nga BE-ja me qëllim të lehtësimit të marrëdhënieve. Ndonëse e duan normalizimin, palët kanë qëllime krejtësisht të ndryshme,shkruan tribuna.

Kosova do që nëpërmjet dialogut të shtrijë autoritetin në gjithë territorin dhe të fitojë legjitimitetin ndërkombëtar, derisa Serbia do që të ndajë Kosovën, ose në rastin më të pamundshëm të krijojë brenda saj një komunitet të veçantë siç është rasti me Republikën Serbe në Bosnjë e Hercegovinë

Java e ardhshme, e ftohtë dhe me borë?

0

BoraNjë ciklon polar me masa të ftohta ajrore ka filluar të depërtojë në Evropën qendrore. Nesër pritet që ky ciklon të zbresë edhe mbi detin Tiren në Itali.
“Ky ciklon po sjell mot të ftohtë mbi pjesë të Evropës qendrore, e në disa pjesë edhe të reshura bore në zona me lartësi mbi 500 metra”, ka thënë meteorologu Mendim Rugova.

Gjatë ditës së shtunë, sipas tij, cikloni do zhvendoset mbi Gadishullin Apenin, duke sjellë të reshura shiu, e në Italinë veriore edhe të reshura bore. Ndërkaq, mbi vendin tonë për fundjavë do të sjellë sërish vranësira dhe të reshura të reja shiu.

“Gjatë ditës së hënë dhe së martë, cikloni do kalojë përgjatë jugut të rajonit tonë, duke hapur rrugë për masa të ftohta ajrore nga verilindja që të depërtojë mbi vendin tonë. Gjatë mbrëmjes, të hënën dhe të martën ka mundësi për të reshura bore edhe në ultësira”, ka thënë Rugova. Sipas tij, nga e hëna pritet edhe rënie e temperaturave nën 0 C.

Natyrisht, prognoza apo parashikimi i motit është vështirë i parashikueshëm dhe për këtë arsye quhet prognozë, veçmas kur flitet për motin në afat më të gjatë, madje edhe prej disa ditësh. /Koha/