18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

KS i OKB-së diskuton për Kosovën

KSKëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë raportin e rregullt tremujor të radhës të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban ki Moon mbi Kosovën, raport në të cilin situatën e përgjithshme të sigurisë ai e përshkruan si përgjithësisht të qetë, ndërkohë që ka vlerësuar përparimet në përgatitjen e zgjedhjeve, përfshirë edhe veriun e Kosovës.

Në këtë takim, fillimisht, siç është bërë tashmë praktikë, do të shqyrtohet raporti tre mujor për zhvillimet në Kosovë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe më pas do të dëgjohen edhe fjalimet nga shefi i UNMIK-ut, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë dhe do të përmbyllet me fjalimet e ambasadorëve të vendeve anëtare.Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm do të shqyrtohet sot pasdite në Neë York në një seancë të posaçme të Këshillit të Sigurimit në të cilën do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sekretari Ban sërish ka përgëzuar Prishtinën dhe Beogradin për përpjekjet e vazhdueshme në dialogun e ndërmjetësuar nga BE si dhe ka falënderuar për rolin e saj Përfaqësuesen e Lartë, Catherine Ashton. Ai ka theksuar rëndësinë e zbatimit besnikërisht të marrëveshjeve, pa rihapjen e dispozitave të tyre.

“Progresi në terren si dhe në dialogu politik mbeten qenësore për aspiratat e Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian”, thotë Ban.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalën që do të mbajë në New York pritet të njoftojë anëtarët e Këshillit të Sigurimit mbi zhvillimet tremujore, me një përqëndrim në zgjedhjet lokale të vlerësuara të drejta dhe sipas standardeve, përjashtuar veriun të përfshirë me incidente, si dhe do të ritheksojë premtimin e gjithëpërfshirjes së të zgjedhurve në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.

Më Shumë

Një lis dëmton disa varre në Prizren

Një lis i madh është rrëzuar në varrezat e qytetit të Prizrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa varre. Ngjarja ka ndodhur para dy...

Bashkimi zyrtarizon katër përforcime të reja: tre amerikanë dhe një shqiptar

Klubi i basketbollit Bashkimi i Prizrenit ka zyrtarizuar gjatë ditës së djeshme katër përforcime të reja për sezonin e ardhshëm, duke përfshirë tre lojtarë...

Lajmet e Fundit