5.6 C
Prizren
E enjte, 11 Dhjetor, 2025

Pacolli prish koalicionin me PDK-në në Prizren

Behxhjet pacolliKoalicioni i AKR-së dhe PDK-së, nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë në Prizren. Presidenti i AKR-së Behxhet Pacolli, nuk dëshiron që partia e tij, të përkrahë kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja.” Pacolli është revoltuar që kemi lidhur koalicion me PDK-në”, tregon për “PrizrenPress”, me kusht anonimiteti një zyrtar i lartë i AKR-së në Prizren.

AKR-ja dhe PDK-ja, të shtunën kanë zyrtarizuar koalicionin për të mbështetur Ramadan Mujën për kryetar të Prizrenit. Sekretari i përgjithshëm i Degës së PDK-së në Prizren, Nijazi Kryeziu, nënshkrimin e këtij koalicioni e patë vlerësuar të rëndësishëm për PDK-në.

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se ky koalicion në mes AKR-së dhe PDK-së, është nënshkruar pa dijenin e Presidentit Behxhet Pacolli. ”Pacolli nuk ka qenë i informuar për këtë koalicion. Pasi ka marrë vesh ka reaguar dhe ka kërkuar që të prishet”.

Kryetari i Degës së AKR-së në Prizren, Naser Bresa, ndërkaq ka qenë i pamundur që të kontaktohet. Përkundër disa thirrjeve, ai nuk është lajmëruar në telefon.

Behxhet Pacolli ka kërcënuar Degën e partisë së tij në Prizren, që menjëherë publikisht ta shpallin të prishur koalicionin me PDK-në.

“Presidenti ka kërkuar nga ne që ta prishim koalicionin.Nëse ne nuk e prishim si degë, atëherë ai do ta prishë vetë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

E shtunë e vranët, priten reshje shiu

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3...

LDK-ja në Prizren prezanton listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka prezantuar listën e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke i cilësuar...

Lajmet e Fundit