20 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 8925

Nuk e tregojnë “pazarin” e koalicionit

0

zafa dhe eqaEqrem Kryeziu dhe Zafir Berisha nuk preferojnë të tregojnë “pazarin” e koalicionit të tyre.  Ata thonë se ky koalicion është krejtësisht parimor. Kryeziu thotë se ndarja e drejtorive të Ekzekutivit më shumë është çështje teknike. “Me thënë të drejtën ndarja e drejtorive më shumë është çështje teknike”, thotë Kryeziu.

“PrizrenPress” ndërkaq, merr vesh se Bashkimi Demokratik, nëse do t’i fitojë zgjedhjet me LDK-në, do t’i ketë pesë drejtori dhe pozitën e nënkryetarit të Komunës së Prizrenit.

Kryetari i BD-së Zafir Berisha thotë se koalicioni me LDK-në është lidhur më shumë për të ndalur gjendjen e rëndë në Prizren.” Zafiri fizikisht nuk do të jetë në Ekzekutiv, por fryma e Bashkimit Demokratik. Une besoj se kjo frymë e BD-së do të përmisojë gjendjen e keqe që është krijuar në Prizren”, thotë Berisha.

Sipas tij, koalicioni me LDK-në nuk është lidhur për interesa personale. “Ky koalicion nuk është arritur për interesa personale për të punësuar miq e shok, por për të ndalur këtë keqqeverisje”, thotë Berisha.

Eqrem Kryeziu(LDK) dhe Zafir Berisha(BD) kanë nënshkruar dje koalicionin për balotazh. Ata janë shprehur të sigurt se ky koalicion do të dalë fitues me 1 dhjetor./PrizrenPress.com/

Fitorja do të jetë bindëse

0

SaliAsllanaj-LDK-suharekeSali Asllanaj, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Therandës, është shprehur i bindur se do të fitojë në balotazh përballë kundërkandidatit të AAK-së, Bali Muharremaj.

Asllanaj ka thënë se qytetarët e Therandës do ta votojnë atë më 1 dhjetor. “Do të fitoj bindshëm në raport me kundërkandidatin tim. Fitorja do të jetë 70 me 30 për qind. Kjo do të dëshmohet më 1 dhjetor sepse LDK-ja është e para”, ka deklaruar Asllanaj në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka bërë me dije se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti politike për raundin e dytë të zgjedhjeve. “Dega e LDK-së në Therandë ka marrë vendim që mos të bëjë koalicion me asnjë parti politike. Ky vendim është përkrahur edhe nga niveli qendror i LDK-së. Për neve koalicion janë qytetarët e Therandës”, është shprehur Asllanaj.

Pavarësisht përjashtimit të koalicioneve partiake, Asllanaj është shprehur i sigurt se në balotazh do të mbështetet nga një pjesë e elektoratit të PDK-së, AAK-së, Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Partisë së Drejtësisë. “Jo vetëm që pres përkrahjen e një pjese të elektoratit të PDK-së, por edhe të një pjese të elektoratit të AAK-së. Ata do të votojnë për mua sepse në raundin e parë kanë qenë në lajthitje me propagandë dhe premtime joshëse”, ka thënë Asllanaj, duke kërkuar nga qytetarët e Therandës të dalin sa më masivisht në raundin e dytë të zgjedhjeve

Deputeti Alfred Peza promovon librin “Ditari i 23 qershorit”

0

Libri5-25UET sjell librin e parë të gazetarit dhe deputetit Alfred Peza. “Ditari i 23 qershorit” titullohet libri i cili përmbledh shënimet e një gazetari në ditët kur u bë politikan. Botim i UET Press është vepra e parë publicistike e një gazetari që për 20 vjet u mor me shkrime publicistike, por vendosi të shkruajë një roman, pikërisht gjatë 18 javëve kur e la këtë profesion për t’ju kushtuar politikës.

Deputeti socialist Alfred Peza, përpara të pranishmëve, u shpreh se librin ja kushton ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Unë ja dedikoj Sali Berishës. Ka qenë Shqipëria e Sali Berishës dhe demokracia e Sali Berishës, mënyra e qeverisjes së Sali Berishës dhe mënyra se si qeverisjet e këtyre 23 viteve e lanë dhe vendlindjen time, një nga shtysat që më bënë të hyj në politikë dhe hyrja ime në politikë ka qenë shumë koshiente. Aq koshiente dhe e aq i përgatitur paskam qenë për të hyrë në politikë, sa që paralel me bërjen politikan, unë përgatisja dhe endja çdo ditë këtë libër.”- deklaroi Peza.

Botuesi Henri Çili ka përshëndetur romanin e Pezës, duke theksuar mënyrën e veçantë me të cilën autori e ka nisur karrierën si politikan.

“Kolegu Peza ka qenë në gazetari një gazetar afër ngjarjeve afër njerëzve afër fenomeneve, larg tavolinave, larg karikaturës së salloneve të Tiranës. Ky ditar, i cili është impresionues për nga thellësia dhe kontakti me njerëzit, për nga mprehtësia e mikro romaneve që ndeshen në të.”- deklaroi Çili.

Në ceremoninë e promovimit të librit “Ditari i 23 qershorit” nuk munguan figura të politikës, medias dhe personalitete publike./bw/

Kilaj pret përmbysje të rezultatit në Malishevë

0

IsniKilaj-malishevaKandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës Isni Kilaj, ende nuk është dorëzuar. Atij i janë rritur shpresat se pas vendimit të fundit të KQZ-së për rinumërim në dy vendvotime në këtë komunë do të përmbyset rezultati dhe do të dalë i dyti për të vazhduar garën me fitues të rrethit të parë, Ragip Begajn nga Iniciativa Qytetare për Malishevën.

Me rezultatin aktual kandidati i LDK-së Sali Morina është në vendin e dytë me vetëm 26 vota më shumë sesa Kilaj që vazhdon ta ushtrojë ende mandatin e kryetarit të Malishevës. Ky i fundit në rrethin e parë ka marrë 6358 vota ose 25.08 % ndërsa Morina 6384 vota ose 25.18%. Ky rezultat i ngushtë ia ka pamundësuar Kilajt që t’ia urojë balotazhin kundërshtarit, pasi ka thënë se këtë nuk do ta bëjë deri në rezultatet përfundimtare,shkruan Tribuna.

Në dy vendvotime për kryetar komune ku KQZ ka vendosur që të bëhet rinumërimi janë 525 vota duke përfshirë edhe ato të pavlefshme. Kjo ka rritur shpresat e kandidatit të LDK-së, pasi, siç ka thënë, ai dhe partia e tij ka pritur në këto procese dhe presin ndryshim të rezultatit si dhe vazhdimin e garës për Malishevën

Pesë ditë fushatë për balotazh

0

zgjedhjet5Subjektet politike i kanë intensifikuar përgatitjet e tyre për t’u ballafaquar me njëra-tjetrën në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 1 dhjetor. Përfaqësuesit e PDK-së, të LDK-së, të AAK-së, të Vetëvendosje!-s dhe të AKR-së e kanë vlerësuar të mjaftueshme kohëzgjatjen pesëditore të fushatës së balotazhit.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë të martën për “Epokën e re” se struktura e kësaj parti është duke punuar për mobilizimin e votës më 1 dhjetor.

“PDK-ja pa dyshim se e ka vazhduar punën e vet përgatitore për raundin e dytë të zgjedhjeve që mbahet më 1 dhjetor. Strukturat tona gjithandej Kosovës janë të mobilizuara dhe janë duke punuar ta mobilizojnë secilën votë brenda potencialit në partneritet me qytetarët dhe me partitë e caktuara që kanë mbetur jashtë garës”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se, varësisht nga komuna në komunë, PDK-ja do të realizojë koalicione për balotazh që, sipas tij, do të jenë në funksion të fitoreve të kandidatëve këtij subjekti politik.

Krasniqi ka thënë se fushata zgjedhore pesëditore do të shërbejë për rikonfirmimin e zotimeve dhe rimobilizimin e qytetarëve.

“Sa i përket kohëzgjatjes së fushatës, mendoj se është e mjaftueshme për faktin se 30 ditë të fushatës së raundit të parë kanë qenë mjaft konsumuese në kuptimin e paraqitjes së vizionit dhe të programit të PDK-së. Kështu që, pesë ditë do të shërbejnë për rikonfirmim të zotimeve tona dhe për rimobilizim të qytetarëve për ta mbështetur vizionin tonë”, ka thënë Krasniqi.

Edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, ka thënë se kjo parti është e përgatitur për balotazhin e 1 dhjetorit. Ai ka thënë se fushata jozyrtare ka vazhduar që nga 4 nëntori në komunat ku LDK-ja është në balotazh.

“Strukturat janë duke punuar në terren aty ku LDK-ja është në balotazh. Jemi të përgatitur fort dhe do ta vazhdojmë prezantimin e projekteve tona që janë vazhdimësi e fushatës paraprake. Presim që në balotazh të fitojmë shumë komuna të tjera. Fushata zgjedhore nuk është ndal, por në njëfarë forme jozyrtarisht ka vazhduar. Tani edhe pesë ditë fushatë zyrtare për balotazh do të jenë të mjaftueshme”, është shprehur Rugova.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka ndërmarrë të gjitha masat për të hyrë sa më e fuqishme në raundin e dytë të zgjedhjeve më 1 dhjetor. Kështu ka thënë nënkryetari i këtij subjekti politik, Ahmet Isufi.

“AAK-ja është e përgatitur për raundin e dytë të zgjedhjeve. Besojmë se do ta fitojmë këtë garë sepse i kemi ndërmarrë të gjitha masat në mënyrë që fitorja të jetë e sigurt. Mendoj se pesë ditë fushatë janë të mjaftueshme për balotazh. Prandaj, elektorati është i përgatitur të dalë në zgjedhje dhe të votojë për atë që mendon se është kandidati i duhur për kryetar komune”, ka thënë Isufi për “Epokën e re”.

Edhe anëtarja e kryesisë së Aleancës Kosova e Re (AKR), Myzejene Selmani, ka thënë se strukturat e kësaj partie nuk janë shkëputur nga elektorati, por kanë vazhduar punën e tyre për balotazhin e 1 dhjetorit.

“Edhe pse ka përfunduar raundi i parë i zgjedhjeve, ndarja nga elektorati nuk ka ndodhur. Pesë ditë të fushatës elektorale besoj se janë të mjaftueshëm dhe kandidatët e AKR-së, si në Gjakovë ashtu edhe në Mitrovicë, do të fitojnë bindshëm pasi ata ofrojnë projekte konkrete për daljen nga kriza në të cilën gjenden këto dy komuna”, ka thënë Selmani “Epoka e re”.

Kurse Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje! (VV) ka thënë se kandidati i saj për kryetar të Prishtinës edhe një herë do të dëshmojë se Vetëvendosje! është alternativa e duhur për kryeqytetin. “Fushata e Lëvizjes Vetëvendosje! gjatë balotazhit do të përqendrohet në shpalosjen e mëtutjeshëm të programit tonë në çdo cep të Prishtinës. Më duhet të përkujtoj se Lëvizja Vetëvendosje! e ka alternativën e saj qeverisëse e derivat i saj është alternativa qeverisëse për Prishtinën, e cila ka projektet konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës”, është shprehur Sejdiu për “Epokën e re”.

KQZ-ja sot publikon rezultatet përfundimtare

0

zgjedhjet5KQZ pritet që të publikojë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 3 nëntorit për kandidatët për kryetarë komunash.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se të mërkurën ka gjasa të publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 3 nëntorit për kandidatët për kryetarë komunash.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të hënën ka marrë vendim që 61 vendvotime të rinumërohen për shkak të parregullsive të evidentuara në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Daka ka treguar se në këto vendvotime ka pasur mospërputhje në formularin e rezultateve. Por, sipas saj, ende nuk dihet nëse ka pasur manipulime apo gabime teknike në këto vendvotime.

“Pas këtij procesi të rinumërimit për këto vendvotime do të dalim me rezultatet finale. Prandaj, po besoj se të mërkurën do të dalim me rezultate finale për kandidatët për kryetarë komunash. Po ashtu, shumë shpejt do të dalim edhe me rezultatet për kandidatët për asamble komunale”, ka deklaruar Daka.

Vendvotimet të cilat kanë shkuar në rinumërim kryesisht janë nga komuna e Prishtinës, Podujevës, Prizrenit, Ferizajt, Malishevës, Skenderajt, Lipjanit Suharekës dhe komunave të tjera.

Gjendjen e demokracisë në Kosovë

0

Ali HerticaMr.Ali Hertica

Jo rrallë shoh një studiues i cili paraqet rezultatet e punës së tij jashtë kullës së fildishtë, të shkencës, të detyruar për të justifikuar. Relevanca e afateve kohore të çështjes së pretenduar akademik . Shkencëtarët të cilët angazhohen me demokracinë sot,  per të shpëtuar të paktën këtë pyetje të ngutshme. Nuk është e vështirë një letër në mëngjes, një debat parlamentar ose një parti familjare, ku (kriza), nuk është në axhendën politike, politikanë të cilët përbuzin zgjedhësit e tyre. 

Jeni ne bilanc te ri te pushtetit në parlamentin e Kosovës dhe qeveria e pakicës e parë që nga viti s’mbahet mend  ndryshimi  i simptomit  te kësaj krize ose vetëm dritë në fund të tunelit . Është demokracia parlamentare në njëzet e shekullit të parë të globalizimit si një sistem politik. Nëse diçka është e diskutueshme në ekipin tonë interdisiplinare e dhjetë shkencëtarëve politikë, historianë dhe filozofë të cilët kanë punuar në tre vitet e fundit në projektin e hulumtimit “repertorë të Demokracisë” mbi idealet ndryshimin demokratik, praktikat dhe institucionet ,atëherë ajo është se “demokracia” është nga ekstrakt definicion dogmatik të vërtetave. 

Në çdo sistem të zgjedhësve dhe të zgjedhurëve janë repertorë disa idealist demokratik dhe konform   krah për krah  , tensionet dhe dallimet në mes të repertorëve  janë të mbuluara zakonisht me mantelin  ,,’e’ demokracisë.,, Vetëm kur këto kontradikta janë bërë eksplicite, nuk është një krizë e demokracisë. Kjo është (latent) prania e repertorë të tjerë në të njëjtën kohë ofron një zgjidhje të parë të reagimit dhe rregullime. Ndonjëherë duke kërkuar për një mënyrë për të dalë nga kriza fokusohet në traditën e vet kombëtare demokratike, por po aq shpesh, nevoja për përtëritje dhe një pushim me këtë traditë si justifikim për besimet e tjera të praktikave demokratike.

Jo vetëm format konkrete të demokracisë, por edhe idealet e mëdha duket se subjekt për të ndryshuar. Njerëzit e ulur në agora e polisi grek ende luan një rol në konceptimin tonë ideal i demokracisë. Ky idealizim është në origjinën fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur nuk është bërë bujë për faktin se gratë e politikës nuk kishte nga vota e tyre të etikës vet demokratik dhe se njerëzit kishin për të provuar, sepse ata mund të marrin pjesë në pjesën demokratike një pasuri të caktuar Vendimin.

 Në greqisht termi “idiotes” referuar qytetarëve të cilët nuk janë në zyra publike e mbushur dhe qëndruan larg nga asambleja. Analistët pesimist me një farë ekzagjerimi në përfundimin se “idiotes” e sot janë ata që tregojnë angazhimin politik.Ata flasin për një “demokraci spektatorëve”, ku duan të dëgjojnë zërin e qytetarëve të tyre, por gjithashtu të doja të mbajtur politikën në gjatësinë e krahut. Pavarësisht nga kjo, idealet e qytetarëve grekë deliberating votimi i tyre arrijnë rezultate të menjëhershme në vendimmarrjen politike, në mënyrë për të ardhur në të gjithë Evropën. Kohët e fundit përsëri gjithashtu të bashkësive politike, të cilat janë shumë të mëdha për të mbledhur në një katror qytetarët të marrin vendimet vetë. Një tjetër zhvillim i kohëve të fundit është se partitë margjinale dhe amatoreske populiste në shumicën e rasteve    janë të zëvendësohet ose të bëhen pjesëmarrëse të ashpra dhe të plotë në lojë politike – në arenën parlamentare dhe më gjerë. Pyetjet e përjetshme në lidhje populizmit dha atyre një rëndësi të re: Sa kohë mund të një politikani në politikën e Prishtinës vetem si një i huaj i besueshëm?

Sa kohë është ideale populiste e një vullneti popullor mishëruar nga udhëheqës politik që të bashkohen me nevojën urgjente mësipërme të qytetarëve për të marrë pjesë në politikë flasin veten? Nëse është e vërtetë, siç është argumentuar më lart, se “demokracia” ka krizat e veta krijuese dhe rregullisht ridefinon vetveten, e njëjta gjë është e vërtetë për të kundërtën: “anti-ose un-demokratike”. Ajo që është e zhurmshme dhe shqetësuse, të cilat, shteti kishte për të vepruar në interes të “demokracisë” ishte e vështirë në vitet gjashtëdhjetë një pishtari i demokracisë së vërtetë, që durimi të ishte edhe përtej dritaret e dyqaneve.

Nëse ju pastaj me sy të tjerë në raundin e shquar në dukje në   faqet e opinionit të leximit ka pyetje të tjera në mendje, ka përmbushur funksionin e tij,nuk japin përgjigjet e duhura, por për të ngritur pyetje të drejtë.

 

Pesë filma kosovarë, në festivalin e filmit në Turqi

0

Festivalin e filmit ne TurqiNë Ayvalik të Turqisë të enjten fillon festivali ndërkombëtar i filmit ku anëtar jurie do të jetë edhe një regjisor kosovar.

5 filma të regjisorëvë kosovarë do të marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar të filmit që do të mbahet nga 14 deri më 17 nëntor në Ayvalik te Turqisë.

Në “Ayvalik International Film Festival” do të marrin pjesë regjisorët: Burim Haliti me filmin “Invitation of Radio”, Sabri Pajaziti me filmin “Skenderi”, Besim Ugzmajli me filmin “Erë”, Fatlum Haziri me filmin “Biçikleta” si dhe Ersin Shamli me filmin “Ujë dhe varre”.

Përzgjedhjen e filmave e ka bërë drejtori i festivalit Nail Pelivan, shkruan KultPlus. E veçanta në këtë festival filmi është se anëtar jurie do të jetë edhe regjisori Burim Haliti i cili bashkë me anëtarët e tjerë do të bëjnë vlerësimin e filmave, dhe do të ndajnë çmimet për filmat më të mirë.

Në kuadër të festivalit do të organizohen edhe debate para mediave, kineastëve turq dhe ndërkombëtar për kinematografinë shqiptare në përgjithësi, si dhe bashkëpunimet ndërkombëtare në mes të kinematografisë shqiptare, asaj turke dhe të shteteve të tjera në përgjithësi.

S’mund të ndalet fitorja e PDK-së në Prizren

0

Hoxhaj-Enver5-21Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se, pavarësisht lidhjes së koalicionit në Prizren mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Bashkimit Demokratik, fitoren e PDK-së në këtë qytet më 1 dhjetor askush s’mund ta ndalë.

Hoxhaj ka thënë për ‘Epokën e re’ se ky koalicion në mes të LDK-së dhe BD-së në asnjë mënyrë nuk e rrezikon fitoren e PDK-së në qytetin e Prizrenit.

“Në asnjë mënyrë nuk e rrezikon fitoren e PDK-së. Vendimi i qytetarëve është marrë për Ramadan Mujën. Askush s’mund ta ndalë këtë proces të fitores së madhe në Prizren më 1 dhjetor”, ka thënë Hoxhaj.

Hamiti: Koalicioni LDK-BD, për një Prizren shqiptar

0

SabriHamiti-ldkPas nënshkrimit që kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu ka bërë me Zafir Berishën e Bashkimit Demokratik, nënkryetari i LDK-së Sabri Hamiti ka thënë se qendra e mbështet një bashkëpunim të tillë.

Por Hamiti në komentet e tij ka thumbuar kreun e PDK-së Hashim Thaçin i cili javë më parë çoi në Prizren Kryeministrin turk ndërkohë që atje ka marrë edhe mbështetjen e turqve lokalë.

Hamiti ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet LDK-së dhe BD-së është për një Prizren shqiptar.

“Është lajm i mirë nëse këto dy subjekte janë marrë vesh. Qendra e përkrah këtë koalicion për sa kohë janë marrë vesh që të bashkëpunojnë për një Prizren shqiptar”, ka thënë Hamiti.