7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Fule rikonfirmon përkrahjen e KE-së për Kosovën

Fyle-HoxhajMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Bruksel ka zhvilluar sot një takim me Komisionarin Evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore Evropiane, Stefan Fule.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka falënderuar komisionarin Füle për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, sa i takon procesit negociues dhe agjendës kohore të negocimit.

Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e madhe që ka për Kosovën ky proces, duke qenë se është marrëdhënie kontrakuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe një instrument i rëndësishëm për ndërtimin e Kosovës evropiane si dhe për reformimin e vendit.

“Pa dyshim se ky është hapi i parë i pakthyeshëm i anëtarësimit tonë në BE”, tha Hoxhaj, me këtë rast.

Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore Evropiane, Stefan Fule, e ka përgëzuar ministrin Hoxhaj për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, si dhe për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Komisionari Fule po ashtu ka rikonfirmuar vendosmërinë e Komisionit Evropian për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj evropiane.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj dhe komisionari Fule kanë biseduar edhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për implementimin e marrëveshjeve të arritura, duke e konsideruar si faktor kyç në transformimin e vendit edhe në kuptimin e integrimit edhe relacioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hoxhaj dhe Fule po ashtu kanë folur për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme rajonale, duke u pajtuar se pa Kosovën bashkëpunimi rajonal nuk është i plotë, duke qenë se ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe rajonit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Lajmet e Fundit