Ekskluzive: Limaj e mirëkupton Zafir Berishën

Fatmir-limaj2Deputeti i Parlamentit të Kosovës Fatmir Limaj e ka mirëkuptuar vendimin e Bashkimit Demokratik për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Prizren.

Limaj në një deklaratë ekskluzive për “PrizrenPress” ka theksuar se beson që Zafir Berisha dhe Bashkimi Demokratik, kur e kanë marrë vendim për këtë koalicion kanë pasur parasysh të mirën për Prizrenin.

“E uroj Zafir Berishën për rezultatin e arritur në zgjedhje. Natyrisht, Berisha këtë rezultat e ka arritur në emër të ndryshimit për qeverisje më të mirë për Prizrenin. Prandaj, e mirëkuptoj mikun tim për hapin që ka ndërmarrë. Ai e ka lexuar vullnetin e votuesve të vet për ndryshim. Në fund të fundit, Berisha dhe Bashkimi Demokratik janë ata që e kanë arritur këtë rezultat të respektueshëm në Prizren dhe vendimi është i tyre dhe askujt tjetër. Prandaj, besoj se kur e ka marrë vendimin e ka pas parasysh cila është e mira për Prizrenin”,  ka theksuar Limaj për “PrizrenPress”.

Dje, Bashkimi Demokratik dhe Lidhja Demokratike e  Kosovës e kanë zyrtarizuar marrëveshjen për koalicion, duke e mbështetur Eqrem Kryeziun për kryetar të Prizrenit. Ata janë shprehur të sigurt se ky koalicion do të dalë fitues me 1 dhjetor. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Lajmet e Fundit