9.8 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 8932

Limaj ia merr edhe një deputet PDK-së?

0

Limaj ne malishevIsh-Nënkryetari i PDK’së, Fatmir Limaj mund t’i shkaktojë edhe më shumë humbje Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas fitores në Malishevë me Iniciativën Qytetare, Limaj mund t’ia marrë edhe një deputet PDK’së.

Në fakt gjithçka këtu lidhet me balotazhin e Rahovecit, ku është duke garuar deputeti Idriz Vehapi përballë Smajl Latifit të AAK’së.

Nëse fiton Vehapi në Rahovec atëherë ai duhet ta lë postin e deputetit.

Vehapi me këtë rast do të zëvendësohej nga Haxhi Topi, i cili është i radhitur pas tij në listë.

Por, sipas burimeve të Express Haxhi Topi është i afërt me Limajn.

Kështu që Partia Demokratike nuk mund ta llogarit atë si pjesë të grupit të saj parlamentar.

Iniciativa e themeluar me ndihmën e Fatmir Limajt e ka mundur PDK’në në Malishevë. Atje, Isni Kilan nuk ka mundur të shkojë as në balotazh, derisa Iniciativa për Malishevën dhe LDK do të përballen edhe një herë më 1 dhjetor.

Berisha: Fushata nuk ndikoi në punën e Administratës

0

Ymer-Berisha zedhenes i KKse ne prizren2Fushat  zgjedhore nuk ka ndikuar në ritmin e punës së Administratës në Prizren. Zëdhënësi i KK-së, Ymer Berisha thotë se ritmi i punës gjatë fushatës zgjedhore ka qenë i njëjtë si çdo muaj tjetër.

“Administrata edhe gjatë fushatës zgjedhore ka punuar me kapacitete të plota”, thotë Berisha,transmeton TVO.

Ai tregon se në një takim para fillimit të fushatës zgjedhore, punëtorët e Administratës janë udhëzuar nga kryetari i Komunës, Ramadan Muja, që të jenë në detyrat e tyre gjatë orarin e punës “Kjo është respektuar në masë të madhe”./PrizrenPress.com/

 

Përleshje fizike në Prizren

0

ilustrim rrahjeRaportohet se në rrugën “Elbasani” në Prizren katër të dyshuar janë përleshur fizikisht në mes veti.

Sipas Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit gjatë përleshjes kishte shtënë me armë zjarri në ajër,transmeton indeksonline.

Në vendin e ngjarje në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Gjatë kontrollit të shtëpisë së njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë CZ e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Te dyshuarit janë arrestuar , pas intervistimit me vendim te prokurorit tre te dyshuar janë liruar ndërsa njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje.

Thaçi: Kosova nuk do të mbetet viktimë e të kaluarës

0

Thaci7-03Kryeministri, Hashim Thaçi, e ka bërë të qartë se Kosova nuk do të mbetet viktimë e të kaluarës dhe nuk do të merret më me armikun e të kaluarës.

“Sot, Kosova është një vend i pavarur dhe ka një synim të qartë: Integrimin në BE dhe në NATO… Vizioni ynë është që Kosova në të ardhmen e afërt të ketë edhe ulësen e saj si shtet i pavarur në OKB”, deklaroi Thaçi për Al Xhazira.

Kryeministri i Kosovës shtoi se do të ketë probleme në implementimin e mëtutjeshëm të marrëveshjes, por i quajti iluzione teoritë për ndarjen e Kosovës apo për një “Republika Srpska” në Veri, pasi beson se marrëveshja është funksionale dhe garanton integritetin territorial të Kosovës.

Darka e Lamës mbahet sot

0

Darka e LamesSot në Sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë mbahet Darka e Lamës, një manifestim tradicional në vendin tonë, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të shumtë të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Për ndryshim nga vitet e kaluara manifestimi që nis sot në ora 14 do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët.

Aktakuza ndaj “Grupit të Drenicës”, proces dëmtues për Kosovën

0

Burim Ramadani AAKLidhur me aktakuzën e ngritur nga prokurori ndërkombëtar i Misionit të EULEX-it, Maurio Salustro ndaj “Grupit të Drenicës”, ka ngjallur reagim edhe nga partia e Ramush Haradinajt.

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani është shprehur i shqetësuar duke thënë se kjo që po u bëhet ish-luftëtarëve të UÇK-së, është e padrejtë.

Sipas tij, aktakuza ndaj “Grupit të Drenicës” është një proces dëmtues për të kaluarën dhe të tashmen e Kosovës. Ndjekja e të ashtuquajturave Krime të Luftës nuk ka asnjë kuptim në këtë raste të tilla.

“Sidoqoftë, jam i bindur se drejtësia nuk duhet të vonohet dhe që e vërteta duhet të del në shesh sa më shpejtë. Mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdon të bëhet gjyqeve.

Lufta e pastër clirimtare e Kosovës nuk mund të gjykohet as dënohet. Do të jetë përherë e arritura më e madhe e popullit shqiptar të Kosovës. Do të jetë përherë krenaria e shqiptarëve të Kosovës”, ka shkruar Ramdani në rrjetin social, Facebook.

Kryetar i Malishevës, unë

0

RagipBegaj-IQPMRagip Begaj, kandidat për kryetar të Malishevës nga Iniciativa Qytetare për Malishevën (IQM), është shprehur i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit që ka shënuar kjo iniciativë në këtë komunë.

Begaj gjatë një bisede për “Epokën e re” ka thënë se ka pritur të fitojë pa balotazh. “Në bazë të analizave dhe takimeve me qytetarë, mund të them se kemi pritur të fitojmë më shumë vota. Megjithatë, rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit ka qenë i kënaqshëm.

Personalisht kam pritur se do ta fitojmë Malishevën pa balotazh. Sidoqoftë, ky rezultat është një fitore e madhe për IQM-në dhe qytetarët e Malishevës”, ka deklaruar Begaj. Në këtë kontekst, Begaj ka thënë se pa fije dyshimi pas 1 dhjetorit do të qeverisë me komunën e Malishevës.

“Pasi qytetarët më kanë përkrahur jam i bindur se për katër vjetët e ardhshëm do ta qeverisim Malishevën”, ka thënë Begaj, duke shtuar se në balotazh qytetarët e Malishevës do ta mposhtin Sali Morinën e LDK-së, i cili është në garë për të parin e kësaj komune.

“Qytetarët do ta mposhtin, jo unë. Qytetarët e Malishevës do ta japin besimin për IQM-në ashtu siç e kanë përkrahur fuqishëm në raundin e parë të zgjedhjeve”, është shprehur Begaj. Ai ka thënë se për raundin e dytë të zgjedhjeve nuk është duke menduar të lidhë koalicion me ndonjë parti politike.

Begaj ka bërë me dije se koalicionin për balotazh do ta bëjë me qytetarët e Malishevës. “Do të bëjmë koalicion me qytetarët e Malishevës. Pres përkrahje prej të gjithëve. Jam shumë i bindur se do të dalim edhe më të fuqishëm.

Njëherë nuk do ta kërkojmë përkrahjen e PDK-së. Nuk kemi shumë nevojë. Ata i kanë 25 për qind të votave dhe nuk kanë çka të na japin. Besoj se edhe me dashtë me u marrë vesh ata nuk mund të merren vesh mes vete”, ka thënë Begaj.

Adnan Abrashi – mbetet një shenjtor në gazetarinë shqiptare

0

GjokeDabajShkruan: Gjokë DABAJ

Adnani nuk ka qenë një gazetar që shkruante për interesa të vet. Nuk ka shkruar kurrë as edhe 1 rresht, as për të bërë emër, as për të vënë pasuri. Ka shkruar vetëm atë çfarë mendonte se duhet shkruar, në dobi të vendlindjes, Prizrenit të tij, prej të cilit s’u largua kurrë, në dobi të Kosovës, në dobi të krejt Atdheut tonë, ose edhe për interesa më të gjërë gjithnjerëzorë. Në këtë pikëpamje, Adnani mbetet një SHENJTOR në gazetarinë shqiptare. Një njeri i SHENJTË, pikërisht aty ku s’është lehtë të jesh i shenjtë!

Kur e kam takuar për herë të parë Adnan Abrashin, aq sa e kam ndier veten mirë që po njihesha me një njeri të tillë, aq më ka ardhur keq që s’e kisha njohur më parë. Ka qenë një i atillë burrë, që gjithkush do të dëshironte ta kishte mik. Fliste ngadalë dhe qetë. Nuk gabonte kurrë në të folur. Të gjithë ne të tjerët gabojmë, edhe në të folur, edhe në të vepruar. Ai nuk gabonte kurrë. Gjykimi i tij ishte i atillë, që i imponohej bashkëbiseduesit, për ta vlerësuar dhe për ta pranuar.

I kthjellët në shikimin e situatavet, me vëmendjen kryesore te interesi kombëtar i shqiptarëvet. I kthjellët në qëndrimin ndaj politikavet të botës rretherrotull, ndaj Kosovës, ndaj Republikës së Shqipërisë, të mëparshmes dhe të sotmes, i qartë në vlerësimin e figuravet tona historike, midis të cilavet edhe të Enver Hoxhës, vlerësim që, në vitet pas 1990-s, është gati sensacion ta hasësh gjëkundi.

* * *

Adnani nuk ka qenë një gazetar që shkruante për interesa të vet. Nuk ka shkruar kurrë as edhe 1 rresht, as për të bërë emër, as për të vënë pasuri. Ka shkruar vetëm atë çfarë mendonte se duhet shkruar, në dobi të vendlindjes, Prizrenit të tij, prej të cilit s’u largua kurrë, në dobi të Kosovës, në dobi të krejt Atdheut tonë, ose edhe për interesa më të gjërë gjithnjerëzorë. Në këtë pikëpamje, Adnani mbetet një SHENJTOR në gazetarinë shqiptare. Një njeri i SHENJTË, pikërisht aty ku s’është lehtë të jesh i shenjtë!

* * *

Një ditë, pata marrë vesh që ia kish arrestuar djalin policia e Prizrenit. “Djali im bëri detyrën që duhej ta bënte: Hoqi te Lidhja disa flamuj që s’kanë të bëjnë fare me Lidhjen.” Tha Adnani. “Policia zbatoi urdhërat që nuk duhej t’i zbatonte.” Fliste me ton aq të qetë, sa mund të mendoje se po flet për gjërat më të zakonshme e jo për të birin që e kish në burg, në një kohë kur Kosova quhej “e çliruar”.

* * *

Korrektësia, që shumë prej nesh e kemi të mangët, ka qenë një ndër vetitë më të çmuara të tijat. E gjetëm njëherë, Fadil Cukaj dhe unë, me ca thasë gëlqereje e bojrash, që i duheshin për të lyer shtëpinë. “Shko dhe mbaro punën!” I thamë. “Jo.” Tha ai. “E kemi lënë të takohemi në këtë orë. Lyerja e shtëpisë mund të presë.” Më pat rezervuar 2 intervista në “TV – Opinion” dhe i realizoi me një kujdes dhe mirësjellje për t’u admiruar. Nuk dija si ta falenderoja, në një kohë kur, televizione të tjerë, pa qenë i shumënjohur, ose i shumëpasur, as që ta hapin derën. As që denjojnë të përshëndesin.

* * *

E pat lexuar librin tim “Strategjia e shqiptarëvet” dhe e njihte platformën time mbi Përkujdesjen Gjithshqiptare. E pranonte si një alternativë të domosdoshme për Kombin tonë, në rrethanat aktuale historike, por e shihte tepër të vështirë për t’u realizuar. Ashtu siç janë, në të vërtetë, të gjitha punët e domosdoshme: Tepër të vështira.

* * *

Gazetaria jonë ka humbur shumë me Adnan Abrashin. Jo në bujë e në zhurmë, por në urtësi dhe në trajtim mençuror të temavet për të cilat kanë shumë nevojë ky vend e ky komb, të cilin shumëkush, edhe sot, po kërkon ta marrë nëpër këmbë. Tv Opinion ka humbur një nga drejtuesit, të cilin do ta ketë shumë vështirë për ta zëvendësuar. Në mos, të pamundur.

* * *

Në fund, ndoshta do të duhet të them edhe diçka që dhemb më shumë se një vdekje: Gazetaria shqiptare humbi një gazetar, të cilin, për së gjalli, s’i ka pasur kohën dhe vullnetin e duhur për ta vënë diku në ballë, por që do t’i bëjë shumë mirë, t’i njohë, t’i vlerësojë dhe t’i PËRVEHTËSOJË, pas vdekjes, veprën dhe virtytet e tij. Sa për mua, si person, tani e tutje, sa herë të shkoj në Prizren, do ta ndiej mungesën e bashkëbisedimit me Adnan Abrashin. Por edhe Prizreni, besoj, do ta ndiejë tani e tutje mungesën e fjalës së Adnanit.

“Heshtje”, fiton çmimin “Best short fiction” në Paris

0

Filmi-heshtjaFilmi i regjisorit kosovar Bekim Guri ka fituar çmimin kryesor në kategorinë fiction në festivalin “CineRail” në Francë. “Grand Prix CineRail” e ka fituar filmi gjerman “Zugperlen”.

Filmi “Heshtje” (Silence) i regjisorit dhe skenaristit Bekim Guri, ka fituar çmimin kryesor në kategorinë “Best short fiction” në kuadër të edicionit të 20-të të festivalit ndërkombëtar hekurudhor të filmit “CineRail” në Paris, transmeton KultPlus. Çmimin kryesor të festivalit “Grand Prix CineRail” e ka fituar filmi gjerman “Zugperlen” i realizuar nga Gregor Eppinger.

Filmi i regjisorit kosovar ka ngadhënjyer në konkurencë ndërkombëtare në mesin e 50-të filmave të shteteve të ndryshme që janë shfaqur në kategorinë fiction.Lajmin e ka bërë të ditur për KultPlus vetë regjisori Guri i cili gjendet në Paris.

Regjisori 30 vjeçar nga Kosova ka thënë për KultPlus se ky është një çmim shumë i rëndësishëm për të pasi është realizuar edhe synimi i tij për të lobuar për Kosovën duke pasqyruar të vërtetën e hidhur që ka përjetuar populli shqiptar gjatë luftës në Kosovë.

“CineRail” është ngjarje unike ndërkombëtare dedikuar filmave që trajtojnë temat që kanë të bëjnë me hekurudhat , stacionet hekurudhore , udhëtarët dhe personelin hekurudhor. Ky festival është themeluar në vitin 1990, dhe ka për qëllim që publikut të gjerë dhe profesionistëve tua paraqesë produksionet më të fundit nga e gjithë bota.

“Heshtje” trajton temën e luftës së fundit në Kosovë. Ngjarja zhvillohet në vitin 1999 dhe trajton deportimin e civilëve nga forcat paramilitare serbe. Në këtë katrahurë, babai duhet të zgjedh në mes jetës a vdekjes për ta mbrojtur vajzën e tij nga tmerri.

BekimGuri-Heshtje-Best short fictionNë këtë film luajnë aktorët: Bislim Muçaj, Fitore Broqi, Xhevdet Doda, Mevlud Osmanaj, Fisnik Syka, Vedat Haxhislami dhe Kushtrim Qerimi.

“Heshtje“ është film i metrazhit të shkurtër, nuk përmban dialog ndërsa është i xhiruar në teknikë filmike 35 mm. Ky projekt kinematografik më herët ka marr çmimin e publikut në festivalin ndërkombëtar të filmit në Tiranë ndërsa pritet të prezantohet edhe në festivalin e filmit të shkurtër që mbahet për herë të shtatë më 15-16 nëntor në Bazel të Zvicrës dhe që organizohet nga komuniteti shqiptar.

Hundëzakët, ilirë të harruar

0

HundezaketAty ku piqen Afganistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Kina, aty është Hundëza. Është një vend 2500 m mbi nivelin e detit dhe rrethohet me male 7 mijë metërshe të larta. Banorët janë arë-bërës(bujq), janë popull trupgjatë, me lëkurë të bardhë dhe mollëza të kuqe, shumica e tyre me sy të kaltër, të gjelbër dhe hiri, flokët e verdhë deri në ngjyrëkafe, gjë që i dallon nga afganët, tagjikët apo pakistanezët. Shumë prej tyre edhe leshkuq.

E quajnë veten hundëzakë, sepse lugina mes malesh ku jetojnë e ka formën e hundës. Gjuha e folur prej tyre është BURRUSHASKI (burrërishtja), gjuhë e cila nuk shkruhet.

Por kush janë realisht hundëzakët, ky popull i rrallë e i veçantë?

Fjala është për një mori ilirësh (e sot rreth 50 mijë sish) që kanë mbetur aty që nga koha e Lekës së Madh, nga koha e pushtimit të Mbretërisë së Persisë të Dariusit, fakte këto për të cilat pak flitet, që të mos themi aspak.

Andaj për të zgjuar debat e treguar rëndësinë e ’hundëzakëve’, preardhjen e tyre të përbashkët me atë shqiptare, është publicisti kosovarë Fahri Xharra, i cili po njofton opinionin përmes shkrimeve në media të ndryshme.

Gjatë një bisede për gazetën ’Zëri’, Xharra e quan fatkeqësi që sot historianët shqiptarë kanë lënë në harresë ’Hundëzakët’, i cili thotë se ’nëse duam të mbrojmë lashtësinë e historisë sonë e me këtë edhe të Lekës së Madh, atëherë ajo mbrohet te hundëzakët’.

E derisa vetë shqiptarët nuk mbrojnë lashtësinë e historisë së tyre, janë fqinjët tanë grekët, sllavo-maqedonasit që po bëjnë çmos për të përvetësuar ’hundëzakët’, për t’i thënë botës se hundëzakët kanë prejardhjen e tyre, tregon Xharra.

Propagandat greke, sllavo-maqedonase, kanë bërë që edhe vetë hundëzakët sot të mos e dinë të vërtetën mbi prejardhjen e tyre.

E këtë e tregojnë letrat që Xharra ka shkëmbyer direkt me ’hundëzakët’, ku një hundëzak i drejtohet atij :”I nderuar z. Xharra, unë jam Innan Ullah Baig nga lugina e Hunzës në Pakistan. Së fundi kam parë disa video ku familje në Maqedoni, deklarohen si hundëzakë me prejardhje maqedonase….. do doja të dija se cila është lidhja jonë me maqedonasit? shqiptarët? apo ilirët? Ne na mungojnë të dhëna mbi prejardhjen tonë”.

Si përfunduan ilirët në hundëzakë

Fahri Xharra e quan fat të madh që ende është gjallë një grup i vogël njerëzish pasardhës të drejtpërdrejtë të ushtarëve ilirë në pushtimet e mëdha të Aleksandrit të Madh, pra një mori ilirësh ( e sot rreth 50 mijë sish) që kanë mbetur aty që nga koha e Lekës së Madh, nga koha e pushtimit të Mbretërisë së Persisë të Dariusit.

Xharra tregon se vendi i hundëzakëve u quajt Qafirstan për shkak se nuk e pranuan islamizimin. (Qafirstan –vend i jobesimtarëve). ”Hundëzakët jetuan me mijëra vjet si paganë deri në fillim të shekullit XIX, deri sa Emiri Abdur Rrahman Khan i konvertoi qafirët në islam. (1895-1896)”, tregon Xharra.

Kështu, pas pushtimit të Emirit të Kabulit vendi u quajt Nuristan (Vend i Dritës), vazhdon më tej. ”Qafirstani ishte pushtuar shpesh edhe para Emirit dhe sigurisht që identiteti i tyre u degradua, ”priftat “ e tyre u vranë, qendrat fetare ishin djegur, të rinjtë ishin marrë me zor për ushtri, kurse vajzat për haremet e khanëve”, thotë ai.

Xharra tregon se për ta njohur më mirë historinë e ’hundëzakëve’, e kanë ndihmuar shumë udhëtimet që ai ka zhvilluar gjatë viteve 2004-2005 në vendet ku sot jeton ky popull.

Por përmend edhe të dhënat e historianit arvanitas Aristidh Kola, i cili në librin e tij ”Arvanitasit” shkruan se Aleksandri i Madh, ilir nga nëna e tij e kishte rritur ushtrinë e tij me ushtarë të zgjedhur ilirë, por pas vrasjes së Klitit nga ana e Lekës së Madh, atë periudhë e veçojmë se rreth 6 mijë ushtarë ilirë u ndanë nga ky i fundit dhe veçuan duke u pozicionuar të veçuar në Braktane derisa u përqendruan në Qafirstanin e sotëm.

Lufta sllave për të përvetësuar hundëzakët

”Është interesant që fqinjët tanë kanë guxim që të pathirrur të kërcejnë në dasmën tonë”, shprehet Xharra.

Ai tregon se si grekët me vite të tëra dërgojnë mësues, hapin shkolla greke dhe e bindin botën për prejardhjen e hundëzakëve si grekë, kurse sllavo-maqedonasit që nga viti 1996 dërgojnë linguistë sllavë në vendin e kalashëve për të gjetur vazhdimësi gjuhësore në mes gjuhës sllavo-maqedone dhe asaj burrerrishte.

Kurse ironia edhe më e madhe është ajo e vitit 2008 kur kryeministri i Fyromit, Gruevski thirri në vizitë princin hundëzakë Gacanfer Ali Khanin dhe princeshën Roni Atika, si pasardhës të Lekës së Madh e kjo vetëm për të treguar vazhdueshmërinë sllavo –maqedonase me hundëzakët(!)”, thotë Xharra.

”E derisa fqinjët tanë kanë guxim që të kërcejnë në dasmën tonë, ne shqiptarët dasmës sonë ia vëmë vellon e harresës dhe të mospërfilljes”, shprehet Xharra.

Një numër i madh i shqiptareve të të gjitha viseve tona përdite ballafaqohen me sllavomaqedonasit për origjinën e hundëzakeve, shton ai.

”Sllavo maqedonasit punojnë shumë në këtë drejtim. Nuk e di se ku po marrin mjete financiare për këto gjëra që nuk janë aspak të tyre. Por sidoqoftë po duket se ata kanë mbërritur që ta bindin edhe pricin e Nuristanit për prejardhjen sllave të Hundezakëve”, thotë më tej ai.

Për të treguar se si bëhet thirrje ndaj hundëzakëve për ta njohur si preardhje të tyre maqedoninë, Xharra citon maqedonasin Momcilo Stojanovcki, i cili thotë: ”Njerëz nga hunza, nëse keni dyshime mbi maqedonët, mos e dëgjoni as grekun, as bulgarin e as shqiptarin. Ajo që duhet bëni, është të shkoni dhe të pytni Mir Gazanfer dhe Rani Atika se çfarë kanë për t ju thënë mbi maqedonët. Mos bini pre e propaganduesve dhe armiqve të maqedonasve. Vetëm pyesni liderët tuaj, autoritetet tuaja, dhe hiqni dyshimet që keni. Dëgjoni zemrën tuaj dhe mos bini në nivelin e armiqve tanë”.

Xharra shton, se lufta e sotme mediatike është shumë e madhe, kush këndin e mund mediatikisht ai është fitimtari.

“Për Homerin si grek janë shkruar mbi 600 libra, për Aleksandrin e Madh si maqedonas i Greqise gjithashtu. Por çka bëjme ne shqiptarët. Sa jemi te interesuar për të vërtetën tonë historike”, shprehet ai.

Kontaktet me hundëzakë

Të humbur nga propagandat sllave, nga thirrjet e tilla sikur të maqedonasit Stojanovcki, vet hundëzakët kanë shprehur interesim që përfundimsisht të mësohet mbi preardhjen e tyre.

Vetë Xharra është kontaktuar nga disa prej tyre, nga faqe zyrtare si Humans of Hunza (Njerëzit e Hunzës), ku njëri prej tyre i prezantuar me emrin Innan Ullah Baig nga lugina e Hunzës në Pakistan, pasi i tregon për videot që ka parë në Maqedoni ku maqedonas thonë se janë hundëzakë me preardhje mbretërore hundëzake, ndër tjerash kërkon nga Xharra që të jetë pjesë e një konference ku do flitej për këtë çështje.

Një hundëzakë tjetër përmes një letre drejtuar po ashtu Xharrës thotë :” Ne nuk e dijmë se ku gjenden për momentin familjet tona mbretërore, nuk kemi dëshmi për momentin, megjithatë së fundi po shohim se si po bëhet publicitet në Maqedoni nga familje që veten e paraqesin hundëzake me preardhje maqedonase. Ndërkohë që ne nuk kemi njohuri për këto familje”.

Si dhe ku jetojnë sot hundëzakët

Hundëza është një regjion në Pakistan, aty ku kufiri është i përbashkët me Afganistantin, Pakistanin, Kinën dhe Taxhikistanin.
Është vend 2500 m mbi nivelin e detit dhe rrethohet me male 7 mijë metërshe të larta.

E veqanta është se po në këtë lartësi mbidetare e krejtësisht malore prodhohen perimet, pemët dhe drithërat e ndryshëm, aty prodhohen dhe jetohet prej patateve, fasules, grurit, elbit, shalqirit, rrushit, qershisë, mollës, dardhës, pjeshkës dhe kajsisë.

”Banorët janë arë-bërës(bujq) dhe e kanë krijuar sistemin e vet të vaditjes dhe kullimit, kanalet kulluese që quhen KULLSE. Ndërsa Mali i lartë i mbuluar me akullnaja quhet RAKAPOSHI (ra kah poshtë) e furnizon luginën me ujë të pijshëm”, tregon Xharra, ndërsa shton se banorët jetojnë në harmoni të plotë dhe kanë shëndet të mirë pa sëmundje të kohës janë të njohur në botë se rrojnë gjatë, deri në rreth 140 vjet.

”Një djali të lindur nëna i jep gjinj deri në tre vjet, kurse vajzës vetëm dy. Në Hundëzë nuk ka ndarje të çifteve të martuara. E quajnë veten hundëzakë, sepse lugina mes malesh ku jetojnë e ka formën e hundës. Gjuha e folur prej tyre është BURRUSHASKI (burrërrishtja), gjuhë e cila nuk shkruhet. Burrat veshin SHALVARE (shal-vare), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë KAMISHA”.

Është për tu cekur që hundëzakët edhe sot e kësaj dite e pinë verën e përzier me ujë, si të parët tanë ilirët, shton Xharra.

”Janë popull trupgjatë, me lëkurë të bardhë dhe mollëza të kuqe, shumica e tyre me sy të kaltër, të gjelbër dhe hiri, flokët e verdhë deri në ngjyrëkafe, shumë prej tyre edhe leshkuq”.

Ndërsa vallet e tyre shoqërohen nga tupanët, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë për dore në rreth. Në raste festash burrat veshin pelerinë leshi të quajtur çuka.

Në tetor është festa e vërës (pijeve alkoolike). Gratë nuk janë të mbuluara me perçe.

Festa më e rëndësishme është ajo e Vitit të Ri Diellor. Ky festim quhet NA UROSH. Në një ditë të vetme të dhjetorit kryhen të gjitha martesat e vitit.