9.8 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 8933

Goranët duan komunë në kuadër të Asociacionit serb

0

SafetKushi-goranGoranët kanë përkrahu ftesën e Qeverisë serbe për të dalë në zgjedhje dhe kanë fituar 70 për qind të votave në Gorë, njofton B92. Ata, sipas kësaj agjencie, duan ta formojnë komunën dhe të bëhen pjesë e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

“Imperativi kryesore për të dalë në zgjedhje ka qenë formimi i komunës së Gorës dhe hyrja në Bashkësinë e komunave serbe”, thuhet në kumtesën e Listës unike gorane kandidat i të cilës Safet Kushi (në foto) ka marrë më së shumti vota.

“70 për qind e votuesve na obligon të bëjmë çdo gjë që të realizojmë planet dhe premtimet tona. Nuk duam të hyjmë në komunën e Dragashit në të cilën shqiptarët janë shumicë dhe atje ne nuk mund të realizojmë as minimumin e të drejtave tona”, ka thënë Kushi i cili për realizimin e këtij synimi ka ftuar në ndihmë Beogradin, Brukselin dhe Prishtinën.

Muzikë jazz, nga Bostoni në Prishtinë

0

Attraction-jazzmusicErvin Dhimo që jeton në Boston të SHBA-ve me bendin e tij ka performuar në kuadër të festivalit “Prishtina Jazz Festival”. Ai ka thënë se emocionet e këtushme janë shumë të ngrohta, dhe, sipas tij ai me dëshirë do të vinte edhe në edicionet e tjera të këtij festivali.

Bassisti i njohur shqiptar, Ervin Dhimo bashkë me anëtarët e tij të grupit “Attraction”, Steve Hunt dhe Vancil Cooper, kanë performuar në natën e parafundit në “Prishtina Jazz Festival”, që po mbahet tash e sa mbrëmje në Teatrin “Oda”, në Prishtinë.
Para publikut të shumtë grupi “Attraction”, ka performuar pjesë origjinale të kompozuar nga vetë bassisti, Ervin Dhimo dhe pianisti, Steve Hunt i cili ekzektonte vepra të ndryshme të jazz-it në sint dhe piano, dhe po ashtu disa vepra nga grupi i famshëm muzikor “The Beatles”.

Bassisti Ervin Dhimo, ka theksuar për “KultPlus” se performanca e tij në edicionin e nëntë të “Prishtina Jazz Festival”, shënon ardhjen e tij të parë në Kosovë.

“Është një kënaqësi shumë e madhe, publiku në këtë mbrëmje ka qenë tejet i ngrohtë”, ka thënë Dhimo, i cili i është referuar edhe mbrëmjes paraprake të mbajtur në Prizren, ku kishte marrë emocione të veçanta.

Mirëpo, instrumentisti shqiptarë që ka marrë mundin nga Amerika të jetë pjesë e këtij festivali në Kosovë, nuk i ka kaluar ditët me shëtitje. Ai është angazhuar në aktivitete e në shkolla të ndryshme të Kosovës, duke ofruar muzikën të cilën edhe e zotëron.

“Me shumë dëshirë do të dëshiroja të isha pjesëmarrës edhe në shumë edicione të tjera të këtij festivali”, ka thënë ai.
Kurse, Drita Dhimo e ëma e Ervin Dhimos, e cila së bashku me burrin e saj ishin të pranishëm në këtë mbrëmje për ta përcjellë performancën e djalit të tyre dhe të shokëve të tij, dha një mesazh se muzika jazz është muzikë e mendimit të lirë.

“Performanca e natës së sotme m’u duk e shkëlqyer. Një performancë të tillë nga ky grup, kam pasur rastin ta dëgjoj edhe mbrëmë në Prizren. Po ashtu edhe në festivalin kushtuar jazz-it në Tiranë, kanë qenë të mahnitshëm”, ka thënë ajo, duke zbuluar edhe një detaj për këtë grup, se kudo që performon, ofron program të ndryshëm dedikuar muzikës jazz.

Përndryshe, bassisti shqiptar i cili jeton në Boston të SHBA-së, Ervin Dhimo është lindur në Tiranë, në vitin 1972. Ai në vitin 1998 u diplomua nga Ervin Nakas Konservatorin dhe mori një bursë nga Berklee College of Music në Boston, të qytetit Massachusetts të SHBA-së. Pas kësaj bassisti Dhimo pati influencë të madhe në zonën e New England ku më pas ka performuar së bashku me muzikantë e tjerë të talentuar të muzikës jazz siç janë: Bruce Bartlett, Steve Hunt, Bob Gulloti, Herman Jonhson, Pat Loomis, Frank Willkins, Luani Genovese, Steve Langone, Hudgins dhe shumë të tjerë.

Festivali kushtuar muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” sonte, duke filluar nga ora 21:00, me performancën e Visar Kuqit, së bashku me trion e tij të titulluar “Jazzkos”.

“Haraçi”, filmi më i ri i Halil Budakovës (Video)

0

HalilBudakova-HaraciHalil Budakova vjen për publikun kosovar me filmin e tij më të ri “ Haraçi”.

Ky film është realizuar nga SB Film Kosova dhe është xhiruar në mjedise të ndryshme të Kosovës.Në këtë projekt kinematografik luajnë edhe aktorët e njohur kosovarë: Enver Petrovci, Çun Lajçi, Adem Zhitopotoku, etj.

Filmi është i zhanrit aksion dhe trajton fenomenin tashmë të njohur të haraçit në Kosovë, grabitjes si dhe shantazhit me para.

Në bazë të trilerit të këtij projekti kinematografik shihen skena të dhunës, vrasjeve si dhe sekuenca mjaftë dramatike në situata të ndryshme ku janë të përfshirë protagonistët e këtij filmi i cili përfundon me vrasjen e personazhit të cilin e luan Halil Budakova.

Premiera e filmit do të shfaqet më 17 nëntor në Kinemanë “ABC” në Prishtinë. Ndërsa prej datës 18-të do të shfaqet në termine të rregullta prej orës 18:00 dhe 20:00.

Këshilli i fortë i Universitetit të Prizrenit

0

UPZ-objektiAbdullah Zejnullahu, kryesues i këshillit drejtues në Universitetin e Prizrenit, Ramadan Muja zv/kryesues i Këshillit dhe njëherësh kryetar i Komunës së Prizrenit si edhe sekretarja e këtij këshilli Selvie Halimi ka gati tre vjet që qëndrojnë në pozitat e tyre. Zejnullahu, Muja dhe Halimi janë emëruar në këto pozita në muajin maj të vitit 2011, kurse statuti i Universitetit të Prizrenit, në nenin 19, pika 1 precizon se kryesuesi i Këshillit Drejtues duhet të ndërrohet çdo vit.

“Këshilli drejtues çdo vit zgjedh kryesuesin dhe zv/kryesuesin prej anëtarëve të vetë të cilët nuk janë punonjës të institucionit”, thuhet në dokumentin udhërrëfyes të këtij institucioni të arsimit të lartë, shkruan Tribuna. Ndërsa, pozita e sekretarit nuk parashihet askund në organogramin e UPZ-së e as nuk përmendet fare në statutin e UPZ-së.

Ramadan Muja, udhëheqës i Komunës së Prizrenit, është nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kurse Selvie Halimi është këshilltare e ministrit Ramë Buja. Brenda UPZ-së thonë se këta persona janë duke qëndruar në postet e tyre falë lidhjeve të forta që kanë me pushtetin. Për këtë çështje, burimet e gazetës thonë se as anëtarët e Këshillit nuk kanë mundur të marrin vendim për shkarkimin e tyre.

Demokracia shitet në pazar

0

Zgjedhjet-ksVlerësimi pozitiv për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 3 nëntorit, që u mbështet dhe nga përfaqësues ndërkombëtar të akredituar në vend, e jashtë tij, rrezikohet nga akuzat e partive politike ndaj njëra-tjetrës për blerje e shitje të votave. Akuza për manipulim me votën ka dërguar në prokurori tre nga kandidatët për kryetar të komunave, ndërsa akuzat për pazare të demokracisë po vazhdojnë gjithandej, shkruan Zëri.

Për akuzë të vjedhjes së votave, të premten në prokurori ka qëndruar dhe kandidati për kryetar të Shtimes, Isuf Musliu, derisa një ditë më parë nga prokuroria u mor në pyetje edhe kandidati nga PDK-ja për Gjilanin Qemajl Mustafa, si dhe Agim Bahtiri, kandidat i AKR-së për kryetar të Mitrovicës.

Një akuzë e tillë, është bërë dhe kandidati i Lëvizjes për Bashkim në komunën e Podujevës, Nexhat Llumnica. Në një postim të tij në “YouTube”, ai dëgjohet duke biseduar me një qytetarë të komunitetit ashkali, të cilit ia kërkon votën për kandidatin për asamble komunale nga ky komunitet në listën e LB-së. Mirëpo, bashkëbiseduesi i bënë të ditur se votën e ka në shtije dhe çmimi kap vlerën e 20 eurove.

Ndërsa, të premten një denoncim të blerjes së votës e ka bërë përmes një konference për media edhe Lëvizja Vetëvendosje. Përfaqësues të kësaj lëvizjeje kanë thënë se në Kosovë ka ndodhur “Blerja industriale e votës”. Zyrtarë të lartë të VV-së kanë deklaruar se kanë arritur të ndalin manipulimin që ka ndodhur në vitin 2010, por ajo të cilën nuk kanë arritur të ndalin është blerja e votës.

SHBA dhe UNESCO

0

UNESCONdikimi amerikan në kulturë, shkencë dhe arsim në botë mori një goditje të fortë të premten, pasi Shtetet e Bashkuara automatikisht humbën të drejtën e votës në UNESCO pasi kaloi afati i fundit për të shlyer detyrimet e tyre financiare ndaj kësaj agjencie.

Shtetet e Bashkuara nuk i kanë paguar detyrimet e tyre ndaj agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencës, me seli në Paris, në shenjë proteste ndaj vendimit të UNESCO-s për të përfshirë Palestinën si anëtare të organizatës në vitin 2011.

Sipas rregullave të UNESCO-s, Shtetet e Bashkuara kishin afat deri dje në mëngjes për të rifilluar pagesat, ose do të humbisnin automatikisht votën e tyre.

Izraeli pezulloi pagimin e detyrimeve në të njëjtën kohë.

Ambasadori i Izraelit në UNESCO, Nimrod Barkan, tha sot se vendi i tij po ndiqte shembullin amerikan, duke kundërshtuar “politizimin e organizimit ndërkombëtar nëpërmjet pranimit të shteteve jo-ekzistuese si vende anëtare.”

“Ne besojmë se kjo e shndërron UNESCO-n nga një organizatë shkence, në një organizatë për fantazira shkencore, dhe ne besojmë se kjo është e dëmshme për fatin e kësaj organizate dhe të tjerave nëse bëjnë të njëjtën gjë”, transmeton VOA.

Ambasadoi palestinez në UNESCO-s, Elias Sanbar tha se ai nuk mendon se Shtetet e Bashkuara duhet të largohen nga UNESCO për shkak të Palestinës.

“Ne nuk mendojmë se Shtetet e Bashkuara duhet të largohen nga UNESCO sepse, pikë së pari, UNESCO nuk është vetëm Palestina, por shumë gjëra të tjera. Ne shpresojmë shumë sinqerisht që Shtetet e Bashkuara do të rikthehen dhe të luajnë rolin e tyre si më parë”.

Tensionet në UNESCO kanë shkaktuar kritika të reja ndaj ligjeve amerikane të cilat detyrojnë një ndalim automatik të financimeve për çdo organizatë të OKB-së që pranon Palestinën si vend anëtar.

Pezullimi i kontributeve të Shteteve të Bashkuara, të cilat përbëjnë 80 milionë dollarë në vit, ose sa 22 për qind të buxhetit të përgjithshëm të UNESCO-s, e çoi organizatën në prag të një krize financiare dhe e detyroi atë të shkurtonte gjatë dy viteve të fundit nisma të drejtuaranga amerikanë si arsimimi për Holokaustin dhe hulumtime rreth cunameve.

Shtetet e Bashkuara po grumbullojnë një borxh prej rreth 220 mijë dollarësh në ditë, në se do të vendosin në një të ardhme të rikthehen në UNESCO dhe të rifitojë të drejtën e votës.

Kjo ka shkaktuar shumë shqetësime në Uashington se Shtetet e Bashkuara janë drejt shndërrimit në një anëtar të dobët të UNESCO-s, duke humbur zërin rreth programeve ndërkombëtare që luftojnë ekstremizmin nëpërmjet edukimit, dhe promovimit të barazisë gjinore dhe lirisë së shtypit.

Disa frikësohen se një prani më e dobët e Shteteve të Bashkuara në UNESCO do të shtojë një ndjenjë anti -izraelite brenda UNESCO-s, ku kritikat ndaj Izraelit të drejtuara nga vendet arabe për arsye territoriale kanë qenë prej kohësh një çështje e hapur.

UNESCO mund të jetë më e njohur për programin e saj për të mbrojtur kulturat e botës nëpërmjet faqet e saj të trashëgimisë, të cilat përfshijnë Statujën e Lirisë dhe Timbuktunë e Malit.

Por misioni kryesor i organizatës, i krijuar nga Shtetet e Bashkuara, një nga bashkë –themeluesit e saj në vitin 1946, ishte që të jetë një organizatë anti-ekstremiste.

Sot, UENSCO prek çështje të politikës së jashtme si mundësia e përdorimit të ujit të pastër, mësimi i leximit për vajzave, punon për të eliminuar varfërinë, mbështet lirinë e shprehjes dhe i inkurajon njerëzit të mendojnë në mënyrë krijuese për t’i rezistuar ekstremizmit të dhunshëm.

Disa janë të shqetësuar se ky dështim është vetëm maja e ajsbergut, dhe mund të ketë pasoja edhe më të rënda, nëse Palestina bëhet anëtare e organizatave të tjera si Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Rezultatet e 3 nëntorit publikohen javën e ardhshme

0

Zgjedhjet lokale2013Rezultatet e votimit për kryetar dhe për këshilltarë të komunave pritet të publikohen në fillim të javës së ardhshme, kanë bërë të ditur në Komisionin Qëndror Zgjedhor.

Do të dihen edhe votat për kandidatët për kryetar të Zubin Potokut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Komunës Veriore të Mitrovicës, me përjashtim të tri qendrave të votimit ku do të rivotohet me 17 nëntor.

“Besoj se të hënën e ardhshme KQZ-ja do t’i publikojë rezultatet përfundimtare për kryetar komunash, duke përfshirë edhe Zubin Potokun, Leposaviçin dhe Zveçanin, por duke përjashtuar tri qendrat në veri., ku do të përsëriten zgjedhjet”, ka deklaruar anëtari i KQZ-së, Florian Dushi, shkruan Koha Ditore.

Pjesën e rezultateve do të jenë edhe votat me kusht dhe ato me postë.

Neruda nuk është helmuar nga Pinocheti

0

NerudaEkspertët e forenzikës, të cilët kanë ekzaminuar eshtrat e poetit kilian, Pablo Neruda, nuk kanë gjetur prova se ai është helmuar nga regjimi ushtarak i Augusto Pinochetit, 40 vjet më parë.

Raporti, i publikuar të premten nga ekspertë të Kilit dhe ndërkombëtarë, thekson se hetimet e vdekjes së Nerudës “nuk kanë gjetur prova të agjentëve kimikë”, transmeton BW.

Neruda ka vdekur në vitin 1973, shumë shpejt pasi një grusht-shtet ushtarak ka sjellë Pinochetin në pushtet.

Ai ka vdekur në një spital ushtarak të Santiagos, ku është trajtuar nga kanceri i prostatës.

Eshtrat e tij janë zhvarrosur në prill, pas akuzave se ai është helmuar nga agjentët e Pinochetit.

Neruda ka qenë i njohur për poemat e tij të dashurisë dhe për pikëpamjet e tij komuniste.

Ai ka fituar Çmimin Noberl për Letërsi në vitin 1971.

Irinej: Më mirë Kosovën, se Evropën

0

Irinej-patriarku serbKreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, ka thënë se Serbia nuk mund të heqë dorë nga Kosova, edhe nëse ajo është çmim për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Nëse çmimi i hyrjes në BE është shkëputja e Kosovës, atëherë Evropës i themi faleminderit. Ne me më qef do të mbetemi vetëm, pa Evropën, por me Kosovën tonë”, ka thënë Irinej, raportojnë mediat serbe.

“Nëse tre shekuj kemi mundur të jetojmë bashkë me shqiptarë, përse nuk mundemi edhe sot”, ka thënë ai.

Irinej i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të lejojë refugjatët serbë të kthehen në Kosovë”.

Nëndega e PDK-së në Gucat, rishuhet në IQPM

0

PDK-logo8-07Nëndega e PDK-së në fshatin Guncat të Malishevës, është shuar për të dytën herë në IQPM. Shuarjen e kësaj nëndege e kanë konfirmuar të premten ish-anëtarët e Kryesisë, Esat Zabelaj, Ragip Sopaj dhe Sherif Stolliqi.

“Nëndega e PDK-së në fshatin Guncat, sot është shuar për herë te dytë pasi që e njëjta nëndegë është shuar para dy muajve dhe është formuar nëndega e re. Tani e gjitha struktura e kësaj nëndege ka kaluar në Iniciativën Qytetare Për Malishevën”, thuhet në komunikatën për media të IQPM-së. /PrizrenPress.com/