12.6 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 8934

Vazhdojmë rrugën politike

0

IsniKilaj-malishevaShkruan: Isni Kilaj

Të nderuar bashkëqytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës!

Duke qenë në vazhdimësi të procesit zgjedhorë për zgjedhjet lokale 2013, ju informojmë se Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, vazhdon të qëndrojë mëshumë se kurrë e konsoliduar dhe stabile në veprimtarinë e saj politike, dhe nëangazhimin e saj në procesin zgjedhorë.

Ne si Parti Demokratike e Kosovës shprehim falenderimin më të përzemërt për të gjithë qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët tanë, të cilët dëshmuan përkushtimin dhe përkrahjen për PDK-ën, e cila i përfaqësoj më shumë se 10 vjet dhe do të i përfaqësojë edhe në ta ardhmen me kompetencë të lartë.
Ne iu garantojmë se PDK në Malishevë është më se e fuqishme dhe pavarësisht rezultatit të deritanishëm do të vazhdojmë rrugëtimin tonë politik, që Malisheva të ruaj lidhjen e saj me objekivat strategjik me qeverinë e Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës dhe kryeminsitri z. Hashim Thaçi.

PDK në Malishevë ka dëshmuar përgjegjësi të larta në ushtrimin e përgjegjësive institucionale duke i dhuruar komunës sonë më shumë se 10 vjet qeverisje efektive, dhe ka qenë shembull i qeverisjes në realizimin e objektivave demokratike dhe shoqërore për të gjithë qytetarët e komunës sonë.

Gjatë fushatës zgjedhore të deritanishme kemi treguar veprimtari politike e cila ishte e dinjitetshme, demokratike dhe reflektim i vlerave të mirëfillta qytetare. Rezultati i tanishëm është jo në përputhje me të arriturat dhe sukseset që PDK-ja , në qeverisje i ka dhënë për qytetarët e komunës sonë. Projektet e realizuara dhe ato që janë në realizim e sipër e kanë ndryshuar jetën e qytetarëve tanë për të mirë, duke u bërë shembull i arritjes së premtimeve në zgjedhjet e fundit të vitit 2009.Po ashtu premtuam dhe vazhdojmë të garantojmë, se premtimet tona do të i realizojmë dhe mbajmë çdo herë, dhe kemi premtimet e qëndrueshme edhe nga lidershipi i PDK-ës në qendër, për shumë projekte për komunën tonë.

Ne gjatë fushatës zgjedhore paraqitëm vlera cilësore të konkurrencës demokratike, e të pluralizmit politik, dhe vazhdojmë të besojmë se, do të arrijmë dhe jemi pjesë e konkurrencës më të mirë politike e demokratike për të gjithë qytetarët e komunës sonë.Partia Demokratike e Kosovës është subjekt politik, që u lind në Malishevë dhe do të vazhdojë me fitoren e saj, në përfaqësimin politik dhe demokratik për qytetarët e komunës sonë.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve , anëtarëve dhe simpatizantëve tanë, që të vazhdojnë të besojnë në Partinë Demokratike të Kosovës, e cila do të i përfaqësoj me dinjitet dhe fitore, ashtu siç i ka përfaqësuar deri më tani, që komuna e jonë të jetë vërtet Evropiane dhe model i qeverisjes së mirë dhe demokratike.

Dega e PDK-ës në Malishevë është më shumë se kurrë e qëndrueshme dhe do të jemi në pritje të shpalljes së rezultateve përfundimtare në këtë fazë të procesit zgjedhorë. Për hapat tonë të mëtutjeshëm rreth angazhimit tonë në procesin zgjedhorë do të njoftoheni me kohë.

 

Veteranët e UÇK-së: Ngritja e aktakuzës, tentim për t’i goditur bartësit e luftës

0

UCK-rreshtOrganizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të prokurorit të EULEX-it, për ngritje të aktakuzës ndaj disa ish-komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së, i njohur si rasti, Grupi i Drenicës.

“Ngritja e aktakuzës kundër bashkëluftëtareve tonë të ZO të Drenicës, argumenton tentimin e vazhdueshëm të EULEX-it për të goditur bartësit e luftës çlirimtare. Persekutimi i vazhdueshëm i luftëtarëve të lirisë nga EULEX, në fakt ka argumentuar se këta kanë vetëm një detyrë në Kosovë: njollosjen e luftës çlirimtare të kombit shqiptar në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për të nxjerr përfituese Serbinë dhe bashkëpunëtorët e saj të shumtë në Kosovë”, thuhet në reagim.

Sipas veteranëve, aktakuza e ngritur kundër luftëtarëve të orëve të para të UÇK-së, bashkëluftëtarëve të Komandantit Legjendar Adem Jashari, prek vet lirinë dhe themelet e shtetit të Kosovës. Ata konsiderojnë se EULEX nuk është i interesuar aspak për drejtësinë, mori hapin e gabuar të radhës, për të kënaqur apetitet e Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të regjimit të Milosevicit.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kërkon që të ndërpriten këto procese të montuara politike dhe që luftëtarët e UÇK-së të lirohen menjëherë.

Siç dihet, sot prokurori italian, Maurizio Salustro, ka ngritur aktakuzë kundër Sami Lushtakut, kryetar i Skenderajt, Sabit Geci dhe Sahit Jashari, të cilët akuzohen për vrasje; ambasadorit Sylejman Selimi, Hysni Thaçit, Zeqir e Jahir Demakut, të cilët akuzohen për tortura në një burg të supozuar të UÇK-së në Likoc të Drenicës.

Pse deshën të vetëdigjen dy persona para MPMS-së

0

DuamPunePas tentimit të vet-djegies së dy qytetarëve para MPMS-së, me qëllim të njoftimit real dhe objektiv të opinionit, MPMS përmes këtij njoftimi sqaron opinionin se në fillim të muajit prill (02.04.2013) ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me KEK-un për ngritjen e shkallës së punësimit, zhvillimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit.

Ky memorandum ka pasur për qëllim punësimin e një kontingjenti të caktuar të punëkërkuesve të regjistruar në zyrat e punësimit si të papunë, në KEK.

Po ashtu në këtë memorandum janë paraparë edhe kriteret për përzgjedhjen e punëkërkuesve, ku pos tjerash kriter është edhe mosha nën 40 vjeçare, duhet të jenë shfrytëzues të ndihmave sociale, gjithashtu duhet të jenë të regjistruar në zyrat e punësimit si punëkërkues.

Konform këtij memorandumi edhe është bërë shpallja publike në zyrat e punësimit, që gravitojnë në rrethinën e KEK-ut, siç janë Prishtina, Besiana, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica, Vushtrria dhe Skenderaj.

Pas pranimit të aplikacioneve, komisioni i përbashkët i MPMS dhe KEK ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve në zyrat e punësimit dhe ka përzgjedh fillimisht të gjithë kandidatët që i kanë plotësuar kriteret e parapara sipas memorandumit të lartcekur. Në intervistë janë ftuar të gjithë aplikuesit.

Pas zhvillimit të intervistave me kandidatët aplikues, komisioni ka përzgjedhur 120 kandidatë të cilët i kanë plotësuar kriteret e parapara në memorandum.

Në mesin e të ftuarve në intervistë kanë qenë edhe këta dy qytetarë, që tentojnë të vet-digjen para MPMS-së. Këta persona nuk e kanë plotësuar kriterin e pikës V/1.3, që do të thotë se janë mbi moshën 40 vjeçare. Që të dy këta persona vazhdojnë në kontinuitet të jenë shfrytëzues të ndihmave sociale.

Komisioni intervistues gjatë intervistimit ka pasur kujdes se ata që do të pranohen të jenë fizikisht shumë të aftë për shkak të specifikave delikate të punës në KEK (lartësia ku do të zhvillohen punët, ambienti tejet i ndotur me pluhur, puna ekskluzivisht fizike etj), ku në mesin e shumë aplikuesve që nuk i kanë plotësuar këto kritere janë edhe këta dy persona.

MPMS-ja, lidhur me këtë rast, jane respektuar te gjitha procedurat Ljigjore dhe procedurale. /PrizrenPress.com/

Ambasadorët e Quint –it dhe përfaqësuesi i BE-së vlerësojnë zgjedhjet

0

Thaci-Quint-BEKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët e vendeve të Quintit, dhe përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në një takim të përbashkët ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë dhe përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, me të cilët bisedoi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, me theks të veçantë për procesin zgjedhor të 3 nëntorit.

Kryeministri i njoftoi ambasadorët dhe përfaqësuesin e BE-së për procesin zgjedhor i cili u zhvillua në një frymë fer, të lirë dhe demokratike, dhe shtoi se Kosova në këto zgjedhje kaloi testin evropian.

Me këtë rast kryeministri Thaçi falënderoi përfaqësuesit e vendeve të Quint-it dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës, në të gjitha proceset e rëndësishme.

Në vazhdimësi të procesit zgjedhor, që do të zhvillohet me 1 dhjetor kryeministri Thaçi u shpreh i bindur që edhe kësaj radhe Kosova do ta përmbyll me sukses testin e demokracisë, duke zhvilluar zgjedhje të lira, transparente dhe demokratike.

Ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, e vlerësuan përkushtimin e kryeministrit dhe të Qeverisë së Kosovës, për një organizim të mirë të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit dhe më këtë rast vlerësuan se Kosova me këto zgjedhje ka bërë një hap përpara në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike./PrizrenPress.com/

Produktet e “DokuFest-it” edhe në Zvicër

0

Dokufest-kinemajaGjashtë filma me tematikë shqiptare që janë prezantuar në “DokuFest” do të shfaqen para qytetarëve të Gjenevës, Bazelit dhe Churit gjatë ditëve të ardhshme qytetarët e Zvicrës do të kenë mundësinë, që në kuadër të festivalit “Culturescapes”që ka filluar nga 18 tetori dhe do të zgjasë deri më 13 dhjetor, t’i shohin dhe gjashtë filma me tematikë shqiptare, që janë prezantuan në festivalin më të madh të filmit në Kosovë “DokuFest’.

Në këtë program janë përfshirë filmat: “Balkan Xpress” nga Baris Karamuço, “Kaseta e Dasmës” nga Ariel Shaban, pastaj filmi “Kolona” nga Ujkan Hysaj, “She Comes in Spring” nga Antoneta Kastrati, “Zibidi” nga Nart Zeqiraj si dhe “Nusja Jonë” nga Yll Çitaku dhe Nita Deda, transmeton albinfo njoftimin.

Filmat janë paraparë të shfaqen në tri lokacione në Gjenevë, në Bazel dhe në Chur.

Menaxherja e komunikimit në kuadër të “DokuFest-it”, Nita Deda, do të prezantoj aktivitetet e festivalit, rritjen e tij si dhe planet e së ardhmes, raporton “Zëri”.

Prezantimi siç është njoftuar do të përcillet me shfaqjen e një programi të punuar nga drejtori artistik i “DokuFest”, Veton Nurkollari.

“DokuFest” është ngjarja më e madhe e artit filmik në Kosovë, e cila ka kateter ndërkombëtar, ndërsa tradicionalisht mbahet në Prizren në pjesën e dytë të muajit gusht. Sivjet “Dokufest” ka sjell në skenë rreth 250 filma, prej të cilëve 106 në programin garues.

“Culturascapes”, ndërkaq është festival i përvitshëm që mbahet në Zvicër dhe i cili fokusohet në rajone të cilat definohen nga një histori dhe kulturë e përbashkët, ndërsa fokusi i festivalit këtë vit është kultura nga Ballkani.

Artistë nga të gjitha sferat, përfshirë filmin, artin, letërsinë, muzikën, vallëzimin dhe teatrin nga Ballkani do të shihen në ekspozita, filma, teatër dhe koncerte.

Festivali zgjat tetë javë ndërsa afërsisht 240 aktivitete ngjarje kulturore do të organizohen në Bazel dhe në lokacione tjera në Zvicër dhe 80 aktivitetet tjera do të organizohen në Ballkan.

VV: “Treni Bullgar” në Prizren

0

DardanMulliqaj-ValdrinAhmetLëvizja Vetëvendosje ka shpalosur sot manipulimet me votën e qytetarëve, që sipas tyre kanë ndodhur në ditën e votimit në shumë qendra të votimit në Kosovë. Sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes, rasti më i rëndë ka ndodhur në komunën e Prizrenit. Në një konferencë për media ata nuk kanë specifikuar nëse do të lidhin koalicion me ndonjë parti tjetër në balotazh.

Manipulimi i votave, apo “Treni Bullgar”, lehtëson blerjen e votës përmes të cilës ata që i nxjerrin fletëvotimet jashtë, i plotësojnë ato, ua japin personave të cilëve ua blejnë votën dhe i kërkojnë që ato fletëvotime t’i fusin brenda, ndërsa fletëvotimet e rregullta t’i nxjerrin jashtë dhe kështu ato të përsëriten tek personat e tjerë. Në një konferencë për media zyrtarë të VV kanë shpalosur manipulimet që janë bërë me votën e qytetarëve në ditën e zgjedhjeve në shumë qendra të votimit në Kosovë. Valdrin Ahmeti nga departamenti i mbrojtjes së votës, tha se Prizreni mbetet komuna më flagrante e vjedhjes së votave.

Ndërsa shefi i shtabit zgjedhor të Vetëvendosjes, Dardan Moqlliaj tha se këtë herë ka pasur shumë më shumë blerje të votës.

Molliqaj ka thënë se komisionarët dhe vëzhguesit e VV do ta mbrojnë vjedhjen dhe blerjen e votës, por që nuk kanë analizuar se për cilin subjekt politik kanë ndodhur këto manipulime. Molliqaj nuk ka specifikuar nëse do të ketë koalicione me ndonjë subjekt politik, në raundin e dyte të zgjedhjeve komunale.

Krasniqi në Forumin Ndërkombëtar ‘Peace and Sport’

0

Ministri Krasniqi-Peace and SportMinistri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka folur në sesionin kryesor të Forumit Ndërkombëtar ‘Peace and Sport’ 2013 që po mbahet në Monako, nën patronatin e Princit Albert II.Ai ka qenë në panel bashkë me ministrin e Sportit të Gjeorgjisë, Levan Kipiani, ambasadorin për Diplomaci Publike të Koresë së Jugut, Young Sam Ma, si dhe sekretarit të EPAS-s, Stanislas Frossard.

Temë diskutimi, ku edhe pjesëmarrësit e shumtë kanë shtruar pyetje ka qenë roli qeverisë në ndërlidhjen mes sportit dhe paqes.

Në fjalën e tij ministri Krasniqi ka folur për sfidat në të cilat ka kaluar komuniteti sportiv në Kosovë, qysh nga vitet 90’ e po ashtu edhe sot.

Ai tha se në Kosovë sportistët dhe i gjithë populli në vitet 90, për shkak të situatës politike kanë ndërtuar një sistem paralel, me organizim të klubeve dhe federatave.

“Kjo është bërë edhe përkundër mungesës së madhe të kushteve”, ka thënë ai, transmeton Koha.

“Ka qenë ëndërr e të gjithëve që pas përfundimit të luftës sportistët do të kenë mundësi të barabartë si gjithë sportistët në botë, por kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë Ministri Krasniqi.

Ai ka përmendur tre, nga shumë shembuj, se si sportistë nga Kosova, për shkak të izolimit, po luajnë në skuadra të ndryshme të botës dhe po tregojnë sukses të jashtëzakonshëm, njofton kumtesa nga Ministria e Kulturës.

“Kur para disa javësh u zhvillua ndeshja Shqipëri- Zvicër, shumica e futbollistëve ishin nga Kosova në të dyja skuadrat. Në Kampionatin Europian U-18, lojtari më i mirë i Turqisë ishte i riu nga Prishtina, Kenan Spahiu. E mbi të gjitha xhudistja jonë, që në Londër nuk u la të garojë nën flamurin e Kosovës dhe as si atlete e pavarur, sivjet i solli medaljen e parë Kosovës, duke u bërë kampione e botës në kategorinë e saj”, ka përmendur ministri.

Ai tha se politika duhet të jetë e ndërlidhur me sportin, por në asnjë mënyrë të interferojë. “Ndërlidhja është e dobishme në funksion të zhvillimit, por jo edhe interferimi. Në rastin tonë ne kërkojmë që politika të bëjë hiç më pak se një gjest njerëzor, të mos pengojë sportistët tanë që të jenë të barabartë me sportistët nga e mbarë bota”, ka shtuar ai.

Sipas Ministrit Krasniqi paqja nuk nënkupton vetëm mungesën e konfliktit, por ajo duhet të ketë lirinë, demokracinë dhe zhvillimin.

Në margjina të Forumit, Ministri Krasniqi është takuar me shumë përfaqësues të federatave ndërkombëtare, me zyrtarë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, zyrtarë nga qeveri të ndryshme të botës. Një takim ka pasur edhe me zyrtarë të FIFA-s, nga të cilët ka kërkuar që të konkretizohen hapat për lejimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare për Kosovën.

Rrihet për spital rajotari i pyjeve në Prizren

0

Rojtari pyjeveNjë dëmtues i pyjeve ka sulmuar fizikisht rojtarin e Njësisë së Pyjeve në Prizren. Sulmi ka ndodhur në vendin e quajtur “Koretniku”.

Përgjegjësi i Njësisë së Pyjeve në Prizren, Izet Osmanaj tha se sulmuesi i rojtarit është recidivist i dëmtimit të pyjeve.

“Rojtari kur është sulmuar ka qenë në vendin e tij të punës”, tregon Osmanaj për “PrizrenPress”.

Sipas tij, rojtari pasi e ka zënë sulmuesin duke dëmtuar pyllin, nga ai ka kërkuar të gjitha dokumentacionet e identiteti të tij.

”Rojtari fillimisht ia ka kërkuar shënimet e tij, mirëpo, dëmtuesi përveç që nuk ia ka dhënë shënimet e tij, ka filluar ta sulmojë fizikisht”.

Osmanaj tregon se për shkak të lëndimeve që ka marrë, rojtari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Spitalore në Prizren. ”Rojtari ka marrë disa lëndime trupore, prandaj është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit”. /PrizrenPress.com/

Investimet ilegale në Urën e Gurit dhe Arastës

0

Ura e gurit ne prizrenOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka hulumtuar çështjen e intervenimeve të fundit që janë bërë në ndriçimin e Urës së Gurit dhe riparimin dhe ndriçimin e Urës së Arastës, që të dyja në Qendrën Historike të Prizrenit.

Valon Xhabali, koordinator i Programit të Trashëgimisë Kulturore, tha se në bazë të informatës së pranuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor intervenimet në këto dy ura janë bërë pa lejen paraprake të këtij dikasteri. “Shërbimi i këtij organi ju informon se sa i përket kërkesës së OJQ-së “EC Ma Ndryshe”, rreth ndriçimit të Urës së Gurit dhe Urës së Arastës nuk është bërë asnjë kërkesë për leje ndërtimi në DUPH. Nuk posedojnë leje ndërtimi”, thuhet në shkresën e DUPH-së.

Ndërsa Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Historike të Prizrenit ka konfirmuar se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për pëlqim për intervenim në urat e përmendura dhe si rrjedhojë as nuk ka lëshuar ndonjë pëlqim.

Xhabali tha se monitoruesit e organizatës kanë kërkuar sqarime edhe nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, përfaqësuesit e së cilës kanë pohuar se DSHP me 11 shtator 2013 ka lëshuar pëlqimin për NSH “Hisar Kosova” për pastrimin e shtratit të Lumëbardhit, rregullimin e mureve mbrojtëse në vendet e dëmtuara dhe ndriçimin e urave në qytet. “Përkohësisht është bërë ndriçimi i urave i cili do qëndrojë deri në festat e fundvitit dhe janë bërë disa riparime të vogla si ngjyrosja e parmakëve, rregullimi i trotuarit në urë, të cilat kanë qenë mjaft të dëmtuar dhe mundë të qëndrojnë deri në rregullimin e urës së re”, thuhet në përgjigjen e DSHP-së, që ka marrë “Ec Ma Ndryshe”.

“Sipas këtyre informatave del se intervenimet respektivisht ndriçimi i Urës së Gurit dhe riparimi dhe ndriçimi i Urës së Arastës janë bërë pa lejen e DUPH-së dhe pa pëlqimin e IMMH-së, që përbën shkelje të drejtpërdrejtë të dispozitave të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit”

Neni 9 i Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit që definon mbrojtjen nga dëmtimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore, në paragrafin 1 thotë se “personi fizik dhe juridik, i cili bën ndërtimin, rrënimin, ndërhyrjet në infrastrukturë apo çfarëdo aktivitet tjetër, duhet të ndërmarrë paraprakisht të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur objektin e trashëgimisë kulturore dhe fetare nga shkaktimi i çfarëdo dëmi të mundshëm, gjatë kryerjes së këtyre aktiviteteve” derisa paragrafi 2 thekson se “masat nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të ndërmerren në koordinim me Drejtorinë për Urbanizëm dhe Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit”.

Gjithashtu ky ligj, përcakton se për çdo aktivitet në Qendrën Historike duhet të konsultohen Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit dhe Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Qendrës Historike dhe se pas pëlqimeve të tyre Drejtoria e Urbanizmit lëshon lejen përkatëse ose e refuzon duke u bazuar në Planin e konservimit dhe ligjet në fuqi. Këto procedura nuk janë përfillur në rastin e Urës së Gurit dhe të Arastës.

“Në bazë të këtyre të gjeturave “EC Ma Ndryshe” konsideron se organet komunale duhet të angazhohen më shumë në respektimin e Ligjit të Qendrës Historike të Prizrenit dhe ruajtjen e vlerave në këtë zonë të mbrojtur”, tha Xhabali.

““EC Ma Ndryshe” është mirënjohëse ndaj donacioneve të shteteve mike dhe inkurajon largimin e barrierave procedurale për zbatimin e projekteve të mirëfillta, mirëpo në të njëjtën kohë përkujton se në këtë rast kemi të bëjmë me një zonë të mbrojtur ku aplikohen masa të veçanta të ruajtjes e konservimit të objekteve të trashëgimisë. Ne i bëjmë thirrje komunës së Prizrenit që të rris mbikëqyrjen inspektuese në këtë zonë, në mënyrë që praktikat e realizimit të projekteve pa lejet përkatëse të institucioneve përgjegjëse të mos përsëriten më, me qëllim që të kemi sundim të ligjit dhe mbrojtje të vlerave të trashëgimisë kulturore në qendër të Prizrenit”.

“EC Ma Ndryshe” në korrik ka nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, përkrahur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Nevoja për mbikëqyrjen e zhvillimeve në sektorin e urbanizimit ka rrjedhë si pasojë e zhvillimeve të shumta negative gjatë periudhës së pasluftës dhe tranzicionit që janë manifestuar me degradimin urban dhe planifikimin e pa-balancuar hapësinor. Projekti do të vazhdoj me monitorimin dhe publikimin e të gjeturave në sektorin e urbanizimit dhe planifikimit hapësinor, sikurse edhe me adresimin e përgjegjësisë institucionale. /PrizrenPress.com/

 

Rikthehet Shpëtim Saraçi për Festivalin e Këngës në RTSH-së

0

Shpëtim-Saraçi-kompozitorKompozitori i njohur Shpëtim Saraçi të shtunën kthehet në Shqipëri, i gatshëm të fillojë punën. Kështu ka konfirmuar drejtori artistik i Festivalit të Këngës në RTSH, Edmond Zhulali, transmeton Shqiptarja. Ndërkohë që qarkullon ende një skepticizëm i madh për cilësinë e festivalit të këngës në RTSH, dje në konferencën për shtyp që dhanë organizatorët e këtij festivali kishte një lajm shumë të mirë.Shëndeti i kompozitorit Shpëtim Saraçi është përmirësuar. Tashmë ai do të rikthehet të bashkëpunojë me organizatorët e festivalin të 52-të të këngës në RTSH si drejtor artistik. Shpëtim Saraçi për më shumë se dy muaj ka qenë për kurim në Gjermani, në një gjendje të rëndë shëndetësore, pasi mori disa goditje ishemike në trurin e vogël. Pas përpjekjeve të jashtëzakonshme të familjes së tij në bashkëpunim me mjekët gjermanë, kompozitori e ka marrë gradualisht veten dhe tashmë rezulton në një gjendje të përmirësuar shëndetësore.

Saraçi ka qenë një nga njerëzit më të përkushtuar të skenës së këtij festivali dhe një nga më profesionistët e rrallë në vlerësimin e elementëve artistikë. Rikthimi i Shpëtim Saraçit do të jetë një moment i veçantë për organizatorët e festivalit, ku surprizat gjatë komunikimit të kompozitorit me publikun i janë lënë në dorë regjisorit të këtij festivali Petri Bozdos. Dje organizatorët konfirmuan edhe njëherë se edicioni i 52-të i këngës në RTSH do të të zhvillohet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor.

Përfundimisht vetëm 16 këngë do të konkurrojnë për çmimin e parë të edicionit të 52-të të Festivalit të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, nga 28 që ka qenë tradita e viteve të kaluara. Kështu kanë pohuar dje konferencë për shtyp organizatorët e festivalit. Sipas tyre janë paraqitur 40 këngë. Shkurtimin e numrit të këngëve organizatorët e kanë argumentuar jo si rënie të nivelit të festivalit, por si një platformë që sjell risi. Edhe pse nuk është shumë bindës ky argument, drejtori artistik i festivalit është shprehur përkundrejt faktit të rënies së nivelit të festivalit që është bërë shumë i kritikueshëm vitet e e fundit se ka “një rritje cilësore”.

Ndërkohë mësojmë se për këtë vit drejtor i Festivalit do të jetë Alfons Zeneli, njëherësh edhe drejtor i Radio Tiranës. Ndërsa producent muzikor do të jetë kompozitori Alfred Kaçinari. Regjia e festivalit të këtij viti i është besuar Petri Bozos, skenari Alda Bidës, ndërsa skenografia mjeshtrit Adnan Kastrati dhe drejtor artistik Shpëtim Saraçi dhe Edmond Xhulali. Formula e këtij viti parashikon që natën e parë të festivalit të prezantohen tetë këngë konkurrente dhe tetë të tjerat natën e dytë.

Përgjatë dy netëve të para në skenën e Festivalit të Këngës do të jenë të pranishëm edhe artistë të njohur, Big, të cilët do të këndojnë duete me konkurrentët e këtij viti, këngë të njohura të kënduara përgjatë viteve në skenën e festivalit të RTSH-së, ku regjisori Bozdo shprehet se “do të shtojë edhe më shumë nivelin e performancës së këtij eventi”.

Gjatë dy netëve të para nuk do të ketë seleksionim dhe në natën e tretë të 16 këngët konkurruese do të ngjiten në skenë duke i dhënë kështu mundësi publikut të njohë më mirë këngët dhe konkurrentët e këtij viti. Festivalit nuk do t’i mungojnë elementët e spektaklit, por edhe diskutimi apo hapësira të përcaktuara të kritikës. Siç është bërë traditë e këtyre tre viteve të fundit, secila prej këngëve konkurruese është e zbërthyer në partitura dhe interpretimi do të realizohet live nën shoqërinë e Orkestrës së RTSH-së.