16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Rikthehet Shpëtim Saraçi për Festivalin e Këngës në RTSH-së

Shpëtim-Saraçi-kompozitorKompozitori i njohur Shpëtim Saraçi të shtunën kthehet në Shqipëri, i gatshëm të fillojë punën. Kështu ka konfirmuar drejtori artistik i Festivalit të Këngës në RTSH, Edmond Zhulali, transmeton Shqiptarja. Ndërkohë që qarkullon ende një skepticizëm i madh për cilësinë e festivalit të këngës në RTSH, dje në konferencën për shtyp që dhanë organizatorët e këtij festivali kishte një lajm shumë të mirë.Shëndeti i kompozitorit Shpëtim Saraçi është përmirësuar. Tashmë ai do të rikthehet të bashkëpunojë me organizatorët e festivalin të 52-të të këngës në RTSH si drejtor artistik. Shpëtim Saraçi për më shumë se dy muaj ka qenë për kurim në Gjermani, në një gjendje të rëndë shëndetësore, pasi mori disa goditje ishemike në trurin e vogël. Pas përpjekjeve të jashtëzakonshme të familjes së tij në bashkëpunim me mjekët gjermanë, kompozitori e ka marrë gradualisht veten dhe tashmë rezulton në një gjendje të përmirësuar shëndetësore.

Saraçi ka qenë një nga njerëzit më të përkushtuar të skenës së këtij festivali dhe një nga më profesionistët e rrallë në vlerësimin e elementëve artistikë. Rikthimi i Shpëtim Saraçit do të jetë një moment i veçantë për organizatorët e festivalit, ku surprizat gjatë komunikimit të kompozitorit me publikun i janë lënë në dorë regjisorit të këtij festivali Petri Bozdos. Dje organizatorët konfirmuan edhe njëherë se edicioni i 52-të i këngës në RTSH do të të zhvillohet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor.

Përfundimisht vetëm 16 këngë do të konkurrojnë për çmimin e parë të edicionit të 52-të të Festivalit të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, nga 28 që ka qenë tradita e viteve të kaluara. Kështu kanë pohuar dje konferencë për shtyp organizatorët e festivalit. Sipas tyre janë paraqitur 40 këngë. Shkurtimin e numrit të këngëve organizatorët e kanë argumentuar jo si rënie të nivelit të festivalit, por si një platformë që sjell risi. Edhe pse nuk është shumë bindës ky argument, drejtori artistik i festivalit është shprehur përkundrejt faktit të rënies së nivelit të festivalit që është bërë shumë i kritikueshëm vitet e e fundit se ka “një rritje cilësore”.

Ndërkohë mësojmë se për këtë vit drejtor i Festivalit do të jetë Alfons Zeneli, njëherësh edhe drejtor i Radio Tiranës. Ndërsa producent muzikor do të jetë kompozitori Alfred Kaçinari. Regjia e festivalit të këtij viti i është besuar Petri Bozos, skenari Alda Bidës, ndërsa skenografia mjeshtrit Adnan Kastrati dhe drejtor artistik Shpëtim Saraçi dhe Edmond Xhulali. Formula e këtij viti parashikon që natën e parë të festivalit të prezantohen tetë këngë konkurrente dhe tetë të tjerat natën e dytë.

Përgjatë dy netëve të para në skenën e Festivalit të Këngës do të jenë të pranishëm edhe artistë të njohur, Big, të cilët do të këndojnë duete me konkurrentët e këtij viti, këngë të njohura të kënduara përgjatë viteve në skenën e festivalit të RTSH-së, ku regjisori Bozdo shprehet se “do të shtojë edhe më shumë nivelin e performancës së këtij eventi”.

Gjatë dy netëve të para nuk do të ketë seleksionim dhe në natën e tretë të 16 këngët konkurruese do të ngjiten në skenë duke i dhënë kështu mundësi publikut të njohë më mirë këngët dhe konkurrentët e këtij viti. Festivalit nuk do t’i mungojnë elementët e spektaklit, por edhe diskutimi apo hapësira të përcaktuara të kritikës. Siç është bërë traditë e këtyre tre viteve të fundit, secila prej këngëve konkurruese është e zbërthyer në partitura dhe interpretimi do të realizohet live nën shoqërinë e Orkestrës së RTSH-së.

Më Shumë

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Aksident në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Përveç dëmeve të vogla materiale nuk raportohet për të lënduar. Marketing             Kliko https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404 https://prizrenpress.com/ndermarrja-3d-fesali-ne-prizren-partneri-me-i-besueshem-per-cdo-projekt-ndertimi/ https://prizrenpress.com/mat-moto-sjell-motocikleta-elektrike/   https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/  

Lajmet e Fundit