12.6 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 8935

Qëndresë Halili boton librin e gjashtë

0

Qëndresë HalilQëndresë Halili, një autore shumë njohur në Kosovë për shkak se ka nisur të shkruajë që në moshën 10-vjeçare, vjen me romanin e saj të ri “Përsëri përsëritet”. Autorja vlerësohet për stilin e saj tërheqës me daljen në dritë të këtij botimi. Botuesi i romanit thotë se “autorja bazohet bazohet në psikologjinë e të përsëriturit të Frojdit”. Ky roman, siç shkruan Shqiptarja, intrigon me personazhin kryesor, që është Laura, një vajzë e re, e cila arratiset nga vendlindja e saj pas një lidhjeje të dështuar dashurore. Në kohën kur kjo e braktis vendin e saj dhe ikën në një destinacion pa adresë, është në krize nervore dhe psikike.Nga këtu edhe fillon drama e saj, e cila shpaloset pastaj në formë monologu.

Laura është një vajzë me çrregullime mendore, një skizofrene, që ballafaqohet me veten duke u munduar të gjejë shpëtim për të dalë nga gjendja, në të cilën gjendet. Në roman kjo vajzë nga fiziku i saj shihet si të gjitha vajzat e tjera pa përjashtim. Bën jetë “normale”, nuk i bën kujt keq dhe është aq e vetmuar. Shpesh ajo humbet dhe gjendet në shumë vende pa ditur si arriti aty! Ka pak njerëz që e njohin dhe është pak e shoqëruar. Ndërsa për t’u shoqëruar me dike, ajo shpesh del jashtë vetes nga frika se lëndohet. Dhe kjo e lëndon aq shumë, e i përsëritet vazhdimisht. Te Laura mjafton vetëm një fjalë apo një sjellje e mire nga njerëzit dhe kjo t’ua falë veten pa asnjë çmim.

Në këtë roman, Qëndresa e përshkruan përsëritjen si egon tonë. Në një rast ajo shkruan: Nëse mund t’i ikësh vetes mund t’i ikësh kësaj përsëritjeje. Por, kjo është e pamundur. Vetja është vet e përsëritshmja jote, uni dhe vetmia jote. Qëndresë Halili ka nisur të shkruajë në moshën 10-vjeçe në formën e fletëve të ditarit kujtimet e trishta të luftës serbo-kosovare, ngjarjet që e tronditën atë personalisht, por edhe familjen. Libri i saj i parë është cilësuar nga shtypi kosovar si “libri i parë i luftës”, sepse aty janë përmbledhur pasazhe të kujtimeve më të vërteta, ashtu siç mund të mbajë mend një fëmijë i moshës 10-vjeçare. Qëndresë Halili sot, në moshën 25-vjeçare numëron 6 libra, dy të zhanrit poezi, dhe të tjerat romane, ku i gjashti është “Përsëri përsëritet”.

Nuk e dëshirojnë në koalicion PDK-në

0

Logoo PDK, LDK, AAKLDK-ja dhe AAK-ja në Suharekë kanë mohuar se i kanë ofruar koalicion PDK-së. Kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Sali Asllanaj tha se nuk e ka as në plan të kërkojë koalicion me PDK-në.

“Nuk kemi kërkuar koalicion me PDK-në, e as që do të kërkojmë.I kemi qytetarët dhe jemi të bindur në fitore. Edhe në rastëse AAK-ja bënë koalicion me PDK-në, do t’i mundim të dya bashkë”, ka thënë Asallanaj për KD.

Edhe kandidati i AAK-së, Bali Muharremaj ka mohuar të ketë kërkuar ndonjë iniciativë për koalicion me PDK-në. “Jo nuk kemi kërkuar koalicion me PDK-në.Jemi të bindur se do të fitojmë vet garën”, ka thënë Muharremaj.

Murtez Zekolli nga PDK-ja, tha ndërkaq se LDK-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar koalicion me PDK-në për balotazh. “Jemi në negocita me të dya partitët për koalicion për balotazh”, ka thënë Zekolli. /PrizrenPress.com/

Ritheksohen kushtet e BE-së

0

Thaci_Dacic_Ashton5-21Deri në pjesën e dytë të dhjetorit Kosova dhe Serbia duhet të kryejnë shumë punë. Të dyja kryeqytetet duhet t`i kthehen seriozisht zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel nëse duan që të avancojnë në rrugën evropiane.

Sipas burimeve të gazetës, lehtësuesja e dialogut Catherine Ashton, ua ka përkujtuar palëve, sidomos asaj serbe, se nëse pretendon që Këshilli të marrë vendim pozitiv për nisjen e dialogut të anëtarësimit, atëherë duhet që deri në dhjetor t`i shpërbëjë strukturat paralele në veri. Shpërbërja e strukturave të sigurisë dhe drejtësisë, ka dalë të jetë një nga sfidat më të mëdha që ka zbatimi i marrëveshjes së Brukselit pas mbajtjes së zgjedhjeve në veri.

Nga pala kosovare lehtësuesit e BE-së kërkojnë konstruktivitet në krijimin e asociacionit/bashkësisë së komunave serbe dhe institucioneve tjera që do të mundësojnë integrimin neutral të veriut të vendit,shkruan Tribuna.

Në dhjetor pritet të mbahet takimi i samitit të liderëve të shteteve të BE-së. Pos tjerash në këtë samit pritet që të vlerësohen të gjeturat e raporteve të progresit për Kosovën e Serbisë. Si rezultat i kësaj aty do të vendoset edhe për rekomandimin e raportit të progresit për Serbinë, sipas të cilit me këtë shtet Bashkimi Evropian duhet të nisë dialogun e anëtarësimit.

Do ta kthejmë pushtetin më 1 dhjetor

0

AhmetIsufi-AAKPër nënkryetarin e AAK-së, Ahmet Isufin, AAK-ja do ta vazhdojë qeverisjen në Gjakovë, Pejë, Therandë dhe Rahovec.
Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka treguar arsyen pse AAK-ja nuk arriti të fitoj në raundin e parë në dy komunat që njihen si bastione të saj, Pejën dhe Gjakovën.
“Arsyeja pse nuk kemi fituar në raundin e parë është se nuk jemi angazhuar aq sa duhet edhe nga niveli qendror për shkak se ishim të angazhuar në komunat tjera. Por në raundin e dytë do të përqendrohemi më shumë”, është shprehur Isufi.

Vulin sot në Mitrovicë prezanton stemën e qytetit

0

Mitrovice-VeriuMinistri serb pa portofol që në fakt është ministër i Serbisë për Kosovën Aleksandar Vulin, sot në Mitrovicë do të marrë pjesë në prerjen e tortës së festive me rastin e festës së pagëzimit të qytetit, njofton B92. Prerja e tortës është paraparë në orën 11 në sheshin Shumadija.

Pas prerjes së tortës festive dhe prezantimit të stemës së qytetit të Mitrovicës, Vulin do të mbajë një fjalim e pas tij do të flasin edhe klerikë e zyrtarë të tjerë serbë.

Vulin me këtë rast për foshnjat serbe të lindura në Kosovë gjatë vitit 2013 do të shpërndajë ndihmë në të holla.

Është paralajmëruar që Vulin në orën 12 të marrë pjesë në nënshkrimin kartës së vëllazërimit të Mitrovicës me Uzhicën dhe me komunën beogradase Vozhdovac.

Pastaj Vulin do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të ndërtimit të urës në Lepoviq.

Enciklopedia e viktimave

0

VIKTIMAT--KOMUNISTE--07_9Është promovuar, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, vëllimi i dytë i fjalorit enciklopedik të viktimave të terrorit komunist.

Ky fjalor është një inventar i detajuar dhe përfshin të gjithë ata qytetarë shqiptarë, që iu nënshtruan dhunës dhe terrorit në kohën e diktaturës.

Botimi përfshin tre kategori kryesore; të pushkatuarit, të dënuarit politik dhe të internuarit; dhe vjen si një bashkëpunim mes Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Fondacionit gjerman “Konrad Adenauer”.

“Për secilin zë dhe emër, ne kemi shfrytëzuar dosjet gjyqësore e hetimore, si dhe të ashtuquajturat dëshmi penale të kohës. Informacioni është i ngjeshur. Synimi kryesor i yni me këtë projekt, fjalor enciklopedik për viktimat e terrorit komunist, është të krijojmë të parën bazë të dhënash të persekutimit, e cila u hap më pas rrugën të gjitha mënyrave të studimit antropologjike, statistikore, politike, sociologjike, ideologjike, etj.”, tha Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

Fjalori, sipas z. Tufa, pritet të arrijë deri në 10 vëllime. E pranishme në promovim ka qenë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ka theksuar se librat kanë një rëndësi të veçantë, jo vetëm për vlerat e tyre historike, por edhe ato shkencore.

Përfundon seanca maratonike gjyqësore e Mujës

0

Ramadan Muja

(E plotësuar) Në Gjykatën Themelore në Prizren, ka përfunduar seanca e sotme e gjykimit ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Mujës dhe pesë drejtorëve të tij. Gjykimi ka fillur në ora 10:00 dhe ka përfunduar në ora 17:00. Në këtë seancë janë dëgjuar dëshmitë e 6 dëshmitarëve.
Dëshminë e tyre e kanë dhënë, Muhamet Kurtaj, Arben Shala, Agim Tejeci, Raim Alija, që të gjithë nëpunës komunal në Prizren, si dhe zyrtari në zyrën e Prokurimit, Ahmet Krasniqi.

Ahmet Krasniqi, zyrtar për Prokurim në Prizren, ka dëshmuar se zyra e Prokurimit i përgjigjet kryetarit, të cilën edhe e ka si shef. “Nuk di nëse ka pasur ndonjë rast kur prona komunale është dhënë përmes Zyrës së Prokurimit”, tha ai.

Dëshmia e Kurtajt, për Fabrikën e Çokolatës “Kamila”

Nëpunësi i Urbanizmit, Muhamet Kurtaj, ka dëshmuar në seancën se stome ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij. Ai ka dëshmuar për mënyrën e realizimit të kontratës me Fabrikën e Çokolatës “Kamila”.

“Nga unë është kërkuar ta përpiloj kontratën, ndërsa mendoj se krejt qëllimi i saj ka qenë ajo që të mos largohej investitori, në një zonë, të pashfrytëzueshme dhe me ferra, siç është ajo e Bokës”, tha dëshmitari Kurtaj.

Ai tha se për shkak të situatës tashmë të njohur, duke aluduar në regjimin e kaluar kur shumë çështje ishin zhagitur, në fushën e planit urbanistik, siç tha Prizreni është i vonuar, ndërsa kjo ka nxitur qytetarët të veprojnë vetvetiu dhe të mos presin.

Prokurorja ndërkaq ia kujtoi dëshmitarit Kurtaj se përse atëherë mbahen debate me qytetarë, kur siç po dukej nga deklaratat e tij gjërat po kryheshin nga Drejtoria e Urbanizmit, si dhe përse kur ishte vepruar kështu, atëherë çështja tashmë e kryer ishte dërguar në miratim në Asamblenë Komunale. Seanca do të vazhdoj edhe me paraqitjen e dëshmitarëve të tjerë.

Prokurorja e EULEX-it, Natasha Vikary e pyeti dëshmitarin nëse ai i përmbahej deklarimeve të mëparshme në prokurori, kur kishte thënë se në përpilimin e kontratës e kishte urdhëruar shefi i tij, Sadik Paçarizi, drejtori aktual i Urbanizmit, që gjithashtu është i akuzuar në këtë rast.

Bashkë me të pandehurit tjerë, në sallën e gjykatës ishte i pranishëm edhe i dyshuari Kadri Ukimeri, ish drejtor për Kadastër e Gjeodezi, i cili kishte munguar për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa për këtë shkak, muajin e kaluar edhe u shty procesi gjyqësor.

Sot vazhdon gjykimi i Mujës

Gjykimi i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij, do të vazhdojë sot. Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Mujës ,konfirmoi vazhdimin e seancave gjyqësore. “Po sot do të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj klientit tim”, tha Berisha për “PrizrenPress”. Seanca gjyqësore fillon në ora 10:00.

Gjykimi i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij, muajn e kaluar ishte shtyrë për nëntor, pasi që në seancë kishte munguar i dyshuari Kadri Ukimeri.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi (Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor), Avni Ademaj (Ish-u.d. së Drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës), Kadri Ukimeri (Ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci (Drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi (Drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit persona./PrizrenPress.com/

Ai që të vjedh shpirtin, të vjedh edhe xhepin

0

Qemajl Krasniqi 1Qemajl Krasniqi

Vëzhguesit e kujdesshëm e kanë ditur që në fillim se zgjedhjet e 3 nëntorit nuk janë vetëm zgjedhje lokale. Fillimi i konfigurimit politik në terren është dëshmia më e mirë për këtë. Në terrenin politik nëpër fshatra, lagje të qyteteve, kafeneve dhe gjithandej ku ka pasur mundësi të “vilet” vota, i kemi parë figurat qendrore të partive politike. Ruajtja e terrenit ka qenë qëllimi kryesor, sepse në këtë mënyrë rritet fuqia politike edhe në qendër. Përdorimi i metodave të ndryshme, siç janë; kontakti dorë më dorë, derë më derë, tubime hapura, tubime të mbyllura dhe joshje e keqpërdorim të pozitës shtetërore e keqpërdorim të buxhetit të shtetit, kanë karakterizuar fushatën për arritjen e këtij qëllimi “madhor”. Ofertat qindra milionëshe, pagesa e subvencioneve dhe mbështetja qeveritare në kulmin e fushatës, janë dëshmia më e mirë e mungesës së vizionit zhvillimor lokal. Them se kjo është e pasinqertë pasi që niveli i varfërisë në vend është në kufijtë alarmant, prandaj njerëzit kanë zgjedhur të pranojnë para në shkëmbim të votës. Në këtë rast vije në shprehje thënia e popullit “më mirë një vezë sot, sesa një pulë n’mot”. Pra, pranimi i 10, 20 apo 30 eurove, marrja e kuponit për derivate për 10-20 litra, shpërndarja e mbushjeve të Vala-s për një votë, sigurisht se janë joshëse për atë që nuk ka asgjë. Të luash mbi fatkeqësinë e tjetrit nuk është humane, është e pandershme dhe parashikim i ndërtimit të një shteti mafioz, me përmasa kriminale dhe me pasoja të rënda për vendin.
Ai që të vjedh shpirtin, të vjedh edhe xhepin.

Koalicionet (jo)parimore

Konfigurimi politik nëpër komuna është i domosdoshëm. Shtrohet pyetja nëse do të ketë koalicione parimore, apo këto koalicione do të jenë kalkulime matematikore për “qëllime” më të rëndësishme. Formimi i koalicioneve lokale do të ketë ndikim edhe në koalicionet e së nesërmes në nivel vendi. Mirëpo, vlerësoj se një gjë e tillë nuk është shumë e shëndetshme për demokracinë dhe aq më pak e dobishme për qytetarët.
Subjektet dhe kandidatët që deri para zgjedhjeve kanë hedhur akuza nga më të rëndat ndaj njëri-tjetrit, befas e gjejnë veten në krah të njëri-tjetrit. Njerëzit e zakonshëm nuk i harrojnë këto ngjarje. Ata e kuptojnë se në raste të tilla bëhet politikë joparimore dhe se kjo është e ndërtuar mbi interesa të individëve, grupeve të individëve (që quhen parti politike), si dhe përmbushje e apetiteve egoiste të individëve e grupeve për përfitime nga pozita udhëheqëse.
Nëse bazohemi në faktin se në politikë nuk ka inate, por ka vetëm interesa, sepse në fund të fundit vetë partitë politike janë grupe të interesit, atëherë qytetarët nuk mund të presin më shumë. Prandaj, perceptimi qytetar se, “të gjithë janë hajna” vërteton atë që thashë pak më sipër. Të gjithë njësoj janë. “Më mirë një vezë sot, sesa një pulë n’mot”, duke zgjedhur të pranojnë ryshfetin për një votë, sepse e konsiderojnë këtë përfitimin e vetëm që mund të kenë nga partitë politike.

Mjerimi moral e intelektual dhe zhbërja e strukturave kriminale

Kjo është shumë shqetësuese për nivelin moral të shumë politikanëve lokal e qendror, si dhe nivelin alarmant të vetëdijes shoqërore për të ndryshuar diçka. Në situatë të tillë morali nuk merr notë kaluese. Përshkrimi kaq pesimist i gjendjes nuk do të thotë se nuk ka mundësi të gjenden mënyra për të rritur nivelin e moralit politik. Angazhimi i sa më shumë të rinjve në jetën politike, njerëz që kryesisht nuk janë marrë më parë me këtë aktivitet shoqërore, siç është rasti i Partisë së Fortë në Prishtinë, mendoj se është një mundësi më shumë që duhet shfrytëzuar. Madje edhe formimi i nismave qytetare, pa ndonjë lidhje me partitë ekzistuese politike, nga profesionistë të mirë dhe të ndershëm, do të kishte ndikimin e vet pozitiv. Vetëm të tillët do të bënin të mundur luftimin e grupeve mafioze të infiltruar në pushtet, evitimin e mashtrimeve dhe manipulimeve me masën e njerëzve. Kjo kërkon kohë, durim dhe përkushtim të madh, sepse kundër veprimi nga ana tjetër është shumë i fuqishëm, duke marrë para sysh edhe bazën e fortë materiale që tashmë kanë krijuar të pandershmit. Sa do të jetë e mundur të bëhet kjo, vetëm mund të shpresojmë, mirëpo konsideroj se asnjë lloj integrimi Euro-Atlantik nuk mund të ndodh pa këtë përmbysje të madhe. Kosova ka nevojë për klasë politike që reflekton nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, e jo për elita politike që synojnë ruajtjen e ndikimit me çdo kusht dhe pa zgjedhur mjete.

Vepra e Buxhovit “Kosova” ka thyer të gjitha rekordet

0

JusufBuxhovi-kosovaPas një pune shumë intensive, këto ditë, shtëpia botuese “Jalifat Publishing” nga Hjustoni i SHBA-ve, nxori nga shtypi, të përkthyer në gjuhën angleze, veprën historiografike “KOSOVA” në tri vëllime të Jusuf Buxhovit.

Kështu, kjo vepër, e cila brenda një viti me pesë ribotime me mbi dhjetë mijë komplete dhe 30 mijë ekzemplarë, u kthye në “bestseler”. Me botimin në gjuhën angleze, në botë, një historian shqiptar, siç thotë ai do të përhapë të vërtetën rreth historisë shqiptare që nga antikiteti e deri te koha jonë, e vërtetë kjo e cila është e liruar nga kornizat ideologjike dhe anatema e limiteve joshkencore të imponuara nga propaganda e Beogradit me të cilat ka qenë e ngarkuar historiografia jonë deri më tash.

Jusuf Buxhovi për “Zëri” tha se vepra “Kosova”, deri më tash, pra brenda një viti, ka pasë pesë botime me një tirazh prej dhjetë mijë kompletesh, me 30 mijë ekzepmplarë. Me këtë shitje, në tregun e librit shqiptar, “Kosova” ka thyer që të gjitha rekordet .
Ndërkaq, Buxhova tha se e veçanta e këtij libri historiografik është se në të paraqitet historia e Shqipërisë së Natyrshme nga antikiteti e deri te koha e jonë, me theks te veçantë te Dardania si nyje e saj.

“Në këtë studim voluminoz në tri libra me 2500 faqe, fryma e rishqyrtimeve nis me tezën pellazge, pataj vazhdon me Romën dhe Bizantin, të cilat shihet si vazhdimësi e perandorisë dardane dhe ilire, për t’u bartur te Perandoria Osmane dhe shtetndërtimi”, tha Buxhovi.

Autori i veprës, Isuf Buxhovi ka paraparë që promovimi i “Kosovës” në anglisht të bëhet gjatë muajit nëntor në Prishtinë, për të vazhduar pastaj me promovime në Shkup dhe Tiranë. Promovimi i “Kosovës” do të bëhet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në disa qendra evropiane si dhe në Turqi.

Si i bleu PDK-ja votat në Prizren? (Video)

0

deshmitariPDK-ja në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit ka manipuluar zgjedhjet duke blerë votat në Prizren, për kandidatin e tyre për kryetar të kësaj komune.

Kështu së paku pretendon një dëshmitar, i cili në kushte anonime ka rrëfyer për Klan Kosovën mënyrën se si njerëzit e kësaj partie i kanë blerë votat në Prizren.

“Nijazi Kryeziu (kryesuesi i kuvendit komunal të Prizrenit dhe sekretar i degës së PDK-së në Prizren) vjen me XP me tabela 01 i jep Shkodranit (Shkodran Kryeziu, kryetar i Forumit Rinor të PDK-së në Prizren) pare, afërsisht 20 mijë euro dhe i thotë Shkodranit kush po fiton, ai përgjigjet Zafa (Zafir Berisha i BD-së). Qe paret edhe bon çka do që PDK-ja të fiton”, tha dëshmitari, që ka edhe një xhirim ku tregon blerjen e votës dhe të cilën ia ka dorëzuar Policisë së Kosovës.

I kontaktuar nëpërmjet telefonit nga televizioni Klan Kosova, i apostrofuari Kryeziu ka mohuar të jetë përfshirë në këto lloj pazare “Unë jam bos dhe nuk merrem me aso punësh. Atë ditë isha i zënë me tjera punësh”.