VV: “Treni Bullgar” në Prizren

DardanMulliqaj-ValdrinAhmetLëvizja Vetëvendosje ka shpalosur sot manipulimet me votën e qytetarëve, që sipas tyre kanë ndodhur në ditën e votimit në shumë qendra të votimit në Kosovë. Sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes, rasti më i rëndë ka ndodhur në komunën e Prizrenit. Në një konferencë për media ata nuk kanë specifikuar nëse do të lidhin koalicion me ndonjë parti tjetër në balotazh.

Manipulimi i votave, apo “Treni Bullgar”, lehtëson blerjen e votës përmes të cilës ata që i nxjerrin fletëvotimet jashtë, i plotësojnë ato, ua japin personave të cilëve ua blejnë votën dhe i kërkojnë që ato fletëvotime t’i fusin brenda, ndërsa fletëvotimet e rregullta t’i nxjerrin jashtë dhe kështu ato të përsëriten tek personat e tjerë. Në një konferencë për media zyrtarë të VV kanë shpalosur manipulimet që janë bërë me votën e qytetarëve në ditën e zgjedhjeve në shumë qendra të votimit në Kosovë. Valdrin Ahmeti nga departamenti i mbrojtjes së votës, tha se Prizreni mbetet komuna më flagrante e vjedhjes së votave.

Ndërsa shefi i shtabit zgjedhor të Vetëvendosjes, Dardan Moqlliaj tha se këtë herë ka pasur shumë më shumë blerje të votës.

Molliqaj ka thënë se komisionarët dhe vëzhguesit e VV do ta mbrojnë vjedhjen dhe blerjen e votës, por që nuk kanë analizuar se për cilin subjekt politik kanë ndodhur këto manipulime. Molliqaj nuk ka specifikuar nëse do të ketë koalicione me ndonjë subjekt politik, në raundin e dyte të zgjedhjeve komunale.

Më Shumë

Nën kërcënimin e thikës dhe të maskuar i morën paratë një gruaje në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj katër të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve K.K., Sh.G., V.S., dhe L.G., të cilët gjenden në...

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

Lajmet e Fundit